{"id":3597,"date":"2017-06-15T15:05:56","date_gmt":"2017-06-15T13:05:56","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3597"},"modified":"2024-10-23T15:10:56","modified_gmt":"2024-10-23T13:10:56","slug":"nje-lidhje-e-re-me-politiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-lidhje-e-re-me-politiken\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb lidhje e re me politik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><strong style=\"font-size: 16px;\">Televizori<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, shoq\u00ebria kosovare e lidhi ekzistenc\u00ebn e saj p\u00ebr televizori. P\u00ebrftoi k\u00ebshtu karakter skajsh\u00ebm pasiv dhe mbeti n\u00eb nj\u00eb vend, duke shikuar lajme dhe emisione politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb mundohem t\u00eb tregoj p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e paisjes n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb kuptuarit e politik\u00ebs; krijimin e pritshm\u00ebrive jokonkrete dhe dembelin\u00eb e pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb rrjedhuan nga kjo.<\/p>\n<p>Televizori \u00ebsht\u00eb ende (koha e Facebook-ut dhe gazetaris\u00eb online) pajisja q\u00eb e fabrikon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me an\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebra \u2018hap\u00ebsirave elitare\u2019 (emisione politike). Por jo vet\u00ebm. Ato madje sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si \u2018mami\u2019 q\u00eb e ndihmojn\u00eb lindjen e lider\u00ebve t\u00eb rinj, politikan\u00ebve tjer\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs dhe analist\u00ebve. Televizori sh\u00ebrben edhe si veg\u00ebl mat\u00ebse p\u00ebr pesh\u00ebn publike t\u00eb dikujt. Qe nj\u00eb shembull: kur nj\u00eb p\u00ebrdorues Facebook-u merr pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb emision televiziv, ai e qet foton n\u00eb profilin e tij q\u00eb ia dokumenton at\u00eb pjes\u00ebmarrje. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve duket emri i tij dhe logoja e televizionit bashk\u00eb me fytyr\u00ebn [1]. Pra, k\u00ebshtu ndodh dalja nga anonimiteti.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u2018hap\u00ebsirat elitare\u2019 q\u00eb ndodhen p\u00ebrbrenda televizorit, e kan\u00eb shk\u00ebputur qytetarin e r\u00ebndomt\u00eb nga rrethana e tij individuale. Me apo pa dashje, diskursivisht, ia kan\u00eb vjedhur realitetin dhe lirin\u00eb. I kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb iden\u00eb se \u00ebsht\u00eb fund e krye i varur nga zhvillimet politike t\u00eb cilat i fliste e p\u00ebrfliste pambarim pa nxjerr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re. Qytetari i r\u00ebndomt\u00eb kosovar e njeh shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh e do t\u00eb ndodh, at\u00eb q\u00eb thuhet e do t\u00eb thuhet n\u00eb sken\u00ebn politike. I njeh mir\u00eb politikan\u00ebt dhe analist\u00ebt. Por, ai \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb t\u00eb rezonoj\u00eb e t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr lagjen apo katundin ku b\u00ebn pjes\u00eb. Krejt\u00ebsisht i paaft\u00eb t\u00eb inspektoj\u00eb tender\u00ebt n\u00eb vendbanimin e tij, t\u00eb shoh sesi po kryhen pun\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb caktuar, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb komunikim me m\u00ebsuesit n\u00eb shkoll\u00ebn ku i m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb jet\u00eb i angazhuar n\u00eb ruajtje t\u00eb ambientit etj.<\/p>\n<p>Televizori e b\u00ebri shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb iluzorisht politike. Si rrjedh\u00eb e debateve t\u00eb pafrytshme, kaotike, pa logjik\u00eb e kuptim, qytetari nd\u00ebrtoi pritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr politik\u00ebn, por pa i konkretizuar ato. Pret, por pa ditur se \u00e7ka. Dhe sidomos, pa e pasur iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr metodologjin\u00eb e realizimit t\u00eb pritshm\u00ebrive. Kjo n\u00eb nj\u00eb an\u00eb i mbajti ata t\u00eb pak\u00ebnaqur, e n\u00eb tjetr\u00ebn, i b\u00ebri politikan\u00ebt t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Rreth nj\u00ebqind mij\u00eb njer\u00ebz ik\u00ebn nga Kosova kur u arrit Koalicioni paszgjedhor PDK-LDK n\u00eb fund t\u00eb 2014-\u00ebs. Kushedi \u00e7ka prisnin. \u201cDuam m\u00eb mir\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb pritje. As \u201cduam ndryshim\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuara q\u00eb shprehin thjesht pak\u00ebnaq\u00ebsi. E pak\u00ebnaq\u00ebsia e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e pabazuar.<\/p>\n<p>T\u00eb ndihmuar nga k\u00ebto hap\u00ebsira vizive elitare, por natyrisht edhe si pasoj\u00eb e mbetjeve komuniste e totalitare, shoq\u00ebria jon\u00eb harroi se po jetonte brenda nj\u00eb sistemi me liri ekonomike e politike. Brenda nj\u00eb terreni p\u00ebrpjekjesh e lufte ku asgj\u00eb nuk vjen e gatshme. N\u00eb vend se t\u00eb ishte nj\u00eb aktiviste shum\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb ekonomike, ajo u gozhdua n\u00eb pozicionin ulur, para televizorit ose n\u00ebp\u00ebr kafene. N\u00eb Kosov\u00eb nuk u krijua nj\u00eb rrjet\u00eb interesash ekonomike e sociale, q\u00eb do t\u2019i jepnin kuptim \u2018planprogrameve politike\u2019. P\u00ebrfshirja n\u00eb politik\u00eb nuk b\u00ebhet duke njohur dhe kuptuar rrethan\u00ebn individuale, dmth interesat konkrete individuale, por b\u00ebhet duke e avokuar \u2018t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt\u2019 e cila i p\u00ebrngjan n\u00eb pap\u00ebrcaktueshm\u00ebrin\u00eb e saj \u2018parajs\u00ebs\u2019 s\u00eb feve abrahamike. Shumica d\u00ebrrmuese e kosovar\u00ebve nuk ka vend n\u00eb skem\u00ebn e prodhimit. Edhe n\u00ebse kan\u00eb pun\u00eb dhe marrin rrog\u00eb, ata praktikisht nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb. Dmth, nuk prodhojn\u00eb asgj\u00eb. T\u00eb till\u00eb ve\u00e7 t\u00eb papun\u00ebve, jan\u00eb edhe shumica e profesor\u00ebve t\u00eb Universiteteve (publike e private), shumica e gazetar\u00ebve (q\u00eb aktivitet e kan\u00eb \u201ccopy-paste\u201d-in), shumica e njer\u00ebzve n\u00eb administrat\u00eb publike, pensioner\u00ebt, politikan\u00ebt etj.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb perspektive ose k\u00ebndshikimi t\u00eb qart\u00eb individual, qytetar\u00ebt b\u00ebhen t\u00eb mashtruesh\u00ebm e t\u00eb n\u00ebnshtruesh\u00ebm. Dhe natyrsh\u00ebm, begatohet terreni p\u00ebr populiz\u00ebm e retorik\u00eb boshe.<\/p>\n<p>\u00c7ka mund t\u00eb b\u00ebj Vet\u00ebvendosje me papun\u00ebsin\u00eb n\u00ebse vjen n\u00eb pushtet? Asgj\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej pushtetit t\u00eb saj. Zhvillimi ekonomik n\u00eb kapitaliz\u00ebm varet tep\u00ebr shum\u00eb nga bizneset dhe nd\u00ebrmarr\u00ebsit. Nga prodhimi. Tregu. Nga vet\u00eborganizimi i sektorit privat. Nga nj\u00eb jet\u00eb matan\u00eb televizorit dhe politik\u00ebs. Vet\u00ebvendosje, (n\u00eb fakt asnj\u00eb parti tjet\u00ebr), nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb pa nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve me interesat e tyre. Prandaj, askush nuk mund t\u00eb ofroj\u00eb shp\u00ebtim nga zhg\u00ebnjimi e d\u00ebshp\u00ebrimi n\u00ebse pritshm\u00ebrit\u00eb nuk e kan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb konkrete. I vetmi shp\u00ebtim i mundsh\u00ebm, b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb pajisjeje tjet\u00ebr: digitronit (telekomand\u00ebs). Qytetari duhet t\u00eb m\u00ebsohet t\u2019i nd\u00ebrroj\u00eb kanallet ose ta fik\u00eb televizorin. Duhet t\u00eb m\u00ebsohet t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e asaj q\u00eb ndodh. Lidhjet me politik\u00ebn nuk duhet t\u00eb kalojn\u00eb kah televizori, por kah vet\u00eb sht\u00ebpia e tij, shkolla apo dyqani.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi jan\u00eb t\u00eb korruptuarit sesa p\u00ebsor\u00ebt. Nuk ka vend p\u00ebr moralin as n\u00eb politik\u00eb, e as n\u00eb ekonomi. Apo p\u00ebr dashamir\u00ebsin\u00eb e atdhedashurin\u00eb. Ka vend p\u00ebr aktivitet dhe luft\u00eb. P\u00ebr interesa. Albin Kurti, duke e sulmuar nj\u00eb kompani private, tha se Kosov\u00ebs i duheshin biznesmen\u00eb si Bill Gates e Steve Jobs, dmth inovator\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, zhvillimi ekonomik i ShBA-ve i detyrohet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb biznesmen\u00ebve dallaverxhinj e monopolizues q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb inovacion, si Carnegie e Rockefeller. Si nj\u00eb inkuizitor Kurti e p\u00ebrjashtoi \u2018interesin\u2019 nga biznesi, duke e reduktuar gjith\u00eb veprimtarin\u00eb biznesore n\u00eb inovacion e art.<\/p>\n<p><strong>Klientelizmi<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshp\u00ebrimi i mbledhur nga pritshm\u00ebrit\u00eb ishte tep\u00ebr i madh. Gati n\u00ebnt\u00ebdhjet p\u00ebrqind e njer\u00ebzve ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur me pun\u00ebn e Qeveris\u00eb. Diskursi nacionalist e theu keq diskursin liberal e progresist,\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88594\/lufte-e-pafundme-per-nje-fund-te-historise-per-te-ardhmen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ashtu si\u00e7 kisha th\u00ebn\u00eb disa muaj m\u00eb par\u00eb.<\/a>\u00a0PDK-ja ishte e paaft\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjte at\u00eb diskurs me t\u00eb cilin kishte operuar q\u00eb nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb. Kjo parti e humbi \u00e7do debat n\u00eb t\u00eb cilin mori pjes\u00eb. U thye. Qe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfigurim: n\u00eb p\u00ebrgjimet \u201cPronto\u201d v\u00ebrehet nj\u00eb paranoj\u00eb shum\u00eb e madhe e zyrtar\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb p\u00ebr debatet. Ata ia b\u00ebjn\u00eb rrafsh nj\u00ebri-tjetrit, por \u00ebsht\u00eb evidente se e nuhasin humbjen.<\/p>\n<p>Kadri Veseli, kryetari i ri i PDK-s\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb flirtim d\u00ebshp\u00ebrimtar e t\u00eb pakuptuesh\u00ebm me opozit\u00ebn qe nj\u00eb vit. Diskursi i tij e braktisi diskursin e PDK-s\u00eb s\u00eb Tha\u00e7it. Ai pranoi n\u00eb radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij edhe element\u00eb radikalisht anti-PDK, praktikisht duke iu dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Arbana Xharra si shembull. M\u00eb tej: i dha postin e kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Ramush Haradinajt, nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte qen\u00eb edhe m\u00eb i ashp\u00ebr se Kurti n\u00eb kund\u00ebrshtimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb Qeveris\u00eb. PDK-ja u zhduk si formacion politik e ideologjik dhe mbeti si nj\u00eb formacion biznesor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb diskursit opozitar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosjes iu dha pushteti n\u00eb pjat\u00eb. Dihej q\u00eb do t\u2019i kishte t\u00eb pakt\u00ebn 20 p\u00ebrqind qysh para zgjedhjeve. Pamund\u00ebsia e plot\u00eb e PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte, pamund\u00ebsia e plot\u00eb bile edhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte, b\u00ebri q\u00eb mos t\u00eb kishte fare luft\u00eb politike. Pati vet\u00ebm d\u00ebrrmim dhe debak\u00ebl n\u00ebp\u00ebr debate. Madje, situata ishte aq qesharake sa kur e votuan Gjykat\u00ebn Speciale, disa deputet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb krejt n\u00eb konfuzion, e pranonin haptas se ajo nuk duhej votuar, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebshtu Vet\u00ebvendosjes. AAK e kishte votuar ratifikimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin n\u00eb vitin 2013, por nd\u00ebrroi radikalisht pozicion kur u bashkua n\u00eb opozit\u00eb me Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi qysh do t\u00eb quhet kryeministri i ri i Kosov\u00ebs, Ramush apo Albin. Koalicioni i \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb pa par\u00eb se \u00e7ka mendon Vet\u00ebvendosje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash, n\u00eb Kosov\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm dy subjekte politike: Vet\u00ebvendosje dhe LDK. PDK dhe AAK duke mos pasur njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb t\u00eb formulojn\u00eb dhe artikulojn\u00eb bindje t\u00eb caktuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, u tjet\u00ebrsuan dhe u b\u00ebn\u00eb vegla t\u00eb diskursit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes. LDK nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ofron tjet\u00ebr rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur.<\/p>\n<p>Klienteliz\u00ebm. K\u00ebshtu quhej pushtetimi i PDK-s\u00eb. Pun\u00ebsime e favorizime n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave dhe pushtetit. Por, rrjeta e klientel\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb krahasim me elektoratin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. Dhe madje, me humbjen e pushtetit ajo do t\u00eb shthurret gati krejt\u00ebsisht. PDK, duke qen\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte diskurs, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmes klientelizmit, i b\u00ebri votuesit e saj jolojal ose interesxhinj. Pse e mb\u00ebshtet dikush PDK-n\u00eb pa pasur interes? Zor t\u00eb thuhet. (<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88858\/demokracia-ne-kushtet-e-klientelizmit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">M\u00eb shum\u00eb\u00a0p\u00ebr klientelizmin nga Besnik Pula<\/a>)<\/p>\n<p>K\u00ebta \u2018klient\u00eb\u2019 t\u00eb PDK-s\u00eb do ta braktisin, do t\u00eb rreshtohen andej kah po fryen era. Tash, era po fryen kah Vet\u00ebvendosja dhe PDK-s\u00eb nuk do t\u2019i ikin vet\u00ebm votues, por edhe biznesmen\u00eb (si\u00e7 ishte rasti i Devollit) dhe politikan\u00eb. Klientelizmi t\u00eb qet n\u00eb grop\u00eb. Dhe, gropa e PDK-s\u00eb duket e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, as ky lloj klientelizmi \u00a0nuk b\u00ebn si nj\u00eb form\u00eb alternative e marr\u00ebdh\u00ebnjes s\u00eb njer\u00ebzve me politik\u00ebn. I korrupton, iu krijon sindromin e mashtruesit, dhe komunikon me ta vet\u00ebm p\u00ebrmes interesash.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se pushteti i Vet\u00ebvendosjes \u00ebsht\u00eb larg m\u00eb i fuqish\u00ebm se ai i PDK-s\u00eb. Ajo ka pushtuar me vargonjt\u00eb e ideve. Bashkimi komb\u00ebtar. Flamuri kuq-e-zi. Drejt\u00ebsia sociale. Jan\u00eb gj\u00ebra interesante.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qytetar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krejt\u00ebsisht amorf\u00eb dhe anonim\u00eb. Votuesi kosovar nuk \u00ebsht\u00eb aspak m\u00eb i dijsh\u00ebm se n\u00eb vitin 2014. \u00cbsht\u00eb m\u00eb interesxhi, ndoshta m\u00eb pak i lidhur me televizorin, dhe m\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar. Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb hidhet n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb ri, t\u2019ia therr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Gjermani e Zvic\u00ebrr. Por, \u00ebsht\u00eb i pagatsh\u00ebm t\u00eb z\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb skem\u00ebn e prodhimit, t\u00eb kualifikohet, t\u00eb merret profesionalisht me di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Aktivitetet artistike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb varfra. Organizimi i sportit \u00ebsht\u00eb mosvet i dob\u00ebt. Shkenca \u00ebsht\u00eb mjerane. Jeta matan\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e shkret\u00eb. Njer\u00ebzit sillen kafeneve pa ditur se \u00e7ka t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Politika \u00ebsht\u00eb i vetmi art, i vetmi sport dhe e vetmja shkenc\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e kosovarit t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse disi nuk krijohet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnje e re dhe m\u00eb konkrete me politik\u00ebn, n\u00ebse nuk fillohet nj\u00eb angazhim nga posht\u00eb-lart\u00eb, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb. N\u00eb demokraci, politika \u00ebsht\u00eb e varur nga qytetari dhe nga angazhimi e p\u00ebrpjekja e tij.<\/p>\n<p>______________________<\/p>\n<p>[1] N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a tjetr\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb ne duam t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Prandaj, ky ilustrim nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrqeshje p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb fjal\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregohet r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb i jep k\u00ebsaj pajisjeje.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Televizori P\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, shoq\u00ebria kosovare e lidhi ekzistenc\u00ebn e saj p\u00ebr televizori. P\u00ebrftoi k\u00ebshtu karakter skajsh\u00ebm pasiv dhe mbeti n\u00eb nj\u00eb vend, duke shikuar lajme dhe emisione politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb mundohem t\u00eb tregoj p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e paisjes n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb kuptuarit e politik\u00ebs; krijimin e pritshm\u00ebrive jokonkrete dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":8991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[998,991],"ppma_author":[145],"class_list":["post-3597","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-politike","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3597"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8995,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3597\/revisions\/8995"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3597"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}