{"id":3361,"date":"2016-12-17T15:21:57","date_gmt":"2016-12-17T13:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3361"},"modified":"2024-12-12T15:27:30","modified_gmt":"2024-12-12T13:27:30","slug":"hana-ne-smoking","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/hana-ne-smoking\/","title":{"rendered":"Hana n\u00eb smoking"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Muhabeti\u00a0 q\u00eb nisi dikur rrug\u00ebtimin e gjat\u00eb p\u00ebr bendin Tuxedomoon, t\u00eb pakontestuar n\u00eb qasjen avant-gard\u00eb ndaj artistll\u00ebkut q\u00eb p\u00ebrshfaq\u00ebn q\u00eb n\u00eb vitet \u201980, ishte bashk\u00eblidhje, apo eksperiment\u00a0 n\u00eb mes tingullit mekanik t\u00eb Karftwerk dhe postulatit zhurmues post-punk. P\u00ebr nj\u00eb vesh t\u00eb zakonsh\u00ebm: mas\u00ebn, kjo nuk ishte aspak festive e aq m\u00eb pak e pranuar. N\u00ebse do e lul\u00ebzoja edhe m\u00eb shum\u00eb &#8211; p\u00ebr ata q\u00eb nuk i njohin &#8211; Tuxedomoon mund t\u2019i paramendoni si Crime and the City Solution kur ja shtoni tetarin dhe vet\u00ebbesimin e bacit Cave me t\u00eb per\u00e7udshmit e tij, Farat e Hithave.<\/p>\n<p>Half \u2013 Mute ishte editimi i par\u00eb i bendit n\u00eb vitin 1980 dhe erdhi aq fuqish\u00ebm dhe po aq \u00e7uditsh\u00ebm saq\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit vendos\u00ebn q\u00eb n\u00eb jubileun e dekad\u00ebs se kat\u00ebrt t\u00eb editimit ta rikthejn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb \u00e7alldisje. \u00a0Turneun e quajt\u00ebn thjesht Half \u2013 Mute dhe vet\u00ebm kang\u00ebt nga kjo p\u00ebrmbledhje i \u00e7alldis\u00ebn. Tuxedomoon editimet e veta i plasojn\u00eb nga San Francisko, gjegj\u00ebsisht nga sht\u00ebpia e pavarur diskografike Ralph Records, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn editojn\u00eb vet\u00ebm edhe mistik\u00ebt The Residents, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk dihet se kush jan\u00eb pasi q\u00eb paraqit\u00ebn t\u00eb maskuar.<\/p>\n<p>Duke i shiku n\u00eb sken\u00eb Tuxedomoon dhe duke e rikujtu The Residents q\u00eb i pata shiku duke calldis\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb, jam i bindur se Steven Brown Joeboy dhe Reininger jan\u00eb vet The Residents! Nuk kam as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim!<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/December\/17\/auto_Tuxedomoon1481981384.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>Salla ku shtrihej \u00e7alldisja \u2013 skena, mbytej nga nj\u00eb drit\u00eb e kalt\u00ebr parisiene, me nuanca t\u00eb vogla e aty k\u00ebtu i viz\u00ebllonte instrumentet q\u00eb ishin vendosur n\u00eb sken\u00eb, nd\u00ebrsa hap\u00ebsira e vog\u00ebl e sall\u00ebs, ma e vog\u00ebl, por shum\u00eb e ngjashme me teatrin ton\u00eb Oda, pothuajse ishte err\u00ebt. Fundja, ky imazh i p\u00ebrshtatej konceptit t\u00eb bendit. Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi jo t\u00eb gjat\u00eb me Bexhin me t\u00eb cilin bashk\u00eb i kemi p\u00ebrcjell\u00eb edhe Depeche Mode dhe Iggy Pop-in me Stooges, ishte k\u00ebnaq\u00ebsi me i pa dy rreshta shkalle af\u00ebr sken\u00ebs n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb saj, me u ul\u00eb e me prit\u00eb deri sa burrat dalin me \u00e7alldis\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Nuk ma thot\u00eb mendja se ishim mbi 300 vet\u00eb aty, e kjo e b\u00ebnte koncertin edhe m\u00eb t\u00eb lezetsh\u00ebm saq\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb, mendoja se duke ia mbaru qefin vetit se Tuxedomoon kan\u00eb ardh\u00eb \u00a0sonte ve\u00e7 p\u00ebr hat\u00ebr timin me \u00e7alldis\u00eb. Nejse, ndodh\u00eb q\u00eb njeriu t\u00eb ndihet edhe k\u00ebshtu!<\/p>\n<p>Publiku nuk ishte i ri n\u00eb mosh\u00eb, mesatarja mund t\u00eb sillej mbi t\u00eb kat\u00ebrdhjetat. Natyrisht, aty- k\u00ebtu, kishte edhe ndonj\u00eb t\u00eb ri\/re nj\u00ebzetepes\u00eb vje\u00e7ar\/e, por num\u00ebroheshin n\u00eb gishtat e duarve. Komplet te veshur zi. M\u00eb e bukura n\u00eb tan\u2019 at\u00eb err\u00ebsir\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7upulin\u00eb 25 vje\u00e7are \u2013 kujtoj &#8211; q\u00eb shnd\u00ebrriste me flok\u00ebt e bardha si qiri dhe, ec e merre vesh, gati e zhveshur, me pak dantell\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, ajo t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb besosh se \u00ebsht\u00eb vet\u00eb riinkarnimi i Cicolin\u00ebs &#8211; porno yllit Italian t\u00eb viteve\u201980, me theks te ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar, m\u00eb von\u00eb deputete n\u00eb parlamentin Italian. Tan\u2019 ky muhabet s\u2019do p\u00ebrmendej po t\u00eb mos i shkrepte s\u00eb paku 200 selfie gjat\u00eb \u00e7alldisjes &#8211; 1 or\u00eb e 20 minuta sa zgjati koncerti. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, miq, betohem se e them t\u00eb v\u00ebrteten dhe vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!<\/p>\n<p>Bendi doli n\u00eb sken\u00eb me p\u00ebrb\u00ebrjen standarde me t\u00eb cil\u00ebn \u00e7alldis\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb vite edhe pse flitej se koh\u00eb pas kohe i mbyllin birat me ndonj\u00eb muzicient ad-hock. Mania e ribashkimit, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb dalldisje p\u00ebr shumic\u00ebn e bendeve q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e gjasht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtues p\u00ebr Tuxedomoon. Koncertet e tyre jan\u00eb aq thjesht t\u00eb punuara, thuajse dikush nga pulti m\u00ebtan\u00eb dikton skenarin e p\u00ebrgatitur me p\u00ebrpik\u00ebri. Asgj\u00eb nuk i lihet \u00e7astit, \u00e7do gj\u00eb rrjedh si uj\u00eb: sikurse vet\u00eb \u00e7alldisja.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrshja n\u00eb sken\u00eb udh\u00ebhiqej nga Steven Brown Joeboy n\u00eb klavjatur\u00eb e saksofon dhe Reininger n\u00eb violin\u00eb e kitar\u00eb. Nga prapavija mb\u00ebshteteshin me basistin dhe trumpetistin si dhe n\u00eb tastier\u00ebt si t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, matrica nga llap-topi si dhe me nj\u00eb makin\u00eb ritmike shum\u00eb diskrete n\u00eb funksionim. Steven Brown Joeboy l\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb babloku qe ka mbledh\u00eb tan\u2019 men\u00e7urit\u00eb e bot\u00ebs dhe po i ndan\u00eb me ne, fort i kandsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ndoshta e kam nga p\u00ebrshtypja q\u00eb mikja ime virtuale Isabelle Corbisier e ka shpalos\u00eb n\u00eb librin e saj kushtuar Tuxedomoon: Music for Vagabonds.<\/p>\n<p>Tuxedomoon m\u00eb knaqin shpirtin kur m\u00eb kthejn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur shkruan pjes\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs p\u00ebr filmin Der Himmel Uber Berlin t\u00eb Wim Wendersit, edhe pse at\u00eb nat\u00eb nuk \u00e7alldis\u00ebn asgj\u00eb nga kjo pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tyre, por atmosfera ishte m\u00eb se prezente. \u00c7alldisja filloi me instrumentailin Nazca q\u00eb paralajm\u00ebron kabaren\u00eb q\u00eb na pret n\u00eb vazhdim, e pastaj shtrihet mbi sall\u00eb Fifth Column, nj\u00eb kang\u00eb maestrale.<\/p>\n<p>Kanga tjet\u00ebr 7 Years, e ilustruar perfekt me video sjell atmosfer\u00ebn e kang\u00ebs p\u00ebr vetmin\u00eb e skajshme, at\u00eb t\u00eb padurueshmen. Klithma nga publiku\u2026 dhe pason kanga: KM\/Seeding the Clouds p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb re dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, shesin re. Kanga What Else? fillon me nj\u00eb kallabll\u00ebk elektro remiksesh t\u00eb pafundme dhe &#8211; kang\u00eb mas kange &#8211; pjesa e par\u00eb mbaron me \u00a0Muchos Colores q\u00eb t\u00eb asocion me atmosfer\u00ebn e filmave parody western meksikan\u00eb ku tre gringos sharllatan\u00eb terrorizojn\u00eb nj\u00eb fashat t\u00eb plurosun mes shkret\u00ebtire. E fuqishme, e hareshme, dramatike: seni &#8211; me t\u2019tranu krejt, ama bash krejt! E tan\u2019 k\u00ebtij muhabeti rreth k\u00ebsaj pjes\u00ebs s\u00eb \u00e7alldisjes nuk mundem pa e shtu edhe faktin se tan\u2019 koh\u00ebn, si hije, m\u00eb b\u00ebhej se n\u00eb sken\u00eb rrinte Aldus Huxley, ashtu si statuj\u00eb q\u00eb vrojtonte tan\u2019 ngjarjen dhe ve\u00e7 sa nuk nuk thoshte me krenari: K\u00ebta jan\u00eb djemt\u00eb: Tuxedomoon! Kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt!<\/p>\n<p>T\u00eb pakompromis dhe elekuent\u00eb ne sken\u00eb, nonshallant\u00eb n\u00eb elementin e muzikimit dhe l\u00ebvizjeve gjat\u00eb \u00e7alldisjes, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb kutie ku si n\u00eb hipnoz\u00eb t\u00eb marrin me vete, t\u00eb \u00a0fusin aty dhe t\u00eb tranojn\u00eb me tan\u2019 ato kakofoni saq\u00eb p\u00ebr bes\u00eb, fillon me dyshu n\u00eb vete se a mos pa dashje ke shkel\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebpurdh\u00eb dhe se efekti ka fillu me kry pun\u00ebn e vet. Duke p\u00ebrdor\u00eb ngjyra t\u00eb \u00e7uditshme tonesh e tingujsh q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb kan\u00eb kolona narrative dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht objekte hulumtimi, Tuxedomoon \u00e7alldisjen e tyre shpeshher\u00eb e kan\u00eb sjell n\u00eb kufi t\u00eb eksperimentalizmit. Kjo qart\u00ebson faktin se avantgarda kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb romantike.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/December\/17\/auto_Tuxedomoon_11481981385.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>Sa i p\u00ebrket vet emrit t\u00eb bendit kjo mbetet e pa sqaruar nga ta, fundja, as q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ideja themelore e Reinsingerit ishte q\u00eb Tuxedomoon t\u00eb jen\u00eb kombinim i muzik\u00ebs, teatrit dhe let\u00ebrsis\u00eb. Ky kombinim mbeti nj\u00eb mozaik n\u00eb veprat e tyre, nj\u00eb projeksion multimedial i prezantimit. Nga ana e kritik\u00ebve ata u quajt\u00ebn: Qytetar\u00eb t\u00eb veprave q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb ruajn\u00eb autonomitetin e tyre. Konstatim ky shum\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb, Tuxedomoon, pos q\u00eb erdh\u00ebn me \u00e7alldis\u00eb, krijuan nj\u00eb kabare t\u00eb voc\u00ebrr ama jo asi alla Paris, por kabare me estetik\u00eb alla post-punk. Tan\u2019 ky gjymysh e katapulton bendin aq larg saq\u00eb, e mira e s\u00eb mir\u00ebs, e humb\u00eb kuptimin esencial duke e d\u00ebrguar bendin nj\u00eb stad m\u00eb lart\u00eb &#8211; n\u00eb momentumin e \u00e7alldisjes s\u00eb hallakat\u00eb deri n\u00eb pafund\u00ebsi. Tan\u2019 ky skeniz\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm, sall. Rr\u00ebnj\u00ebt i ka te bashk\u00ebpunimet q\u00eb ka pas\u00eb bendi me teatrot, nd\u00ebrsa mendohet se jan\u00eb bendi i par\u00eb q\u00eb n\u00eb sken\u00eb dhe n\u00eb prapavij\u00eb, fut\u00ebn videobimin dhe l\u00ebshuan video t\u00eb cilat jan\u00eb rradhit\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs duke bashk\u00ebvepru n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb multimediale. Ok, Velvetet e kan\u00eb patentuar k\u00ebt\u00eb \u00e7ud\u00eb skenike, por Tuxedomoon e kan\u00eb kanalizu n\u00eb di\u00e7ka p\u00ebrmbajt\u00ebsore. E kjo edhe n\u00eb \u00e7alldisjen e asaj nate ishte aq mir\u00eb e sinkronizuar saq\u00eb vi-xhej kishte p\u00ebrzgjedh\u00eb me shije t\u00eb holl\u00eb an\u00ebn vizuele t\u00eb prezantimit.<\/p>\n<p>T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr prezenc\u00ebn e tyre dhe konceptin q\u00eb ofrojn\u00eb n\u00eb \u00e7alldisje, Tuxedomoon shkojn\u00eb aq larg dhe assesi nuk b\u00ebjn\u00eb kompromis q\u00eb, s\u00eb paku, n\u00eb rikthimin n\u00eb sken\u00eb pas pjes\u00ebs zyrtare t\u2019i k\u00ebndojn\u00eb kang\u00ebt In A Manner of Speaking dhe No Tears, kang\u00eb kjo q\u00eb i kalon edhe kufijt\u00eb e eksperimentit t\u00eb bendit Pere Ubu, kang\u00eb q\u00eb se paku p\u00ebr mas\u00ebn jan\u00eb reprezentative. Fundja, s\u00eb paku In A Manner of Speaking &#8211; p\u00ebr mua sa i p\u00ebrket komplet Tuxedomoon &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kang\u00eb e leht\u00eb dhe e kandshme, nj\u00eb lemonad\u00eb melankolike muzikore. Megjithat\u00eb, tan\u2019 kjo nuk e minimizon aspak madh\u00ebshtin\u00eb k\u00ebtij sateliti t\u00eb tok\u00ebs veshur n\u00eb smoking.<\/p>\n<p>Ne fund t\u00eb fundit, p\u00ebr ne t\u00eb treqind te pranishm\u00ebve, ishte kjo edhe nj\u00eb or\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs q\u00eb duhej patjet\u00ebr me u dokumentu si d\u00ebshmi e p\u00ebrjetimit organik. Or\u00eb e muzik\u00ebs s\u00eb popullarizuar, interesante dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore me nj\u00eb disiplin\u00eb skenike po aq e sinkronizuar sa edhe e larg\u00ebt n\u00eb distanc\u00eb, bile, aq e larg\u00ebt karshi paketimit muzikor, t\u00eb them p\u00ebr shembull: One Direction apo ndonj\u00eb paketimi tjet\u00ebr\u2026edhe ma palidhje!<\/p>\n<p>Qe nga ajo nat\u00eb, Han\u00ebn nuk e sodis m\u00eb sikurse e kam sodit\u00eb m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/December\/17\/auto_Tuxedomoon_21481981609.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muhabeti\u00a0 q\u00eb nisi dikur rrug\u00ebtimin e gjat\u00eb p\u00ebr bendin Tuxedomoon, t\u00eb pakontestuar n\u00eb qasjen avant-gard\u00eb ndaj artistll\u00ebkut q\u00eb p\u00ebrshfaq\u00ebn q\u00eb n\u00eb vitet \u201980, ishte bashk\u00eblidhje, apo eksperiment\u00a0 n\u00eb mes tingullit mekanik t\u00eb Karftwerk dhe postulatit zhurmues post-punk. P\u00ebr nj\u00eb vesh t\u00eb zakonsh\u00ebm: mas\u00ebn, kjo nuk ishte aspak festive e aq m\u00eb pak e pranuar. N\u00ebse [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":154,"featured_media":10973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1322,2024],"ppma_author":[182],"class_list":["post-3361","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kritike","tag-tuxedmoon"],"authors":[{"term_id":182,"user_id":154,"is_guest":0,"slug":"lorik-sylejmani-aveny","display_name":"LorikSylejmani \/Aveny","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f190160f5ecf8f9a3212d1fc06fea6bc00ad5d5c89f585cbaf9310917c35518e?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"\/Aveny","first_name":"Lorik Sylejmani","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/154"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3361"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10974,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361\/revisions\/10974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3361"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}