{"id":3546,"date":"2016-12-21T12:12:55","date_gmt":"2016-12-21T10:12:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3546"},"modified":"2024-11-19T12:15:39","modified_gmt":"2024-11-19T10:15:39","slug":"lamtumire-futboll","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lamtumire-futboll\/","title":{"rendered":"Lamtumir\u00eb, futboll!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Lidhjes sime me futbollin i erdhi fundi. Un\u00eb nuk jam m\u00eb tifoz i Arsenalit. Nuk jam as tifoz i futbollit. Gjith\u00e7ka mbaroi nga nj\u00eb rezonim i beft\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri. E gjith\u00eb kjo, derisa Arsenali po vuante nga Manchester City n\u00eb derbin e djesh\u00ebm. Pse i meritoj un\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vuajtje? \u2013 ishte pyetja q\u00eb i shtrova vetes.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Isha vet\u00ebm tet\u00eb vje\u00e7. Po haja dark\u00eb me motr\u00ebn time t\u00eb vog\u00ebl. Kishim qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb uritur dhe mami na e kishte sh\u00ebrbyer pasulin t\u00eb pazier. Televizori ishte p\u00ebrball\u00eb nesh. Ai rrinte gjith\u00eb koh\u00ebn i l\u00ebshuar sa p\u00ebr t\u00eb mbytur qet\u00ebsin\u00eb dhe vetmin\u00eb. K\u00ebsaj here po e shfaqte nj\u00eb ndeshje futbolli. Po e shihja me kurreshtje. Edhe m\u00eb her\u00ebt kisha par\u00eb futboll, por pa v\u00ebmendje, nuk i dija as rregullat. V\u00ebrejta se rregullat m\u00ebsoheshin leht\u00eb, mjaftonte t\u00eb nd\u00ebgjoje komentuesin. Po ashtu, m\u2019u duk\u00ebn mjaft mir\u00eb dy portat me rrjeta ku duhej t\u00eb futej topi. E gjith\u00eb ajo fush\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vraponin lojtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Komentuesi tha se po luanin Arsenal dhe Liverpool. Ishte finalja e kup\u00ebs FA. Arsenali po luante m\u00eb mir\u00eb dhe sh\u00ebnoi gol. U b\u00ebra me Arsenalin. Pastaj Liverpooli barazoi, e ktheu rezultatin dhe e fitoi loj\u00ebn, dhe un\u00eb u b\u00ebra me Liverpoolin. Por, kushedi pse, Arsenalin e memorizova m\u00eb mir\u00eb. Dhe, kur m\u00eb pyeste ndokush se me k\u00ebnd isha, p\u00ebrgjigjja ime ishte: jam me Arsenalin. Pa e ditur mir\u00eb sesa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte ajo p\u00ebrgjigje. K\u00ebshtu, krejt rast\u00ebsisht, u ngjiz nj\u00eb dashuri p\u00ebr nj\u00eb klub futbolli. I p\u00ebrcillja vazhdimisht ndeshjet e klubit tim t\u00eb zemr\u00ebs. Arsenali u b\u00eb pjes\u00eb e identitetit tim. T\u00eb kishe ekip t\u00eb zemr\u00ebs n\u00ebnkuptonte t\u00eb zgjatoje komunikimin me t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb b\u00ebheshe si t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb konformoheshe e p\u00ebrshtateshe. Dhe, si Dino-ja i Moravias, edhe un\u00eb u p\u00ebrpoqa ta b\u00ebja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, pavetdijsh\u00ebm. Sepse n\u00eb thelb, isha i ndrysh\u00ebm, i larg\u00ebt, i huaj, me shprehi t\u00eb \u00e7uditshme. Futbolli ishte si nj\u00eb ur\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, ku un\u00eb b\u00ebhesha nj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Arsenali ishte si nj\u00eb kart\u00eb identiteti. Kur fitonte ky klub, identiteti im b\u00ebhej fitues. Kur humbte, edhe un\u00eb ndihesha humb\u00ebs. Dhe meq\u00eb isha nj\u00eb vetmitar edhe si f\u00ebmij\u00eb, pa shok\u00eb e pa v\u00ebllez\u00ebr, me nj\u00eb mot\u00ebr q\u00eb po orientohej kah lodrat dhe at\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria e ka konstruktuar si bot\u00eb fem\u00ebrore, identiteti im si tifoz i Arsenalit ishte forcuar tep\u00ebr shum\u00eb. T\u00eb till\u00eb m\u00eb njihnin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb njihnin. Nuk dinin ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr mua, ve\u00e7 p\u00ebrkat\u00ebsive. Djali i dikujt, nipi i dikujt, nx\u00ebn\u00ebsi i dikujt dhe tifoz i dikujt. Kjo e fundit iu interesonte m\u00eb s\u00eb shumti bashk\u00ebmoshatar\u00ebve. Djegnin thumbat q\u00eb i drejtonin kah un\u00eb kur Arsenali humbte nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb k\u00ebnaqte krenaria n\u00eb rast t\u00eb fitores.<\/p>\n<p>Fare leht\u00eb mund t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb tifoz i Liverpoolit, Manchester United-it apo Barcelon\u00ebs. Por pavetdijsh\u00ebm dhe rast\u00ebsisht, u b\u00ebra tifoz i Arsenalit. Tifoz\u00ebt e futbollit jan\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb e kot\u00ebsis\u00eb dhe absurditetit t\u00eb dashuris\u00eb si ndjenj\u00eb, e romanticizmit. Prandaj, neveritem nga let\u00ebrsia romantike, nga kinematografia romantike, nga njer\u00ebzit dhe fjal\u00ebt romantike. Dashuria p\u00ebr klubin e futbollit, \u00ebsht\u00eb evidente, nuk ishte dashuri p\u00ebr at\u00eb klub futbolli por dashuri p\u00ebr vetveten. N\u00eb thelb egoiste. Po k\u00ebshtu, admirimi e dashuria p\u00ebr Nirvanan, Leos Jana\u00e7ekun, Jean Sibeliusin, Eric Satien, nuk \u00ebsht\u00eb dashuri e dlir\u00eb p\u00ebr ta apo muzik\u00ebn e tyre, por dashuri p\u00ebr veten, vetmin\u00eb dhe identitetin tim.<\/p>\n<p>Edhe dashuria p\u00ebr nj\u00eb njeri tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt dashuri p\u00ebr vetveten. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe futbolli, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb opium mjaft i efektsh\u00ebm p\u00ebr trishtimin dhe zbraz\u00ebtin\u00eb e njer\u00ebzve, koh\u00ebt e fundit po e shterron vetveten. Un\u00eb nuk besoj q\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb cilat po i shkruaj, jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb miat. K\u00ebto fjal\u00eb, jan\u00eb n\u00eb fakt mendimet e shum\u00eb tifoz\u00ebve t\u00eb futbollit gjithandej bot\u00ebs. Qoft\u00eb edhe si mendime t\u00eb paq\u00ebrueshme, t\u00eb mjegullta, t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Futbolli nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb loj\u00eb \u2013 pavar\u00ebsisht q\u00eb, me shtimin e pabesuesh\u00ebm t\u00eb popullaritetit po e p\u00ebrjeton edhe kompleksin e limiteve t\u00eb tij, pra kompleksin e t\u00eb qenit thjesht ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Identiteti p\u00ebrcaktohet nga ndarja me gjith\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tij (Hegeli). Futbolli e ka pasuar veten edhe n\u00eb tipe t\u00eb caktuara kulturore, pra \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtej shtratit t\u00eb natyrsh\u00ebm. Por kjo nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Thelbi i tij mbetet te loja, te fusha e blert\u00eb, te rezultatet e numrat. Barcelona p\u00ebr shembull, sllogan t\u00eb saj komercial e ka pohimin: \u201cM\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb klub\u201d. Sepse e vuan fatin e t\u00eb qenit, thjesht nj\u00eb klub.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb vetveten jasht\u00eb vetvetes, \u00ebsht\u00eb iluzore. E ngjashme me p\u00ebrpjekjen e mo\u00e7me t\u00eb rr\u00ebfimeve fetare t\u00eb cilat e nd\u00ebrtuan konceptin e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb dhe bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrtejme sepse e vuanin fatin njer\u00ebzor t\u00eb kufish\u00ebm, me vdekje, vuajtje e s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e trisht\u00eb, tmerruesh\u00ebm e trisht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb lojtar q\u00eb fiton qindra miliona euro, dhe mashtron me taksa p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr (Messi). \u00cbsht\u00eb e trisht\u00eb t&#8217;i\u00a0shoh\u00ebsh duke i marr\u00eb gjith\u00eb ato para, vet\u00ebm sepse luan futboll. E trisht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh gjith\u00eb ato trukime, kurdisje, dallavere, korrupsion vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse, ne, ish-f\u00ebmij\u00ebt e trisht\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kohe, e shikojm\u00eb dhe mashtrohemi me t\u00eb. E trisht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh krer\u00ebt e dy federatave m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb futbollit n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr mashtrime. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb loj\u00eb. Sapo t\u00eb del\u00a0jasht\u00eb loj\u00ebs, b\u00ebhet mashtrim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ashtu\u00a0trishtuesh\u00ebm i \u00e7mendur llafi i tifoz\u00ebve t\u00eb futbollit p\u00ebr numrat e ekipeve t\u00eb tyre. P\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e fallusit t\u00eb tyre. Kush ka m\u00eb shum\u00eb tituj, m\u00eb shum\u00eb fitore, m\u00eb shum\u00eb gola e m\u00eb shum\u00eb pasime. Kush ka bile, m\u00eb shum\u00eb tifoz\u00eb e m\u00eb shum\u00eb para. Ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb ato llafe, ndodhte t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin si n\u00eb \u00e7mendin\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, t\u00eb nj\u00ebjtat argumente, t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb kapte paniku nga ajo \u00e7menduri. Si ka mund\u00ebsi njeriu t\u00eb shpenzoj\u00eb aq shum\u00eb koh\u00eb, duke u marr\u00eb me numra q\u00eb nuk thon\u00eb asgj\u00eb. Me statistika t\u00eb kota q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb japin kuptim. Ishte e nj\u00ebsojt\u00eb si t\u00eb num\u00ebroje e krahasoje lehjet e qen\u00ebve apo mjaullimat e macave dhe t\u2019i p\u00ebrflisje pafund\u00ebsisht ato. T\u00eb organizoje debate, p\u00ebr numrin e atyre lehjeve, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi u b\u00ebn\u00eb ato lehje. E k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Embrioni i k\u00ebtij rezonimi ndodhet n\u00eb finalen e Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve q\u00eb u zhvillua n\u00eb Paris. Arsenali po ndeshej me Barcelon\u00ebn. Po fitonte 1 me 0 dhe po luante m\u00eb mir\u00eb. Pritej t\u00eb sh\u00ebnonte edhe golin e dyt\u00eb. Por befas, ndjenja t\u00eb \u00e7uditshme m\u00eb kishin trazuar: ndjenja se, ishte vet\u00ebm nj\u00eb sport, se ishte i kot\u00eb e i pakuptimt\u00eb. Edhe n\u00ebse Arsenali do ta fitonte Lig\u00ebn e Kampion\u00ebve, kjo nuk do ta ndryshonte as kursin e jet\u00ebs sime, e as t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb antiromantik un\u00eb jam edhe antifutboll. Nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb vargonjt\u00eb e ndjenjave me t\u00eb cil\u00ebt lidhen tifoz\u00ebt e futbollit. Duke qen\u00eb tifoz\u00eb futbolli, ata nuk vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tifoz\u00ebt figurant\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli n\u00eb PlayStation, ta z\u00ebm\u00eb. Brohorasin kur sh\u00ebnon ekipi i tyre, heshtin kur p\u00ebson. Komandohen si me joystick apo telekomand\u00eb. Dhe k\u00ebnaqen n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb n\u00ebnshtrim. I harxhojn\u00eb, ndoshta qindra or\u00eb n\u00eb vit duke shikuar futboll.<\/p>\n<p>Epo, un\u00eb nuk jam m\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj \u00e7mendurie. Zemr\u00ebs, ve\u00e7 sherrin ia sheh. Romanticizmi ka lindur bashk\u00eb me kapitalizmin. Dhe i sh\u00ebrben vet\u00ebm atij.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhjes sime me futbollin i erdhi fundi. Un\u00eb nuk jam m\u00eb tifoz i Arsenalit. Nuk jam as tifoz i futbollit. Gjith\u00e7ka mbaroi nga nj\u00eb rezonim i beft\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri. E gjith\u00eb kjo, derisa Arsenali po vuante nga Manchester City n\u00eb derbin e djesh\u00ebm. Pse i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":10486,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1889,1888,1793],"ppma_author":[145],"class_list":["post-3546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-arsenali","tag-futbolli","tag-sporti"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3546"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10487,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3546\/revisions\/10487"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3546"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}