{"id":3365,"date":"2018-02-14T16:49:32","date_gmt":"2018-02-14T14:49:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3365"},"modified":"2024-12-10T16:54:00","modified_gmt":"2024-12-10T14:54:00","slug":"ku-rriten-flamurat-e-zvogelohen-njerezit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ku-rriten-flamurat-e-zvogelohen-njerezit\/","title":{"rendered":"Ku rriten flamurat e zvog\u00eblohen njer\u00ebzit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Kah k\u00ebqyri shoh nji plag\u00eb lufte. E mendja m&#8217;shkon te do marre q\u00eb i kemi grumbullue nd\u00ebr k\u00ebto vjeta, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ekziston nji flamur aq i madh q\u00eb kish mujt\u00eb me i mbulue. Asht marrja e harres\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn po dojm\u00eb &#8220;me bo paqen&#8221;. Kjo m&#8217;dhem ma s\u00eb shumti. Nuk po i numroj nji kah nji. Por paramendojeni nji njeri, e s&#8217;kam nevoj\u00eb ishalla me ju than\u00eb q\u00eb edhe grueja asht njeri; paramendojeni qysh gjith\u00eb kto vjeta n\u00eb terrin ma t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb luft\u00ebs, kjo grue e mban\u00eb trishtimin ma t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs pa ia than\u00eb kurr\u00eb najkujt nji fjal\u00eb. A e paramenduet? Gjith\u00eb kto vjeta pa i kallxue kurrkujt, me e leht\u00ebsue ve\u00e7 pak veten. A e dini pse? Se tutet. Ka mbijetue p\u00ebrvoja trishtuese e dhimbje t\u00eb hatashme n\u00eb luft\u00eb, dhe ve\u00e7 ajo e di qysh i ka pshtue torturatve. E kush e di sa dhimbje tjera i ka p\u00ebrjetue mas luft\u00ebs, dhe i ka mbijetue me forc\u00eb e shum mund dhe u tut\u00eb at\u00ebher\u00eb me fol\u00eb,\u00a0 e tutet sot me fol\u00eb. Prej kujt a? Prej neve tutet. Prej familjes, prej teje, prej meje. E ndodh\u00eb, kur e ka gjet\u00eb forc\u00ebn me e mujt\u00eb pak tut\u00ebn, nuk ka gjet\u00eb vesh. Ka ndodh\u00eb. Dhe po ndodh\u00eb. Pse a? Sepse, kurrkush nuk asht aty p\u00ebr te. Kahnjiher\u00eb mendohem, e thom me vete, a thu a ka provue najher\u00eb kjo grue me ia fol\u00eb dhimbjen flamurit, ose shtyll\u00ebs q\u00eb mban flamurat tan\u00eb krenar\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb ku njeriu shtetin nuk e pat kurr\u00eb shtyll\u00eb; n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb ku njeriut nuk i ka met\u00eb shum shtyll\u00eb ma, as si shpres\u00eb, me mb\u00ebshtet\u00eb as shpirt as trup, jo se jo, me e mb\u00ebshtet\u00eb pak dhimbjen e madhe t\u00eb luft\u00ebs? Jo, konfliktit. Por luft\u00ebs. Pik\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Por pavarsia asht pavar\u00ebsi, festa asht fest\u00eb, nuk po ua p\u00ebrmendi marret tashti nji kah nji. Diku thell\u00eb brenda vetes e kuptoj edhe kacafytjen p\u00ebr flamura. Asht kriz\u00eb njer\u00ebzore. E kuptoj si bosh\u00ebll\u00ebk t\u00eb nji jete q\u00eb bahet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gjetjes s\u00eb kuptimit. E kuptoj si mshefje prej d\u00ebshtimit me krijue nji bot\u00eb q\u00eb e kemi andrrue ku kuptimi i njeriut kishte me ken\u00eb vlera ma e madhe shoqnore. E flamurat? Flamurat kishin me ken\u00eb aq t\u00eb t\u00eb vetkuptuesh\u00ebm, saq\u00eb t\u00eb parand\u00ebsish\u00ebm. Kur luftat e v\u00ebrteta t\u00eb jet\u00ebs dhembin shum, ma leht\u00eb asht me u marr\u00eb me simbole. E kuptoj. Por pavar\u00ebsia, asht pavar\u00ebsi, festa asht fest\u00eb. Nuk due tashti me k\u00ebt\u00eb rast, me ua p\u00ebrmend marret nji kah nji nji. Me e dijt\u00eb, ua kisha p\u00ebrmend sa po na kushton krejt kjo eufori. Sa po na kushtojn\u00eb shifrat pllastike t\u00eb shkepuna koti, si zbukurim koti, pa shije n\u00ebrp\u00ebr qytet? Sa po na kushtojn\u00eb organizimet e shumta, letrare, artistike, m\u00eb tha e t\u00eb thash. Sa po na kushton llogoja, sa po na kushton koncerti, sa po na kushton gjith\u00e7ka, neve q\u00eb s\u2019kemi kurrgja? Kush e di? Qindra mij\u00eb euro ndoshta?! Por, ky asht muhabet tjet\u00ebr. Krejt \u00e7ka muj\u00eb me than\u00eb asht, pavar\u00ebsia jon\u00eb e zorshme ke boll, e vetkuptueshme hi\u00e7. Me shum vujtje. Dhe aq sa kemi ec\u00eb nuk kemi mrri shum. Por edhe bash t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me e than\u00eb, &#8220;qysh s&#8217;kemi ec shum, boll kemi mrri&#8221;, nuk asht ma pak e v\u00ebrtet\u00eb. Krejt m&#8217;varet qysh zgjedh\u00eb ti me pa, e ku je tue k\u00ebqyr\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha m&#8217;varet prej asaj se, kur sheh sa thell\u00eb prekesh. Mue personalisht, m\u00eb duhen te dyjat me i besue, p\u00ebr me mujt\u00eb me ec\u00eb p\u00ebrpara.\u00a0E nuk asht zgjedhje. Asht kusht p\u00ebr me mujt\u00eb me rind\u00ebrtue nji lumtuni n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, tue gjet\u00eb kuptim n\u00eb t\u00eb kaluemen e saj, e tue kuptue e tue m\u00ebsue prej saj. Nji kuptim q\u00eb n\u00eb vend se me u kap\u00eb p\u00ebr flamura, kapet p\u00ebr njer\u00ebz.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dhet\u00eb vjet shtet n\u00eb Kosov\u00eb, e njiqind e kusur n\u00eb Shqipni, kurrgjo nuk e mbulon marren ton\u00eb p\u00ebr heshtjen ndaj viktimatve t\u00eb luft\u00ebs; viktimatve t\u00eb diktatur\u00ebs t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs (t\u00eb cilit do idiot\u00eb hala ja festojn\u00eb dit\u00eblindjen, paramendojeni!); p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb s&#8217;ua dham\u00eb kurr\u00eb, p\u00ebr mashtrimet q\u00eb ua dham\u00eb \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb patriotikisht i pam\u00eb tue u harrue e tue u vjedh\u00eb deri n\u00eb dinjitet. As flamurat. Kurrgjo nuk e mbulon marren ton\u00eb p\u00ebr pasunin\u00eb q\u00eb &#8220;trimat\u201d e masluft\u00ebs, liderat e koh\u00ebs demokratike, komunistat e vjet\u00ebr, tan\u00ebt, ban\u00ebn n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb varfunve e n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb ardhmes, n\u00eb kurriz t\u00eb viktimatve; p\u00ebr p\u00ebrmendoret q\u00eb i ngrit\u00ebn vetes mbi dek\u00eb t\u00eb tjetrit; p\u00ebr lulet q\u00eb i l\u00ebshuen mbi vorre t\u00eb f\u00ebmij\u00ebtve t\u00eb vram\u00eb n\u00eb luft\u00eb e nuk ia nd\u00ebrtuen as nji park n\u00eb paqe atyne q\u00eb mbet\u00ebn gjall\u00eb; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ua dhunuen librat me idiot\u00ebsi t\u00eb skajshme dhe krejt na bashk\u00eb ua modeluem mbijetes\u00ebn e eg\u00ebr n\u00eb xhungll\u00ebn e &#8220;kush \u00e2 ma i forti&#8221;. E ma i forti asht aj q\u00eb ka ma shum. E ma shum ka aj q\u00eb asht ma i forti. Nuk k\u00ebputet ky rreth i dreqit prej vetes.<\/p>\n<p>Mos ta mashtrojm\u00eb veten. Nuk ekziston nji flamur aq i madh me mbulue kaq shum marre. Kot shtyheni ju p\u00ebr flamura. Por, e kuptoj q\u00eb ma leht\u00eb asht me u shty p\u00ebr flamura, se p\u00ebr ide qysh me ua ba jet\u00ebn ma t\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Sepse, e para t\u00eb vjen si kang\u00eb e trash\u00ebgueme, t\u00eb mjafton ve\u00e7 nji kerr ku mundesh me i ngjit\u00eb flamurat, edhe bahesh patriot rrug\u00ebtve t\u00eb ndotuna t\u00eb k\u00ebtij veni. E p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn, nuk mjafton me pas\u00eb, por duhesh me dit\u00eb me e ba, e duhesh me e pa t\u00eb ardhmen pa e harru t\u00eb kalumen, e duhesh me dasht\u00eb njeriun, tue e harrue edhe veten.<\/p>\n<p>Prandaj, un sot si shqiptare e refuzoj \u00e7do form\u00eb patriotizmi. E rezervoj p\u00ebr vete ve\u00e7 t\u00eb drejt\u00ebn k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb nan\u00ebs me e shkrujt\u00eb qysh di ma s\u00eb miri. Dhe me e dasht\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb ju thom sinqerisht, gzue pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ran\u00eb e vuejt\u00ebn shum njer\u00ebz, e mos e merrni kurr\u00eb t\u00eb vetkuptueshme. Por mos harroni, q\u00eb me e gzue deri tash ma s\u00eb shumti e kan\u00eb gzue hajnat e injorant\u00ebt q\u00eb na udh\u00ebhoq\u00ebn e po na udh\u00ebheqin. Njer\u00ebz t\u00eb unt\u00eb e t\u00eb paedukuem. Njer\u00ebz t\u00eb padijtun. T\u00eb eg\u00ebr si Kanuni q\u00eb i rriti. Por p\u00ebr aq sa vlen, krejt k\u00ebta jan\u00eb bisha q\u00eb i rrit\u00ebm na, sepse na jemi tue u marr\u00eb ma shum me ngritje flamurash n\u00ebp\u00ebr rrethrrotullime, se sa me ngritje rrogash p\u00ebr xhepat e tyne. Ve\u00e7 p\u00ebr xhepat e tyne.<\/p>\n<p>Flamurat s&#8217;kan\u00eb goj\u00eb me piskat\u00eb. Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, as njer\u00ebzit q\u00eb u mbuluen me to, nuk po piskasin. Nashta edhe po piskasin, por s\u2019po nihen. Sepse, ata i kujtojm\u00eb kur neve na duhet nji mashtrim me maskue d\u00ebshtimin ton\u00eb me nd\u00ebrtue k\u00ebt\u00eb vend. \u00c7ka kujtohet sa p\u00ebr politik\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr sy t\u00eb kamer\u00ebs, prej zhurm\u00ebs t\u00eb vetrand\u00ebsis\u00eb t\u00eb protagonist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje, nuk nihet. Nuk mundet me u ni. Dheu i tok\u00ebs tande s&#8217;asht edhe aq i leht\u00eb qysh thojn\u00eb.<\/p>\n<p>E p\u00ebrderisa k\u00ebta protagonist\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj drame politike mbesin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e tyne, na jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e tyne e robnimin ton\u00eb. Sepse, mbas gjith\u00eb atyne krimetve q\u00eb ban\u00ebn mbi ne, ata jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, sepse na po e pranojm\u00eb robnimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nashta, gabimi jon\u00eb asht q\u00eb kur mendojm\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdhanien ton\u00eb me vendin ton\u00eb, na thojm\u00eb: s\u2019kemi tjet\u00ebr, kjo asht toka jon\u00eb. Por kahnjier\u00eb s\u2019asht keq edhe me mendue, q\u00eb as ajo s\u2019ka tjet\u00ebr, ve\u00e7 neve na ka. Kur dojm\u00eb me ia nis\u00eb na me e kujtue plag\u00ebn e njeriut t\u00eb saj, p\u00ebr me e kuptue q\u00eb pa at\u00eb njeri kjo tok\u00eb nuk do kishte kurrfar\u00eb kuptimi?<\/p>\n<p>Kur shoh njer\u00ebzit tue u zhagit\u00eb me dhimbjet e luft\u00ebs t\u00eb mbylluna brenda vetmis\u00eb t\u00eb tyne, sepse tuten me fol\u00eb, sepse tuten prej familjes, prej teje, prej meje, flamurin e shoh si mashtrim. N\u00eb betejat e mia shpesh thom po me dijt\u00eb q\u00eb kurr\u00eb drit\u00eb me sy nuk shoh, nuk du me u ndal\u00eb. \u00c7mimin ia kam m\u00ebsue k\u00ebsaj pune. Asht vetmi. Nuk i tutna. Por kur shoh njer\u00ebzit tue u zhagit\u00eb n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb me dhimbjet e luft\u00ebs t\u00eb mbylluna brenda vetmis\u00eb t\u00eb tyne, dhe ishalla s&#8217;kam nevoj\u00eb me ju than\u00eb q\u00eb edhe grat\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz, ka momente kur piskas n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiell\u00ebs ve\u00e7 p\u00ebr me e bind veten q\u00eb jam gjall\u00eb: boll ma!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb m&#8217;dhem syni kur i shoh tue u zhagit\u00eb n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb flamurat. E ato zhagiten n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb shpesh, se njer\u00ebzit q\u00eb i vendosin ato n\u00ebp\u00ebr sheshet e jet\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr me na mashtrue pak, nuk i njohin as ligjet e fizik\u00ebs, por dojn\u00eb me na bind q\u00eb ia dijn\u00eb pesh\u00ebn flamurit. E nd\u00ebr k\u00ebto\u00a0vjeta lirie ku njeriu shkilet \u00e7do dit\u00eb, m&#8217;dhem syni tash edhe kur i shoh flamurat tue value. I vetmi flamur q\u00eb du me iu n\u00ebnshtrue, asht aj ku shkruhen dhimbjet e popullit tem, q\u00eb me mujt\u00eb ky popull me u \u00e7lirue prej detyrimit me i hesht\u00eb plag\u00ebt e me iu ba rob mohimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb dor\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb t\u00eb kriminel\u00ebtve n\u00eb njan\u00ebn an\u00eb, e n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Kanunit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. U morr\u00ebm vesh q\u00eb s&#8217;kam nevoj\u00eb me ju than\u00eb, q\u00eb ky popull ka edhe gra.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb mashtrohemi kot. Flamurin munden me e ba t\u00eb madh sa t\u00eb dojn\u00eb, dhe me e ngrit\u00eb nalt sa t\u00eb dojn\u00eb, cilin t\u00eb dojn\u00eb, aj ka me mbet\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebrderisa njeriu i tok\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn gjuen hijen aj flamur, zvoglohet \u00e7do dit\u00eb deri ma edhe n\u00eb skamjen e andrratve e t\u00eb shpres\u00ebs, se jo ve\u00e7 t\u00eb buk\u00ebs. A e dini sa shtetas shqiptar\u00eb k\u00ebrkuen azil s\u00eb fundi n\u00ebp\u00ebr vendet e Bashkimit Evropian? A e dini q\u00eb shtetasit e Shqipnis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Bashkimin Evropian radhiten nd\u00ebr dhet\u00eb shtetet me p\u00ebrqindje ma t\u00eb nalt\u00eb t\u00eb azilk\u00ebrkuesitve? A e dini sa shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs s\u2019kan\u00eb pare me shku jasht p\u00ebr sh\u00ebrim, e vdesin p\u00ebrshkak t\u00eb trajtimit t\u00eb keq mjek\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb? A e dini q\u00eb shumica e shtetasitve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb politikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebtve qeveria ua paguen faturat mjek\u00ebsore? A e dini q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb grueja des gjat\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebrshkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebtve dhe kurrkush nuk shkon n\u00eb burg? A e dini q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb nuk dijn\u00eb me lexu? A e dini q\u00eb ministrat tan\u00eb nuk dijn\u00eb me lexu? A e dini sa gra u vran\u00eb prej krenaris\u00eb burrnore s\u00eb fundmi? A e dini sa gra nuk mujn\u00eb me hy n\u00eb pun\u00eb, ve\u00e7 pse jan\u00eb gra? A e dini sa gra p\u00ebrjashtohen prej pun\u00ebs, ve ve\u00e7 pse jan\u00eb gra? Pra, p\u00ebr me e than\u00eb shkurt, kur flamuri me urdh\u00ebn prej nalt, t\u00eb fluturon mbi krye me ta dhan\u00eb ty iluzionin e madh\u00ebshtis\u00eb, n\u00eb dehjet e mashtrimit kolektiv, mos k\u00ebqyr n\u00eb qiell, por k\u00ebqyr p\u00ebrreth varfnin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aj flamur po e mbulon me hije, p\u00ebr me e pa sa i vog\u00ebl ti si njeri je n\u00eb sy t\u00eb tyne, e p\u00ebr me e pa, sa e sa ma i vog\u00ebl je si njeri, n\u00ebse je grue.<\/p>\n<p>Po pra, ky s&#8217;asht problem flamurash, asht kriz\u00eb njer\u00ebzore. Asht piskam\u00eb e boshll\u00ebkut q\u00eb gufon n\u00eb jetat tona. Jetat tona q\u00eb jan\u00eb nji zhagitje e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekje me gjet\u00eb kuptim n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na rrethon. E me dekada neve na rrethojn\u00eb politika idiote q\u00eb e kan\u00eb ngulfat\u00eb mendjen ton\u00eb brenda vleratve e simboletve komb\u00ebtare t\u00eb cilat na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, tue mos lan\u00eb vend p\u00ebr naj ide t\u00eb re ku njer\u00ebzit luftat me d\u00ebshmue dashnin\u00eb p\u00ebr vendin nuk i bajn\u00eb me flamura, por me mend. Ja pra ku takohemi n\u00eb rrethrrotullime, aty ku ndalet ora. Por, asht ma leht\u00eb k\u00ebshtu. Ma leht\u00eb p\u00ebr me ik\u00eb prej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb me i p\u00ebrfaq\u00ebsue na ato. Fundi i fundit, me kang\u00eb krejt e dojm\u00eb mam\u00ebdheun. Me futboll gjithashtu. E tue pas\u00eb parsysh q\u00eb fjal\u00ebt e m\u00ebdhaja nuk i kursejm\u00eb as n\u00eb muhabete t\u00eb kota, kur vjen puna me veprue, veprat s&#8217;kan\u00eb qysh tjet\u00ebr pos me reflektue krejt varfnin\u00eb e mendjes ton\u00eb.<\/p>\n<p>Me dasht\u00eb, me dasht\u00eb asht v\u00ebshtir\u00eb. Se me e than\u00eb asht leht\u00eb. Prandaj, pytja s&#8217;asht qysh duhet me u dok flamuri mbi krenat tona, por qysh duhet me u dok njeriu mbi krenat tona. Kjo pytje ka ken\u00eb githmon\u00eb, ajo ma e rand\u00ebsishmja. Por, e kuptoj, seriozisht e kuptoj, flamuri nd\u00ebrrohet ma leht\u00eb, se kryet e njeriut.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kah k\u00ebqyri shoh nji plag\u00eb lufte. E mendja m&#8217;shkon te do marre q\u00eb i kemi grumbullue nd\u00ebr k\u00ebto vjeta, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ekziston nji flamur aq i madh q\u00eb kish mujt\u00eb me i mbulue. Asht marrja e harres\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn po dojm\u00eb &#8220;me bo paqen&#8221;. Kjo m&#8217;dhem ma s\u00eb shumti. Nuk po i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10688,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3365"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10887,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365\/revisions\/10887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3365"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}