{"id":3378,"date":"2016-11-15T13:35:11","date_gmt":"2016-11-15T11:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3378"},"modified":"2024-10-18T11:39:14","modified_gmt":"2024-10-18T09:39:14","slug":"astrit-dehari-dhe-siguria-ne-burgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/astrit-dehari-dhe-siguria-ne-burgje\/","title":{"rendered":"Astrit Dehari dhe siguria n\u00eb burgje"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Astrit Dehari dhe siguria n\u00eb burgje<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Vdekja e Astrit Deharit m\u00eb ka prekur pa mas\u00eb, nj\u00ebsoj si\u00e7 besoj, e ka prekur edhe secilin nga ju. Dhe k\u00ebt\u00eb jo ve\u00e7 p\u00ebr faktin se u shua nj\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb t\u00eb riu, q\u00eb sipas atyre q\u00eb e njoh\u00ebn ishte plot jet\u00eb e potencial, por p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kjo ndodhi. Astritin nuk e kam njohur, por vdekja e tij m\u00eb ka tronditur sikur ta kisha njohur gjith\u00eb jet\u00ebn. Jam prekur, sidomos, p\u00ebr shkak se Astriti vdiq aty ku do duhej t\u00eb ishte i sigurt, n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb individ p\u00ebrfundon n\u00eb paraburgim, apo n\u00eb burg, institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse duhet t\u00eb garantojn\u00eb parametrat esencial\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbrojtja e jet\u00ebs. Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb kujdesi po flas, mund t\u00eb pyesni, kur ne s\u2019kemi kushte t\u00eb mira n\u00eb liri, po k\u00ebrkoj tash kushte p\u00ebr t\u00eb burgosurit. Ajo q\u00eb duhet ditur q\u00eb n\u00eb fillim, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se t\u00eb burgosurit nuk privohen nga liria si hakmarrje p\u00ebr veprat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por si veprim shoq\u00ebror p\u00ebr ta korrektuar at\u00eb individ. Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb keqkuptim madhor, jo ve\u00e7 sot, jo ve\u00e7 te ne, por p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb shoq\u00ebri, q\u00eb burgun e kuptojn\u00eb si hakmarrje.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i burgjeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Sh\u00ebrbimit Korrektues t\u00eb Kosov\u00ebs (SHKK), t\u00eb pakt\u00ebn jo zyrtarisht. K\u00ebsisoj, vdekja e Astrit Deharit, n\u00eb rrethana tep\u00ebr t\u00eb dyshimta, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb madje edhe konspirative, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb brengosem p\u00ebrtej jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb individi, sado e dhimbshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja e tij. M\u00eb b\u00ebn t\u00eb brengosem p\u00ebr sh\u00ebrbimin korrektues, i cili, ve\u00e7 nga ky rast, po del se ka shum\u00eb probleme.<\/p>\n<p>Sistemi i burgjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej hallkave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb \u00a0sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, andaj edhe funksionimi i tij duhet t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkryer\u00ebs. Gjith\u00e7ka q\u00eb zhvillohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb sistem duhet t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plote me ligjet dhe aktet n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi. \u00a0P\u00ebr t\u2019u arritur kjo duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb infrastruktura e nevojshme dhe burimet adekuate njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Por, a i ka Kosova k\u00ebto kushte? Edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje dhe jan\u00eb shpenzuar shum\u00eb mjete p\u00ebr\u00a0 funksionimin e drejt\u00eb t\u00eb sistemit korrektues gjendja nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet nga dispozitat ligjore dhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo shihet edhe nga videot e ngjarjeve t\u00eb fundit ku shum\u00eb\u00e7ka ishte jasht\u00eb kritereve dhe standardeve evropiane q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori institucionesh.<\/p>\n<p>Burgjet dhe qendrat e paraburgimit jan\u00eb vendet ku rregulli dhe struktura duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pajisjet teknike, duhet \u00e7do her\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb prezantimit t\u00eb secilit moment t\u00eb v\u00ebzhgimit dhe vrojtimit me q\u00ebllim q\u00eb siguria t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin maksimal.\u00a0 Vendosja e kamerave duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr stafin i cili \u00a0ka p\u00ebr obligim t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb burgosurit 24 or\u00eb. N\u00eb rastin e video incizimit t\u00eb Astrit Deharit,\u00a0shpesh kur dera e qelis\u00eb s\u00eb par\u00eb hapej, dera e dyt\u00eb ( ajo e qelis\u00eb s\u00eb Astritit) nuk v\u00ebrehej mir\u00eb. Ndoshta ekzistojn\u00eb edhe pamje t\u00eb tjera nga kamera t\u00eb vendosura n\u00eb k\u00ebnde t\u00eb ndryshme e t\u00eb cilat nuk jan\u00eb shfaqur n\u00eb\u00a0 opinion, andaj un\u00eb po flas vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kamerat duhet t\u00eb prodhojn\u00eb material autentik t\u00eb nevojsh\u00ebm i cili \u00a0mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet n\u00eb rast t\u00eb procedur\u00ebs hetimore. \u00a0N\u00eb rastin e fundit kishte dilema n\u00ebse kamerat ishin t\u00eb azhurnuara dhe n\u00ebse incizimi i tyre ishte n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tilla kur video materialet nuk jan\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale, ato nuk mund t\u00eb konsiderohen\u00a0valide dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkeljet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet sepse p\u00ebrmes tyre nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet alibia, d\u00ebshmia. P\u00ebr m\u00eb tej, rrjedhja e k\u00ebtyre video incizimeve \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e dispozitave ligjore t\u00eb procedur\u00ebs hetimore. Dalja e tyre n\u00eb publik, n\u00ebse ato jan\u00eb autentike, tregon p\u00ebr nj\u00eb brisht\u00ebsi n\u00eb rrjedhjen e informacionit, andaj p\u00ebrgjegj\u00ebsia bije mbi organet e rendit, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse edhe p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtyre video incizimeve, derisa procedurat hetimore mos t\u00eb ken\u00eb mbaruar.<\/p>\n<p>Funksionimi i mir\u00ebfillt\u00eb i sistemit korrektues varet edhe nga burimet njer\u00ebzore, pra stafi i mjaftuesh\u00ebm me integritet t\u00eb lart\u00eb personal, niveli i p\u00ebrgatitjes adekuate profesionale, trajnimi dhe verifikimi i vazhduesh\u00ebm i aft\u00ebsive. E q\u00eb stafi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb detyr\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, sigurisht q\u00eb i gjith\u00eb zinxhiri komandues duhet t\u00eb ket\u00eb integritet personal dhe profesional.\u00a0 Burgjet duhet t\u00eb ken\u00eb aktivitete (kurse dhe trajnime) t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb aft\u00ebsimin e t\u00eb burgosurve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebta individ pas lirimit ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb riintegrimin n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Informata e par\u00eb q\u00eb doli n\u00eb opinion nga institucionet n\u00eb lidhje me rastin Dehari l\u00eb p\u00ebrshtypjen se shum\u00eb\u00e7ka nuk funksionon. \u00a0Konfuzionet rreth funksionimit t\u00eb sistemit, pikave logjistike, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr pun\u00ebt dhe detyrat nga autorizimet konkrete, l\u00ebn\u00eb shum\u00eb\u00a0p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. K\u00ebt\u00eb e them ngase nj\u00eb lloj tollovie n\u00eb korridoret e nj\u00eb qendre t\u00eb paraburgimit\u00a0 si\u00e7 shihet n\u00eb video incizim t\u00eb publikuar\u00a0 m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrngjan\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb \u00e7rregullt se sa n\u00eb nj\u00eb institucion, i cili duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb siguri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar me kushtetut\u00eb dhe ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb institucion korrektues ku ka rregull dhe disiplin\u00eb sh\u00ebtitja n\u00ebp\u00ebr korridor me dyer qelish q\u00eb hapen e mbyllen sipas d\u00ebshir\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb burgosurit duhet t\u00eb jen\u00eb brenda, v\u00eb\u00a0n\u00eb diskutim edhe sigurin\u00eb brenda atij institucioni, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb burgosurit, por edhe p\u00ebr vet\u00eb stafin.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosurit dhe t\u00eb paraburgosurit \u00a0jan\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkujdesje t\u00eb shtetit ndaj pavar\u00ebsisht se si do t\u00eb jet\u00eb epilogu i rastit, shteti nuk mund t\u00eb\u00a0 shfaj\u00ebsohet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, meq\u00eb Astrit Dehari vdiq sa ishte n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e shtetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dikush duhet dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Dehari dhe siguria n\u00eb burgje Vdekja e Astrit Deharit m\u00eb ka prekur pa mas\u00eb, nj\u00ebsoj si\u00e7 besoj, e ka prekur edhe secilin nga ju. Dhe k\u00ebt\u00eb jo ve\u00e7 p\u00ebr faktin se u shua nj\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb t\u00eb riu, q\u00eb sipas atyre q\u00eb e njoh\u00ebn ishte plot jet\u00eb e potencial, por p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":274,"featured_media":8407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[272],"class_list":["post-3378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":272,"user_id":274,"is_guest":0,"slug":"kaltrina-pajaziti","display_name":"Kaltrina Pajaziti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516368592156.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516368592156.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pajaziti","first_name":"Kaltrina","description":"Kaltrina Pajaziti \u00ebsht\u00eb magjistre e shkencave t\u00eb Kriminologjis\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb Kriminale nga Portland State University, SHBA dhe \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e \"Honor Society of Criminal Justice Society of America\". Kaltrina ka punuar me Sistemin e Burgjeve n\u00eb SHBA, kurse n\u00eb Kosov\u00eb ka punuar si ligj\u00ebruese dhe eksperte n\u00eb draftimin e Strategjis\u00eb p\u00ebr ESP. Fokusi i hulumtimeve t\u00eb saj jan\u00eb burgjet e ve\u00e7an\u00ebrisht programet e deradilakizmit n\u00eb burgje. Punimet e saj jan\u00eb prezentuar n\u00eb konferenca t\u00eb ndryshme n\u00eb Turqi, Sllovaki, Holand\u00eb dhe UK. Kaltrina ka ndjekur kurse edhe n\u00eb Harvard University Georgetown University (via Edx). Aktualisht Kaltrina \u00ebsht\u00eb udheheq\u00ebse e Institutit p\u00ebr Kriminologji dhe Kriminalistik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/274"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3378"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8644,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3378\/revisions\/8644"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3378"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}