{"id":3587,"date":"2017-06-02T10:29:26","date_gmt":"2017-06-02T08:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3587"},"modified":"2024-10-18T14:06:14","modified_gmt":"2024-10-18T12:06:14","slug":"si-ti-kapsh-kujtimet-e-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/si-ti-kapsh-kujtimet-e-reja\/","title":{"rendered":"Si t&#8217;i kap?sh kujtimet e reja?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Si t&#8217;i kap?sh kujtimet e reja?<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>I dashuri Jeton,<\/p>\n<p>Hello nga &#8220;ana tjet\u00ebr&#8221;. Kam ndier nevoj\u00ebn t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem, respektivisht q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij opinioni ta hap dialogun si\u00a0 pjes\u00eb e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb, ndryshe nga ti, nuk e kam problem t\u00eb shkruaj p\u00ebr murin, ur\u00ebn, trenin apo &#8220;Asociacionin&#8221; e famsh\u00ebm, sepse besoj se k\u00ebto jan\u00eb temat p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb gjejm\u00eb &#8220;common ground&#8221; i cili do t\u00eb na bashkoj\u00eb, e jo t\u00eb na ndaj\u00eb. Por t&#8217;i l\u00ebm\u00eb k\u00ebto mbase p\u00ebr ndonj\u00eb bised\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen sepse para s\u00eb gjithash d\u00ebshiroj t\u00eb t\u00eb njoftoj me serb\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne, serb\u00ebt, jemi ashtu si ju shqiptar\u00ebt, para s\u00eb gjithash njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt e pin\u00eb kafen e tyre t\u00eb m\u00ebngjesit (disa kafen turke apo t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, megjith\u00ebse jemi italianizuar dhe pim\u00eb makiato, espresso, nes, e k\u00ebshtu me radh\u00eb), na p\u00eblqen birra dhe ca gj\u00ebra t\u00eb forta n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb dit\u00ebs e t\u00eb nat\u00ebs. Ballafaqohemi me problemet e nj\u00ebjta si shqiptar\u00ebt, luftojm\u00eb me papun\u00ebsin\u00eb e madhe dhe b\u00ebjm\u00eb akrobacione gjimnastikore q\u00eb t&#8217;i paguajm\u00eb t\u00eb gjitha faturat apo kredit\u00eb. Ashtu sikur shqiptar\u00ebt, prind\u00ebrit serb\u00eb mundohen t&#8217;ia dalin n\u00eb krye p\u00ebr t&#8217;i siguruar mjetet p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmijeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb larg\u00ebt, sidomos pasi q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu dhe jetojn\u00eb mu pran\u00eb teje, aty p\u00ebrtej &#8220;ur\u00ebs&#8221; e cila nuk kalohet fizikisht duke e kaluar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por kalohet duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb jesh pjes\u00eb e jona dhe ta kuptosh p\u00ebrse na duhet ura, muri, Asociacioni, dhe p\u00ebrse lista serbe nuk bashk\u00ebpunon (edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kam q\u00ebndrim diametralisht t\u00eb kund\u00ebrt me ty). Pse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb barikadohemi, t\u00eb izolohemi e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00ebfar\u00eb Asociacioni? Sepse jemi destruktiv\u00eb, jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk e pranojm\u00eb realitetin, nd\u00ebrtojm\u00eb shtet brenda shtetit? Jo, asnj\u00ebra nga k\u00ebto&#8230; ka shum\u00eb arsye m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb cilat pasqyrohen n\u00eb at\u00eb se ende jemi t\u00eb diskriminuar dhe t\u00eb privuar nga t\u00eb drejtat. Ndoshta do t\u00eb mendosh se po e teproj por faktet flasin ndryshe.<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se narrativat n\u00eb lidhje me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb na perceptoj\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb zgjidhjes, si fqinj&#8230; por na sheh si problem, si pjes\u00eb e shtetit tjet\u00ebr nga i cili Kosova nuk mund ta fitoj\u00eb &#8220;pavar\u00ebsin\u00eb&#8221; e plot\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb perceptualisht t\u00eb ndryshme zhvillohet dialogu nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, n\u00eb fokus t\u00eb t\u00eb cilit nuk jan\u00eb serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt por interesat e ndryshme t\u00eb shum\u00eb pal\u00ebve. Pal\u00ebt t\u00eb cilat i arrijn\u00eb &#8220;marr\u00ebveshjet&#8221; t\u00eb cilat i quajn\u00eb historike, dhe pastaj kthehen nga Brukseli, p\u00ebshtyjn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb media dhe i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb komunitetitet t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara. Dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, n\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb proces nuk shoh kurrfar\u00eb dialogu, shoh se k\u00ebto tema, si\u00e7 thua edhe ti, na ndajn\u00eb, dhe besoj se edhe ky dialog i yni p\u00ebrmes opinioneve \u00ebsht\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, sepse p\u00ebrmes tij po p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb ndjenjat tona, q\u00ebndrimet e argumentet tona, dhe nga kjo p\u00ebrpiqemi t&#8217;i kuptojm\u00eb k\u00ebto dy bot\u00ebt perceptualisht t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se edhe ne n\u00eb k\u00ebto shkrime tona anojm\u00eb nga disa kujtime jo-fort-pozitive si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lufta, vrasjet, bodrumet, granatat, bombat e NATO-s\u00eb, aeroplan\u00ebt, shp\u00ebrnngulja, humbja e sht\u00ebpive, ndarja nga familja dhe miqt\u00eb, 17 marsi, udh\u00ebtimet me p\u00ebrcjellje t\u00eb KFOR-it, autobus\u00ebt e NIS ekspresit, Gorazhdevci, Stari Gacka&#8230; dhe i p\u00ebrdorim ato p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb m\u00ebtutjeshme dhe arsyetim t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe perceptimit t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ke th\u00ebn\u00eb se ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshmime dhe pajtohem me k\u00ebt\u00eb, por si t\u00eb arrihet deri te ato ndryshime \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00ebmiliondollar\u00ebshe; si t\u00eb detyrohen elitat q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb sinqerisht p\u00ebr arritjen e atyre ndryshimeve? Veten e konsideroj pjes\u00eb t\u00eb elit\u00ebs, jo n\u00eb kuptimin &#8220;elitist&#8221;, por n\u00eb kuptimin se mund t\u00eb ndikoj n\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebri, dhe besoj se secili prej nesh mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ato &#8220;elita&#8221; qytetare, gjegj\u00ebsisht vet\u00eb ne, do t\u00eb duhej t\u00eb ishin mjaft t\u00eb guximshme t&#8217;u b\u00ebnin ball\u00eb narrativave t\u00eb cilat na ndjekin, duke e shikuar nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy dhe duke pranuar se ka pasur krime, masakra, vrasje, dhunime, djegie t\u00eb sht\u00ebpive. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i dialogut t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb deri te &#8220;normalizimi&#8221; i marr\u00ebdh\u00ebnieve, duhet t\u00eb sillemi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me guxim, t\u00eb ballafaqohemi me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb flasim qart\u00eb, z\u00ebsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e jo t\u00eb dalim n\u00eb rrug\u00eb dhe t&#8217;i lart\u00ebsojm\u00eb &#8220;heronjt\u00eb&#8221; kur t\u00eb jen\u00eb shpallur politikisht t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo krimi duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr t\u00eb, e q\u00eb nga fillimi i aktivizmit tim qytetar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e kam mbajtur publikisht, kam qen\u00eb i akuzuar nga populli im se jam tradhtar, i paguar nga t\u00eb huajt, &#8220;Sorosist&#8221; dhe shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.\u00a0 Por, un\u00eb jam vet\u00ebm dikush q\u00eb beson se ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit q\u00eb t\u00eb \u00e7on te normalizimi. Megjithat\u00eb, p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb na duhet trim\u00ebri, e un\u00eb at\u00eb nuk e gjej te shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb mi, te shum\u00eb miq, shok\u00eb, si te serb\u00ebt ashtu edhe te shqiptar\u00ebt. Para nj\u00eb muaji deputeti i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs e k\u00ebrc\u00ebnonte hapur nj\u00eb komunitet se do t\u00eb spastrohet etnikisht n\u00ebse nuk lirohet Ramush Haradinaj . Ajo deklarat\u00eb, e cila n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb skandaloze, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasqyr\u00eb e asaj q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb por nuk mund ta thon\u00eb publikisht. Ajo q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb &#8211;\u00a0 dhe q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe p\u00ebr ty &#8211; edhe m\u00eb skandaloze, \u00ebsht\u00eb se publiku kosovar nuk e ka d\u00ebnuar at\u00eb deklarat\u00eb, se shoq\u00ebria civile nuk ka reaguar, nuk ka dalur n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Daut Haradinajt nga posti i deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Di\u00e7ka e ngjashme ka ndodhur edhe para dy vitesh kur Ministri p\u00ebr Diaspor\u00eb deklaroi se serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se shqiptar\u00ebt dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shqiptar\u00ebt largohen nga Kosova. P\u00ebrs\u00ebri ka munguar reagimi i shoq\u00ebris\u00eb civile e cila me dyfytyr\u00ebsi deklarohet si mbrojt\u00ebse e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pajtohem me ty, temat duhen hapur nj\u00eb nga nj\u00eb, dhe at\u00eb temat t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy komunitetet, t\u00eb flitet hapur p\u00ebr to, t\u00eb provohet\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive t\u00eb shk\u00ebmbehen q\u00ebndrimet, argumentet, mendimet dhe frikat t\u00eb cilat sigurisht secili prej nesh i ka.\u00a0 Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb till\u00eb, dhe besoj se edhe ti je i gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Koha ka kaluar moti, dhe mendoj se kemi pritur shum\u00eb gjat\u00eb, ka mbetur ve\u00e7 \u00e7\u00ebshtja se sa t\u00eb guximsh\u00ebm jemi t\u00eb pushojm\u00eb s\u00eb qeni ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pritur.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si t&#8217;i kap?sh kujtimet e reja? I dashuri Jeton, Hello nga &#8220;ana tjet\u00ebr&#8221;. Kam ndier nevoj\u00ebn t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem, respektivisht q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij opinioni ta hap dialogun si\u00a0 pjes\u00eb e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb, ndryshe nga ti, nuk e kam problem t\u00eb shkruaj p\u00ebr murin, ur\u00ebn, trenin apo &#8220;Asociacionin&#8221; [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":312,"featured_media":8392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[669,664,12],"ppma_author":[324],"class_list":["post-3587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-dialogue","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":324,"user_id":312,"is_guest":0,"slug":"milos-milovanovic","display_name":"Milo\u0161 Milovanovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1676226087159.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1676226087159.jpg"},"user_url":"","last_name":"Milovanovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Milovanovi\u0107 ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ato t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, demokracis\u00eb dhe zhvillimit. Aktualisht \u00ebsht\u00eb duke kryer studimet Master n\u00eb Menaxhment Publik n\u00eb Willamette University n\u00eb Salem, Oregon."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/312"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3587"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8731,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3587\/revisions\/8731"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3587"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}