{"id":3320,"date":"2016-11-11T15:45:54","date_gmt":"2016-11-11T13:45:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3320"},"modified":"2024-12-20T12:26:32","modified_gmt":"2024-12-20T10:26:32","slug":"obligimi-pozitiv-i-shtetit-dhe-hetimet-e-vdekjes-s-astrit-deharit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/obligimi-pozitiv-i-shtetit-dhe-hetimet-e-vdekjes-s-astrit-deharit\/","title":{"rendered":"Obligimi pozitiv i shtetit dhe hetimet e vdekjes s\u00eb Astrit Deharit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Misteri\u00a0 i vdekjes s\u00eb aktivistit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, Astrit Dehari, vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt i spekulimeve t\u00eb ndryshme. Familja e Astritit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje!, shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Organet shtet\u00ebrore u zotuan se do t\u00eb inicojn\u00eb hetime t\u00eb pavarura dhe transparente p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb. Fjal\u00ebt drejt\u00ebsi, hetim t\u00eb pavarur dhe transparenc\u00eb i kan\u00eb v\u00ebrshuar portalet dhe rrjetet sociale. Mir\u00ebpo, \u00e7ka n\u00ebnkuptojm\u00eb me hetime t\u00eb pavarura dhe transparente? Kush duhet t\u2019i inicoj\u00eb k\u00ebto hetime? Si duhet t\u00eb zhvillohen k\u00ebto hetime?<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00eb pika t\u00eb shkurta obligimin pozitiv t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr te jetuar, obligim ky \u00a0q\u00eb rrjedh nga Nenin 2 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Neni 2 ( paragrafi 1) i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut thot\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201d E drejta e \u00e7do njeriu p\u00ebr jet\u00ebn mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t\u2019i privohet q\u00ebllimisht jeta, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit, kur zbatohet nj\u00eb vendim me vdekje i dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb, kur krimi nd\u00ebshkohet me k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim nga ligji\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E drejta p\u00ebr jet\u00ebn karakterizohet si nj\u00eb e drejt\u00eb absolute e cila\u00a0 nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kufizime. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e themelore q\u00eb i paraprin t\u00eb drejtave tjera q\u00eb na i garantojn\u00eb instrumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo e drejt\u00eb e ngarkon shtetin me dy obligime, obligimin negativ dhe pozitiv. Nj\u00eb obligim negativ n\u00ebnkupton t\u00eb mos privohet askush nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, nd\u00ebrsa ai pozitiv e obligon shtetin tua mbroj\u00eb jet\u00ebn qytetar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb \u00e7do aspekt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pra shteti jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbahet nga privimi i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe i paligjsh\u00ebm i jet\u00ebs, por duhet gjithashtu t\u00eb marr\u00eb hapa t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve brenda juridiksionit t\u00eb vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kur nj\u00eb i arrestuar\/burgosur vdes n\u00eb ambientet e burgut (stacion policor) i gjith\u00eb dyshimi bie tek autoritetet e burgut ngase konsiderohet se i burgosuri ishte n\u00ebn kujdesin e shtetit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit t\u00eb inicoj\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur dhe efektiv p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar rastin. Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) \u00ebsht\u00eb shprehur s\u00eb Neni 2 k\u00ebrkon nga organet p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore nj\u00eb hetim t\u00eb drejt\u00eb dhe adekuat p\u00ebr rastet q\u00eb rezultojn\u00eb nga veprimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb shtetit, si nga p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs vdekjeprur\u00ebse, vdekjet misterioze, por edhe n\u00eb situata q\u00eb dalin nga neglizhenca e zyrtar\u00ebve q\u00eb \u00e7on p\u00ebr n\u00eb vdekje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pra, barra e prov\u00ebs bie mbi organet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb inicuar nj\u00eb hetim efektiv dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr ndri\u00e7imin e rastit dhe t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb shpjegim t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm dhe bind\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb ket\u00eb rast, GJEDNJ-ja ka caktuar pes\u00eb standarde kryesore t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hetim efektiv, dhe ato jan\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>\u00a0Pavar\u00ebsia<\/strong>\u00a0&#8211; nuk duhet t\u00eb ket\u00eb lidhje institucionale ose hierarkike mes hetuesve dhe pal\u00ebs kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb parashtruar aneksa (zhvillohen hetimet). Pra duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi praktike;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>M\u00ebnyra adekuate<\/strong>\u00a0\u00a0&#8211; hetimi duhet t\u00eb jet\u00eb adekuat, organet q\u00eb kryejn\u00eb hetimin duhet p\u00ebrmes provave t\u00eb mbledhura t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb veprimet e paligjshme dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe nd\u00ebshkuar ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>Shpejt\u00ebsia<\/strong>\u00a0&#8211; hetimi duhet t\u00eb kryhet menj\u00ebher\u00eb, shpejt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb besimin n\u00eb sundimin e ligjit;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>Shqyrtimi publik<\/strong>\u00a0\u2013 procedurat \u00a0dhe vendimet duhet t\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura dhe transparente p\u00ebr t\u00eb siguruar llogaridh\u00ebnien;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">5.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>P\u00ebrfshirja e familjes s\u00eb viktim\u00ebs<\/strong>\u00a0\u2013 ankuesi (an\u00ebtari i familjes) duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb procesin e hetimit. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb edhe p\u00ebrmes avokatit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Aktualisht rasti i hetimit t\u00eb vdekjes s\u00eb Astrit Deharit \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e organeve shtet\u00ebrore, p\u00ebrkat\u00ebsisht, ekipit hetues t\u00eb policis\u00eb dhe prokurorit. Sipas informacioneve, dy ekspert\u00eb t\u00eb pavarur (t\u00eb jasht\u00ebm) mjekoligjor\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb autopsi. Po ashtu ishte prezent edhe nj\u00eb avokat, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb familjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">A mund t\u00eb konsiderohen veprimet e deritanishme hetimore si garanc\u00eb q\u00eb do \u00e7ojn\u00eb tek nj\u00eb hetim i pavarur dhe efektiv? Ja po i\u00a0 analizojm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">S\u00eb pari themelimi i ekipit hetues nga ana e policis\u00eb nuk ofron garanci t\u00eb mjaftueshme t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb. Standardi i pavar\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mos ket\u00eb lidhje institucionale ose hierarkike mes hetuesve dhe pal\u00ebs kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs zhvillohen hetimet. Edhe pse ekipi hetues mund ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe t\u00eb pavarur, natyra e rastit e k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb garantohet dhe sigurohet nj\u00eb pavar\u00ebsi dhe paanshm\u00ebri m\u00eb e madhe, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb imazh t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb i cili do t\u00eb jet\u00eb garanc\u00eb e siguris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim efektiv dhe t\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs adekuate dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb hetimeve, tani p\u00ebr tani veprimet e nd\u00ebrmarra nuk e pasqyrojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Informatat q\u00eb na i ofrojn\u00eb mediumet\u00a0 l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje se nuk ekziston nj\u00eb unitet brenda ekipit hetues. P.sh., nuk p\u00ebrputhen deklaratat e Drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Prizrenit m\u00eb at\u00eb t\u00eb kryeprokurorit i cili \u00ebsht\u00eb edhe udh\u00ebheq\u00ebs i hetimeve. P\u00ebr m\u00eb keq, askush nga autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk doli me ndonj\u00eb sqarim p\u00ebr k\u00ebto deklarata kontradiktore. K\u00ebshtu q\u00eb e gjith\u00eb kjo l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mosbesim dhe shton edhe nj\u00eb doz\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dyshimit mbi rastin, gj\u00eb q\u00eb e v\u00eb n\u00eb pyetje transparenc\u00ebn e hetimeve, standard ky i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u00a0 p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur dhe efektiv. Pra, informimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb parcial, sepse \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb hetimeve t\u00eb koordinoj\u00eb veprimet dhe t\u00eb mbaj\u00eb opinionin t\u00eb informuar p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimeve. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme sepse tregon s\u00eb rasti \u00ebsht\u00eb duke u trajtuar me seriozitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr standardin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb familjes n\u00eb procesin e hetimeve v\u00ebrehet s\u00eb p\u00ebrfshirja e familjes Dehari n\u00eb hetime \u00ebsht\u00eb rezultat i vet\u00ebinsistimit nga ana e familjes, e jo si nj\u00eb veprim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga ana e autoriteteve. Jan\u00eb organet shtet\u00ebrore ato q\u00eb duhet t\u00eb ofrojn\u00eb dhe sigurojn\u00eb prezenc\u00ebn e familjes s\u00eb viktim\u00ebs n\u00eb procesin e hetimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se autoritet p\u00ebrkat\u00ebse nuk jan\u00eb duke e trajtuar rastin me kujdes dhe seriozitet t\u00eb duhur. Si\u00e7 u tha m\u00eb lart, n\u00eb rastet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky i Astrit Deharit, i gjith\u00eb dyshimi \u00ebsht\u00eb tek autoritetet e burgut, prandaj shteti duhet ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb efektive, t\u00eb pavarur dhe transparente q\u00eb p\u00ebrcakton faktet q\u00eb rrethojn\u00eb vdekjen e t\u00eb ndjerit. Sepse k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon \u00a0e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar e Astrit Deharit!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">M\u00eb shum\u00eb rreth\u00a0rastit Dehari:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">&#8211; Agon Maliqi\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88307\/rasti-dehari-test-i-besueshmerise-ndaj-institucioneve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Rasti Dehari, test i besueshm\u00ebris\u00eb ndaj institucioneve&#8221;<\/a><\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Misteri\u00a0 i vdekjes s\u00eb aktivistit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, Astrit Dehari, vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt i spekulimeve t\u00eb ndryshme. Familja e Astritit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje!, shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Organet shtet\u00ebrore u zotuan se do t\u00eb inicojn\u00eb hetime t\u00eb pavarura dhe transparente p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb. Fjal\u00ebt drejt\u00ebsi, hetim t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":209,"featured_media":8407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[230],"class_list":["post-3320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":230,"user_id":209,"is_guest":0,"slug":"gjylbehare-murati","display_name":"Gjylbehare Murati","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Murati","first_name":"Gjylbehare","description":"Gjylbehare Bella Murati \u00ebsht\u00eb ligjeruese n\u00eb Universitetin e Biznesit dhe Teknologjis\u00eb (UBT) dhe n\u00eb Kolegjin Europian School of Law and Governance (ESLG) n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe vazhdon studimet post-doktorale n\u00eb Universitetin e Ghentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Poashtu \u00ebsht\u00eb ligjeruese musafire n\u00eb European Inter-University Centre for Human Rights and Democratisation n\u00eb Venice Lido, Itali. Aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb Max Planck Institute for International Law and Comparative Studies n\u00eb Heidelberg, Gjermani, ku \u00ebsht\u00eb duke i zhvilluar hulumtimet n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale.\r\n\r\nStudimet e doktoratur\u00ebs i ka mbaruar n\u00eb Universitetin e Ghentit, Belgjik\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, studimet e magjistratur\u00ebs n\u00eb Universiitetin Essex n\u00eb Angli poashtu n\u00eb fushen e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, nd\u00ebrsa studimet bachelor n\u00eb Fakultetin Juridik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe Universitetin e Utrecht-it, n\u00eb Holand\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/209"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3320"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11510,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3320\/revisions\/11510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3320"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}