{"id":3350,"date":"2016-12-04T11:32:21","date_gmt":"2016-12-04T09:32:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3350"},"modified":"2024-12-11T11:59:29","modified_gmt":"2024-12-11T09:59:29","slug":"burri-me-thojza-dhe-burri-pa-thojza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/burri-me-thojza-dhe-burri-pa-thojza\/","title":{"rendered":"Burri me thojza dhe burri pa thojza"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 15px;\">Foto nga Markus Spiske.<\/span><\/p>\n<p>Problemi i dhun\u00ebs n\u00eb familje asht prodhim patriarkati dhe nuk mundet me u luftue me moralizma. A ju kujtohen k\u00ebto: \u201cnuk ban me ia m\u00ebshue, se ajo asht \u00e7ik\u00eb\u201d, \u201cmos kaj, se ti je djal\u00eb, djali s\u2019bon me kajt\u00eb!\u201d. Dhe tani: \u201cBanu burr\u00eb, e mos m\u00ebsho.\u201d<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Dhuna ndodh, po thot\u00eb fushata e OSBE-s\u00eb. Po, dhuna ndodh, por dhuna nuk pik\u00eb prej qiellit, dhuna prodhohet prej njer\u00ebzve. Asht e ran\u00ebsishme me e dit\u00eb \u00e7ka po dojna me than\u00eb kur themi \u201cdhuna ndodh\u201d e p\u00ebrfundi e shkrujna \u201cfamilja asht gjaja ma e \u00e7mueme. Mbroje!\u201d ose \u201cBanu burr\u00eb, mos m\u00ebsho\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse nji djal\u00eb kish me ia m\u00ebshue nji vajze n\u00eb shkoll\u00eb, gjykimi i par\u00eb q\u00eb kish me e marr\u00eb asht ai i p\u00ebrqeshjes q\u00eb i ka m\u00ebshue nji vajze. Jo q\u00eb ka zgjedh\u00eb dhun\u00ebn si mjet me zgjidh\u00eb konflikt, apo si veg\u00ebl me dominue, por sepse viktima nuk asht e denj\u00ebt p\u00ebr forc\u00ebn e tij burrnore. Kur djemt\u00eb dojn\u00eb me e ngacmue njani tjetrin n\u00eb ushtrimet e tyne t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb b\u00ebrrylave, ma t\u00eb dob\u00ebtin e grupit e p\u00ebrbuzin me \u201cpo rrehesh si \u00e7ik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me i m\u00ebsue djemt\u00eb q\u00eb me i m\u00ebshue nji grueje nuk asht n\u00eb rregull, sepse tani s\u2019je taman burr\u00eb, asht e barabart\u00eb sikur me i m\u00ebsue atyne q\u00eb rolet gjinore jan\u00eb t\u00eb padiskutueshme. Ato role gjinore ku gruja asht gru, e dob\u00ebt, e lig\u00ebsht, e pa aft\u00eb me i gra kerrit si burrat dhe p\u00ebrgjegjj\u00ebse p\u00ebr krejt budallakit\u00eb n\u00eb trafik (qysh pat konkludue nji her\u00eb pak a shum, nji alamet gazetar i joni) nd\u00ebrsa burri, e po, burri vjen me thojza, dhe pa thojza. Ja pra u kthyem te tema e thojzave prap.<br \/>\nTe qito thojza asht themeli i dhun\u00ebs n\u00eb familje, q\u00eb n\u00ebnkupton dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Te nocioni q\u00eb ekziston burri, dhe burri i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, maqoizmi vjen n\u00eb shprehje p\u00ebrmes pik\u00ebrisht k\u00ebtij definimi t\u00eb burrit dhe burrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Pra burrit me thojza dhe burrit pa thojza.<\/p>\n<p><strong>Maqoiz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Problemi nuk asht q\u00eb kur thue \u201cbanu burr\u00eb mos m\u00ebsho\u201d je tue e d\u00ebrgue nji porosi t\u00eb implikume dhe t\u00eb gabueme q\u00eb: grueja nuk m\u00ebshon ashtu k\u00ebshtu; q\u00eb me qen\u00eb burr\u00eb asht di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Porosia damtuese q\u00eb po p\u00ebr\u00e7ohet k\u00ebtu asht q\u00eb t\u00eb qenit burr\u00eb asht dhunti; jo rast\u00ebsi biologjike, q\u00eb t\u00eb qenit burr\u00eb asht p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj gjinis\u00eb tjet\u00ebr dhe drejt\u00ebsia q\u00ebndron mos me e p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, sepse gjinia tjet\u00ebr nuk asht e barabart\u00eb me ty; q\u00eb nji grue, tue mos qen\u00eb burr\u00eb, nuk asht e denjt\u00eb p\u00ebr forc\u00ebn tande, sepse n\u00ebse ti i m\u00ebshon, at\u00ebher\u00eb ti nuk je burr\u00eb, e q\u00eb i bjen me e p\u00ebrkthye, e un\u00eb nuk po di qysh kish me i ra ndryshe pos: ti je tani gru, dmth. di\u00e7ka ma pak a ma keq se burr\u00eb, e jo q\u00eb dhuna asht e ndalume me ligj, sepse grueja asht e barabart\u00eb me ty para ligjit.<\/p>\n<p>\u201cBanu burr\u00eb, mos m\u00ebsho\u201d asht p\u00ebrpjekje idotike me i marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb burrat. \u00a0Asht moral odash, moral i atij vendi ku burrat tue i rrotullue musteqet e tyne t\u00eb gjata n\u00ebp\u00ebr gishta, iu kan\u00eb drejtue djemve t\u00eb ri: fol, mos u tut; ku burrat, burrat pra pa thojza, kan\u00eb marr\u00eb vendime nd\u00ebshkuese ndaj burrave t\u00eb tjer\u00eb e n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saksionimit shoqnor e kan\u00eb vnue \u201czhburrnimin\u201d. \u201cAi s\u2019asht burr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Porosia tjet\u00ebr q\u00eb po jipet k\u00ebtu e implikume asht: burrat nuk i m\u00ebshojn\u00eb grave. Pra n\u00ebse ti bahesh burr\u00eb, ti nuk m\u00ebshon, sepse burrat nuk m\u00ebshojn\u00eb.<\/p>\n<p>Rren\u00eb koft\u00eb. Burrat i mshojn\u00eb grave, sa t\u00eb mujn\u00eb. I kan\u00eb mshue gjith\u00eb. Bile bile i kan\u00eb mshue ve\u00e7 pse ato ishin gra, e bile bile i kan\u00eb mshue ve\u00e7 pse ata ishin burra. \u201cA je burr\u00eb a \u00e7ka, mshelja goj\u00ebn ku\u00e7k\u00ebs.\u201d Kuptohet, me grusht.<\/p>\n<p>Po nejse, kadale, OSBE-ja s\u2019asht tue fol\u00eb p\u00ebr burra. Ata po thojn\u00eb \u201cburrat e v\u00ebrtet\u00eb\u201d nuk i mshojn\u00eb grave, q\u00eb asht krejt tjet\u00ebr sen. Q\u00eb asht po aq shqet\u00ebsuese. Sepse, dhuna n\u00eb familje asht n\u00eb shumic\u00ebn e madhe e bazueme n\u00eb gjini. Pra, dhuna n\u00eb familje asht n\u00eb shumic\u00ebn e rastit ma s\u00eb pari problem gjinor. Natyrisht q\u00eb ka raste kur nji grue e rreh burrin, dhe pa dasht\u00eb me e injorue viktim\u00ebn burr\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla, asht shum e ran\u00ebsishme me pas\u00eb parasysh q\u00eb rastet e tilla, jan\u00eb shum ma t\u00eb rralla. Nd\u00ebrsa e kund\u00ebrta asht fenomen. Dmth ndodh qaq shpesh saq\u00eb s\u2019mundesh me fol\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr raste ma. Dhe fakti q\u00eb ka ma shum gra viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje se sa q\u00eb ka burra, nuk asht rast\u00ebsi. Sepse, dhuna n\u00eb familje tue qen\u00eb ma s\u00eb pari disbalanc gjinor n\u00eb shoqni patriarkale p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb drejtave e obligimeve, asht dhun\u00eb gjinore dhe asht e rranj\u00ebsume pik\u00ebrisht n\u00eb moralin e \u201cbanu burr\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aaaaaa! Prit pak. Po kuptoj, ju e keni kuptue q\u00eb me i hi grues dajak n\u00eb nji shoqni patriarkate konsiderohet burrni. E tash po doni me p\u00ebrdor pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb patriarkaliz\u00ebm p\u00ebr me ndrru mentalitetin. Ueee \u00e7fare ide gjeniale! NUK FUNKSIONON, ve\u00e7an\u00ebrisht me t\u00eb rritunit. Nuk munesh me i than\u00eb nji burri, n\u00ebse nuk i m\u00ebshon grues je burr\u00eb, kur djemt\u00eb tan\u00eb i edukojm\u00eb q\u00eb \u201eme kajt\u00eb nuk ban, se djemt\u00eb nuk kajn\u00eb\u201c. Dhe k\u00ebt\u00eb edukim djemt\u00eb tan\u00eb e marrin n\u00eb shpi, njejt\u00eb si n\u00eb shkoll\u00eb. Lo\u00e7kat.<\/p>\n<p>Prandaj me e luftue dhun\u00ebn n\u00eb familje, q\u00eb mundet me u p\u00ebrkthye si dhun\u00ebn ndaj grave, me \u201cbanu burr\u00eb, mos m\u00ebsho\u201d asht sikur me dasht\u00eb me zgjidh nji problem me vet\u00eb problemin.<\/p>\n<p>Grat\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb vetvete gjinia ma e dob\u00ebt. Ato nuk jan\u00eb ma t\u00eb dob\u00ebta se burrat. Diskriminimi q\u00eb e p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb shoqnin\u00eb ku jetojn\u00eb si grup i ban ato ma t\u00eb dob\u00ebta, por ato nuk jan\u00eb ma t\u00eb dob\u00ebta si individ\u00eb. Edukimi q\u00eb marrin i ban ato ma t\u00eb dob\u00ebta, sepse trajtohen si ma inferiore dhe hala pa pas\u00eb shans\u00eb me reagu vet\u00eb, kcen nji burr\u00eb me i mbrojt\u00eb, me pshtue f\u00ebtyr\u00ebn e fisit. Shpesh i nj\u00ebjti q\u00eb kcen me ia kallxue vendin, kur nihet i k\u00ebrcnuem prej saj e e kupton q\u00eb edhe ajo po mujka e po dika di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Qysh mundet me kon\u00eb ma e dob\u00ebt se burri nji grue kur t\u00eb ka mbajt\u00eb ty nand\u00eb muj\u00eb n\u00eb bark, t\u00eb ka lind me dhimbje t\u00eb hatashme tue u shkye n\u00eb mish t\u00eb gjall\u00eb? A po menon q\u00eb s\u2019mundet me nji shkelm\u00eb mes kam\u00ebve me t\u00eb paralizue n\u00eb sekond saq\u00eb ti as mos me marr\u00eb vesh preh kahit t\u00eb ka ardh\u00eb a? Mundet, por na e kena m\u00ebsue dhe po vazhdojna me e m\u00ebsue q\u00eb fati i saj asht n\u00eb duer t\u00eb burrit; asht n\u00eb duer t\u00eb burrit me vendos\u00eb ai \u00e7ka n\u00ebnkupton p\u00ebr t\u00eb tash me qen\u00eb burr\u00eb; na e kena m\u00ebsue mos me u rreh; mos me fol\u00eb shum; me majt\u00eb kryt\u00eb posht\u00eb; \u2026 na po i thojna grues q\u00eb \u201cburri i vertet\u00eb nuk m\u00ebshon\u201d e kur burri i saj ia m\u00ebshon na po e gjykojna ate q\u00eb ajo e ka zgjedh\u00eb burrin e gabuem; e na po i thojna asaj lajmroje dhun\u00ebn, sepse na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. Por, \u201cfamilja asht gjaja ma e \u00e7mueshme q\u00eb ke\u201d.<\/p>\n<p><strong>Banu njeri, jo \u201cbanu burr\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka na duhet me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, asht respekti; q\u00eb konfliktet nuk zgjidhen me dhun\u00eb; q\u00eb ekziston truni q\u00eb duhet me u p\u00ebrdor\u00eb ne vend t\u00eb grushtave; q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb pavar\u00ebsisht a kan\u00eb pec a \u201casishne\u201d, e na s\u2019duhet me i m\u00ebsue djemt tan\u00eb q\u00eb ata duhet me u ba burra, e q\u00eb ka burra me thojza e burra pa thojza, e tue u than\u00eb k\u00ebshtu me i bind q\u00eb me qen\u00eb burr\u00eb asht di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb, asht forc\u00eb n\u00eb vete.<\/p>\n<p>Me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb dhuna nuk asht mjeti i duhun p\u00ebr me komunikue me dike asht nji \u00e7ashtje, por me i m\u00ebsue djemt\u00eb q\u00eb me i m\u00ebshue nji \u00e7ik\u00ebs asht gabim, se asht marre, ve\u00e7 \u00e7ka e p\u00ebrforcon pozit\u00ebn diskriminuese t\u00eb grues\/vajz\u00ebs n\u00eb shoqni tue krijue ndasi gjinore n\u00eb kontekstin e vler\u00ebs dhe fuqis\u00eb n\u00eb shoqni. E kur i thojna burrave \u201cbanu burr\u00eb mos m\u00ebsho\u201d asht njejt\u00eb sikur me u than\u00eb djem\u00ebve \u201casht marre me u rreh me \u00e7ika\u201d. Na jena tue ia m\u00ebsue k\u00ebshtu burrit, e djalit, privilegjin e dominimit gjinor n\u00eb shoqni. M\u00ebsimi kryesor duhet me qen\u00eb \u201cbanu njeri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Barazia<\/strong><\/p>\n<p>Grat\u00eb nuk jan\u00eb prej Venusi e burrat nuk jan\u00eb prej Marsit. N\u00ebse dojna me qen\u00eb nji shoqni ku grat\u00eb e burrat jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, duhet me u lirue prej koncepteve t\u00eb odave; t\u00eb burrave t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nuk ekzistojn\u00eb burrat e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Na duhet me i eduku f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb q\u00eb dhuna nuk asht zgjidhje, dhe mund\u00ebsisht tue u ba shembull. Na duhet me i m\u00ebsue djemt\u00eb tan\u00eb q\u00eb asht n\u00eb rregull me kajt\u00eb; q\u00eb nuk asht di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb me pas\u00eb pec n\u00eb vend t\u00eb vagin\u00ebs; q\u00eb \u00e7ikat mujn\u00eb me kon\u00eb ma t\u00eb forta se ai; q\u00eb nuk asht n\u00ebn\u00e7mim p\u00ebr pecin e tij n\u00ebse nji \u00e7ik\u00eb asht ma e fort\u00eb se ai dhe e barabart\u00eb me t\u00eb n\u00eb shoqni.<\/p>\n<p>Na duhet me i m\u00ebsue \u00e7ikat tona, q\u00eb djemt\u00eb nuk jan\u00eb ma t\u00eb fort\u00eb se ato; q\u00eb ato mujn\u00eb me fitue medalje ari; q\u00eb ato mujn\u00eb me u ba nana; e mujn\u00eb mos me u ba nana; q\u00eb ato mujn\u00eb me qen\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb men\u00e7una; q\u00eb nuk asht marre me e thirr\u00eb policin\u00eb kur nji hajvan ta m\u00ebshon; q\u00eb nuk ia merr f\u00ebtyr\u00ebn kurrkujt n\u00ebse ke t\u00eb dashtun e tani s\u2019ke t\u00eb dashtun; q\u00eb s\u2019ka nevoj\u00eb ajo me e majt\u00eb mi vete bar\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb ner\u00ebs t\u00eb bab\u00ebs e t\u00eb v\u00ebllaut e krejt katunit; q\u00eb ajo asht njeri; q\u00eb ajo nuk ka me u gjykue n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e fundit t\u00eb saj se a e ka meritue a jo dajakun.<\/p>\n<p><strong>Kriminalizimi i dhun\u00ebs n\u00eb familje<\/strong><\/p>\n<p>Na duhet me iu than\u00eb burrave tan\u00eb, q\u00eb burgu s\u2019asht p\u00ebr burra, por burgu asht p\u00ebr kriminel, e nji burr\u00eb q\u00eb ushtron dhun\u00eb mbi familjen asht kriminel. Dhuna n\u00eb familje asht krim.<\/p>\n<p>Na nuk duhet me iu than\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb familja asht e \u00e7mueshme; na duhet me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb q\u00eb familja asht \u00e7ka asht, ti nuk ke faj n\u00ebse nuk asht e mir\u00eb me ty; q\u00eb ti nuk ke faj n\u00ebse nji familje nuk mundet me funksionu; q\u00eb famije asht edhe ve\u00e7 ti e nana; q\u00eb familje asht edhe ve\u00e7 ti e baba; q\u00eb familje asht aty ku ty t\u00eb dojn\u00eb. Na duhet me ia m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb nji gjuh\u00eb t\u00eb re t\u00eb komunikimit nd\u00ebrgjinor, ku gjinija nuk ka ran\u00ebsi. Me i m\u00ebsue me u ba njer\u00ebz e me besu q\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, tue u dhan\u00eb shembull q\u00eb kur t\u00eb drejtat e tyne cenohen prej dikujt, dhunuesit nd\u00ebshkohen pavar\u00ebsisht gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>Por na s\u2019mujna me ua m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb krejt k\u00ebto, me k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb arsimit \u201czhgll\u00eb\u201d q\u00eb kemi; me k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb korruptuem e t\u00eb budallakavt e me politikan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyrave q\u00eb od\u00ebn e kan\u00eb pus votash e nuk hezitojn\u00eb as n\u00eb kuvend me urdhnu naj grue aty k\u00ebtu me ua hang\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb uroj q\u00eb OSBE-ja n\u00eb misionin e saj n\u00eb Kosov\u00eb, asht tue e marr\u00eb pun\u00ebn e saj n\u00eb fusha tjera ma seriozisht, se sa q\u00eb e ka marr\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, s\u00eb paku me k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr me iu kursye prej njo tre kat\u00ebr faqe shtes\u00eb, as nuk po filloj me i diskutue gabimet n\u00eb k\u00ebshillat psikologjike q\u00eb jipen p.sh. n\u00eb fotografin\u00eb tjet\u00ebr ku thuhet \u201cNuk mundesh me e ndre\u00e7\u00eb nji lidhje t\u00eb thyme\u201d. Po thom ve\u00e7 qikaq: nashta munesh!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga Markus Spiske. Problemi i dhun\u00ebs n\u00eb familje asht prodhim patriarkati dhe nuk mundet me u luftue me moralizma. A ju kujtohen k\u00ebto: \u201cnuk ban me ia m\u00ebshue, se ajo asht \u00e7ik\u00eb\u201d, \u201cmos kaj, se ti je djal\u00eb, djali s\u2019bon me kajt\u00eb!\u201d. Dhe tani: \u201cBanu burr\u00eb, e mos m\u00ebsho.\u201d Dhuna ndodh, po thot\u00eb fushata [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1187,1174,1007],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dhuna-ne-familje","tag-patriarkati","tag-te-drejtat-e-grave"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3350"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10897,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350\/revisions\/10897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3350"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}