{"id":3497,"date":"2017-02-16T16:57:26","date_gmt":"2017-02-16T14:57:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3497"},"modified":"2024-11-13T17:02:26","modified_gmt":"2024-11-13T15:02:26","slug":"perceptimet-e-rreme-qe-njollosin-kosoven-dhe-faktet-qe-deshmojne-arritjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/perceptimet-e-rreme-qe-njollosin-kosoven-dhe-faktet-qe-deshmojne-arritjet\/","title":{"rendered":"Perceptimet e rreme q\u00eb njollosin Kosov\u00ebn dhe faktet q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb arritjet"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrvjetori i 9-t\u00eb i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs po e gjen Kosov\u00ebn me nj\u00eb munges\u00eb atmosfere festive, si pasoj\u00eb e nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb tensionit t\u00eb brendsh\u00ebm politik q\u00eb e ka helmuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre optimizmin tek opinionin publik. Fatkeq\u00ebsisht tonet negative e pesimiste po hedhin rr\u00ebnj\u00eb dhe po eklipsojn\u00eb arritjet e shumta t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur duke krijuar nj\u00eb perceptim joreal t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, Kosova ia ka dal\u00eb t\u00eb eci p\u00ebrpara n\u00eb konsolidimin e shtetit, madje n\u00eb shum\u00eb raste ka ecur m\u00eb mir\u00eb sesa vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore q\u00eb nuk kan\u00eb pasur sfid\u00ebn e shtet-nd\u00ebrtimit dhe njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Kosova. Damkosja negative q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00ebia b\u00ebjn\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit Kosov\u00ebs, duke e portretizuar si shtet gati t\u00eb d\u00ebshtuar, bazohet n\u00eb paragjykime dashakeqe ose perceptime t\u00eb rreme, sepse faktet shkencore tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Problemi m\u00eb i madh n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb padyshim ekonomia mir\u00ebpo shpesh n\u00eb Kosov\u00eb ka z\u00ebra pothuaj mazokist q\u00eb e p\u00ebrmendin me zell t\u00eb madh kurdoher\u00eb \u00ebq\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse shikojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb ardhurave p\u00ebr frym\u00eb del qart\u00eb q\u00eb n\u00eb kontinent Kosova l\u00eb prapa Gjeorgjin\u00eb, Armenin\u00eb, Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb\u00eb pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb brendshme politike, sfidave t\u00eb shtet-nd\u00ebrtimit dhe njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe faktit q\u00eb vitet e para t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb koinciduan me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore t\u00eb 70 viteve t\u00eb fundit, Kosova ka pasur nj\u00eb rritje ekonomike solide, m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn n\u00eb rajon, me mesatarisht diku tek 4.5 % n\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2017 \u00ebsht\u00eb projektuar nga Banka Bot\u00ebrore nj\u00eb rritje prej 3.9% nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor rritja mesatarisht e parashikuar ka qen\u00eb 2.7%. Mir\u00ebpo kur flitet p\u00ebr konsolidimin e shtetit paralelisht me rritjen ekonomike \u00ebsht\u00eb konsoliduar ndjesh\u00ebm edhe administrata tatimore dhe doganore t\u00eb cilat nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mburren se duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si model p\u00ebr vendet e tjera fqinje. Buxheti i shtetit nga 891 milion\u00eb euro q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2007 n\u00eb vitin e fundit para pavar\u00ebsis\u00eb dhjet\u00eb vite m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb 2 miliard\u00eb, pra m\u00eb shum\u00eb se dyfishim. Pra kjo rritje nuk ka ardhur vet\u00ebm prej rritjes s\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, por prej rritjes me mbi 70% t\u00eb t\u00eb ardhurave tatimore e doganore pra prej p\u00ebrpjekjeve kund\u00ebr informalitetit dhe kontraband\u00ebs si dhe shtrirjes s\u00eb kontrollit t\u00eb shtetit n\u00eb gjith\u00eb territorin e republik\u00ebs, p\u00ebrfshi k\u00ebtu kontrollin e kufirit verior.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj,n\u00eb raportin e Leht\u00ebsirave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Biznes t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore mes 190 vendesh t\u00eb marra n\u00eb konsiderat\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs renditet n\u00eb vendin e 60-t\u00eb duke l\u00ebn\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb vendeve prapa. Duhet patur par\u00ebsysh q\u00eb kur Kosova u b\u00eb an\u00ebtare e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 2009 renditej n\u00eb vendin e 113-t\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb hapa gjigande n\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr t\u00ebu p\u00ebrmir\u00ebsuar 53 vende prandaj p\u00ebr vite me kjo organizate e quante Kosov\u00ebn nd\u00ebr reformartor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Bot\u00eb.\u00eb N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb prodhuar po nga Banka Bot\u00ebrore me P\u00ebC q\u00eb titullohet Pagesa e Taksave, dhe p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm nivelin e taksave por edhe numrin dhe leht\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb tyre, Kosova renditet n\u00eb vendin e 43-t\u00eb nga 189 shtete t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb raport. Konsolidimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut e demonstron edhe raporti i p\u00ebrvitsh\u00ebm i njohur fondacionit amerikan Heritage i quajtur &#8220;Indeksi i Liris\u00eb Ekonomike&#8221;, i cili e pozicionon Kosov\u00ebn n\u00eb vendin e 46 mes 180 vendeve t\u00eb marra n\u00eb shqyrtim dhe t\u00eb dytin n\u00eb mbar\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr retorik\u00eb negative \u00eblidhur me ekonomin\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohet dendur n\u00eb Kosov\u00eb nga disa parti e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, \u00ebsht\u00eb se kinse ekziston nj\u00eb i ashtuquajtur \u00ebsistem i eg\u00ebr neoliberal\u00eb si dhe nj\u00ebfar\u00eb \u00eboligarkie politike e cila p\u00ebrdor shteti p\u00ebr p\u00ebrfitime private\u00eb. N\u00ebse kjo do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sundonte pabarazia ekonomike e cila n\u00eb m\u00ebnyre shkencore matet me koeficientin Gini. Ky koeficient \u00ebsht\u00eb shpikur nga statisticieni italian Corrado Gini\u00ebn\u00eb vitin 1912 p\u00ebr t\u00eb matur nivelin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Kosov\u00ebs jan\u00eb\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb vitit 2013 q\u00eb i japin indikatorin 26.7. Ky nj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues goxha i ul\u00ebt i pabarazis\u00eb \u00ebsht\u00eb i krahasuesh\u00ebm me shtetet nordike t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb konsiderohen nga t\u00eb gjith\u00eb si shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb egalitare, si p\u00ebr shembull: Norvegjia 25.9; Islanda 26.9; Finlanda 27.3 apo Suedia 27.3. Vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb faza t\u00eb ngjashme tranzicioni si Kosova e kan\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pabarazis\u00eb se Kosova si p\u00ebr shembull: Shqip\u00ebria 29; Serbia 29.1; Mali i Zi 32.3; Bosnje Hercegovina 33.8 dhe Maqedonia 44.1. Me pak fjal\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kishte ndonj\u00eb kast\u00eb t\u00eb pushtetshme e cila e ka kapur shtetin dhe bashk\u00eb me rrethin e vet\u00eb shoq\u00ebror do t\u00eb grabisnin burimet dhe fitimet e nj\u00eb ekonomie,\u00eb Kosova do t\u00eb duhej ta kishte koeficientin Gini sa t\u00eb Maqedonis\u00eb. Kjo tregon se k\u00ebto pretendime t\u00eb rreme q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr kinse thellim t\u00eb varf\u00ebris\u00eb e pabarazis\u00eb jan\u00eb p\u00ebrralla populiste me q\u00ebllim t\u00eb propagand\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr retorikat kryesore denigruese q\u00eb mbizot\u00ebron ndaj Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit. Mir\u00ebpo n\u00ebse krahasohet me vendet e tjera n\u00eb tranzicion Kosova q\u00ebndron m\u00eb mir\u00eb se mesatarja. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull n\u00eb anket\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore me biznese t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2013, kur vinte tek pyetja p\u00ebr p\u00ebrqindjen e firmave q\u00eb jan\u00eb ballafaquar me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ryshfet, Kosova e ka 13.7% nd\u00ebrsa p\u00ebrqindja mesatare p\u00ebr mbar\u00eb Evrop\u00ebn Lindore e Azis\u00eb \u00ebsht\u00eb 18% nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet \u00ebsht\u00eb 17%. N\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr korrupsionin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr parandalimin e Drog\u00ebs dhe Krimit, Kosova del me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon t\u00eb korrupsionit n\u00eb sektorin e biznesit me 3.2% nd\u00ebrsa Serbia e ka 17%, Shqip\u00ebria 15.7% dhe Maqedonia 6%.<\/p>\n<p>Perceptimi p\u00ebr nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni mbizot\u00ebron jo vet\u00ebm tek z\u00ebrat dashakeq nd\u00ebrkomb\u00ebtar por edhe brenda vendit sipas anket\u00ebs s\u00eb Transparency International mir\u00ebpo i nj\u00ebjti raport tregon se p\u00ebrvojat jan\u00eb krejt ndryshe. Konkretisht n\u00eb raportin e vitit t\u00eb kaluar tregohet se 65% t\u00eb qytetar\u00ebve e shohin korrupsionin si problemin kryesor n\u00eb vend mir\u00ebpo vet\u00ebm 10% e qytetar\u00ebve thon\u00eb se jan\u00eb ballafaquar vet\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ryshfet. Kuptohet q\u00eb mosp\u00ebrputhja e perceptimit me realitetin mund t\u00eb shpjegohet me shum\u00eb shkaqe t\u00eb mundshme, debati politik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shterp dhe nuk trajton ide apo projekte por kryesisht akuza personale korrupsioni , media hiperbolizon temat e korrupsionit e neglizhon tema t\u00eb tjera me interes publik, ndjeshm\u00ebria ndaj korrupsionit mund t\u00eb jet\u00eb aq e lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sa edhe ai pak korrupsion q\u00eb haset konsiderohet i tep\u00ebrt e alarmant etj. por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shifra e realitetit 10% ishte me e ulta e rajonit. Interesante \u00ebsht\u00eb se ky paradoks i hendekut t\u00eb thell\u00eb mes reales dhe perceptimit manifestohet edhe tek anketa e sip\u00ebrp\u00ebrmendur e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore b\u00ebr\u00eb ndaj bizneseve. N\u00ebqoft\u00ebse p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrvoj\u00ebs vet\u00ebm 13.7% e bizneseve tregojn\u00eb se kan\u00eb ballafaquar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ryshfet dhe mesatarja e rajonit t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore e Azis\u00eb \u00ebsht\u00eb 18%, ky raport n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale p\u00ebrmbyset tek pyetja se sa firma e identifikojn\u00eb korrupsionin si penges\u00eb t\u00eb madhe ku Kosova del me 51% dhe rajoni e ka 23.5% pra m\u00eb pak se gjysma. Kjo do t\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb bizneset, ashtu sikurse edhe qytetar\u00ebt ballafaqohen me shum\u00eb m\u00eb pak korrupsion se vendet fqinje por ankohen shum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb.\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket nivelit t\u00eb demokracis\u00eb, studiuesit e shkencave politike p\u00ebrdorin gjer\u00ebsisht baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb quajtur Polity IV p\u00ebr t\u00eb analizuar dhe krahasuar niveli i demokracis\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Sipas k\u00ebtij projekti prestigjioz, vendet q\u00eb kan\u00eb treguesin 10 konsiderohen demokraci t\u00eb plota, ato q\u00eb e kan\u00eb nga 6-9 demokraci, nga 1-5 quhet anokraci e hapur (anokraci n\u00ebnkupton di\u00ebka hibride mes autoritarizmit e demokracis\u00eb) , nga -5 deri n\u00eb 0 anokraci e mbyllur dhe -6 e m\u00eb pak konsiderohen autokraci. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb k\u00ebtij studimi t\u00eb vitit 2015 i japin Kosov\u00ebs indikatorin 8 pra e kualifikojn\u00eb si demokraci dhe e vendosin me t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me Letonin\u00eb apo Belgjik\u00ebn q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.\u00eb Kur vjen puna tek liria e mediave, raporti Reporter\u00ebt Pa Kufij i vitit 2016 e nxori Kosov\u00ebn n\u00eb vendin e 90-t\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Greqis\u00eb,\u00eb duke l\u00ebn\u00eb prapa shum\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane si Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr damk\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00ebia v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb se kinse se ky \u00ebshtet i d\u00ebshtuar \u00ebsht\u00eb kriminalizuar\u00eb mir\u00ebpo t\u00eb dh\u00ebnat nga terreni tregojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Analiza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2014 t\u00eb UNODC p\u00ebr nivelin e vrasjeve e rendit Kosov\u00ebn n\u00eb vendin e 149-t\u00eb p\u00ebr sasin\u00eb e vrasjeve nd\u00ebrmjet 212 vendeve t\u00eb marra n\u00eb konsiderat\u00eb. Kjo analiz\u00eb b\u00ebhet duke patur parasysh numrin e vrasjeve p\u00ebr \u00ebdo 100 mij\u00eb banor\u00eb dhe n\u00eb vitin 2013 Kosova kishte 41 vrasje ose 2.2 p\u00ebr 100 000 banor\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb keq ishin vende m\u00eb t\u00eb zhvilluara si Lihtenshtejni me 2.7, Estonia 3.1, Mali i Zi 3.2, Letonia 3.9, SHBA 3.9, Shqip\u00ebria 4, Turqia 4.3, Lituania 5.5 etj.\u00eb Duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se numri i vrasjeve n\u00eb Kosov\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb 35 n\u00eb vitin 2014 dhe mandej n\u00eb 25\u00eb n\u00eb vitin 2015 ose n\u00eb m\u00eb pak se 1.4 p\u00ebr 100 mij\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kur t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen, me siguri renditja e Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm. Faktikisht Kosova q\u00ebndron goxha mir\u00eb p\u00ebrkundrejt vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs edhe kur vjen fjala p\u00ebr analiz\u00ebn krahasimore t\u00eb t\u00eb tjera krimeve si trafikimi i drog\u00ebs, trafikimi i qenieve njer\u00ebzore, krimet e dhunshme, prostitucioni etj.\u00eb Prandaj kushdo q\u00eb e quan Kosov\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb kriminalizuar \u00ebsht\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb popullit kosovar nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e aspak t\u00eb merituar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sektor ku duket konsolidimi dhe avancimi i nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb padyshim ai i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb burimi m\u00eb serioz shkencor krahasimor ani pse paksa i vjetruar \u00ebsht\u00eb baza e t\u00eb dh\u00ebnave Cingranelli-Richards\u00eb (CIRI) p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb raportet vjetore t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit. Me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00ebu marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb aty jan\u00eb dy indekse ai i t\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr Integritet Fizik i cili p\u00ebrmbledh t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr \u00eb\u00ebshtje si zhdukja, vrasja pa gjyq, burgosja politike apo tortura si dhe indeksi i Fuqizimit t\u00eb t\u00eb Drejtave q\u00eb p\u00ebrmbledh t\u00eb dh\u00ebnat mbi t\u00eb drejta si liria e shprehjes, besimit,\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, asociimit etj. N\u00eb vitin 2011 indeksi i t\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr Integritet Fizik i Kosov\u00ebs ishte 7 n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb ku 0 konsiderohet minimumi e 8 maksimumi. Indeksi kosovar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte m\u00eb i lart\u00eb se i Italis\u00eb (6), Irland\u00ebs (6), Greqis\u00eb (6), Hungaris\u00eb (6), Bullgaris\u00eb\u00eb (5) ose i nj\u00ebjt\u00eb me nivelin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Gjermanis\u00eb e Suedis\u00eb. Indeksi tjet\u00ebr i Fuqizimit t\u00eb t\u00eb Drejtave n\u00eb vitin 2011 ishte 10 (ku maksimumi ishte 14) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bullgaria e kishte 9,\u00eb Rumania dhe Sllovenia e kishin 8, e Sllovakia 7.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb t\u00eb tjera analiza studimore krahasimore rigoroze t\u00eb ngjashme me k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb demonstrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkencore se njollosja q\u00eb po i b\u00ebhet Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pamerituar dhe se realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndryshe nga perceptimi. Padyshim q\u00eb gjendja nuk \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyer dhe Kosova nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb me lule,\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb ende ngelet p\u00ebr t\u00ebu b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb arrij\u00eb atje ku do t\u00eb d\u00ebshironim dhe ku ka mund\u00ebsi t\u00eb shkoj\u00eb. Po ashtu duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb Kosova mund t\u00eb eci m\u00eb shpejt\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb plot\u00ebsisht potencial zhvillimor q\u00eb ka. Mir\u00ebpo kurrsesi nuk duhet t\u00eb pranohen pretendimet nihiliste e disfatiste q\u00eb mohojn\u00eb arritjet e shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb. Gjithashtu duhet th\u00ebn\u00eb se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat publik m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsor t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb hulumtime serioze dhe fakte shkencore dhe jo p\u00ebr nj\u00eb qaramani kolektive t\u00eb bazuar n\u00eb perceptime t\u00eb gabuara dhe intuit\u00eb emotive.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrvjetori i 9-t\u00eb i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs po e gjen Kosov\u00ebn me nj\u00eb munges\u00eb atmosfere festive, si pasoj\u00eb e nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb tensionit t\u00eb brendsh\u00ebm politik q\u00eb e ka helmuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre optimizmin tek opinionin publik. Fatkeq\u00ebsisht tonet negative e pesimiste po hedhin rr\u00ebnj\u00eb dhe po eklipsojn\u00eb arritjet e shumta t\u00eb Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10241,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,972,998],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3497","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-kosove","tag-politike"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3497"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3497\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10242,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3497\/revisions\/10242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3497"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}