{"id":3537,"date":"2017-04-11T10:34:05","date_gmt":"2017-04-11T08:34:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3537"},"modified":"2024-11-15T12:41:14","modified_gmt":"2024-11-15T10:41:14","slug":"rastesoret-reflektim-mbi-funksionin-e-rastit-fatit-ne-politiken-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/rastesoret-reflektim-mbi-funksionin-e-rastit-fatit-ne-politiken-kosovare\/","title":{"rendered":"Rast\u00ebsor\u00ebt: reflektim mbi funksionin e rastit (fatit) n\u00eb politik\u00ebn kosovare"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova hezitoi ta d\u00ebgjonte fjal\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebr disa dit\u00eb pauzuam nga t\u00eb qen\u00ebt servil\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm ndaj tyre,\u00a0 dhe u mbush\u00ebm me shqet\u00ebsim e tut\u00eb. P\u00ebrparimi i deritash\u00ebm, sado i ngadalt\u00eb apo i dhimbsh\u00ebm, i detyrohet para s\u00eb gjithash atyre. \u00c7lirimi yn\u00eb, marr\u00eb parasysh forc\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb krahas kund\u00ebrshtarit, i detyrohet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb iniciuar nga ata. Prandaj, shqet\u00ebsimi ishte i arsyesh\u00ebm pavar\u00ebsisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb e mir\u00eb t\u00eb mos jesh i n\u00ebnshtruar.Por, \u00e7ka e shkaktoi at\u00eb rrethan\u00eb? Padyshim, presidenti yn\u00eb. Ai u mundua ta transformonte FSK-n\u00eb, pa ndryshime kushtetuese, pa List\u00ebn S\u00ebrbe, por me nj\u00eb bashkim t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb tash e sa koh\u00eb. Romantike dhe e d\u00ebmshme. Por, halli i Tha\u00e7it nuk ishte transformimi i FSK-s\u00eb apo pajtimi i pozit\u00ebs me opozit\u00ebn, por pozicioni dhe imazhi i tij p\u00ebr keqardhje si president. Ai \u00ebsht\u00eb i izoluar si brenda, ashtu edhe jasht\u00eb. \u00cbsht\u00eb i refuzuar nga partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7o ish-partin\u00eb e tij, dhe nga faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e zorshme t\u00eb shihet q\u00ebllimi i tij. Ai madje, kishte guxuar ta rrente opinionin e shqet\u00ebsuar n\u00eb Kosov\u00eb se e kishte mb\u00ebshtetjen e amerikan\u00ebve. Megjithat\u00eb, m\u00eb pas erdhi nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan, z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs sekretari Hoyt Lee, dhe e demantoi n\u00eb sy. Natyrisht q\u00eb, Shtetet e Bashkuara nuk do ta mb\u00ebshtetnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku rrezikohej vet\u00eb Kushtetutshm\u00ebria e Republik\u00ebs son\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb vend multietnik, dhe vet\u00eb ekzistenca e saj varet nga bashk\u00ebpunimi dhe respektimi i komuniteteve etnike.<\/span><span>\u00c7ka m\u00ebsuam nga e gjith\u00eb kjo pun\u00eb? Se Kosova e ka nj\u00eb elit\u00eb politike shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt e idiote, t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb rezonoj\u00eb matan\u00eb instinkteve krejt kafsh\u00ebrore. Nj\u00eb elit\u00eb shpurdh\u00ebse e jo l\u00ebviz\u00ebse. Poashtu, m\u00ebsuam se Presidenti i vendit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobti q\u00eb nga paslufta. Krejt i pafuqish\u00ebm e i pap\u00ebrfillsh\u00ebm. Nj\u00eb rrenc i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur. Rast\u00ebsor n\u00eb politik\u00eb.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">*<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb vend se t\u2019ia ngulin syt\u00eb e ta shohin mir\u00eb dik\u00ebnd, njer\u00ebzit priren ta paragjykojn\u00eb e ta rikrijojn\u00eb me imagjinat\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb dukjes, ndodh q\u00eb nj\u00eb person ta marrin p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb men\u00e7ur, e nj\u00eb me fytyr\u00eb me vraga e z\u00eb\u00e7jerr\u00ebt p\u00ebr kriminel. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb film nga Hal Ashby i vitit 1976 q\u00eb e ilustron shum\u00eb bukur at\u00eb prirje. Ai quhet Being There. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb individ krejt idiot, q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb varg rast\u00ebsish vije n\u00eb maj\u00eb t\u00eb pushtetit. Por, pavar\u00ebsisht q\u00eb kamera p\u00ebrqendrohet n\u00eb t\u00eb, mendoj se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb filmit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria q\u00eb e rrethon. M\u00eb sakt\u00eb, m\u00ebnyra sesi njer\u00ebzit e perceptojn\u00eb (ose duan ta perceptojn\u00eb). Sesi e pranojn\u00eb dhe e ngrisin. Chance-i \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrdorur fjal\u00ebn ton\u00eb, budall\u00eb. Ai di t\u00eb sillet, t\u00eb mos ia prish\u00eb askujt, di t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb rrafsh ato q\u00eb njer\u00ebzit thon\u00eb, di t\u00eb bindet. Kur jemi vet\u00ebm me t\u00eb, m\u00ebrzitemi sepse ai \u00ebsht\u00eb i m\u00ebrzitsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb i edukuar ve\u00e7 nga nj\u00eb televizor. Por, kur rasti e p\u00ebrz\u00eb nga sht\u00ebpia ku rrinte dhe k\u00ebnaqej me at\u00eb televizor, ai p\u00ebrplaset n\u00eb do rrethana fatlume q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Thjesht, duke qen\u00eb aty. Dhe ne k\u00ebnaqemi duke e par\u00eb Chance-in t\u00eb jet\u00eb aq me fat, ani pse skajsh\u00ebm i m\u00ebrzitsh\u00ebm dhe i pakualifikuar. Kjo sepse, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom, regjisori arrin t\u00eb na krijoj\u00eb afri t\u00eb madhe me personazhin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Njer\u00ebz si Chance-i kemi me boll\u00ebk n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb edukuar nga televizori, ndejat n\u00ebp\u00ebr oda a shpija dhe nga rruga. Por jo nga shkolla. Njer\u00ebz pa komplekse, si t\u00eb ishin rritur n\u00eb xhung\u00ebll. Dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, n\u00eb Kosov\u00eb e kemi pik\u00ebrisht kushtin themelor p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij tipi t\u00eb njeriut: shoq\u00ebrin\u00eb dob\u00ebsir\u00eb-dash\u00ebse, t\u00eb pakualifikuar, perverse, n\u00eb rendje t\u00eb fatit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr shkak se fliste rrall\u00eb e hi\u00e7 dhe kishte pamje disi mall\u00ebngjyese, njeriun e b\u00ebn\u00eb Komandant t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. I pari i U\u00c7K-s\u00eb ishte shum\u00eb i ngjash\u00ebm me Chance-in. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Azem Syl\u00ebn. Por as Hashim Tha\u00e7i, presidenti aktual, nuk ka m\u00eb shum\u00eb se Chance-i. Ndoshta ambicien (filmi nuk e shfaq\u00eb Chance-in n\u00eb detyr\u00ebn e politikanit, ku pashmangsh\u00ebm do t\u2019i krijohej ambicia dhe do t\u00eb ndahej nga ajo jet\u00eb e thjesht\u00eb). Ai nuk \u00ebsht\u00eb njeri i keq. Rrenat i zihen. Dredhimet q\u00eb b\u00ebn jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb qarta. Ai mendon p\u00ebr veten, tep\u00ebr thjesht\u00eb. Dhe, e shihni si u ngul? Mbeti krejt i izoluar si brenda, si jasht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">*<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201cPor Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i votuar n\u00eb Kosov\u00eb\u201d &#8211; mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb dikush. T\u00eb gjith\u00eb i dim\u00eb rrethanat e ngritjes s\u00eb tij. Luft\u00eb. Mjaftonte t\u00eb p\u00ebrziheshe n\u00eb at\u00eb at\u00eb mjedis luft\u00ebtar\u00ebsh, ku cil\u00ebsia m\u00eb e \u00e7mueshme ishte dukja patriotike. Ishte mjedis i pastruktur\u00eb, ku dep\u00ebrtimi nuk k\u00ebrkonte mund t\u00eb madh. K\u00ebshtu ndodh zakonisht n\u00ebp\u00ebr bashk\u00ebsi q\u00eb duke m\u00ebsyr\u00eb efektivtetin n\u00eb relacion me forcat e jashtme, e homogjenizojn\u00eb brend\u00ebsin\u00eb duke mos dashur kok\u00eb\u00e7arje n\u00eb brendi. K\u00ebshtu pra, u ngrit Tha\u00e7i dhe nj\u00eb mori njer\u00ebzish si ai. Duke qen\u00eb aty. Fati e pati nj\u00eb funksion tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Sepse, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb e organizonin luft\u00ebn ishte sulmi ndaj aparatit shtet\u00ebror si forc\u00eb e jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj, demokracia nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ve\u00e7 me votimin. N\u00ebse je n\u00eb krye, votohesh. Tha\u00e7i dhe PDK-ja e tij, i humb\u00ebn thell\u00eb zgjedhjet nga LDK-ja e Rugov\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb 2007-\u00ebs. Pa ditur se \u00e7ka t\u00eb b\u00ebnin. Derikur u vet-thye LDK-ja, dhe PDK-ja fitoi. Por shihni se \u00e7ka b\u00ebri pas fitores. Hapa krejt t\u00eb parashikuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb lideri rast\u00ebsor. Sa i p\u00ebrket ngritjes arsimore p\u00ebr shembull, ajo q\u00eb b\u00ebri ishte nd\u00ebrtimi i shkollave dhe hapja e universiteteve, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vet\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. N\u00eb dukje paq\u00ebllimsh\u00ebm u mir\u00ebmbajt dob\u00ebsia. Por jo, nuk ishte e paq\u00ebllimt\u00eb. Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fytyra q\u00eb simbolizon m\u00ebnyr\u00ebn e ngritjes s\u00eb mij\u00ebra vet\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare. Kosova e viteve 90-t\u00eb, por edhe 2000 i kishte dy l\u00ebvizje ose grupime t\u00eb homogjenizuara, ku p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb aktivitetit t\u00eb brendsh\u00ebm, i jepnin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe rastit t\u00eb zgjidhte njer\u00ebzit n\u00eb krye. P\u00ebrqendrimi i tyre ishte aktiviteti i jasht\u00ebm. Rasti, nuk i zgjedh m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb qorr e shurdh. Kaotik. K\u00ebshtu, dob\u00ebsia u b\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e pushtetit. Pun\u00ebsimi i t\u00eb af\u00ebrmve, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 shenj\u00eb e dashuris\u00eb p\u00ebr \u2018t\u00ebndin\u2019, \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash, p\u00ebrz\u00ebnje e \u2018tjetrit\u2019, mbyllje e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr \u2018tjetrin\u2019 q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e Rast\u00ebsorit, i kualifikuar, i men\u00e7ur, i dijsh\u00ebm, dredharak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">*<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb kthehemi te paragrafi i m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrd\u00ebshmim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb presidentit. Demokracia pra, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht me votimin. N\u00ebse je n\u00eb krye votohesh. Demokracia ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb sidomos me nd\u00ebrveprimin me forcat e tjera politike. Ja ku e shohim mbretin cullak, si n\u00eb tregimin e Andersenit. N\u00eb vitin 2014, partia e Tha\u00e7it doli e para me nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb madhe votash, por nuk ia doli t\u00eb gjente partner p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb. Asnj\u00eb nga kat\u00ebr partit\u00eb e tjera parlamentare nuk pranoi t\u00eb hynte n\u00eb Qeveri me t\u00eb. N\u00eb politik\u00eb, je i zoti n\u00ebse i ruan partner\u00ebt, jo n\u00ebse i humb\u00eb. Kjo fjali mund t\u00eb ishte epigrafi i k\u00ebsaj pjese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Afera \u201cPronto\u201d ku d\u00ebgjohej edhe z\u00ebri i Tha\u00e7it, e shp\u00ebrfaqi metodologjin\u00eb primitive me t\u00eb cil\u00ebn e shtrinte pushtetin partia e tij. Vrazhd\u00eb, padijsh\u00ebm, shqiptar\u00e7e. Asgj\u00eb t\u00eb men\u00e7ur e dredharake nuk kishte aty. Por, oponent\u00ebt e tij politik, edhe k\u00ebta politikisht krijesa rasti, vazhdojn\u00eb ta mendojn\u00eb si nj\u00eb \u201cdreq t\u00eb shkatht\u00eb\u201d. Ndoshta p\u00ebr t\u2019i arsyetuar humbjet e tyre ndaj tij. Madje, me k\u00ebt\u00eb bashkohet nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e opinionit publik, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom me lider\u00ebt. Si\u00e7 ndodhi edhe me Chance-in. Sapo dikush b\u00ebhet i pushtetsh\u00ebm, perceptimi p\u00ebr t\u00eb ndryshohet rr\u00ebnj\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Epo jo, asnj\u00eb shkatht\u00ebsi nuk fshihet prapa Hashim Tha\u00e7it. Ai \u00ebsht\u00eb krejt i thjesht\u00eb, i parashikuesh\u00ebm e i dob\u00ebt. Dhe fati, vazhdon ende t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb funksion shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb. Nga bisedat e afer\u00ebs \u201cPronto\u201d, ne mor\u00ebm vesh se viktima e vetme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare \u00ebsht\u00eb njeriu i kualifikuar, i shkath\u00ebt, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i favorizuar \u00ebsht\u00eb ai me fat, dob\u00ebsira e ndodhur aty, i af\u00ebrti me rast\u00ebsor\u00ebt n\u00eb pushtet. \u201cPronto\u201d-ja nuk tregoi se sa t\u00eb men\u00e7ur e t\u00eb dijsh\u00ebm jan\u00eb k\u00ebta pushtetar\u00eb. Krejt e kund\u00ebrta, na e shp\u00ebrfaqi para hund\u00ebve at\u00eb q\u00eb e heshtnim duke u marr\u00eb me konspiracione: jemi t\u00eb pushtuar nga budallenj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Fati e ka nj\u00eb element kryesor n\u00eb brendi, kaosin. Ai \u00ebsht\u00eb i pacaktuar, krejt i lir\u00eb dhe prandaj e b\u00ebn namin kur njeriu, si nj\u00eb qenie p\u00ebrcaktuese e krijuese, nuk p\u00ebrcakton e nuk krijon. N\u00eb politik\u00eb, rasti ka qen\u00eb arma e t\u00eb dob\u00ebtit, p\u00ebr njer\u00ebzit e pacil\u00ebsi q\u00eb duke dashur riciklimin e vetes, natyrsh\u00ebm, b\u00ebhen armiq t\u00eb rendit, ligjit, kritereve, p\u00ebrcaktimit e krijimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Rast\u00ebsor\u00ebt nuk duan loj\u00eb me rregulla, me kritere, ku iu vihen n\u00eb spikam\u00eb cil\u00ebsit\u00eb. Sepse ata nuk kan\u00eb cil\u00ebsi. Ata nuk din\u00eb dhe nuk munden. Ata e duan kaosin e fatin, sepse vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb form\u00eb kan\u00eb shanset e tyre. T\u00eb kesh fat, kaq mjafton.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Lufta m\u00eb e madhe e k\u00ebtij sistemi rast\u00ebsor\u00ebsh, si\u00e7 edhe mund t\u00eb paramendohet, \u00ebsht\u00eb ndaj \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrcaktimi, kriteri, cil\u00ebsie a vlere. Nuk iu konvenon asgj\u00eb e till\u00eb. Prandaj, dyert e universiteteve u hap\u00ebn thuajse p\u00ebr secilin, pavar\u00ebsisht cil\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai e kishte. Praktikisht, secili analfabet mund t\u00eb marr\u00eb diplom\u00eb universitare, ose th\u00ebn\u00eb ndryshe, t\u00eb marr\u00eb dukjen e t\u00eb kualifikuarit. K\u00ebshtu mir\u00ebmbahet nga rast\u00ebsoret, vlera e mospun\u00ebs dhe mosangazhimit, vlera e vjedhjes dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb gjith\u00e7kaje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">*<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">A ka ndonj\u00eb rrezik edhe m\u00eb t\u00eb madh nga kjo mir\u00ebmbajtje e dob\u00ebsis\u00eb? Natyrisht q\u00eb po. Kemi shum\u00eb shembuj n\u00eb histori, sesi t\u00eb pasuar nga lufta, elita politike rast\u00ebsore, t\u00eb pakualifikuara, ngarend\u00ebn pas homogjenizimit t\u00eb vendeve t\u00eb tyre. Vendi u b\u00eb nj\u00eb. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb duket se v\u00ebrehet nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb skena politike ta tejkaloj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen, madje \u00e7do p\u00ebr\u00e7arje, t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00eb ashtu romantik\u00e7e, dhe t\u00eb dashurohet pafund\u00ebsisht duke e rritur efektivitetin ndaj forcave t\u00eb jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shpirti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pap\u00ebrcaktueshm\u00ebri e strukur n\u00eb terr. Shpirti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktueshm\u00ebri, krijim e veprim. Dhe shoq\u00ebria kosovare, duket se po d\u00ebshton t\u00eb krijoj\u00eb shpirtin e saj nga mungesa e thyerjes s\u00eb heshtjes, e mbushjes s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs me veprim, nga mungesa e krijimit t\u00eb vlerave.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova hezitoi ta d\u00ebgjonte fjal\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebr disa dit\u00eb pauzuam nga t\u00eb qen\u00ebt servil\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm ndaj tyre,\u00a0 dhe u mbush\u00ebm me shqet\u00ebsim e tut\u00eb. P\u00ebrparimi i deritash\u00ebm, sado i ngadalt\u00eb apo i dhimbsh\u00ebm, i detyrohet para s\u00eb gjithash atyre. \u00c7lirimi yn\u00eb, marr\u00eb parasysh forc\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb krahas [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":10373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[145],"class_list":["post-3537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3537"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10376,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3537\/revisions\/10376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3537"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}