{"id":3416,"date":"2018-03-28T11:32:23","date_gmt":"2018-03-28T09:32:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3416"},"modified":"2024-12-11T12:14:45","modified_gmt":"2024-12-11T10:14:45","slug":"andrra-e-nji-kurve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/andrra-e-nji-kurve\/","title":{"rendered":"Andrra e nji &#8220;kurve&#8221;"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Nji kerr i vog\u00ebl, nji burr\u00eb i madh, dy student\u00eb, nji ligj\u00ebruese e stomatologjis\u00eb me njohuri t\u00eb thella n\u00eb fush\u00ebn e psikologjis\u00eb dhe nji udh\u00ebtim shekullor, t\u00eb gjitha brenda nji dite.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Un e pres autobusin. Deri sa t\u00eb vjen autobusi kalojn\u00eb nja dhet\u00eb kerre t\u00eb vogla q\u00eb punojn\u00eb privatisht, ilegalisht ose\/dhe jo, linj\u00ebn e autobusit nr. 1. Un nuk hypi. Pres. Vjen nji koleg\u00eb, burr\u00eb, n\u00eb stacion nja dhet\u00eb a pes\u00ebmdhet\u00eb minuta mas meje. Dhe niset p\u00ebr shpi nja pes\u00ebmdhet\u00eb a njizet minuta para meje. Kur vjen kerri (taxi), shoferi i t&#8217;cilit kur afrohet sinjalizon me gisht q\u00eb asht sh\u00ebrbyes privat i linj\u00ebs t\u00eb 1-shit, aj s&#8217;ka nevoj\u00eb me u mendue dy her\u00eb a me hyp\u00eb a jo. Aj s&#8217;ka nevoj\u00eb me k\u00ebqyr\u00eb kush gjindet brenda. A jan\u00eb krejt burra? A ka naj grue? A asht e mundshme q\u00eb shoferi s&#8217;asht 1-sh e ve\u00e7 e \u00e7oj gishtin se i &#8220;p\u00eblqeva&#8221;?<\/p>\n<p>Ti, eh ti, me bo mos me i mendue krejt k\u00ebto ndodh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundon me naj kerr q\u00eb s&#8217;asht hi\u00e7 1-sh. Ndodh\u00eb tipi me Porsche Panamera t&#8217;nalet te kamb\u00ebt edhe tue e p\u00ebrdor kodin e 1-shit don me t&#8217;ba ner\u00eb e me t&#8217;\u00e7ue n\u00eb shpi. Ndodh\u00eb. M&#8217;ka ndodh\u00eb. P\u00ebr pak u idhnue q\u00eb ia refuzova ner\u00ebn. Ndodh\u00eb hyp\u00eb n\u00eb nji kerr t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb asht 1-sh, se autobusi s&#8217;vjen as mas gjys\u00eb ore q\u00eb ke prit\u00eb, e po bjen shi, e po bjen bor\u00eb e je tue u m\u00ebrdhi (e jo q\u00eb ke nevoj\u00eb p\u00ebr krejt k\u00ebt\u00eb justifikim dreqi e marrt\u00eb) dhe n\u00eb stacionin e ardhsh\u00ebm hyp\u00eb nji burr\u00eb n\u00eb t\u00eb njajtin kerr, q\u00eb nuk e ka hi\u00e7 problem me u zgjanue p\u00ebrskej teje thue se asht tue u ul\u00eb kamb\u00ebkryq n\u00eb od\u00eb t\u00eb burratve. Ve\u00e7 me t\u00eb prek\u00eb pak bre. Me t\u00eb prek\u00eb. Me e akuzue s&#8217;mundesh. Se dreqi e marrt\u00eb, argumentimi mbi pafajsin\u00eb e tij asht n&#8217;maje t\u00eb guh\u00ebs: ngusht bijo. Pse nuk ecshe n\u00eb kamb\u00eb, masi s&#8217;po t\u00eb p\u00eblqen. E hajt de, pse? Pse nuk ecsha n\u00eb kamb\u00eb? K\u00ebshtu q\u00eb e msheli goj\u00ebn dhe e ndjej trupin e nji burri t\u00eb huej, nji burri q\u00eb s&#8217;po e due, qysh m\u00eb ngjeshet p\u00ebr trupi. Njiher\u00eb ve\u00e7 pak, se un shtyna kah dera aq shum sa filloj me u tut\u00eb mos po \u00e7elet e po bie. Dhe taman mendoj q\u00eb i l\u00ebshova boll vend, aj vazhdon me u frye e m\u00eb ngjeshet p\u00ebr trupi edhe pak ma shum. Me u zhduk\u00eb s&#8217;muj\u00eb. Me u skuq\u00eb s&#8217;e kam njet. Vendosi me i forcue muskujt e kamb\u00ebs. Shtyju aj kah un. Shtyju un kah aj. Zgjanohu aj. Zgjanohu un. Se fundi i fundit, s&#8217;asht gar\u00eb muskujsh, asht gar\u00eb e mendjes kjo. E din aj, ma mir\u00eb se un e din. Oh, qysh e din aj.<\/p>\n<p>Atij i p\u00eblqen, po get, kur kamb\u00ebn q\u00eb e zgjanon n\u00eb drejtim t\u00eb trupit tem un ia shtyj\u00eb me forc\u00eb mbrapa. I p\u00eblqen rezistenca, i doket si pjes\u00ebmarrje n\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d. Po e kuptoni, i doket sikur ajo &#8220;JO&#8221;- ja q\u00eb interpretohet si nji &#8220;PO&#8221; tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e burrnis\u00eb. I doket si &#8220;provokim&#8221;. Ashiqare i p\u00eblqen, saq\u00eb fillon me marr\u00eb frym\u00eb shlir\u00eb e me u zgjanue edhe ma fort. Nji buz\u00ebqeshje i lakohet f\u00ebtyr\u00ebs s\u00eb tij prej idioti. E merr si shej\u00eb miratimi po get q\u00eb un s&#8217;po skuqna prej marres. E merr si aprovim, nashta edhe si shprehje admirimi e dashnie?! Qaq i vyn\u00eb. E duroj edhe nja dy t\u00eb shtyme e tani i thom: A mundesh me e mledh\u00eb veten pak zotni, sa nuk je derdh\u00eb? Po, po, sa nuk je derdh\u00eb i thash. Shokuese! I erdh me kesh\u00eb. Keshi edhe shoferi. Keshi edhe nji plak i ulun p\u00ebrpara p\u00ebrskej shoferit. Kesh\u00ebn ashtu n\u00ebn dhamb\u00eb,\u00a0kuptohet, burrnisht. Por, n\u00ebn hijen e t&#8217;keshm\u00ebs p\u00ebr bes\u00eb e ndjeva q\u00eb edhe u tut\u00ebn pak.<\/p>\n<p>Me u mbledh\u00eb u mblodh. Mes neve u krijue nji hap\u00ebsin\u00eb, sa me e nxan\u00eb edhe nji njeri aty. Durt\u00eb i qiti mbi gjunj\u00eb tue i lidh\u00eb gishtat. I p\u00ebrzdredhke gishtat, tue u mundue me kuptue \u00e7ka deqi ndodhi. Nuk u m\u00ebsue nji kurv\u00eb e rastit, pardon, nji grue e rastit me i fol\u00eb me gjuh\u00ebn q\u00eb ate e ban burr\u00eb, e grat\u00eb si un i ban \u201cpa edukat\u00eb\u201d.\u00a0 E ku ka pas\u00eb me m\u00ebsue n\u00eb k\u00ebt\u00eb mo\u00e7al morali q\u00eb ka prodhue patriarkati me shekuj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb mo\u00e7al morali q\u00eb vazhdon me u prodhue. N\u00eb libra t\u00eb shkoll\u00ebs, shansa asht e madhe q\u00eb aj ka lexue p\u00ebr \u201cfemrat e p\u00ebrdalura\u201d. Ka m\u00ebsue p\u00ebrmendsh definicione p\u00ebr mu.<\/p>\n<p>Natyrisht, un zbres nja dy stacione ma her\u00ebt se q\u00eb e pata nd\u00ebrmend. Eci n\u00eb kamb\u00eb. Dhe deri sa t\u00eb mb\u00ebrrij n\u00eb shpi, m\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb shekujt n\u00ebp\u00ebr kamb\u00eb. Lexoj emnat e rrug\u00ebtve, tue thith\u00eb gazrat e kerretve. Shum pak emna grash. Shum burra. Tep\u00ebr burra. Dhe shumica prej tyne mat\u00ebs burrnie nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p>Nalna n\u00eb semafor me prit\u00eb, se po due me dal\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Dy burra t\u00eb rinj rreth t\u00eb njizetave tue ledhatue sedr\u00ebn e njani tjetrit, po i thojn\u00eb nji vajz\u00ebs: &#8220;ani k\u00ebqyre kishe s&#8217;po m\u00eb folet. Qyre more, kishe s&#8217;po don. Qy, qy qysh po e nal\u00eb veten mos me kesh\u00eb. Po i vjen marre me kallxue q\u00eb po i p\u00eblqejna.&#8221; Dhe e rrumbullaksojn\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr burrnor tue iu afrue me trup. Ajo nji hap ik\u00eb. K\u00ebta nji hap e njekin. E k\u00ebqyri semaforin. Edhe 27 sekonda e kuqe. A ia vlen me fol\u00eb? A nd\u00ebrrohet bota p\u00ebr 27 sekonda? I k\u00ebqyri k\u00ebta burra t\u00eb rinj e thom me vete,\u00a0\u00e7ka u prish\u00eb p\u00ebr njizet e kusur vjet, zor me u ndreq p\u00ebr 27 sekonda.\u00a0 Por, ajo vajza nashta ka nevoj\u00eb dikush me i kallxue q\u00eb as 27 sekonda s&#8217;ka nevoj\u00eb ma me durue. Dhe q\u00eb as 27 sekonda ma nuk asht vet. I drejtohem k\u00ebtyne burratve t\u00eb rinj, tue i fol\u00eb njonit trim q\u00eb me marr\u00eb vesh edhe tjetri: &#8220;jo kishe s&#8217;po m\u00eb folet, por s&#8217;po i folet. Kush je ti me t\u00eb fol\u00eb ajo aty? Po mendon q\u00eb je i parezistuesh\u00ebm a? Po mendon q\u00eb asaj po i vjen marre, se qaq shum je tue i p\u00eblqye, sa s&#8217;po ka guxim me t\u00eb k\u00ebqyr a? Kush je ti, hajt kush? Nuk po t\u00eb k\u00ebqyr, se nuk asht e interesume. Pik\u00eb. Qekaq e thjesht\u00eb asht. JO. S&#8217;je tue i p\u00eblqye. JO. Nuk po don me fol\u00eb me ty. JO. Nuk ke t\u00eb drejt\u00eb me e njek\u00eb. JO.&#8221;\u00a0 Tue u zg\u00ebrdhi mes vete,\u00a0t\u00eb habitun pak, me \u201cskripta\u201d n\u00ebn sjetull mor\u00ebn hov me kalue rrug\u00ebn n\u00eb t\u00eb kuqe djelmoshat e rreziksh\u00ebm. Tre sekonda pa u ba gjelb\u00ebr. Jo, bota nuk ndryshohet p\u00ebr 27 sekonda. Por, p\u00ebr 24 sekonda ama, pastrohet pak b\u00ebrllog prej saj, mendova me vete. Nashta me ia nis\u00eb pastrimin e b\u00ebrllogut me student\u00eb e profesor\u00eb e staf akademik q\u00eb ngacmojn\u00eb studente nuk asht ide e keqe. Dhe jo, nuk ka lidhje qysh veshesh. Hi\u00e7 s&#8217;ka lidhje. N\u00ebse t\u00eb ngacmojn\u00eb, ata kan\u00eb faj. Pik\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrrita n\u00eb shpi dikur. Po i k\u00ebqyri en\u00ebt, krejt pa la. E gjeta dyqysh nji pijat\u00eb t\u00eb lame. Ia marova vetes nji sendvi\u00e7. Po bona gati me k\u00ebqyr nji film e me hang\u00ebr. Thash hajt t&#8217;ia l\u00ebshoj nji sy fejsbukut. Lexoj: Filan profesoresha e stomatologjis\u00eb, tue u thirr\u00eb n\u00eb njohurit\u00eb e saj mbi ndikimet negative psikologjike t\u00eb provokimit nga vajzat ndaj natyr\u00ebs s\u00eb brisht\u00eb mashkullore, jep k\u00ebshilla studentetve mos me u vesh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provokative.<\/p>\n<p>Heu, thom me vete, qysh m&#8217;paska ik\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb ato vjet studime krejt kjo psikologji e provokimetve. S&#8217;asht e mundshme. &#8220;Profesoresh\u00ebn&#8221; e gugllirati.\u00a0 M&#8217;dalin nja dy fotografi t\u00eb saja. E lyme e ngjyme. Ajo shihet n\u00eb nji zyre, po get t\u00eb saj\u00ebn, pra n\u00eb UP, thue se asht ndreq me shkue n\u00eb kanagjegj. Por, nuk e gjykoj. A e dini pse? Pun\u00eb p\u00ebr te qysh lyhet e qysh ngjyhet. Krejt \u00e7ka m\u00eb intereson prej saj si &#8220;profesoresh\u00eb&#8221; asht \u00e7ka ka n\u00eb mend. Dhe lypi najsen prej mendjes t\u00eb saj n\u00eb gug\u00ebll. M\u00eb del, n\u00eb ma shum se nji burim (un zgjedhi Koh\u00ebn Ditore), kjo: \u201c<em>Nj\u00eb porosi, edhe gjinis\u00eb fem\u00ebrore, studenteve, stafit akademik, stafit administrativ, i apeloj q\u00eb mos t\u00eb provokojn\u00eb, mos t\u00eb vishen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provokuese, sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb efekt psikologjik q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb shum\u00eb negativisht n\u00eb rrethin ku ai student ose ajo studente kryen ushtrimet, ligj\u00ebratat. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht prej dukjes s\u00eb jashtme, nuk arsyetohet asnj\u00eb ngacmim seksual. I apeloj vajzat e reja q\u00eb mos t\u00eb harrojn\u00eb se jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb institucioni shum\u00eb serioz ku kryhen ushtrime dhe ligj\u00ebrata nga profesor\u00eb dhe asistent\u00eb, p\u00ebrndaj edhe duhet ta respektojn\u00eb kodin e veshjes.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Allahile? Tashti ose asgj\u00eb nuk e justifikon ngacmimin seksual, ose veshja provokuese e justifikon?! Ja njana, ja tjetra zonja Pustina-Krasniqi. \u00a0Gjasa asht q\u00eb \u201cprofesoresha\u201d asht shpreh gabimisht. Ajo, e cila mbi t\u00eb gjitha ka detyr\u00eb me qen\u00eb model emancipues p\u00ebr student\u00ebt, e jo gjyqtare morale, jam e sigurt\u00eb q\u00eb me k\u00ebrkimfaljen e saj, kur ta sqaron gabimin, ka me na ofendue edhe ma shum.\u00a0 Sepse, gjasa asht e madhe q\u00eb ajo ka shpreh bash mend\u00ebsin\u00eb e saj, por ka \u201cgabue\u201d se e ka than\u00eb publikisht, sepse i ka rr\u00ebshqit perdja e korrekt\u00ebsis\u00eb politike. Prapa t\u00eb cil\u00ebs kahnjiher\u00eb edhe politikan\u00ebt na tingllojn\u00eb progresiv.<\/p>\n<p>En\u00ebt nuk i lajta as ma von\u00eb. Ka koh\u00eb nes\u00ebr. Masnes\u00ebr. Nashta edhe hi\u00e7. U ula me shkruejt k\u00ebt\u00eb shkrim. Para se me e krye ia lexova shoqetve. Si me fol\u00eb p\u00ebr mue, m&#8217;tha njana. Si me fol\u00eb p\u00ebr mue, tha tjetra. Edhe p\u00ebr mue, tha e treta. Edhe p\u00ebr mue, tha e kat\u00ebrta. Edhe p\u00ebr mue, tha pa e dijt\u00eb p\u00ebr \u00e7ka po folim, e bija pes\u00eb vje\u00e7are e t\u00eb dyt\u00ebs. E jo, edhe p\u00ebr ty jo. Jo. Boll ma. Jo. Dhe pik\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, ky shkrim nuk asht nji udh\u00ebtim pun\u00eb &#8211; shpi, ky asht nji udh\u00ebtim shekullor p\u00ebr krejt grat\u00eb. Dhe te e bija e shoqes tem, ky udh\u00ebtim ka me u ndal\u00eb.\u00a0Ajo ka me u vesh\u00eb qysh t&#8217;ka qef. Ajo s&#8217;ka me ni k\u00ebshilla seksiste prej nji &#8220;profesoreshe&#8221; se qysh me u vesh\u00eb p\u00ebr mos me i provokue profesorat e studentat. Ajo s&#8217;ka me lexue p\u00ebr vajza t\u00eb &#8220;p\u00ebrdalura&#8221; n\u00eb libra t\u00eb shkoll\u00ebs. Ajo s&#8217;ka me pranue, more ajo as s&#8217;ka me ni, argumente bullshit mbi psikologjin\u00eb e efektetve negative t\u00eb provokimit s\u00eb grat\u00ebve ndaj burratve. Sepse, na k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kena me e p\u00ebrfundue sot.<\/p>\n<p>Tue u mundue me e p\u00ebrmbyll\u00eb dyqysh k\u00ebt\u00eb shkrim, nji pytje ia nisi me mu sill\u00eb n\u00ebp\u00ebr krye. A thue, a ka me m\u00eb pa n\u00eb and\u00ebrr aj burri i kerrit? Mue mu kan\u00eb ba aq shum burra t\u00eb till\u00eb n\u00eb ankthet e mija, sa ma nuk nxen. Nji asht e sigurt\u00eb, n\u00eb andrr\u00ebn e tij un e di q\u00eb jam \u00e7ka aj don un me qen\u00eb. Por, nes\u00ebr kur t\u00eb zbardh dita, n\u00eb realitetin ton\u00eb, aj asht muti q\u00eb un kam me e luftue tue ba, e tue qen\u00eb \u00e7ka un due. Pik\u00eb. Un duhet me e luftue, q\u00eb mos me pas\u00eb nevoj\u00eb me luftue e bija e shoqes tem nes\u00ebr p\u00ebr me ba e p\u00ebr me qen\u00eb \u00e7ka ajo don, pa u ndje n\u00eb siklet se mos e provokoj dikend se u vesh\u00eb shum, a u vesh\u00eb pak; se i ka gjinjt\u00eb e vegj\u00ebl, a i ka gjinjt\u00eb e m\u00ebdhenj; se ka shum killa, a ka pak killa; se i ka buz\u00ebt tep\u00ebr t\u00eb kuqe; a pak t\u00eb fryme. Thjesht\u00eb ajo ka t\u00eb drejt\u00eb me u ndi q\u00eb asht taman. Qe, kjo asht andrra jem. Po pra, qeshtu duket andrra e nji &#8220;kurve&#8221;. Dhe, p\u00ebr fund nji lutje: \u00a0thuej grue, jo fem\u00ebn. T\u00eb lutem! Se edhe lopa asht fem\u00ebn.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nji kerr i vog\u00ebl, nji burr\u00eb i madh, dy student\u00eb, nji ligj\u00ebruese e stomatologjis\u00eb me njohuri t\u00eb thella n\u00eb fush\u00ebn e psikologjis\u00eb dhe nji udh\u00ebtim shekullor, t\u00eb gjitha brenda nji dite. Un e pres autobusin. Deri sa t\u00eb vjen autobusi kalojn\u00eb nja dhet\u00eb kerre t\u00eb vogla q\u00eb punojn\u00eb privatisht, ilegalisht ose\/dhe jo, linj\u00ebn e autobusit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10899,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1050,1174,1007],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3416","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-feminizmi","tag-patriarkati","tag-te-drejtat-e-grave"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3416"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10900,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3416\/revisions\/10900"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3416"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}