{"id":3572,"date":"2017-05-23T15:59:58","date_gmt":"2017-05-23T13:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3572"},"modified":"2024-12-13T16:01:58","modified_gmt":"2024-12-13T14:01:58","slug":"a-jane-ata-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/a-jane-ata-ne\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb ata ne?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>T\u00eb strukur, t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur, t\u00eb huaj. Elitat politike t\u00eb Kosov\u00ebs u prijn\u00eb ndasive etnike, sociale dhe fetare n\u00eb Kosov\u00eb me zjarrin i cili do ta turp\u00ebronte edhe Stiv Xhobsin. Pa kurrfar\u00eb konsistence dhe forme t\u00eb sjelljes, politikani kosovar, mjesht\u00ebr i arteve dramatike, mund t\u00eb na servoj\u00eb gjith\u00e7ka: t\u00eb mos e pranoj\u00eb institucionin t\u00eb cilit i sh\u00ebrben (m\u00eb falni, me t\u00eb cilin sh\u00ebrbehet), q\u00eb Kuvendin t\u00eb cilit i sh\u00ebrben ta shfryt\u00ebzoj\u00eb si mjet shantazhi ndaj gjykat\u00ebs e cila nuk mbik\u00ebqyr, q\u00eb popullin t\u00eb cilit i sh\u00ebrben (m\u00eb falni, me t\u00eb cilin sh\u00ebrbehet) ta akuzoj\u00eb p\u00ebr kushtet socio-ekonomike n\u00eb t\u00eb cilat jeton, t&#8217;i k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb gazetar\u00ebt, ta vet\u00ebvras\u00eb d\u00ebshmitarin, ta eksterritorializoj\u00eb qeverin\u00eb s\u00eb cil\u00ebs konsideron se nuk i p\u00ebrket, q\u00eb n\u00eb televizionin me shtrirje nacionale t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me spastrim etnik, t\u00eb ngrihet, t\u00eb shkrihet, t\u00eb ngrihet, t\u00eb shkrihet, t\u00eb hedh\u00eb gaz lotsjell\u00ebs, ta blej\u00eb gjykat\u00ebsin. Nga politikani kosovar mund t\u00eb pritet gjith\u00e7ka, krejt p\u00ebrve\u00e7 qasjes metodologjike n\u00eb kryerjen e obligimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tij p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb kryerjen e tyre.<\/p>\n<p>Jokompetenca, fjal\u00ebt boshe dhe korrupsioni i politikanit kosovar nuk jan\u00eb koler\u00eb e cila i shfaros vet\u00ebm qytetar\u00ebt kosovar\u00eb, infeksioni u p\u00ebrhap dhe u b\u00eb pandemi, por n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb johomogjene kosovare ku je ose &#8220;UN\u00cb&#8221; ose &#8220;JO UN\u00cb&#8221; t\u00eb gjith\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje i p\u00ebrmbahen un\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet, sepse &#8220;NE&#8221; jemi koncept i friksh\u00ebm, tradh\u00ebtues i t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs jugosllave, p\u00ebrbind\u00ebshi i cili duhet t\u00eb zhduket nga rr\u00ebnj\u00ebt. E nga na vjen kjo bindje? Pjes\u00ebrisht nga p\u00ebrvoja, e pjes\u00ebrisht edhe nga ajo q\u00eb na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet tona nd\u00ebretnike. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet komuniteteve n\u00eb Kosov\u00eb maten n\u00eb dy m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike jan\u00eb &#8220;m\u00eb t\u00eb dukshmet&#8221; n\u00eb nivel t\u00eb elitave politike t\u00eb cilat i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. M\u00ebnyra se si politikan\u00ebt sillen me nj\u00ebri-tjetrin, fjala dhe ndjenjat me t\u00eb cilat sh\u00ebrbehen p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar komunitetin, k\u00ebta jan\u00eb tregues n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve masim gjendjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona. N\u00eb Kosov\u00eb incidentet me motive etnike jan\u00eb faktikisht incidentet nd\u00ebretnike t\u00eb cilat nuk duhet ta shqet\u00ebsojn\u00eb asnj\u00ebrin, ligjet jan\u00eb fenomenale &#8211; vet\u00ebm zbatimin duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar pak, problemet e nj\u00eb komuniteti nuk duhet trajtuar si institucionale por me to duhet t\u00eb merren vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb atij komuniteti,\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb duan dialog por vet\u00ebm n\u00ebse ai i kontribuon q\u00ebllimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. N\u00eb Kosov\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb relative p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb si norm\u00eb t\u00eb sjelljes.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, cil\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona, kujdessh\u00ebm, metodologjikisht, por me logjik\u00ebn e vlerave t\u00eb filozofis\u00eb per\u00ebndimore e mat bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 Ato p\u00ebrfundime t\u00eb bazuara n\u00eb supozimin e komuniteteve t\u00eb decentralizuara, t\u00eb sistemit efikas dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, dhe t\u00eb standardit t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm jet\u00ebsor, ata i shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb krijimin e politikave t\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cilat domosdoshm\u00ebrisht shkaktojn\u00eb ve\u00e7 m\u00eb shum\u00eb probleme sepse Kosova nuk mund t&#8217;u p\u00ebrgjigjet supozimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>Le t&#8217;i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim k\u00ebtyre dy pohimeve te simboli m\u00eb i ngarkuar i marr\u00ebdh\u00ebnieve etnike n\u00eb Kosov\u00eb, ura e Ibrit.<\/p>\n<p>Ura e Ibrit p\u00ebr politikan\u00ebt \u00ebsht\u00eb mjet serioz i mobilizimit t\u00eb mas\u00ebs dhe poen i leht\u00eb politik; ajo edhe fizikisht tregon ku jan\u00eb &#8220;ATA&#8221; e ku jemi &#8220;NE&#8221;. Ajo ka qen\u00eb edhe nj\u00eb shp\u00ebrq\u00ebndrim dhe mjet i polarizimit t\u00eb komuniteteve t\u00eb cilave nuk u duhet shum\u00eb q\u00eb frustrimet e tyre t&#8217;i orientojn\u00eb drejt nj\u00ebri-tjetrit. Kujt do t&#8217;i shkoj\u00eb mendja te pasiguria, papun\u00ebsia, uj\u00ebrat e zeza n\u00eb Ib\u00ebr, deponit\u00eb e egra dhe investimet e padukshme kur &#8220;ATA&#8221; duan ta hapin ur\u00ebn, e &#8220;NE&#8221; nuk i lejojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ura n\u00eb Ib\u00ebr p\u00ebr Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i vlerave t\u00eb tyre themelore: liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe kapitalit. I konsideruar si e till\u00eb, simboli tashm\u00eb i politizuar i k\u00ebsaj vlere europiane tash u b\u00eb karrem i paduksh\u00ebm i zyrtar\u00ebve europian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me p\u00ebrfundimin e misionit t\u00eb tyre do t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshmin\u00eb m\u00eb t\u00eb matshme t\u00eb pajtimit: pamjet e veturave t\u00eb cilat kalojn\u00eb ur\u00ebn e cila i lidh dy pjes\u00ebt e qytetit.<\/p>\n<p>E \u00e7ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte kjo ur\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt? T\u00eb jet\u00eb nj\u00ebra prej gjithsej tri urave mbi lumin Ib\u00ebr n\u00eb Mitrovic\u00eb nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb t\u00eb hapura edhe p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt edhe p\u00ebr trafikun? Vendi rreth t\u00eb cilit nga viti 1999 e deri n\u00eb vitin 2015 jan\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se 1000 incidente nd\u00ebretnike? Edhe nj\u00ebra prej shum\u00eb urave n\u00eb bot\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e hapur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt? Vendi n\u00eb t\u00eb cilin u ndal spastrimi etnik i serb\u00ebve? Vendi p\u00ebrtej t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb t\u00eb jesh serb\/shqiptar? Vendi p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit Mitrovica \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb? Ndoshta krejt k\u00ebto ngapak, por tekefundit, kjo ur\u00eb \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme. E par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr standardin jet\u00ebsor, e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve, e par\u00ebnd\u00ebsishme madje edhe p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb nga Prishtina apo nga Kushtova jan\u00eb dy ura nga t\u00eb dyja an\u00ebt t\u00eb cilat mund t\u00eb kalohen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, me mjet t\u00eb motorizuar transporti, dhe k\u00ebshtu do ta shmangnit trafikun mu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dy pjes\u00ebve t\u00eb qytetit.\u00a0 Kjo ur\u00eb ka qen\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo u b\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb momentin kur politikan\u00ebt e polarizuan, nd\u00ebrsa Bashkimi Europian e internalizoi dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast u b\u00eb edhe e rrezikshme.<\/p>\n<p>Ura tash u b\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb e shohim te nj\u00ebri-tjetri, frika jon\u00eb, frustrimet tona, inati yn\u00eb. Si e till\u00eb, ajo tani t\u00ebrheq k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe prandaj Mitrovica e ka pritur dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs n\u00eb hije t\u00eb rritjes s\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb incidenteve nd\u00ebretnike si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kemi grumbulluar nj\u00eb varg veprash penale: rrahje, therrje, shkat\u00ebrrim t\u00eb pron\u00ebs publike dhe private, zjarrv\u00ebnie, rr\u00ebmbime t\u00eb pakonfirmuara, fyerje e thirrje t\u00eb l\u00ebvizjeve radikale fetare. Dhe p\u00ebr \u00e7udi, me heqjen e pengesave p\u00ebr qarkullim t\u00eb veturave nga ura, komunitetet nuk jan\u00eb p\u00ebrafruar, qyteti nuk u bashkua, efekti, p\u00ebr tani, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shpartallues dhe kjo mund t\u00eb ishte v\u00ebrejtur ashiqare gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb murit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb vend se ura mbi Ib\u00ebr t\u00eb mbetet gj\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme, ve\u00e7 nj\u00eb prej shum\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb cilat n\u00eb Mitrovic\u00eb nuk funksionojn\u00eb, por e cila do t\u00eb mund t\u00eb funksiononte n\u00eb nj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb ardhmen kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb krijohen kushtet, n\u00eb vend se t\u00eb ishte tem\u00eb leht\u00eb e zgjidhshme, ajo u b\u00eb nj\u00eb prej fokuseve t\u00eb imponuara t\u00eb dialogut Beograd-Prishtin\u00eb, tregues i dhembsh\u00ebm, fizik se sa shum\u00eb dallojm\u00eb dhe sa shum\u00eb nuk i besojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Pse e gjith\u00eb kjo? Sepse ATA jan\u00eb t\u00eb huaj dhe nuk din\u00eb se \u00e7&#8217;na duhet NEVE, sepse ATA jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb pasi q\u00eb NE nuk k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, sepse ATA jan\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs pasi q\u00eb NE nuk konsiderojm\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb strukur, t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur, t\u00eb huaj. Elitat politike t\u00eb Kosov\u00ebs u prijn\u00eb ndasive etnike, sociale dhe fetare n\u00eb Kosov\u00eb me zjarrin i cili do ta turp\u00ebronte edhe Stiv Xhobsin. Pa kurrfar\u00eb konsistence dhe forme t\u00eb sjelljes, politikani kosovar, mjesht\u00ebr i arteve dramatike, mund t\u00eb na servoj\u00eb gjith\u00e7ka: t\u00eb mos e pranoj\u00eb institucionin t\u00eb cilit i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":306,"featured_media":11078,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[11,868],"ppma_author":[318],"class_list":["post-3572","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosova","tag-politika"],"authors":[{"term_id":318,"user_id":306,"is_guest":0,"slug":"milica-andric","display_name":"Milica Andri\u0107 Raki\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg"},"user_url":"","last_name":"Andri\u0107 Raki\u0107","first_name":"Milica","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/306"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3572"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11080,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3572\/revisions\/11080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3572"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}