{"id":3503,"date":"2018-06-12T16:46:41","date_gmt":"2018-06-12T14:46:41","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3503"},"modified":"2024-11-13T16:50:26","modified_gmt":"2024-11-13T14:50:26","slug":"ne-mbrojtje-te-shekullarizmit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ne-mbrojtje-te-shekullarizmit-politik\/","title":{"rendered":"N\u00eb mbrojtje t\u00eb shekullarizmit politik"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span style=\"font-size: 16px;\">Projekti iluminist e kishte kuptuar shekullarizmin si parim q\u00eb shteti e politika shtet\u00ebrore t\u00eb pavar\u00ebsoheshin nga tradita dhe autoriteti i fes\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton se politika duhet t\u00eb emancipohet edhe nga shenjtnit\u00eb e tjera, drejt nj\u00eb politike racionale e demokratike. N\u00ebse k\u00ebrkesa e politik\u00ebs shtet\u00ebrore shekullare \u00ebsht\u00eb emancipimi nga autoriteti politik q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u00eb emancipohet edhe nga \u00e7do autoritet politik q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson absolutizmin e t\u00eb folurit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit me ndonj\u00eb absolutiz\u00ebm tjet\u00ebr laik.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shekullarizmi \u00ebsht\u00eb parim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportin e fes\u00eb me sfer\u00ebn private, at\u00eb publike dhe institucionet e shtetit. Mir\u00ebpo, nuk ka nj\u00eb model t\u00eb shekullarizmit q\u00eb imponohet si normativ p\u00ebr kontekste t\u00eb ndryshme politike e sociale. Parimi i shekullarizmit n\u00eb praktik\u00eb ka krijuar modele t\u00eb ndryshme, q\u00eb variojn\u00eb nga shteti n\u00eb shtet dhe nga periudha n\u00eb periudh\u00eb. Andaj, sa p\u00ebr ilustrim, amerikan\u00ebt, francez\u00ebt, britanik\u00ebt, turqit e malajziasit, ndon\u00ebse shtete ose shoq\u00ebri shekullare, nuk e kan\u00eb rregulluar nj\u00ebjt\u00eb raportin e fes\u00eb me sfer\u00ebn publike dhe institucionet shtet\u00ebrore. Modeli i shekullarizmit n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb rezultat i konkurrenc\u00ebs dhe i negocimit t\u00eb forcave shoq\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebsisoj, edhe shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs po e nd\u00ebrton modelin e saj t\u00eb shekullarizmit n\u00eb var\u00ebsi prej forcave t\u00eb tilla dhe kontekstit politik e kulturor. P\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb preliminare t\u00eb k\u00ebtyre forcave dhe drejtimit t\u00eb p\u00ebrkufizimit t\u00eb shekullarizmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, pyesim se (1) kush jan\u00eb aktor\u00ebt\/forcat q\u00eb po e form\u00ebsojn\u00eb shekullarizmin dhe (2) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb cilave proceseve politike, kulturore e identitare po konceptohet shekullarizmi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mund t\u00eb identifikohen dy forca kryesore: elita politike ose pjesa dominante e saj, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe komunitetet ose l\u00ebvizjet fetare, nga ana tjet\u00ebr. Forca e par\u00eb nuk k\u00ebnaqet me pavar\u00ebsimin e shtetit nga autoriteti fetar, por insiston n\u00eb nj\u00eb shekullariz\u00ebm q\u00eb kufizon shfaqjen e vlerave dhe praktikave fetare n\u00eb sfer\u00ebn publike. Kuptimi i par\u00eb i shekullarizmit k\u00ebrkon ndarjen e autoritetit fetar nga institucionet e shtetit, dhe \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cshekullariz\u00ebm politik\u201d. Nd\u00ebrsa kuptimi i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zbehjen ose zhdukjen e fetaris\u00eb nga individ\u00ebt dhe shoq\u00ebria, dhe \u00ebsht\u00eb quajtur, \u201cshekullariz\u00ebm shoq\u00ebror ose kulturor\u201d. Forca e dyt\u00eb, duke respektuar parimin e shekullarizmit politik, k\u00ebrkon liri m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shprehjes s\u00eb vlerave dhe shfaqjes s\u00eb praktikave fetare n\u00eb sfer\u00ebn publike. K\u00ebshtu, modeli i shekullarizmit n\u00eb Kosov\u00eb po merr form\u00eb duke u l\u00ebkundur nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy k\u00ebrkesave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb shekullarizmi?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ideja e shekullarizmit politik, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pavar\u00ebsimin e shtetit nga autoriteti fetar, ishte menduar si rregullim institucional p\u00ebr t\u00eb adresuar konfliktin mes protestant\u00ebve dhe katolik\u00ebve n\u00eb Europ\u00ebn e shekullit XVII. At\u00ebbot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar q\u00eb nj\u00eb komunitet fetar t\u00eb udh\u00ebhiqte politik\u00eb diskriminuese ndaj nj\u00eb komuniteti tjet\u00ebr fetar, institucionet politike shtet\u00ebrore ishin pavar\u00ebsuar nga autoriteti fetar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb Franc\u00ebn pas Revolucionit, republikanizmi kishte marr\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Kish\u00ebs katolike q\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb p\u00ebrndjekje e vrasje t\u00eb prift\u00ebrinjve. Nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb arsyetohej me fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb Kish\u00ebs dhe aleanc\u00ebn e saj me kund\u00ebrshtar\u00ebt e klas\u00ebs s\u00eb lindur borgjeze: monarkin\u00eb e aristokracin\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo histori nuk u mor si model. Shekullarizmi u kuptua si rregullim i pluralitetit t\u00eb besimeve, bot\u00ebkuptimeve dhe vlerave fetare, e t\u00eb tjera, n\u00eb sfer\u00ebn publike, si dhe u p\u00ebrkufizua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb fetare ose t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, si\u00e7 thuhet, q\u00eb p\u00ebrfshinte lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar (si dhe mos besuar) sipas ndonj\u00eb bot\u00ebkuptimi fetar dhe p\u00ebr t\u00eb shfaqur besimin si individ ose kolektiv. Me nj\u00eb fjal\u00eb, shekullarizmi per\u00ebndimor u konceptua si garanci e pluralitetit t\u00eb sfer\u00ebs publike, liris\u00eb s\u00eb besimit ose mosbesimit dhe si parim i rregullimit institucional e politik i autonomis\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit nga autoriteti politik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shekullarizmi \u00ebsht\u00eb kuptuar si p\u00ebrjashtim i fes\u00eb nga qeverisja. Por, kjo nuk n\u00ebnkupton se qeverisja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr fes\u00eb, por se feja nuk \u00ebsht\u00eb baza legjitimuese e qeverisjes. Motivi i shekullarizmit q\u00eb e ndan qeverisjen nga hegjemonia fetare ka qen\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsohen \u00e7\u00ebshtjet politike, ekonomike dhe sociale nga \u00e7do shenjt\u00ebri dhe mendim metafizik. Ky motiv ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhvillimin e mendimit shkencor, racional dhe empirik q\u00eb e karakterizon kultur\u00ebn moderne. Politika desakralizohet, nd\u00ebrsa feja mbetet e shenjt\u00eb, por n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e qeverisjes k\u00ebto t\u00eb dyja ndahen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shtetet shekullare liberale dallojn\u00eb tre forma t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetarit dhe shoq\u00ebris\u00eb: sfera private \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn garantohet liria e nd\u00ebrgjegjes, e besimit dhe e sjelljes fetare a jofetare t\u00eb individ\u00ebve, pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb autoritetit shtet\u00ebror; sfera ligjore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shteti imponon normat e sjelljes s\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe sfera publike e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn garantohet pluraliteti i opinioneve t\u00eb pavarura nga autoriteti fetar e shtet\u00ebror. Shteti, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pronar i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, besimit e moralit, nuk anon nga asnj\u00ebri q\u00ebndrim, opinion ose besim q\u00eb artikulohet n\u00eb sfer\u00ebn publike. Autonomia e secil\u00ebs prej k\u00ebtyre formave respektohet dhe garantohet nga shteti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shkurt, shekullarizmi \u00ebsht\u00eb parim politik mbi t\u00eb cilin bazohet rregullimi institucional i raportit nd\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb shtetit dhe autoriteteve fetare, duke i pavar\u00ebsuar t\u00eb par\u00ebt nga t\u00eb dyt\u00ebt, si dhe parim q\u00eb mund\u00ebson pluralitetin e sfer\u00ebs publike, ku shteti mban q\u00ebndrim asnjan\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Kush po e rrezikon shekullarizmin?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb kthehemi n\u00eb t\u00eb tanishmen e Kosov\u00ebs. Ndon\u00ebse ka pasur nj\u00eb rizgjim t\u00eb fetaris\u00eb (ndjenj\u00ebs dhe praktik\u00ebs fetare) q\u00eb nga periudha pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shekullarizmi \u00ebsht\u00eb pranuar si norm\u00eb kushtetuese e ligjore. Te ne, nuk duket se autoritetet fetare p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr karakterin shekullar t\u00eb shtetit, pjes\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb pamund\u00ebsive objektive p\u00ebr nj\u00eb sfidim t\u00eb till\u00eb, e pjes\u00ebrisht p\u00ebr faktin se ato e pranojn\u00eb shekullarizmin si norm\u00eb t\u00eb sjelljes, derisa aktivitetin fetar e organizojn\u00eb brenda k\u00ebrkesave shekullare. Madje, edhe l\u00ebvizjet e shumta fetare aktive n\u00eb vend, veprojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb dhe pluralizmit interpretues duke i pranuar k\u00ebto si vlera, ose p\u00ebr arsye pragmatike, ose, ndonj\u00ebher\u00eb, duke zhvilluar justifikime teologjike p\u00ebr to. N\u00eb koh\u00ebn e sotme, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi besimtar\u00ebt n\u00eb fe jan\u00eb shekullar\u00eb n\u00eb kuptimin politik, p\u00ebr aq sa besimi i tyre fetar nuk i p\u00ebrcakton preferencat e tyre politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">S\u00eb k\u00ebndejmi, nuk ka arsye p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr e kufizues ndaj shfaqjes s\u00eb fes\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike, t\u00eb shprehur n\u00eb formulime t\u00eb tilla si \u201cfeja t\u00eb mbetet \u00e7\u00ebshtje private\u201d, \u201cfeja t\u00eb m\u00ebsohet vet\u00ebm n\u00eb xhamia e kisha\u201d, e t\u00eb ngjashme, t\u00eb artikuluara nga politikan\u00eb e komentues t\u00eb caktuar. Rregullimi kushtetues e ligjor dhe kultura politike e etabluar jan\u00eb garanci e ruajtjes s\u00eb shekullaritetit t\u00eb shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, armik i shekullarizmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare sot nuk \u00ebsht\u00eb feja ose autoriteti fetar, por antifetarizmi agresiv, i fshehur prapa mask\u00ebs s\u00eb parimit shekullarist, q\u00eb k\u00ebrkon sfer\u00eb publike shekullare dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit n\u00eb sfer\u00ebn publike duke mbajtur an\u00eb n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e opinioneve dhe besimeve. Nj\u00eb pretendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me parimin e q\u00ebndrimit asnjan\u00ebs t\u00eb shtetit shekullar ndaj besimeve e bot\u00ebkuptimeve t\u00eb pranishme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb komunikimin t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet. Vet\u00ebm nj\u00eb shtet totalitar pretendon t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb t\u00eb mendohet, e \u00e7far\u00eb jo, ose t\u00eb marr\u00eb an\u00eb duke i treguar popullit se \u00e7far\u00eb t\u00eb besoj\u00eb, e \u00e7far\u00eb jo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe maksima se sfera publike duhet t\u00eb jet\u00eb shekullare, p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb vet\u00eb parimit t\u00eb shekullaritetit, n\u00ebse me t\u00eb n\u00ebnkuptohet p\u00ebrjashtimi sa m\u00eb i madh i fes\u00eb nga publikja. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen diskurse t\u00eb bot\u00ebkuptimeve t\u00eb caktuara nga sfera publike, pa e cenuar pluralitetin e sfer\u00ebs publike dhe lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes. Nj\u00eb sfer\u00eb publike shekullare q\u00eb p\u00ebrjashton diskurset fetare, pashmangsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb antifetare, sikund\u00ebr q\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb publike fetare q\u00eb mohon t\u00eb v\u00ebrtetat jofetare dhe moralin jofetar, k\u00ebrc\u00ebnon pluralitetin e sfer\u00ebs publike, dometh\u00ebn\u00eb vet\u00eb parimin e shekullarizmit. Sfera publike duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr artikulime t\u00eb ndryshme nga agjent\u00ebt social\u00eb, individ\u00eb e grupe. Arsyetimi i shekullarizmit n\u00eb Europ\u00ebn moderne t\u00eb iluminizmit t\u00eb fundshekullit \u00a0XVII dhe XVIII kishte t\u00eb b\u00ebnte pik\u00ebrisht me garantimin e liris\u00eb s\u00eb komunikimit politik, ku njer\u00ebzit ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet. K\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb pengohet debati dhe komunikimi i lir\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shekullarizmin \u00ebsht\u00eb keqinterpretim i vet\u00eb parimit t\u00eb shekullarizmit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb shekullariz\u00ebm q\u00eb do t\u00eb ndaloj\u00eb ose p\u00ebrjashtoj\u00eb shprehjen e bot\u00ebkuptimeve, pik\u00ebpamjeve e praktikave fetare nga sfera publike, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kishte me i l\u00ebn\u00eb vend t\u00eb privilegjuar n\u00eb sfer\u00ebn publike bot\u00ebkuptimeve e pik\u00ebpamjeve t\u00eb caktuara, sikur q\u00eb bot\u00ebkuptimi fetar zinte pozit\u00eb t\u00eb privilegjuar shekuj m\u00eb par\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb pretendim i k\u00ebtill\u00eb do q\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Zotin e privilegjuar tradicional, tashm\u00eb t\u00eb humbur, me nj\u00eb zot modern. \u00a0M\u00eb p\u00ebrpara, ata q\u00eb kishin marr\u00eb seriozisht maksim\u00ebn e Volterit se \u201cN\u00ebse Zoti nuk do t\u00eb ekzistonte, do t\u00eb duhej ta shpiknim at\u00eb\u201d \u2013 q\u00eb nga jakobin\u00ebt n\u00eb shekullin XVIII e deri te regjimet totalitare, komunizmi e fashizmi, n\u00eb shekullin XX \u2013 do ta shpiknin \u201cKultin e Arsyes\u201d, \u201cKultin e Qenies Supreme\u201d, kultin e liderit, fen\u00eb politike n\u00eb form\u00eb t\u00eb \u201csocializmit shkencor\u201d, e t\u00eb tjera. Sot shekullarizmi allakosovar\u00e7e shpik kultin e \u201cpro-per\u00ebndimizmit\u201d, \u201ceuropianizmit\u201d, \u201carratisjes nga Lindja\u201d, \u201cmodernizmit\u201d, \u201cshqiptaris\u00eb\u201d, dhe \u201ckund\u00ebr-radikalizmit\u201d p\u00ebr t\u00eb pretenduar nj\u00eb shekullariz\u00ebm antifetar, p\u00ebrbuz\u00ebs ndaj tradit\u00ebs fetare dhe vlerave liberale, bashk\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Projekti iluminist e kishte kuptuar shekullarizmin si k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb shteti e politika shtet\u00ebrore t\u00eb pavar\u00ebsoheshin nga tradita dhe autoriteti i fes\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton se politika duhet t\u00eb emancipohet jo vet\u00ebm nga feja e shenjt\u00eb, por edhe shenjtnit\u00eb e tjera, drejt nj\u00eb politike racionale e demokratike. N\u00ebse k\u00ebrkesa e politik\u00ebs shekullare shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb emancipimi nga autoriteti politik q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u00eb emancipohet edhe nga \u00e7do autoritet politik q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson absolutizmin e t\u00eb folurit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit me ndonj\u00eb absolutiz\u00ebm tjet\u00ebr laik. N\u00ebse duam politik\u00eb racionale dhe demokratike, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr guximin intelektual q\u00eb \u00e7do gj\u00eb ia n\u00ebnshtron vler\u00ebsimit dhe verifikimit njer\u00ebzor, si dhe p\u00ebr nj\u00eb regjim q\u00eb \u00e7do ligj, dekret, e rregull ia n\u00ebnshtron shqyrtimit publik.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projekti iluminist e kishte kuptuar shekullarizmin si parim q\u00eb shteti e politika shtet\u00ebrore t\u00eb pavar\u00ebsoheshin nga tradita dhe autoriteti i fes\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton se politika duhet t\u00eb emancipohet edhe nga shenjtnit\u00eb e tjera, drejt nj\u00eb politike racionale e demokratike. N\u00ebse k\u00ebrkesa e politik\u00ebs shtet\u00ebrore shekullare \u00ebsht\u00eb emancipimi nga autoriteti politik q\u00eb flet n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":10217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1100,998,1803],"ppma_author":[700],"class_list":["post-3503","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-feja","tag-politike","tag-sekularizmi"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3503"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3503\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10219,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3503\/revisions\/10219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3503"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}