{"id":3408,"date":"2016-12-11T11:54:36","date_gmt":"2016-12-11T09:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3408"},"modified":"2025-01-16T12:04:15","modified_gmt":"2025-01-16T10:04:15","slug":"kjo-eshte-koha-me-e-rrezikshme-per-planetin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/kjo-eshte-koha-me-e-rrezikshme-per-planetin-tone\/","title":{"rendered":"Kjo \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr planetin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<p>Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillim pabarazin\u00eb, sepse i kemi mjetet p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar bot\u00ebn ton\u00eb, por jo p\u00ebr t&#8217;u arratisur nga ajo.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p><em><a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/commentisfree\/2016\/dec\/01\/stephen-hawking-dangerous-time-planet-inequality\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Artikulli origjinal<\/a>\u00a0i botuar n\u00eb The Guardian<\/em><\/p>\n<p>Si fizikan teorik me baz\u00eb n\u00eb Kejmbrixh, un\u00eb e kam jetuar jet\u00ebn time n\u00eb nj\u00eb konak jasht\u00ebzakonisht t\u00eb privilegjuar. Kejmbrixh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i pazakont\u00eb, i p\u00ebrqendruar rreth nj\u00ebrit prej universiteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb. Brendap\u00ebrbrenda atij qyteti, komuniteti shkencor, pjes\u00eb e t\u00eb cilit u b\u00ebra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebzetat e mia, \u00ebsht\u00eb rralluar edhe m\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb bashku me at\u00eb komunitet shkencor, nj\u00eb grup i vog\u00ebl nd\u00ebrkomb\u00ebtar i fizikan\u00ebve teorik\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kam kaluar jet\u00ebn duke punuar s\u00eb bashku, mundet q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb joshen p\u00ebr t\u00eb konsideruar veten n\u00eb maj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, me popullaritetin q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb librat e mi, dhe me izolimin q\u00eb m\u2019u imponua nga s\u00ebmundja, un\u00eb ndjehem sikur kulla ime prej fildishi po rritet.<\/p>\n<p>Pra refuzimi i fundit i elitave si n\u00eb Amerik\u00eb ashtu edhe n\u00eb Britani, natyrisht se m\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuar mua, po aq shum\u00eb sa kujtdo tjet\u00ebr. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr vendimin e elektoratit britanik p\u00ebr t\u00eb refuzuar an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e Bashkimit Evropian dhe at\u00eb t\u00eb publikut amerikan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar Donald Trumpin si presidentin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm, nuk ka dyshime n\u00eb mendjet e komentator\u00ebve se kjo qe nj\u00eb ulurim\u00eb e zem\u00ebrimit nga njer\u00ebzit q\u00eb u ndjen\u00eb se kishin qen\u00eb t\u00eb braktisur nga udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Ky qe momenti, duket se secili pajtohet,\u00a0 kur t\u00eb harruarit fol\u00ebn, duke gjetur z\u00ebrat e tyre p\u00ebr t\u00eb refuzuar k\u00ebshillat dhe udh\u00ebzimet e ekspert\u00ebve dhe elitave kudo.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam p\u00ebrjashtim nga ky rregull. Para vot\u00ebs Brexit, un\u00eb paralajm\u00ebrova se ajo do ta d\u00ebmtonte hulumtimin shkencor n\u00eb Britani, dhe se nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar do t\u00eb na kthente nj\u00eb hap mbrapa, dhe elektorati \u2013 ose t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb proporcion mjaftuesh\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u2013 nuk m\u00eb vuri re as mua e as ndonj\u00ebrin prej udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb, sindikalist\u00ebve, artist\u00ebve, shkenc\u00ebtar\u00ebve, biznismen\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhan\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vendit, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebshill\u00eb t\u00eb pav\u00ebn\u00ebre.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi tani, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa zgjedhjet e b\u00ebra nga k\u00ebto dy elektorate, \u00ebsht\u00eb se si reagojn\u00eb elitat. A duhet q\u00eb ne, nga ana e jon\u00eb, t\u00eb refuzojm\u00eb k\u00ebto vota si t\u00eb ishin derdhje t\u00eb nj\u00eb popullizmi t\u00eb vrazhd\u00eb q\u00eb d\u00ebshton s\u00eb marri parasysh faktet, dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u2019iu shmangemi apo t\u2019i keqinterpretojm\u00eb zgjedhjet q\u00eb ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb? Un\u00eb do t\u00eb thosha se kjo do t\u00eb qe nj\u00eb gabim I tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Brengat prapa k\u00ebtyre votave lidhur me pasojat ekonomike t\u00eb globalizimit dhe ndryshimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar teknologjik jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb kuptueshme. Automatizimi i fabrikave q\u00eb tashm\u00eb ka asgj\u00ebsuar vende t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb prodhimtarin\u00eb tradicionale, si dhe ngritja e inteligjenc\u00ebs artificiale, ka gjas\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs thell\u00eb te klasat e mesme, me vet\u00ebm rolet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kreative, apo mbik\u00ebqyr\u00ebse q\u00eb do t\u00eb mbesin.<\/p>\n<p>Kjo nga ana e saj do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb pabarazin\u00eb ekonomike gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebrreth bot\u00ebs. Interneti dhe platformat t\u00eb cilat i mund\u00ebson, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb nj\u00eb grup shum\u00eb i vog\u00ebl individ\u00ebsh t\u00eb ken\u00eb profit t\u00eb pamas\u00eb p\u00ebrderisa q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb pak njer\u00ebz. Kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, ky \u00ebsht\u00eb progresi, por kjo \u00ebsht\u00eb po ashtu socialisht shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Ne duhet ta v\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb pran\u00eb shembjes financiare, q\u00eb iu dha njer\u00ebzve t\u00eb kuptojn\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl individ\u00ebsh q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin financiar mund t\u00eb marrin shp\u00ebrblime t\u00eb bujshme dhe q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt e pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses dhe e marrim p\u00ebrsip\u00ebr fatur\u00ebn kur bab\u00ebzia e tyre na \u00e7on n\u00eb qorrsokak. Duke marr\u00eb parasysh t\u00eb gjith\u00ebn, ne jemi duke jetuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb zgjerimit, e jo zvog\u00eblimit, t\u00eb pabarazis\u00eb financiare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz e shohin jo vet\u00ebm standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs, por edhe vet aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar jetes\u00ebn, q\u00eb zhduket. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u befasuar, pra, q\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn Trump dhe Brexit do t\u00eb jet\u00eb dukur se e kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pasoj\u00eb e paq\u00ebllimt\u00eb e shtrirjes globale t\u00eb internetit dhe medias sociale \u00ebsht\u00eb se natyra e zymt\u00eb e k\u00ebtyre pabarazive \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e dukshme se sa q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. P\u00ebr mua, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur teknologjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb \u00e7liruese dhe pozitive. Pa t\u00eb, un\u00eb nuk do t\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vazhdoj pun\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb kaluan.<\/p>\n<p>Por kjo gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb se jet\u00ebt e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb prosperuese t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb pik\u00eblluesh\u00ebm t\u00eb dukshme p\u00ebr k\u00ebdo, sado i varf\u00ebr, q\u00eb ka qasje n\u00eb telefon. E meq\u00eb sot n\u00eb Afrik\u00ebn n\u00ebnsahariane ka m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz me telefon sesa me qasje n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, kjo s\u00eb shpejti do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gati asnj\u00ebri n\u00eb planetin ton\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb populluar nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i shmanget pabarazis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat jan\u00eb t\u00eb pastra si loti: t\u00eb varfrit rural\u00eb i sulen qyteteve, t\u00eb shtyr\u00eb nga shpresa. E shpesh pastaj, duke par\u00eb q\u00eb nirvana e Instagramit nuk \u00ebsht\u00eb e arritshme aty, ata e k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb p\u00ebrtej detit, duke iu bashkuar numrit n\u00eb rritje t\u00eb migrant\u00ebve ekonomik\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nga ana e tyre, k\u00ebta migrant\u00eb vendosin k\u00ebrkesa t\u00eb reja mbi infrastrukturat dhe ekonomit\u00eb e vendeve ku ata arrijn\u00eb, duke minuar toleranc\u00ebn dhe duke i fryr\u00eb zjarrit t\u00eb popullizmit politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, aspekti m\u00eb brengos\u00ebs i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb se tash, m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, lloji yn\u00eb duhet t\u00eb punoj\u00eb s\u00eb bashku. Ne ballafaqohemi me sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ambientale: ndryshimi klimatik, prodhimi i ushqimit, mbipopullimi, shpopullimi i llojeve t\u00eb tjer\u00eb, s\u00ebmundjet epidemike, apo acidifikimi i oqeaneve.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku, ato na p\u00ebrkujtojn\u00eb q\u00eb ne jemi n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zhvillimin e njer\u00ebzimit. Ne tash kemi n\u00eb dispozicion teknologjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar planetin n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, por nuk e kemi zhvilluar ende aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u arratisur nga ky planet. Mbase pas disa qindra vjet\u00ebsh, ne do t\u00eb kemi vendosur koloni njer\u00ebzish mes yjeve, por tash p\u00ebr tash ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb planet, dhe duhet q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr ta mbrojtur.<\/p>\n<p>Q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne duhet\u00a0t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb, e jo t\u00eb ngrisim, pengesa brendap\u00ebrbrenda dhe mes kombeve. P\u00ebr t\u00eb pasur shansin q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit e bot\u00ebs duhet t\u00eb pranojn\u00eb se e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore, dhe po vazhdojn\u00eb ta l\u00ebn\u00eb shumic\u00ebn pas dore. Me resurset gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb koncentruara n\u00eb duart e disave, ne do t\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb pasurin\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa n\u00eb t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb jo vet\u00ebm vende t\u00eb pun\u00ebs, por industri t\u00eb t\u00ebra q\u00eb zhduken, ne duhet t\u2019iu ndihmojm\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re dhe t\u2019i mb\u00ebshtesim ata financiarisht gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. N\u00ebse komunitetet dhe ekonomit\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb nivelet e tashme t\u00eb migrimit, ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb inkurajuar zhvillimin global, meq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb do t\u2019i bindte miliona migrant\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n<p>Ne mund t\u2019ia dalim,\u00a0jam\u00a0optimist i madh p\u00ebr llojin tim; por do t\u00eb duhet q\u00eb elitat, prej Londr\u00ebs n\u00eb Harvard, prej Kejmbrixhit n\u00eb Hollivud, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00ebsimet e vitit t\u00eb kaluar. Mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb pak p\u00ebrul\u00ebsi.<\/p>\n<p>________<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Bardhi Bakija<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillim pabarazin\u00eb, sepse i kemi mjetet p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar bot\u00ebn ton\u00eb, por jo p\u00ebr t&#8217;u arratisur nga ajo. Artikulli origjinal\u00a0i botuar n\u00eb The Guardian Si fizikan teorik me baz\u00eb n\u00eb Kejmbrixh, un\u00eb e kam jetuar jet\u00ebn time n\u00eb nj\u00eb konak jasht\u00ebzakonisht t\u00eb privilegjuar. Kejmbrixh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i pazakont\u00eb, i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":619,"featured_media":12107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2329,2328],"ppma_author":[2345],"class_list":["post-3408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-artikull","tag-shkrim"],"authors":[{"term_id":2345,"user_id":619,"is_guest":0,"slug":"stephen-hawking","display_name":"Stephen Hawking","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3356.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3356.webp"},"user_url":"","last_name":"Hawking","first_name":"Stephen","description":"Stephen William Hawking was an English theoretical physicist, cosmologist, and author who was director of research at the Centre for Theoretical Cosmology at the University of Cambridge"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/619"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3408"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12109,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3408\/revisions\/12109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3408"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}