{"id":3484,"date":"2018-05-28T11:42:58","date_gmt":"2018-05-28T09:42:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3484"},"modified":"2024-12-17T11:51:27","modified_gmt":"2024-12-17T09:51:27","slug":"veshtiresia-e-paperballueshme-e-te-enderruarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/veshtiresia-e-paperballueshme-e-te-enderruarit\/","title":{"rendered":"V\u00ebshtir\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme e t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruarit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Po, v\u00ebrtet e fituat<br \/>\nrealitetin.<br \/>\nPor, n\u00eb vend t\u00eb tij, i\u00a0humb\u00ebt<br \/>\n\u00ebndrrat.<\/p>\n<p>(Frym\u00ebzuar nga nj\u00eb shkrimtar austriak)<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb tijin t\u00eb botuar n\u00eb motin e larg\u00ebt 1899, Sigmund Freud p\u00ebrmend, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, historin\u00eb e nj\u00eb burri t\u00eb rraskapitur, i cili, pasi i vdes\u00a0i biri nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, bie n\u00eb dremitje dhe \u00ebnd\u00ebrrit\u00eb sikur djali i tij ndodhej gjall\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat t\u00eb rrethuar me qirinj p\u00ebrplot flak\u00eb, duke s\u00ebk\u00ebllitur me t\u00eb madhe: \u201cBaba, a nuk po e sheh q\u00eb jam duke u djegur?\u201d Sakaq, t\u00eb pakt\u00ebn sipas asaj q\u00eb Freud transmeton, kuptojm\u00eb se babai qe zgjuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb nga kjo \u00ebnd\u00ebrr e tmerrshme, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se trupi i pajet\u00eb i t\u00eb birit kish filluar menj\u00ebmend t\u00eb digjej nga flak\u00ebt e nj\u00eb qiriri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e kish shtyer babain e djalit n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb dremitur dhe \u00ebnd\u00ebrruar, p\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs fillestare t\u00eb tij thjesht p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur? Sipas Freud, ajo q\u00eb e kish shtyer babain e djalit n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u2019u kotur dhe \u00ebnd\u00ebrruar ishte sakt\u00ebsisht d\u00ebshira e tij p\u00ebr ta par\u00eb djalin e vet edhe nj\u00eb her\u00eb gjall\u00eb. Prandaj, argumenton Freud, babai kish zgjatur gjumin p\u00ebr nj\u00eb moment m\u00eb shum\u00eb\u2014meq\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mundte ta mbante djalin e vet \u201cende\u201d gjall\u00eb. Si\u00e7 shprehet edhe vet\u00eb, \u00ebndrra parap\u00eblqehej n\u00eb vend t\u00eb zgjimit sepse p\u00ebrmbushte d\u00ebshir\u00ebn e babait p\u00ebr ta par\u00eb djalin e vet edhe nj\u00eb her\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, me k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb Freud\u2014q\u00eb \u00ebndrra parap\u00eblqehej n\u00eb vend t\u00eb zgjimit, pasi mund\u00ebsonte p\u00ebrmbushjen e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb babait p\u00ebr ta par\u00eb djalin e tij edhe nj\u00eb her\u00eb gjall\u00eb\u2014nuk pajtohej psikoanalisti i famsh\u00ebm francez, Jacques Lacan, i cili, p\u00ebrkund\u00ebr\u00a0Freud, thoshte se, n\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb babai preferonte zgjimin dhe p\u00ebrballjen me realitetin e humbjes s\u00eb t\u00eb birit, sesa p\u00ebrjetimin e vdekjes s\u00eb tij n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u2014meq\u00eb kjo e fundit, sipas tij, p\u00ebrmbante m\u00eb shum\u00eb \u201crealitet\u201d brenda. Ose, th\u00ebn\u00eb tjet\u00ebrqysh, p\u00ebrballjen e v\u00ebrtet\u00eb traumatike: \u201cNuk ishte nd\u00ebrhyrja e sinjalit nga realiteti i jasht\u00ebm [flaka\/tymi] q\u00eb zgjoi baban\u00eb e shkret\u00eb nga gjumi [si\u00e7 besonte Freud], por karakteri traumatik i pap\u00ebrballuesh\u00ebm i asaj q\u00eb ndeshi n\u00eb end\u00ebrr.\u201d Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij rileximi radikal, Lacan, ndryshe nga Freud, mendonte se m\u00ebsimi kryesor q\u00eb mund t\u00eb nxjerrim nga rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte prandaj ajo q\u00eb aludonte ky i fundit: pra, q\u00eb \u00ebndrrat jan\u00eb p\u00ebr ato\u00a0q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb realitetin (n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb wish fulfillment), por sakt\u00ebsisht e kund\u00ebrta: q\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u00ebndrrat.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu si Lacan, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tijin t\u00eb botuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb London Review of Books, Slavoj ?i?ek argumentonte se m\u00ebsimi kryesor i rastit n\u00eb fjal\u00eb qe mu ajo q\u00eb thoshte Lacan: pra, q\u00eb \u201crealiteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb \u00ebndrrave.\u201d Madje, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb rilexim radikal t\u00eb Lacan, ?i?ek citon edhe poezin\u00eb e famshme t\u00eb Primo Levi-t, t\u00eb titulluar \u201cReveille,\u201d n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky i fundit p\u00ebrmbledh historin\u00eb e t\u00eb mbijetuar\u00ebve t\u00eb kampeve t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vet\u00ebm dy strofa. P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, n\u00eb strof\u00ebn e par\u00eb Levi tregon sesi t\u00eb mbijetuarit\u2014derisa ndodhen n\u00eb kamp\u2014shohin n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, duke ngr\u00ebn\u00eb ushqim t\u00eb mir\u00eb, duke u rr\u00ebfyer njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrm historin\u00eb e vet tragjike\u2014kur, me t\u00eb \u00e7elur dielli, ushtar\u00ebt nazist\u00eb i urdh\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjuar nga gjumi, duke u b\u00ebrtitur \u2018Wstawac!\u2019 (\u2018\u00c7ohuni!\u2019). P\u00ebr dallim, n\u00eb strof\u00ebn e dyt\u00eb\u2014si\u00e7 e p\u00ebrmend ?i?ek, gjithashtu Levi tregon sesi t\u00eb mbijetuarit ndodhen n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb ushqyer p\u00ebr merak, duke u rr\u00ebfyer t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve historin\u00eb e vet tragjike\u2014kur, papritur e pakujtuar, e imagjinojn\u00eb s\u00ebrish urdh\u00ebrin e ushtar\u00ebve nazist\u00eb \u2018Wstawac!\u2019 (\u2018\u00c7ohuni!\u2019). Sipas ?i?ek, p\u00ebrmbysja q\u00eb ngjan nga strofa e par\u00eb n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendimtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi. Meq\u00eb, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrmbajtja n\u00eb t\u00eb dyja strofat \u00ebsht\u00eb formalisht e nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb strof\u00ebn e par\u00eb \u00ebndrra nd\u00ebrpritet brutalisht nga urdh\u00ebri i ushtar\u00ebve nazist\u00eb, kurse n\u00eb strof\u00ebn e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb realiteti q\u00eb nd\u00ebrpritet nga urdh\u00ebri i imagjinuar. Andaj, si p\u00ebrfundim, ?i?ek, ashtu si Lacan p\u00ebrpara tij, konkludon se m\u00ebsimi kryesor i vepr\u00ebs s\u00eb Freud, Interpretimi i \u00cbndrrave, si dhe poezis\u00eb s\u00eb famshme \u201cReveille,\u201d \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb cek\u00ebm m\u00eb lart: pra, q\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk mund t\u00eb durojn\u00eb \u00ebndrrat.<\/p>\n<p>Po i referohem k\u00ebtij m\u00ebsimi t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Lacan dhe ?i?ek mbi pap\u00ebrballueshm\u00ebrin\u00eb e \u00ebndrrave sepse, n\u00eb mendimin tim, na ndihmon p\u00ebr t\u00eb shpjeguar transformimin radikal t\u00eb ish drejtues\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje nga \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00eb, idealist\u00eb dhe aktivist\u00eb (si\u00e7 ishin dikur), n\u00eb realist\u00eb, materialist\u00eb, pragmatist\u00eb, e institucionalist\u00eb (si\u00e7 kan\u00eb p\u00ebrfunduar sot).<\/p>\n<p>Pse po e them k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Shkurt, po e them sepse, nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, figura t\u00eb tilla v\u00ebrtet udh\u00ebhiqeshin nga \u00ebndrra, ideale dhe kauza shoq\u00ebrore e komb\u00ebtare. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, nga besimi se koha, si\u00e7 do t\u00eb thoshte nj\u00eb mendimtar q\u00eb e kam n\u00eb qejf, mbartte nj\u00eb kuptim, nj\u00eb q\u00ebllim, nj\u00eb premtim, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb ishte historia, emancipimi, \u00e7lirimi, bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb, mir\u00ebqenia, demokracia, progresi, drejt\u00ebsia, liria kolektive. Prandaj, si\u00e7 dihet bot\u00ebrisht, ishin n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje. Dhe, duke qen\u00eb n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, prandaj ishin t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si duket, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb lodhur nga k\u00ebto \u00ebndrra, ideale dhe kauza. Dhe, n\u00eb vend t\u00eb tyre, kan\u00eb vendosur t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb at\u00eb q\u00eb filozofi i famsh\u00ebm francez, Alain Badiou, e quan \u201cligji i pam\u00ebshirsh\u00ebm i realitetit.\u201d Apo, si\u00e7 nj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs i tij i referohet ndryshe, \u201cligji i t\u00eb tashmes dhe t\u00eb mundshmes.\u201d Sepse, si\u00e7 pohuam dhe m\u00eb lart, duke u bazuar n\u00eb shkrimet e Lacan dhe ?i?ek, realiteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb \u00ebndrrave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, sipas vizionit obskurantist, objektivist dhe konsensualist t\u00eb tyre\u2014t\u00eb informuar nga Psikologjia e Suksesit 1, 2 dhe 3, recetat e famshme t\u00eb Hetem Ramadanit mbi sh\u00ebrimin e s\u00ebmundjeve me \u00e7aj kamomile, si dhe shkrimet e pafundme t\u00eb Osho-s dhe Daut Demakut mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e evakuimit t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb ardhm\u00ebs (meq\u00eb parajsa \u00ebsht\u00eb sall \u201ck\u00ebtu dhe tash\u201d)\u2014kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherit rruga m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshtuar. Ose, m\u00eb sakt\u00eb, rruga m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Si\u00e7 do t\u00eb thoshte Badiou, k\u00ebta qartazi e kan\u00eb kuptuar se \u201ct\u00eb mos p\u00ebrpiqesh p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrtej asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb rruga m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshtuar.\u201d<\/p>\n<p>Prandaj, si\u00e7 mund ta keni par\u00eb edhe vet\u00eb, koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb filluar nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr studio televizive \u201ckrimin\u201d e tyre t\u00eb dikursh\u00ebm\u2014pra, q\u00eb kan\u00eb besuar se historia kish kuptim, se \u00ebndrrat apo artikulimet utopike qen\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr rimendim dhe rikonfigurim t\u00eb realitetit ekzistues, dhe q\u00eb i p\u00ebrkiste popullit (e jo teknokrat\u00ebve apo ekspert\u00ebve t\u00eb hamamit) p\u00ebr t\u2019i realizuar ato. Madje jo vet\u00ebm kaq, por si\u00e7 do t\u00eb thoshte nj\u00eb mendimtar bashk\u00ebkohor francez, k\u00ebta kan\u00eb filluar t\u00eb denoncojn\u00eb edhe vet\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb mund\u00ebson t\u00eb menduarit utopik: pra, besimin se koha bart nj\u00eb kuptim, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nj\u00eb premtim, dhe q\u00eb i p\u00ebrket pik\u00ebrisht popullit ta realizoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur aspak q\u00eb sot i d\u00ebgjojm\u00eb duke folur p\u00ebr parti politike, e jo p\u00ebr L\u00ebvizje. P\u00ebr \u201cbashk\u00ebpunime rajonale,\u201d dhe jo p\u00ebr bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr \u201crespektim t\u00eb shtetit ligjor,\u201d dhe jo p\u00ebr shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. P\u00ebr demokraci liberale, dhe jo p\u00ebr demokraci radikale. P\u00ebr rrethana objektive, dhe jo p\u00ebr vullnet subjektiv. P\u00ebr zhvillim ekonomik, dhe jo p\u00ebr mir\u00ebqenie. P\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb interesit, dhe jo p\u00ebr popull. P\u00ebr \u201coferta reale politike,\u201d duke harruar q\u00eb t\u00eb \u2018premtosh m\u00eb pak nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb premtosh m\u00eb ndryshe\u2019, dhe jo p\u00ebr alternativa qeveris\u00ebse. P\u00ebr liri t\u00eb zgjedhjes individuale, dhe jo p\u00ebr liri kolektive. P\u00ebr \u201cshanse t\u00eb barabarta,\u201d dhe jo p\u00ebr barazi socio-ekonomike. P\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtje t\u00eb vogla,\u201d si mbjellja e ndonj\u00eb luleje, dhe jo p\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha,\u201d si puna e sovranitetit, territorit, bashkimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, dialogut me Serbin\u00eb, formimit t\u00eb ushtris\u00eb, Zajednic\u00ebs, etj.). P\u00ebr interesa dhe vlera, e jo p\u00ebr ide dhe koncepte. P\u00ebr qytete dhe organizata \u201csupra\u201dnacionale, e jo p\u00ebr shtet dhe komb. P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe diversitet, e jo p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe universalitet. P\u00ebr kapacitetet e \u201cpazakonta\u201d t\u00eb ekspert\u00ebve dhe teknokrat\u00ebve t\u00eb tyre, nd\u00ebrkaq jo p\u00ebr kapacitetet intelektuale dhe diskursive t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr administrim dhe menaxhim t\u00eb buxheteve, e jo p\u00ebr udh\u00ebheqje dhe drejtim t\u00eb vendit. P\u00ebr tryeza dhe konferenca me zyrtar\u00eb, e jo p\u00ebr protesta dhe demonstrata me qytetar\u00eb\u2026. Sepse, si\u00e7 deklaruam edhe m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kollajshme, kurse t\u00eb flas\u00ebsh (e t\u00eb veprosh) p\u00ebr \u00ebndrra, ideale, kauza, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot rreziqe, v\u00ebshtir\u00ebsi, mundime, d\u00ebshtime, etj.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb vend t\u00eb ndryshimit t\u00eb vendit, k\u00ebta kan\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb po ndryshojm\u00eb vet\u00eb, q\u00eb s\u00eb paku, t\u00eb b\u00ebhemi heronj t\u00eb tregimeve tona. Fundja, nuk jan\u00eb bash budallenj ata q\u00eb thon\u00eb: \u2018Ndryshimi fillon nga vetvetja,\u2019 ose \u2018B\u00ebhu ndryshimi q\u00eb d\u00ebshiron ta shoh\u00ebsh n\u00eb bot\u00eb!\u2019 Vet\u00ebm se ne, arsyetojn\u00eb i madh e i vog\u00ebl i tyre, duke qen\u00eb epitom\u00eb e maksim\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshme \u2018Mendo globalisht, vepro lokalisht,\u2019 do ta adaptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb maksim\u00eb gjeniale n\u00eb kontekstin lokal, duke e b\u00ebr\u00eb \u2018B\u00ebhu ndryshimi q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb!\u2019 Ah, sa e bukur! Duke shpresuar se, nj\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhemi modele t\u00eb suksesshme dhe, kur t\u00eb kemi mb\u00ebrritur mosh\u00ebn e pleq\u00ebris\u00eb, t\u00eb shkruajm\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr po aq t\u00eb suksessh\u00ebm sa edhe ne, me nj\u00eb titull intrigues q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zgjuar kureshtjen e gjithsecilit p\u00ebr ta lexuar, Si t\u00eb b\u00ebhesh i Suksessh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb Shtet t\u00eb D\u00ebshtuar: 14 K\u00ebshilla t\u00eb Vlefshme nga 12 Deputet\u00eb dhe 2 Kryebashkiak\u00eb t\u00eb Suksessh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po, v\u00ebrtet e fituat realitetin. Por, n\u00eb vend t\u00eb tij, i\u00a0humb\u00ebt \u00ebndrrat. (Frym\u00ebzuar nga nj\u00eb shkrimtar austriak) N\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb tijin t\u00eb botuar n\u00eb motin e larg\u00ebt 1899, Sigmund Freud p\u00ebrmend, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, historin\u00eb e nj\u00eb burri t\u00eb rraskapitur, i cili, pasi i vdes\u00a0i biri nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, bie n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":545,"featured_media":11240,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1881,2075],"ppma_author":[2165],"class_list":["post-3484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-mendimi","tag-ndryshimi"],"authors":[{"term_id":2165,"user_id":545,"is_guest":0,"slug":"armendd-mazreku","display_name":"Armend Mazreku","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/82933dbb0b60f889a4b9e62f3ec0920a50a99f39ee7fb114f239c4f0cd52712e?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Mazreku","first_name":"Armend","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/545"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3484"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11241,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3484\/revisions\/11241"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3484"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}