{"id":3381,"date":"2016-11-18T12:16:16","date_gmt":"2016-11-18T10:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3381"},"modified":"2024-11-19T12:19:11","modified_gmt":"2024-11-19T10:19:11","slug":"liria-qe-skllaveron-dhe-shamia-qe-ndjell-epsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/liria-qe-skllaveron-dhe-shamia-qe-ndjell-epsh\/","title":{"rendered":"Liria q\u00eb skllav\u00ebron dhe shamia q\u00eb ndjell epsh"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>\u00c7do veshje asht n\u00eb thelb simbol dhe instrument n\u00ebnshtrimi. Sepse \u00e7do veshje i p\u00ebrket nji modeli t\u00eb caktuem i cili p\u00ebrkon me do vlera t\u00eb caktueme. Bile, edhe veshjet e mod\u00ebs s\u00eb fundit. Bile edhe zhveshjet e Kelly Brook. Por natyrisht, edhe shamia e grave myslimane.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Por, pse mbulohet nji gru myslimane? Un\u00eb nuk pranoj p\u00ebrgjigje t\u00eb thata. Pra, un\u00eb nuk e pranoj si p\u00ebrgjigje se kjo shkruhet n\u00eb Kuran dhe kaq. Jo jo, shum\u00e7ka tjet\u00ebr shkruhet n\u00eb Kuran dhe e cila me u kuptu bukfal\u00e7e \u00e7on drejt e n\u00eb Siri. Pra, edhe p\u00ebr Kuranin vyen nji mendje kritike. Pse pra, mbulohet me shami nji gru myslimane? P\u00ebrgjigjja asht shum\u00eb, shum\u00eb e thjesht\u00eb: sepse shamit\u00eb e mbyllin seksualisht gruen dhe nuk i ngucin ndjesit\u00eb e burrave. Nuk asht e msheft\u00eb q\u00eb myslimanizmi, ashtu si krishterizmi e orienton jet\u00ebn njer\u00ebzore kah shpirti dhe jo trupi. Kjo bot\u00eb materiale, seksuale, trupore \u2013 konceptohet si kalimtare. Dhe un\u00eb, dikur gabimisht i p\u00ebrkisja k\u00ebtij besimi (si platonist e jo si abrahamist): q\u00eb njer\u00ebzit e orientuem seksualisht kah grat\u00eb preken n\u00eb ndjenj\u00eb, kur i shohin grat\u00eb t\u00eb zbulueme. Pra, kok\u00ebfort\u00ebsisht i mbroja grat\u00eb me shami. M\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb padrejta. Seksualiteti funksionon ndryshe. Ashtu edhe intelekti. Dhe bot\u00eb platonike nuk ka. Nuk ka sheja t\u00eb saj. Demokracia e imazheve asht e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Personalisht mendoj se shamia i qet shum\u00eb seksi grat\u00eb. Kjo se, fantazia e njer\u00ebzve t\u00eb orientuem seksualisht kah grat\u00eb po shterp\u00ebsohet prej zhveshjeve t\u00eb grave tjera dhe imagjinata don terr p\u00ebr me punu. Pra, edhe shamia nuk e jep n\u00eb plotni thjesht mesazhin fetar mysliman. Bile, p\u00ebr me iu kallxu sa dredharake asht shoqnia e sotme e hapun seksualisht, duhet me iu kallxu se pornoylli num\u00ebr 2 n\u00eb bot\u00eb asht gru myslimane, me shami. Mbiemni i saj asht Khalifa. Ngacmimet ma t\u00eb shpeshta seksuale prej burrave ndaj grave\u00a0<a href=\"http:\/\/dare-think.com\/2016\/03\/dreadful-for-women-sexual-harassment-in-arab-countries\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">jan\u00eb regjistru n\u00eb vendet arabe.<\/a><\/p>\n<p>Pra, edhe n\u00ebse grat\u00eb myslimane me mendje kritike e kan\u00eb zgjedh\u00eb shamin\u00eb sepse d\u00ebshirojn\u00eb mos me nguc\u00eb seksualitetin e burrave \u2013 zgjedhja e tyne nuk ka evidenc\u00eb, nuk ka koherenc\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb gabim. Nuk respektohet e as tolerohet gabimi. Sot, fashizmi konceptohet i papranuesh\u00ebm sepse asht jokoherent. N\u00ebse kish me pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb pse me u lin\u00e7u secili q\u00eb shpreh bindje fashiste? Trump u sulmu thjesht p\u00ebr n\u00ebnkuptimet e tij fashiste.<\/p>\n<p>Shamia myslimane pra, p\u00ebrkon me do vlera t\u00eb v\u00ebrtetueme si jokoherente. Dhe edhe shoqnia liberale i ka do pika nevralgjike, ose do tabu q\u00eb kur preken shkaktojn\u00eb reagim e piskam\u00eb t\u00eb madhe. Fashizmi asht nd\u00ebr to. Dhe po ashtu, nd\u00ebr to jan\u00eb edhe tipe kulturore q\u00eb rrjedhin nga krishterizmi. E vdekun sot asht koha kur, mun me torturu tjetrin dhe me e konceptu at\u00eb veprim si form\u00eb hetimi.<\/p>\n<p>Dhe po ashtu, e vdekun asht koha kur ti mun me e shtyp\u00eb, skllav\u00ebru apo pron\u00ebsu nji gru ve\u00e7 pse asht gru. Pse? Sepse a edhe grat\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz dhe jo n\u00ebn-njer\u00ebz. Asht v\u00ebrtetu po ashtu q\u00eb gjinit\u00eb dhe sekset jan\u00eb konstrukte normative. Pra, edhe grat\u00eb din\u00eb me mendu, me shkru, me pikturu, me knu, me masturbu, me ba seks. Edhe grat\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi me qen\u00eb t\u00eb pavaruna dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pron\u00eb si burrat.<\/p>\n<p>Grat\u00eb e suksesshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat jan\u00eb v\u00ebrtetime t\u00eb k\u00ebtij pohimi. Grueja e sodit n\u00eb Evrop\u00eb, dallon \u2018esencialisht\u2019 prej grues s\u00eb shekullit t\u00eb XIX n\u00eb Evrop\u00eb. Bile dallimi asht aq i madh sa, kisha preferu q\u00eb gjinia me u riemnu. Por bota vazhdon me i bart\u00eb lloj-lloj primitivizmash. Kriza e madhe politike i ka detyru plot kombe me ba mbrapa-kthehu. Si rrjedhoj\u00eb, shamia lejohet n\u00eb shum\u00eb vende. Dhe ka gra t\u00eb suksesshme me shami. Por, shamia n\u00eb kryet e tyne p\u00ebrngjan me fashizmin e nji mendjeje brilante.<\/p>\n<p>Duhet me iu ndalu shfaqja n\u00eb publik sepse transmeton mesazh t\u00eb keq. Por natyrisht, n\u00eb demokraci rregullat i vendos ai q\u00eb e ka fuqin\u00eb, pushtetin. Prandaj, n\u00ebse lejohet ose jo q\u00eb nji gru me shami ose nji gru cullak me i m\u00ebsu nxan\u00ebsit \u2013 kjo vendoset prej pushtetit. Ashtu qysh pushteti e ka vendos\u00eb Kushtetut\u00ebn, Pavar\u00ebsin\u00eb, liberalizmin e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk besoj te liria, prandaj mbetem kund\u00ebr \u00e7dokujt e kund\u00ebr \u00e7do sendi q\u00eb e konceptoj si t\u00eb damsh\u00ebm! N\u00ebse e kam p\u00ebrdor\u00eb fjal\u00ebn \u2018liberaliz\u00ebm\u2019 ndonjiher\u00eb, asht se kam mendu me iu mashtru. Ose, kam qen\u00eb i lodhun e i kam ra shkurt argumentimeve t\u00eb caktueme.<\/p>\n<p>Pra, harrojeni lirin\u00eb. Ajo nuk ekziston. Ekzistojn\u00eb ve\u00e7 forma n\u00ebnshtrimi (p\u00ebr me u kthy n\u00eb fillim). Dhe ajo t\u00eb cil\u00ebs duhet me iu n\u00ebnshtru asht nji edukim pa gra me shami dhe pa gra q\u00eb vijn\u00eb cullak n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Tri pika&#8230;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do veshje asht n\u00eb thelb simbol dhe instrument n\u00ebnshtrimi. Sepse \u00e7do veshje i p\u00ebrket nji modeli t\u00eb caktuem i cili p\u00ebrkon me do vlera t\u00eb caktueme. Bile, edhe veshjet e mod\u00ebs s\u00eb fundit. Bile edhe zhveshjet e Kelly Brook. Por natyrisht, edhe shamia e grave myslimane. Por, pse mbulohet nji gru myslimane? Un\u00eb nuk pranoj [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":9690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1100,1102,1890,1007],"ppma_author":[145],"class_list":["post-3381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-feja","tag-islami","tag-shamia","tag-te-drejtat-e-grave"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3381"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10489,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3381\/revisions\/10489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3381"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}