{"id":3566,"date":"2017-05-15T15:06:02","date_gmt":"2017-05-15T13:06:02","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3566"},"modified":"2024-10-23T15:16:56","modified_gmt":"2024-10-23T13:16:56","slug":"iluzionet-vrasese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/iluzionet-vrasese\/","title":{"rendered":"Iluzionet vras\u00ebse"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201cNuk mundem m\u00eb!\u201d \u2013 ishte fjala e fundit q\u00eb shkroi Ardian Klosi. Pastaj e vrau veten [1]. Kemi k\u00ebshtu, nj\u00eb vdekje dhe nj\u00eb fjal\u00eb. Ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb vrasje dhe nj\u00eb shpjegim t\u00eb shkurt\u00eb. T\u00eb cilat e rrjedhin nj\u00eb konceptim. Nj\u00eb konceptim t\u00eb caktuar p\u00ebr jet\u00ebn. I cili p\u00ebrplaset keq me konceptimin e shumic\u00ebs. Dhe shumica b\u00ebn fuqin\u00eb, projekton fantazma, ka pushtetin e jet\u00ebs dhe vdekjes.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Jeta, par\u00eb me syt\u00eb e vet\u00ebvras\u00ebsit, cilitdo, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e bukur dhe magjeps\u00ebse por di\u00e7ka e sh\u00ebmtuar q\u00eb ndjell dhimbje pafund. \u00c7do vet\u00ebvras\u00ebs, pas vetes e l\u00eb nj\u00eb klithm\u00eb t\u00eb ngjashme me \u201cs\u2019munda m\u00eb\u201d \u2013 pas s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshihet nj\u00eb konceptim i till\u00eb, realist p\u00ebr jet\u00ebn. As Verteri i G\u00ebtes, nuk arrin t\u2019i duroj\u00eb vuajtjet q\u00eb i shkakton dashuria. Dhe, b\u00ebn vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundem m\u00eb\u201d shpreh nj\u00eb bindje jet\u00ebmohuese. Por, tekefundit jet\u00ebmohese \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb jeta, dhe natyra. K\u00ebt\u00eb n\u2019a e m\u00ebson shkenca. \u00c7do send shkon kah kalbja dhe vdekja. Kjo \u00ebsht\u00eb prirja e t\u00eb gjith\u00eb trupave n\u00eb natyr\u00eb. Jeta pra, s\u2019\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrgj\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb sh\u00ebtitje e shkurt\u00eb ciklike, nga pika a n\u00eb pik\u00ebn a. Nga hi\u00e7i n\u00eb hi\u00e7. Dhe sh\u00ebtitja, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e bukur e e padhimbshme. Krejt e kund\u00ebrta. Jeta \u00ebsht\u00eb tragjike p\u00ebr njeriun n\u00eb thelbin e saj, p\u00ebr faktin q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr vendin e vet n\u00eb kozmos. \u00cbsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmas\u00ebn e tij t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr padijen, kufizimet. \u00c7do njeri do t\u00eb p\u00ebrballet me vdekjen, s\u00ebmundjen e m\u00ebrzin\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi pushteti, klasa, virtyti, m\u00ebkati, a di\u00e7ka tjet\u00ebr. Nj\u00eb nd\u00ebr stoicist\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00a0(q\u00ebndrim filozofik q\u00eb ka nj\u00eb konceptim t\u00eb k\u00ebtill\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn) ishte nj\u00eb njeri tep\u00ebr i pushtetsh\u00ebm si perandori romak, Mark Aureli.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmend\u00ebm shkarazi konceptimin tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb i vihet kund\u00ebr k\u00ebtij p\u00ebr t\u00eb cilin sa fol\u00ebm. Ky konceptim i shumic\u00ebs, e sheh jet\u00ebn si nj\u00eb gj\u00eb hyjnore, ose n\u00ebse jo hyjnore, t\u00eb pakt\u00ebn si nj\u00eb gj\u00eb tep\u00ebr t\u00eb \u00e7muar, t\u00eb shtrenjt\u00eb e t\u00eb madhe. Ia sajon nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb nuk dihet ku ia mat\u00eb. Prandaj, t\u00eb s\u00ebmurit me kancer ose tjera s\u00ebmundje vdekjeprur\u00ebse, kur marrin vesh se do t\u00eb vdesin, hutohen dhe nuk kuptojn\u00eb se kah u tret r\u00ebnd\u00ebsia e tyre individuale. M\u00ebnyra sesi thyhet shpirt\u00ebrisht nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me kancer b\u00ebhet gj\u00eb m\u00eb e keqe se vet\u00eb vdekja q\u00eb e pret.<\/p>\n<p>Midis dy konceptimeve p\u00ebrmbahet nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje: konceptimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvras\u00ebs kurse ai i shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrlind\u00ebs. S\u00ebrish, vetja dhe tjetri. Lindja dhe vdekja. Pra, \u00ebsht\u00eb familja qendra ku ndodh p\u00ebrplasja. Familja kund\u00ebr individ\u00ebve. Familja lind individ\u00ebt, dhe i b\u00ebn q\u00eb ta shohin jet\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. T\u00eb qeshur, t\u00eb dalldisur, t\u00eb dashur. Nj\u00ebkohsh\u00ebm, duke iu dh\u00ebn\u00eb bindjen e borxhlinj\u00ebve. F\u00ebmij\u00ebt e prind\u00ebrve me koncepsion t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, lindin me borxhin e ekzistenc\u00ebs t\u00eb cilin duhet ta shlyejn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs te prind\u00ebrit dhe familja. F\u00ebmij\u00ebt e prind\u00ebrve me koncepsionin e par\u00eb, ku jeta nuk ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb mbivendosur iracionalisht, nuk kan\u00eb asnj\u00ebfar\u00eb borxhi. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb prind\u00ebrit ata q\u00eb ndihen borxhlinj. Ta sjell\u00ebsh dik\u00ebnd n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila fare leht\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet ferr, pa e njohur dhe pa e pyetur, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta egoiz\u00ebm i shfrenuar. \u00c7do krijues, b\u00ebhet pak m\u00eb von\u00eb vras\u00ebs sepse \u00e7do krijese i del afati, shuhet e vdes. Prandaj, \u00e7do prind duke qen\u00eb krijues \u00ebsht\u00eb edhe vras\u00ebs meqen\u00ebse brenda jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe vdekja.<\/p>\n<p>Ja p\u00ebrse, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ende thell\u00ebprimitive, \u2018t\u00eb pamet\u2019 iu p\u00ebrngjajn\u00eb dasmave dhe do loj\u00ebrave f\u00ebminore q\u00eb simulojn\u00eb veprimet e t\u00eb rriturve. Ka ashiqare shtirje, dalldi e hare. N\u00ebse ka lot, kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se llastim e posht\u00ebrsi. K\u00ebto zakone m\u00ebsyjn\u00eb ta shp\u00ebrfillin vdekjen. T\u00eb mos e lidhin me jet\u00ebn, t\u00eb mos e mendojn\u00eb. P\u00ebr jet\u00ebn t\u00eb ruhet po i nj\u00ebjti konceptim. Urdh\u00ebresa e th\u00ebn\u00eb dashamir\u00ebsisht \u201cmos u m\u00ebrzit\u201d e ilustron m\u00eb s\u00eb miri, k\u00ebt\u00eb m\u00ebsymje.<\/p>\n<p>Shihni sesi, ende familjeve iu vjen marre t\u00eb pranojn\u00eb se nj\u00eb familjar i tyre ka kryer vet\u00ebvrasje. Vet\u00ebvrasja p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrshtim me postultatin popullor \u201cshpresa vdes e fundit\u201d. Si mundet dikush t\u00eb vdes para shpres\u00ebs? Epo, vet\u00ebvras\u00ebsi e b\u00ebn. Grupi Low, albumin e par\u00eb e ka t\u00eb titulluar \u201cI could live in hope\u201d. Shpresa \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt gurthemeli i koncepsionit iluziv. Ajo vdes pas individit dhe lind para tij. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, edhe ata q\u00eb e shohin jet\u00ebn si di\u00e7ka tep\u00ebr t\u00eb bukur e t\u00eb magjishme, p\u00ebrballen me plot dhimbje e vuajtje, ose m\u00ebrzi. Dhe prandaj, q\u00eb t\u00eb mos fundosen iu duhet shpresa.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se vet\u00ebvras\u00ebsi ka pasur gjith\u00e7ka q\u00eb mendohet se e kushtetuton nj\u00eb ekzistenc\u00eb t\u00eb rehatshme, pra n\u00ebse ai \u2018nuk ka pasur arsye\u2019, at\u00ebher\u00eb ndodh q\u00eb vdekja t\u2019i fallsifikohet. P\u00ebr arsyetim, t\u2019i ngjitet ndonj\u00eb s\u00ebmundje vdekjeprur\u00ebse ose k\u00ebshtu di\u00e7ka. Nj\u00eb vet\u00ebvrasje e paarsye, b\u00ebn q\u00eb individi t\u00eb mbetet edhe post mortem individ, dmth i huaj dhe i papushtuesh\u00ebm p\u00ebr familjen (e shoq\u00ebrin\u00eb). Dhe nj\u00ebkohsh\u00ebm, ta p\u00ebr\u00e7oj\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin mesazh si Klosi p\u00ebr t\u00eb jetuarit. Mesazh, q\u00eb e ndesh tep\u00ebr ashp\u00ebr pushtetin e familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb mbi individ\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas statistikave, nj\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzish sa nj\u00eb komb i vog\u00ebl, vdes \u00e7do vit nga vet\u00ebvrasjet. 800 mij\u00eb vet\u00eb. Dhe, sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb fundit, rritja e depresionit n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb 18%. Kjo p\u00ebrqindje n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri qindramilion\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb. Tep\u00ebr shum\u00eb. Prandaj, nuk do mend se me t\u00eb duhet t\u00eb merremi seriozisht edhe k\u00ebtu. N\u00eb Kosov\u00eb, 90% e popull\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kultur\u00eb islame, por vet\u00ebm pak prej tyre besojn\u00eb ende n\u00eb shpjegimet fetare p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Konceptimi iluziv p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb m\u00ebsohet n\u00eb familje, \u00ebsht\u00eb larg m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr individ\u00ebt. I b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb k\u00ebrkues (dhe abstrakt\u00eb n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa) e depresiv\u00eb, i b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballje me jet\u00ebn. Iu jep dhimbje t\u00eb padurueshme. Ose i kufizon vet\u00ebm p\u00ebrbrenda ngroht\u00ebsis\u00eb familjare, brenda k\u00ebnaqjeve t\u00eb konsumerizmit dhe \u2018gj\u00ebrave t\u00eb vogla\u2019. Me nj\u00eb fjal\u00eb, nuk i b\u00ebn t\u2019i ken\u00eb syt\u00eb hapur, t\u00eb mos presin asgj\u00eb, dhe t\u2019i rreken formimit t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb tranzicion kulturor, do ta ken\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb zorsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballen me jet\u00ebn, shkaku i iluzioneve vras\u00ebse p\u00ebr t\u00eb cilat po flasim. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se, depresiv\u00ebt e melankolik\u00ebt jan\u00eb de facto t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shoq\u00ebria. Askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb merret me ta. Prandaj, njer\u00ebzit shtr\u00ebngohen t\u00eb shtiren. Kollaj kuptohet se, kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb parit t\u00eb jet\u00ebs \u00e7on n\u00eb shtirje. N\u00eb nj\u00eb shtirje e cila m\u00eb von\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e natyr\u00ebs son\u00eb. E b\u00ebjm\u00eb fytyr\u00ebn t\u00eb qeshur, pa e marr\u00eb vesh kur takohemi me tjetrin. Rrejm\u00eb, pa e kuptuar. Ve\u00e7 kur e shohim q\u00eb u b\u00ebm\u00eb t\u00eb korruptuar e t\u00eb deformuar. Ve\u00e7 kur e shohim q\u00eb po vdesim, duke e marr\u00eb me mend se do t\u00eb harrohemi. Dhe harrohemi q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Mark Aureli.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, t\u00eb marrim frym\u00eb m\u00eb lirsh\u00ebm, t\u00eb jemi m\u00eb autentik\u00eb, duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga shtirja. T\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb jetojm\u00eb pa shpres\u00ebn, me vuajtjen, dhe me faktin e s\u00ebmundjeve e vdekjes. \u201cNuk mundem m\u00eb\u201d e Klosit, mund t\u00eb shihet edhe si nj\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u shtirur m\u00eb. Pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qeshur m\u00eb. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar m\u00eb.<\/p>\n<p>Po, filozofia si l\u00ebnd\u00eb shkollore ashtu si\u00e7 m\u00ebsohet, me at\u00eb tekst q\u00eb m\u00ebsohet, duhet hequr sa m\u00eb shpejt nga planprogramet shkollore. Nuk i ndihmon askujt, asgj\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb saj duhet futur stoicizmin. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, mendoj se t\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb bien me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, dhe nuk do t\u00eb befasohen kur t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb k\u00ebqijat e pashmangshme t\u00eb jet\u00ebs. Dhe, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb mos bien n\u00eb gropat utopike, t\u00eb mos bien n\u00eb dashuri (se dashuria gjithmon\u00eb ka qen\u00eb r\u00ebnje e kurr\u00eb ngritje), e n\u00eb gj\u00ebra tjera prej t\u00eb cilave nuk ka dalje.<\/p>\n<p>P.S. Ky shkrim u nis si nj\u00eb p\u00ebrkujtim e reflektim p\u00ebr nj\u00eb familjar t\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb, vdekja e t\u00eb cilit u fallsifikua.<\/p>\n<p>____________<\/p>\n<p>[1] U tha se arsyet q\u00eb e \u00e7uan Klosin n\u00eb vet\u00ebvrasje ishin pezullimi nga puna, problemet familjare dhe vdekja e n\u00ebn\u00ebs pes\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNuk mundem m\u00eb!\u201d \u2013 ishte fjala e fundit q\u00eb shkroi Ardian Klosi. Pastaj e vrau veten [1]. Kemi k\u00ebshtu, nj\u00eb vdekje dhe nj\u00eb fjal\u00eb. Ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb vrasje dhe nj\u00eb shpjegim t\u00eb shkurt\u00eb. T\u00eb cilat e rrjedhin nj\u00eb konceptim. Nj\u00eb konceptim t\u00eb caktuar p\u00ebr jet\u00ebn. I cili p\u00ebrplaset keq me konceptimin e shumic\u00ebs. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":9004,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1237,991],"ppma_author":[145],"class_list":["post-3566","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-shendeti-mendor","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3566"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3566\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9005,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3566\/revisions\/9005"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3566"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}