{"id":3424,"date":"2016-12-24T15:45:29","date_gmt":"2016-12-24T13:45:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3424"},"modified":"2024-12-23T15:52:53","modified_gmt":"2024-12-23T13:52:53","slug":"korrupsioni-nuk-eshte-problem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/korrupsioni-nuk-eshte-problem\/","title":{"rendered":"Korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb problem!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr korrupsionin si problem k\u00ebto koh\u00eb. Madje jo vet\u00ebm si problem, por edhe si shkaktar i shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave: varf\u00ebris\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb, mos-liberalizimit t\u00eb vizave, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Mir\u00ebpo pyetja fundamentale q\u00eb duhet shtruar, besoj; e q\u00eb, mjerisht, \u00ebsht\u00eb duke u injoruar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga kolumnist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Sbunker (<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88461\/vetevendosje-nuk-eshte-prishtina-ndash-prishtina-nuk-eshte-vetevendosje\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">1<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88487\/korrupsioni-ky-perbindesh-i-yni-nen-shtrat\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">2<\/a>\u00a0dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88495\/korrupsioni-perceptimi-dhe-mcc\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">3<\/a>)\u00a0\u00ebsht\u00eb: A duhet konceptuar korrupsionin thjesht dhe vet\u00ebm si problem, apo si simptom\u00eb e modelit ekonomik neoliberal q\u00eb na \u00ebsht\u00eb imponuar n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpamjen time, \u00ebsht\u00eb kjo e fundit.<\/p>\n<p>Sepse korrupsioni \u2013 duam apo jo ta pranojm\u00eb \u2013 ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb mbetet pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e privatizimeve t\u00eb egra q\u00eb kan\u00eb ndodhur mbas vitit 2000 e k\u00ebtej.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7far\u00eb ka ngjar\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb vend se privatizimi t\u00eb ul\u00eb nivelin e korrupsionit n\u00eb vend \u2013 tek e fundit, kjo ka qen\u00eb arsyeja kryesore pse na thuhej se duhet privatizuar nd\u00ebrmarrjet publike dhe shoq\u00ebrore, ai vet\u00ebm sa e ka thelluar at\u00eb. Madje jo vet\u00ebm q\u00eb e ka thelluar, por q\u00eb besa \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar edhe n\u00eb shkaktarin kryesor t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, k\u00ebtu konsiston edhe problemi me qasjen e gabuar t\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit nga ana e organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, institucioneve vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ngase duke u marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs vet\u00ebm me luftimin e korrupsionit si pasoj\u00eb, e jo me luftimin e neoliberalizmit si problem, korrupsioni nuk ka pasur si t\u00eb minimizohet.<\/p>\n<p>I vetmi subjekt politik, mendoj, q\u00eb e ka luftuar modelin ekonomik neoliberal; dhe rrjedhimisht, korrupsionin si pasoj\u00eb e tij, ka qen\u00eb dhe mbetet L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Pse po them k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Sepse, p\u00ebr dallim nga institucionet vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare; p\u00ebr dallim nga organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe partit\u00eb politike; p\u00ebr dallim nga gazetar\u00ebt dhe analist\u00ebt, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me luftimin e korrupsionit, por edhe me kund\u00ebrshtimin e modelit neoliberal; i cili, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb shkaktari kryesor i korrupsionit, varf\u00ebris\u00eb dhe papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, realisht, q\u00ebndron edhe pasakt\u00ebsia e nj\u00eb akuze t\u00eb kahmotshme q\u00eb i b\u00ebhet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, se gjoja ajo nuk merret me korrupsionin por vet\u00ebm me tema t\u00eb m\u00ebdha: bashkimi komb\u00ebtar, negociatat me Serbin\u00eb, demarkacioni me Malin e Zi, asociacioni serb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por, meqen\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb me kund\u00ebrshtimin e modelit ekonomik neoliberal, e m\u00eb pak korrupsionit si pasoj\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja e gabuar se Vet\u00ebvendosja nuk \u00ebsht\u00eb duke e marr\u00eb fare me luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Vet\u00ebvendosja jo vet\u00ebm q\u00eb ka folur n\u00eb vazhdim\u00ebsi kund\u00ebr modelit ekonomik neoliberal dhe korrupsionit; por ka marr\u00eb hapa konkret\u00eb n\u00eb luftimin e\u00a0tyre.<\/p>\n<p>Shikojeni Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, ta z\u00ebm\u00eb \u2013 komun\u00eb kjo q\u00eb sot merret si shembull i qeverisjes me duar t\u00eb pastra (ka d\u00ebrguar mbi 100 dosje n\u00eb prokurori; ka b\u00ebr\u00eb hapjen e shum\u00eb \u00e7erdheve publike me baz\u00eb n\u00eb komunitet (term ky q\u00eb i flak\u00ebron neoliberal\u00ebt); ka b\u00ebr\u00eb hapjen dhe rregullimin e qendrave t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb familjare; \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb rregullimin i transportit publik (q\u00eb pritet n\u00eb dit\u00ebt dhe muajt n\u00eb vijim); ka krijuar dhe ndri\u00e7uar hap\u00ebsira t\u00eb shumta publike; ka b\u00ebr\u00eb ndalimin e nd\u00ebrtimeve pa leje \u2013 t\u00eb cilat, po t\u00eb vazhdonin si n\u00eb hyqmin e shkuar Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb Prishtina t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb qytet si ai i Napolit n\u00eb filmin e famsh\u00ebm t\u00eb Francesco Rosi-t, \u201cHands over the City\u201d (1963)).<\/p>\n<p>E t\u00eb mos p\u00ebrmendim mbajtjen e protestave, demonstratave dhe aksioneve kund\u00ebr privatizimeve t\u00eb shumta; rrahjet, arrestimet, burgosjet, e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, un\u00eb mendoj se jan\u00eb gazetar\u00ebt dhe analist\u00ebt, jo L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosja, ata q\u00eb duhet akuzuar pse nuk po flasin mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nivelin e korrupsionit. Sepse, p\u00ebr dallim nga Vet\u00ebvendosja, k\u00ebta kurr\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme nuk e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb kund\u00ebr hegjemonis\u00eb neoliberale n\u00eb Kosov\u00eb; e cila, si\u00e7 e n\u00ebnvizova m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i korrupsionit. Madje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013q\u00eb nuk jan\u00eb pozicionuar kund\u00ebr modelit ekonomik neoliberal, por shpeshher\u00eb kan\u00eb ditur t\u00eb shnd\u00ebrrohen edhe n\u00eb instrumente t\u00eb legjitimimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse korrupsioni \u00ebsht\u00eb konceptuar si problem, e jo si pasoj\u00eb, s\u2019do mend se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problemi i madh.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja ime ekzistojn\u00eb kat\u00ebr arsye\u00a0kryesore pse \u00ebsht\u00eb konceptuar k\u00ebsisoji. E para, konsideroj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryek\u00ebput me instrumentalizimin e korrupsionit p\u00ebr t\u00eb privatizuar nd\u00ebrmarrjet publike dhe shoq\u00ebrore, m\u00eb kollaj e m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, cili ka qen\u00eb arsyetimi pse nj\u00eb nd\u00ebrmarrje publike dhe shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb privatizuar?<\/p>\n<p>Korrupsioni dhe nepotizmi. Ja, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb dy arsyet e vetme.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb, mendoj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me dialogun me shtetin serb. Duke qen\u00eb se konjuktura ekzistuese n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera t\u00eb shumta korruptive dhe kriminale (kujtojeni p\u00ebrgjimet e fundit, ta z\u00ebm\u00eb), bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ka p\u00ebrdorur korrupsionin thjesht si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb shantazhuar udh\u00ebheq\u00ebsit kosovar\u00eb: fillimisht, p\u00ebr t\u00eb pranuar dialogun pa kushte me Serbin\u00eb, dhe m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb pranuar marr\u00ebveshjet e d\u00ebmshme n\u00eb kurriz t\u00eb subjektivitetit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si thot\u00eb populli: e kan\u00eb pasur bishtin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me der\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja e tret\u00eb, n\u00eb gjykimin tim, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me justifikimin e prezenc\u00ebs s\u00eb misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb: UNMIK-ut dhe EULEX-it. Si\u00e7 pranohet gjer\u00ebsisht, ka qen\u00eb pik\u00ebrisht niveli i lart\u00eb i korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si arsyetim p\u00ebr pranin\u00ebn e misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare; ndon\u00ebse, m\u00eb duhet t\u00eb shtoj, misionet e tilla nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, ama bash asgj\u00eb p\u00ebr luftimin e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Madje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb; por, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, jan\u00eb zhytur edhe vet\u00eb n\u00eb korrupsion si mos m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Dhe arsyeja e fundit, besoj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krimet e supozuara t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u2019kuptim?<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin q\u00eb, duke dashur t\u00eb procedojn\u00eb rastet e krimeve t\u00eb supozuara t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, dhe duke menduar se komandant\u00ebt e UCK-s\u00eb g\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrkrahjen e popullit, misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb vepruar si n\u00eb vijim: fillimisht, le t\u2019i lejojm\u00eb komandant\u00ebt e luft\u00ebs t\u00eb korruptohen dhe t\u00eb kriminalizohen. K\u00ebshtu, ata do t\u00eb humbasin p\u00ebrkrahjen q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb popull; dhe m\u00eb pas, ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duam me ta: t\u2019i arrestojm\u00eb, burgosim, d\u00ebnojm\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ka ndodhur, realisht: shumica e komandant\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs sot gjenden ose n\u00eb burgje, ose duke u t\u00ebrhequr zvarr\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr krimet e supozuara t\u00eb luft\u00ebs. Nd\u00ebrkaq korrupsioni e krimi i organizuar vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>K\u00ebto, n\u00eb mendimin tim, jan\u00eb arsyet kryesore pse korrupsioni \u00ebsht\u00eb konceptuar si problem, e jo si pasoj\u00eb direkte e modelit ekonomik neoliberal q\u00eb \u00ebsht\u00eb imponuar pas-lufte.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb t\u00eb pozicionohemi kund\u00ebr k\u00ebtij modeli t\u00eb p\u00ebr\u00e7udsh\u00ebm ekonomik; i cili, si asgj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb shkaktar p\u00ebr mjerimin gjith\u00ebmbarsh\u00ebm shoq\u00ebror, ekonomik dhe politik.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr korrupsionin si problem k\u00ebto koh\u00eb. Madje jo vet\u00ebm si problem, por edhe si shkaktar i shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave: varf\u00ebris\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb, mos-liberalizimit t\u00eb vizave, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mir\u00ebpo pyetja fundamentale q\u00eb duhet shtruar, besoj; e q\u00eb, mjerisht, \u00ebsht\u00eb duke u injoruar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga kolumnist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Sbunker (1,\u00a02\u00a0dhe\u00a03)\u00a0\u00ebsht\u00eb: [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":559,"featured_media":11557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2019,998,833],"ppma_author":[2156],"class_list":["post-3424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-korrupsioni","tag-politike","tag-vv"],"authors":[{"term_id":2156,"user_id":559,"is_guest":0,"slug":"armend-mazreku","display_name":"Armend Mazreku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/avatar_user_495_1606093936-200x200-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mazreku","first_name":"Armend","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/559"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3424"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3424\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11558,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3424\/revisions\/11558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3424"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}