{"id":3527,"date":"2018-06-26T10:10:31","date_gmt":"2018-06-26T08:10:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3527"},"modified":"2024-12-11T16:54:49","modified_gmt":"2024-12-11T14:54:49","slug":"e-tashmja-e-vitit-1968","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/e-tashmja-e-vitit-1968\/","title":{"rendered":"E tashmja e vitit 1968"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 14px;\">Franca. Parisi dhe periferia. Graffiti, bomba, mbishkrime dhe postera n\u00eb kolegje dhe rrug\u00eb rreth n\u00eb 1968.<\/span><\/p>\n<p>Si p\u00ebr t\u00eb treguar se historia nuk ec\u00ebn me nj\u00eb marsh, Kosova \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse e ngjarjeve t\u00eb vitit 68, sepse 50 vjet pas k\u00ebtyre ngjarjeve po e vuajm\u00eb traum\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me fundin e nj\u00eb \u00ebndrre. \u00cbnd\u00ebrr kjo e shkat\u00ebrruar nga e nj\u00ebjta mend\u00ebsi dhe e nj\u00ebjta form\u00eb organizimi.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u201cB\u00ebhu realist, k\u00ebrkoje t\u00eb pamundshmen! Gjitha fuqia imagjinat\u00ebs! Barrikadat bllokojn\u00eb rrug\u00ebt, por hapin shtigjet! Pronarit i duhesh ti, ty s\u2019t\u00eb duhet ai! Pun\u00ebtor: ti je 25 vje\u00e7ar, por sindikata jote \u00ebsht\u00eb nga shekulli i kaluar! Lereni Partin\u00eb Komuniste aq t\u00eb past\u00ebr kur t\u00eb dilni, si\u00e7 do t\u00eb d\u00ebshironit ta gjeni duke hyr\u00eb! Socializmi pa liri \u00ebsht\u00eb kazerm\u00eb! Kur Asambleja Nacionale b\u00ebhet teat\u00ebr i borgjezis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb teatrot e borgjezis\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen Asamble Nacionale!\u201d<\/p>\n<p>Maji 68\u2019 na la 50 vjet nga sot. Shum\u00eb shkrime e libra, evokime kujtimesh e perkujtime figurash rikthyen tek e majta eterin e dit\u00ebve revolucionare. Diku nostalgji, diku p\u00ebrpjekje aktualizimi.<\/p>\n<p>Horizonti p\u00ebr bot\u00ebn e re frym\u00ebzonte, kushtet e situat\u00ebs th\u00ebrrisnin revolt\u00eb. Mbi 10 milion\u00eb pun\u00ebtor\u00eb iu bashkuan protestave dhe pushtuan fabrikat duke luftuar me ngulm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund &#8211; tash dhe k\u00ebtu shfryt\u00ebzimit e shtypjes. Rinia studentore okupoi vendbanimin e tyre &#8211; Universitetin, duke kontestuar edhe hierarkit\u00eb e riprodhimin shoq\u00ebror q\u00eb ai mund\u00ebsonte. Nj\u00eb shp\u00ebrthim i rrall\u00eb artistik, me fuqi t\u00eb imagjinat\u00ebs dhe forma t\u00eb reja. Gjinia, seksi, familja. Secila marr\u00ebdh\u00ebnie, secili rol shoq\u00ebror i rendit t\u00eb vjet\u00ebr do t\u00eb shqyrtohej nga e para. Muret flisnin, flamujt valonin, koha po ndalej. Parisi jehonte bot\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Ta mendojm\u00eb d\u00ebshtimin<\/strong><\/p>\n<p>Nisja e shkrimit duke p\u00ebrzgjedhur disa parrulla m\u2019u duk me vend, jo p\u00ebr ta risjellur frym\u00ebn e ngjarjeve. Kushedi, p\u00ebrmes parrullave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura; teksa shohim natyr\u00ebn e k\u00ebrkesave, agjencit\u00eb dhe kolektivitetet e p\u00ebrfshira, e sidomos marr\u00ebdh\u00ebnien midis tyre; edhe mund t\u00eb hedhim drit\u00eb mbi vet\u00eb epilogun fatal. Mbi t\u00eb gjitha, me durim dhe kurajo duhet ta p\u00ebrqafojm\u00eb d\u00ebshtimin. Ta mendojm\u00eb, ta flasim dhe ta zhbirojm\u00eb pash\u00eb m\u00eb pash\u00eb sikur ferrin, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrathet, n\u00eb t\u00eb gjitha skutat.<\/p>\n<p>Maji 68\u2019 s\u2019ka si t\u00eb mos jet\u00eb makth i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm i d\u00ebshtimit p\u00ebr veprimtar\u00ebt e koh\u00ebs. Nj\u00eb praktik\u00eb e rrall\u00eb politike dhe kulturore, me vullnet, aksion e entuziaz\u00ebm, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtimi historikisht spektakolar. Gjenerali De Gol i larguar me avion n\u00eb baz\u00ebn ushtarake n\u00eb Gjermani kthehej n\u00eb Paris duke i shpallur zgjedhjet. K\u00ebtu fillon ndalimi i vrullit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb paqtimi, qet\u00ebsie dhe kompromisesh.<\/p>\n<p>Shikuar nga perspektiva e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb barazitare, k\u00ebrkesat e student\u00ebve \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e realizmin e individit. Duhet njohur e vler\u00ebsuar goditjen q\u00eb i dhan\u00eb k\u00ebto ngjarje shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb kalbur konservatore e patriarkale. Por, humbja e betej\u00ebs i ka modifikuar kauzat p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrshtatur ato val\u00ebs s\u00eb re sunduese t\u00eb kapitalit. Lirit\u00eb e k\u00ebrkuara u zvet\u00ebnuan p\u00ebr t\u2019u kooptuar brenda furis\u00eb neoliberale duke e zhytur m\u00ebtej individin drejt formave t\u00eb reja t\u00eb tjet\u00ebrsimit. Diku ato mor\u00ebn form\u00ebn e pervertuar t\u00eb spektaklit, diku thjesht u orientuan n\u00eb kahje liberale. Lirit\u00eb seksuale duke iu n\u00ebnshtruar dinamik\u00ebs s\u00eb d\u00ebshir\u00ebs shnd\u00ebrruan seksin n\u00eb konsum masiv, duke rritur objektifikimin, pa e rritur p\u00ebrkushtimin p\u00ebr tjetrin. Edhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr q\u00eb pa transformim ekonomik e shoq\u00ebror, gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pa ndryshuar esencialisht asgj\u00eb. Edhe nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve \u201cstruktur\u00eb\u201d dhe \u201csistem\u201d, kur ato nuk p\u00ebrdoren dogmatikisht si justifikim p\u00ebr pasivitetin dhe si streh\u00eb p\u00ebr oportunizmin.<\/p>\n<p>21 gusht 68\u2019\u00a0: tanket sovjektike me mbi 250 mij\u00eb trupa pushtojn\u00eb \u00c7ekosllovakin\u00eb. Vera e Prag\u00ebs k\u00ebrkonte de-stalinizimin e \u00c7ekosllovakis\u00eb, nj\u00eb proces q\u00eb po ecte mjaft ngadal\u00eb. Pluralizmi e decentralizimi i pushtetit ishte gabim i patoleruesh\u00ebm p\u00ebr bish\u00ebn sovjetike t\u00eb humbur n\u00eb frik\u00eb, mosbesim e paranoj\u00eb. Kritika p\u00ebr \u2018kultin e personalitetit\u2019 u vler\u00ebsua e pamjaftueshme p\u00ebr ta shpjeguar nj\u00eb makineri t\u00eb t\u00ebr\u00eb vras\u00ebse. Tekefundit, ajo ishte ve\u00e7se p\u00ebrpjekje shpjeguese n\u00eb nivel t\u00eb superstruktur\u00ebs. Nuk pyeti kush p\u00ebr kushtet, mund\u00ebsit\u00eb dhe rrethanat q\u00eb kusht\u00ebzuan di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb: Paqja e Brestit, nd\u00ebrtimi i socializmit brenda nj\u00eb shteti, kolektivizimi i dhunsh\u00ebm &#8211; jan\u00eb ve\u00e7 disa nga pyetjet q\u00eb nuk u prek\u00ebn. Mjaftoi\u00a0 demonizimi i figur\u00ebs edhe ashtu monstruoze t\u00eb Stalinit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i pamundur korrigjimi i sistemit.<\/p>\n<p><strong>Partia si subjekt p\u00ebrcaktues<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri, m\u00eb shum\u00eb autonomi, m\u00eb pak modele uniforme, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri kur realizohet individi dhe jo mohimi i tij, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb transversalen e pik\u00ebtakimit t\u00eb Prag\u00ebs dhe Parisit. Dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb ndara me mure e perde, secila duke pretenduar v\u00ebrtet\u00ebsi e universalitet u zhvesh\u00ebn dhe u p\u00ebrg\u00ebnjeshtruan nga ngjarjet e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Franc\u00ebn e \u201868 siguruan edhe 13 vjet pushtet p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn, por varrimin e majit 68\u2019 e b\u00ebri pik\u00ebrisht e majta m\u00eb 1981 pasi erdhi n\u00eb pushtet dhe forcoi autoritarizmin. Ngjarjes i humbi mrekullia kur ajo u p\u00ebrball me procedur\u00ebn e zgjedhjeve. E reja ktheu rrug\u00ebn e vjet\u00ebr e t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes. Aty mori goditjen fatale rezistenca me gjith\u00eb partit\u00eb e majta q\u00eb sabotuan rezistenc\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre. Maji 68\u2019 nuk do ta kishte k\u00ebt\u00eb epilog pa q\u00ebndrimin dogmatik, konservator dhe oportunist t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Franceze q\u00eb kishte n\u00eb kontroll\u00eb sindikatat kryesore.T\u00eb mbyllur n\u00eb instruksionet e vjetra, p\u00ebr Partin\u00eb rinia studentore ishte shtres\u00eb e privilegjuar q\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnvendoset sindikatave, kurse sindikatet partis\u00eb pararoj\u00eb, agjentit historik q\u00eb do t\u2019i edukonte dhe kaliste klasat e shfryt\u00ebzuara drejt revolucionit. Ky aparat i mbyllur konceptual nuk mund t\u00eb prodhonte gj\u00eb t\u00eb re. Pun\u00ebtor\u00ebt ishin subjektivuar, vet\u00ebm kur kishin rreshtur s\u00eb qeni thjesht pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht momenti kur tejkalohet \u201cekonomizmi\u201d- si situat\u00eb partikulare p\u00ebr ta par\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb si kontradikt\u00eb strukturore dhe vrapuar drejt saj, momenti i hapjes universale. Kur secili \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij, n\u00eb vendin e tij, asnj\u00eb ngjizje, asgj\u00eb e re nuk do t\u00eb ngjaj\u00eb. Student\u00ebt tek e kritikonin Universitetin nuk po qaheshin p\u00ebr veten e tyre. Duke e p\u00ebrvet\u00ebsuar Universitetin, ata po e mohonin n\u00eb vep\u00ebr riprodhimin e sistemit shtyp\u00ebs q\u00eb mund\u00ebsonte Universiteti.<\/p>\n<p>Hierarkia e roleve shoq\u00ebrore q\u00eb Partia kishte caktuar p\u00ebr secilin, bashk\u00eb me determinizmin historik e b\u00ebri vet\u00eb Partin\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rendit policor. N\u00ebse n\u00eb Paris \u00ebsht\u00eb dogma q\u00eb n\u00eb situat\u00ebn konkrete p\u00ebrkthehet n\u00eb oportuniz\u00ebm, simotra e saj n\u00eb lindje \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje tjet\u00ebr. Ajo ia njihte vetes rolin e subjektit p\u00ebrcaktues p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb historike, e shihte veten si mjeti i vet\u00ebm p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete, t\u00eb cil\u00ebs ia dinte paraprakisht edhe ligj\u00ebsit\u00eb shoq\u00ebrore, edhe historike. P\u00ebr Partin\u00eb q\u00eb vet\u00eb ishte t\u00ebhuajsuar, kontingjeca e singulariteti ishin t\u00eb huaja. Kjo mbyllje e fush\u00ebs, ky qark i mbyllur nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkues n\u00eb shkenc\u00eb, as subjektivues n\u00eb politik\u00eb. N\u00ebse tek e para ky fenomen shp\u00ebrfaq ortodoksi e dogmatiz\u00ebm, n\u00eb politik\u00eb kjo mend\u00ebsi dmth fushata masive vrasjesh, internimesh e p\u00ebrndjekjesh.<\/p>\n<p><strong>Fundi i nj\u00eb sekuence<\/strong><\/p>\n<p>Por, cilat jan\u00eb m\u00ebsimet q\u00eb mund t\u2019i nxjerrim nga plaga q\u00eb ende kullon?! Sakt\u00ebsisht n\u00eb \u00e7\u2019kuptim jemi akoma bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj Ngjarjeje?! \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ne, n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Si p\u00ebr t\u00eb treguar se historia nuk ec\u00ebn me nj\u00eb marsh, Kosova \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse e ngjarjeve t\u00eb vitit 68\u2019, sepse 50 vjet pas k\u00ebtyre ngjarjeve po e vuajm\u00eb traum\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me fundin e nj\u00eb \u00ebndrre. \u00cbnd\u00ebrr kjo e shkat\u00ebrruar nga e nj\u00ebjta mend\u00ebsi dhe e njejta form\u00eb organizimi. 50 vjet pas na \u00ebsht\u00eb kthyer k\u00ebmb\u00ebkryq mend\u00ebsia e partis\u00eb-shtet. Ngjarjet e k\u00ebtij viti q\u00eb soll\u00ebn deri tek ndarja e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! kan\u00eb rikthyer n\u00eb form\u00eb cinike e perverse t\u00eb gjitha fenomenet e shekullit t\u00eb kaluar: nga ortodoksizmi, armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm, fshehja e instrumentalizimit n\u00ebn petkun e strategjis\u00eb e taktik\u00ebs, pretendimit posesiv mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e deri te akuzat p\u00ebr borgjezi brenda partis\u00eb. Asnj\u00ebri q\u00eb u dor\u00ebhoq nuk mund t\u00eb konceptohej se mbase po del p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve. Dikush po p\u00ebrgatiste konspiracionin, dikush po shantazhohej seksualisht, dikush ishte borgjezuar financiarisht, dikush ideologjikisht, disa t\u00eb mashtruar nga shoq\u00ebria, por asnj\u00eb pa gjyq.<\/p>\n<p>Maji 68\u2019 \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebrimi i hersh\u00ebm (para r\u00ebnies s\u00eb Murit) p\u00ebr fundin e nj\u00eb sekuence dhe dy formave t\u00eb organizimit q\u00eb prodhoi kjo sekuenc\u00eb: pararoja bolshevike q\u00eb edukon pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb frym\u00ebn e revolucionit; dhe partia e organizuar demokratikisht p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, bashk\u00eb me sindikatat duke synuar ndryshimin e sistemin nga brenda, pak nga pak. E para e dal\u00eb nga socialdemokracia ruse, e dyta nga ajo gjermane. Nj\u00ebra p\u00ebrfundoi n\u00eb krah\u00ebt e liberalizmit, kurse tjetra n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb totalitare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb subjekt; nj\u00eb form\u00eb organizimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mobilizoj\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb hegjemoni pa p\u00ebrfunduar tek figura e Nj\u00ebshit.Nj\u00eb subjekt; nj\u00eb form\u00eb organizimi q\u00eb i di limitet dhe nuk kufizohet me p\u00ebrfaq\u00ebsimin. Nj\u00eb subjekt; nj\u00eb form\u00eb organizimi q\u00eb afirmon p\u00ebrpjekjet e k\u00ebrkimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs; pa pretenduar se e ka kapur at\u00eb. Nj\u00eb subjekt; nj\u00eb form\u00eb organizimi q\u00eb zhvillohet demokratikisht me hetorodoski dhe pluralitet, q\u00eb nuk e shnd\u00ebrron p\u00ebrpjekjen e vazhdueshme emancipuese n\u00eb gjendje statike shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Viti 1968 \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu me ne; k\u00ebto jan\u00eb ve\u00e7 disa pika p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb na duhet t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb; disa gjurm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mos i ndjekim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritemi. S\u00eb paku t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritemi njejt\u00eb. P\u00ebr ta mbyllur me nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon hapjen nd\u00ebrmendim Beckettin: radh\u00ebn tjet\u00ebr \u201ct\u00eb d\u00ebshtojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb!\u201d<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franca. Parisi dhe periferia. Graffiti, bomba, mbishkrime dhe postera n\u00eb kolegje dhe rrug\u00eb rreth n\u00eb 1968. Si p\u00ebr t\u00eb treguar se historia nuk ec\u00ebn me nj\u00eb marsh, Kosova \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse e ngjarjeve t\u00eb vitit 68, sepse 50 vjet pas k\u00ebtyre ngjarjeve po e vuajm\u00eb traum\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me fundin e nj\u00eb \u00ebndrre. \u00cbnd\u00ebrr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":78,"featured_media":10921,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1471,1114,2010,2011,2009],"ppma_author":[88],"class_list":["post-3527","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-histori","tag-levizjet-studentore","tag-ngjarje-historike","tag-protesta","tag-viti-1968"],"authors":[{"term_id":88,"user_id":78,"is_guest":0,"slug":"zgjim-hyseni","display_name":"Zgjim Hyseni","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hyseni","first_name":"Zgjim","description":"Zgjim Hyseni \u00ebsht\u00eb ish-drejtues i Sekretariatit p\u00ebr Formim Ideo-politik i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, Hyseni \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb i Partis\u00eb Socialdemokrate."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/78"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3527"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3527\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10923,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3527\/revisions\/10923"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3527"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}