{"id":3544,"date":"2018-07-07T15:40:26","date_gmt":"2018-07-07T13:40:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3544"},"modified":"2024-12-17T15:42:57","modified_gmt":"2024-12-17T13:42:57","slug":"mbi-berllogun-fizik-te-boshnjakut-dhe-tete-lopet-kosovare-te-xhafes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/mbi-berllogun-fizik-te-boshnjakut-dhe-tete-lopet-kosovare-te-xhafes\/","title":{"rendered":"Mbi b\u00ebrllogun fizik t\u00eb Boshnjakut dhe tet\u00eb lop\u00ebt kosovare t\u00eb Xhaf\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>***<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Gjithmon\u00eb kam pasur bindjen e thell\u00eb se arti i p\u00ebrkufizuar si produkt i rregullimit t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb elementeve simbolike p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shqisave apo emocioneve, mes t\u00eb tjerash nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb ose m\u00eb e shumta \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs arrijm\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga terrori i jet\u00ebs dhe nga brutaliteti i vetes. Pra q\u00eb t\u00eb jem m\u00eb i vrazhd\u00eb me veten, jam i mendimit dhe at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fanatike mendoj se arti nuk ekziston. Henry Miller i cili ishte \u00e7mendur nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shkrimtar, ka nj\u00eb konstatim interesant. Arti nuk na m\u00ebson asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se kuptimit mbi jet\u00ebn. Pra ajo \u00e7far\u00eb mbret\u00ebron \u00ebsht\u00eb sall vet\u00ebdija mbi t\u00eb. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ngrihem furish\u00ebm si titan mbase pa asnj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo dyndje e madhe mbi artin, i cili nuk na m\u00ebson asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se kuptimit t\u00eb vrazhd\u00eb mbi t\u00eb qenit artist. Secili artist krijon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta forcoj\u00eb mendimin mbi integritetin e tij si artist. Duke e vrar\u00eb mizorisht p\u00ebrmbajtjen si esenc\u00eb. Gjithnj\u00eb duke kaluar kufijt\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb perceptohet si di\u00e7ka artistike. Shkrimtari anglez Gilbert Keith Chesterton, i cili shpesh quhej si princ i paradoksit, mendonte se arti duhet ta ket\u00eb nj\u00eb kufi nj\u00ebjt\u00eb sikurse morali. E mbase nj\u00ebjt\u00eb sikurse edhe liria sepse e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se koshienca mbi kufijt\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja port\u00eb e njohjes mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kush d\u00ebshiron nd\u00ebshkim, le ta merr at\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr mua arti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbetur njer\u00ebz t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb artistike se jeta. E cila shpesh fatkeq\u00ebsisht p\u00ebrjashtohet nga shpirtngusht\u00ebsia e artist\u00ebve. P\u00ebr Xhaf\u00ebn realiteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se arti. Gj\u00eb q\u00eb q\u00ebndron teorikisht deri n\u00eb \u00e7astin kur p\u00ebrballesh me pun\u00ebt e tij. T\u00eb cilat jan\u00eb e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb thot\u00eb problematiku bashk\u00ebkohor Xhafa. M\u00eb ndjeni. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb kisha shkruar n\u00eb lidhje me artin bash\u00ebkohor po t\u00eb mos kisha dijeni dhe dilema mbi interpretimin, i cili m\u00eb shqet\u00ebson dhe privon qenien e thjesht\u00eb megjithat\u00eb vigane. N\u00eb artin bash\u00ebkohor \u00e7do gj\u00eb ka nj\u00eb interpretim dhe kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb e cila e arsyeton ekzistenc\u00ebn e saj. Vepra ime me dy p\u00ebllumba t\u00eb ngordhur n\u00eb \u00e7orapet e mia t\u00eb palara n\u00ebnkupton konceptin mbi paqen e brisht\u00eb bot\u00ebrore dhe rrezikun permanent q\u00eb kanoset nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore. Pra nj\u00eb interpretim dhe ja ku u b\u00ebm\u00eb artist\u00eb. Artistit bashk\u00ebkohor i mjafton shkatht\u00ebsia p\u00ebr interpretim dhe mb\u00ebshtetet tek p\u00ebrkufizimi i Edgar Degas se artisti b\u00ebn mrekulli vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nuk e di se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn. Por a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e cila do t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebrderisa nuk jemi ukrainas dhe nuk e kemi pushtuar ende pavijonin rus n\u00eb Bienalen e Venedikut.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb viktim\u00eb e vap\u00ebs dhe duke e rikthyer n\u00eb mendje konceptin mbi vet\u00ebvrasjen, n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb vetmitare mbushur me tension dhe d\u00ebshp\u00ebrim njer\u00ebzor, mbushur me izolim dhe myk, isha i pranish\u00ebm si nj\u00eb bish\u00eb e heshtur, n\u00eb ekspozit\u00ebn e themeluesit t\u00eb klinik\u00ebs s\u00eb neuropsikiatris\u00eb, Sk\u00ebnder Boshnjakut q\u00eb quhej Ciklim. Dhe natyrsh\u00ebm u mahnita nga shpjegimi dhe dekonstruktimi q\u00eb ja b\u00ebnte veprave t\u00eb tij. P\u00ebr Boshnjakun ekzistonte b\u00ebrllogu fizik dhe b\u00ebrllogu human. I shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb ai kishte vendosur p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb bukur. Q\u00eb b\u00ebrllogun fizik ta kthente n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. P\u00ebrderisa pik\u00ebpyetja e madhe q\u00eb na takonte neve ishte b\u00ebrllogu human, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb realiteti, t\u00eb cilin e kemi krijuar pa arritur ta p\u00ebrmbysim. P\u00ebr Boshnjakun arti ishte m\u00eb i fuqish\u00ebm se realiteti. I shkreti kishte mbledhur me durim kuti t\u00eb ndryshme duhani, m\u00ebshtjell\u00ebse \u00e7okolladash, ishte futur n\u00eb kazane e n\u00eb plehra, ishte detyruar nga gryk\u00ebsia e shit\u00ebsve, t\u00eb paguante p\u00ebr pakot boshe t\u00eb domateve vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave t\u00eb pavlera t&#8217;ju jepte jet\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb bukura. Nj\u00eb realitet me ngjyra. Q\u00eb k\u00ebnaq\u00eb syrin dhe nuk je i detyruar t\u00eb shpjegosh sepse vet\u00eb puna e Boshnjakut dhe detyra e tij dinjitoze q\u00ebndronte mbi \u00e7do shpjegim. Si gjithmon\u00eb procesi ishte emblematik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb si p\u00ebr ironi nga ana tjet\u00ebr tet\u00eb lop\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb si vepra arti n\u00eb oborrin e Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, pleh dhe mut, er\u00eb dhe p\u00ebllitje, e gjitha kjo si vep\u00ebr e artit bash\u00ebkohor q\u00eb nuk t\u00eb \u00e7on t\u00eb asnj\u00eb realitet tjet\u00ebr, q\u00eb nuk t\u00eb shp\u00ebton. Por q\u00eb jep mund\u00ebsi p\u00ebr shum\u00eb interepretime. Aq sa nuk kapesh dot p\u00ebr asnj\u00ebrin. Kaq. Sa p\u00ebr mua ka koh\u00eb q\u00eb jam internuar n\u00eb tok\u00ebn e mendimit t\u00eb ashp\u00ebr, t\u00eb vrazhd\u00eb dhe esktrem, nga miqt\u00eb e mi t\u00eb dashur q\u00eb jan\u00eb artist\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb. Dhe si i lin\u00e7uar nga e drejta p\u00ebr interpretim thjesht i v\u00ebshtroj veprat e Xhaf\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb mij\u00ebra k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb form\u00ebn e bark\u00ebs, q\u00eb m\u00eb thon\u00eb di\u00e7ka, pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb qesharake, boshe dhe asburde. Natyrisht duke i thurrur lavde Xhaf\u00ebs pa e kuptuar p\u00ebrse. Dhe pa guxuar t\u00eb shtroj pyetje mbi veprat e tij. Sepse tekefundit \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb nga arti bashk\u00ebkohor. \u00c7far\u00eb t\u00eb duash ose asgj\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk e ke nj\u00eb intepretim thjesht duhet t\u00eb q\u00ebrohesh. Nga aty. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb emocionit dhe shqisave. Q\u00eb duket sikur i paskam t\u00eb humbura.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*** Gjithmon\u00eb kam pasur bindjen e thell\u00eb se arti i p\u00ebrkufizuar si produkt i rregullimit t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb elementeve simbolike p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shqisave apo emocioneve, mes t\u00eb tjerash nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb ose m\u00eb e shumta \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs arrijm\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga terrori i jet\u00ebs dhe nga brutaliteti i vetes. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":11082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[2052,2090,991],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-3544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-arti","tag-arti-bashekohor","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3544"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11289,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3544\/revisions\/11289"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3544"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}