{"id":3601,"date":"2017-09-17T10:22:04","date_gmt":"2017-09-17T08:22:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3601"},"modified":"2024-12-17T10:24:24","modified_gmt":"2024-12-17T08:24:24","slug":"normaliteti-i-ri-apo-politika-e-vjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/normaliteti-i-ri-apo-politika-e-vjeter\/","title":{"rendered":"Normaliteti i ri apo politika e vjet\u00ebr?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00a0Me ndryshimet tektonike t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, para s\u00eb gjithash me rezultatin e shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb Vet\u00ebvendosjes s\u00eb Albin Kurtit, e cila e ka l\u00ebn\u00eb LDK-n\u00eb e ish-Kryeministrit Isa Mustafa n\u00eb vendin e dyt\u00eb, e me shum\u00eb gjas\u00eb u b\u00eb fuqia m\u00eb e madhe individuale politike n\u00eb Kuvend, gati pa kurrfar\u00eb buje dhe pa u v\u00ebrejtur fare n\u00eb opinionin publik u p\u00ebrcoll fakti se serb\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kan\u00eb dalur n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, si n\u00eb jug ashtu edhe n\u00eb veri. Dhe derisa jo m\u00eb larg se para tri vitesh pjes\u00ebmarrja e serb\u00ebve n\u00eb zgjedhjet parlamentare kishte kaluar n\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb tendosur, me shum\u00eb parregullsi dhe presion mbi qytetar\u00ebt edhe ashtu t\u00eb rezervuar q\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebr t\u00eb votuar, n\u00eb zgjedhjet e qershorit n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve gjith\u00e7ka kaloi shum\u00eb qet\u00eb, duke krijuar madje nj\u00eb imazh t\u00eb nj\u00eb monotonie gati t\u00eb civilizuar. Cilat jan\u00eb implikimet e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje, dhe pse nuk i jepet shum\u00eb v\u00ebmendje faktit se serb\u00ebt kan\u00eb dalur n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh?<\/p>\n<p>Dalja masive e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhje l\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00ebfar\u00eb &#8216;normaliteti&#8217; t\u00eb ri. Pamjet ku qytetar\u00ebt n\u00eb veri dalin t\u00eb votojn\u00eb, pa shum\u00eb zhurm\u00eb, disa vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb ishin dukur gati t\u00eb pap\u00ebrfytyrueshme. P\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Beogradi zyrtar dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe i ftuan votuesit t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, t\u00eb dh\u00ebnat se n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe kan\u00eb dalur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb votues sesa n\u00eb komunat shqiptare, flasin shum\u00eb.\u00a0Dalja n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe ka qen\u00eb rreth 45%, gjegj\u00ebsisht 4% m\u00eb e madhe se dalja e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb, derisa vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb vendit, ku n\u00eb vitin 2014 kishin dalur vet\u00ebm 22%, dalja n\u00eb vitin 2017 ishte 40%. N\u00eb qoft\u00eb se q\u00ebllimi i dialogut t\u00eb Brukselit ka qen\u00eb leht\u00ebsimi i integrimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb sistemin politik dhe juridik, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb trend i k\u00ebtill\u00eb i votimit p\u00ebr zgjedhjet qendrore mund t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypje pozitive. P\u00ebrkund\u00ebr faktit se jan\u00eb gjetur shum\u00eb parregullsi, para s\u00eb gjithash n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore e cila u bazua n\u00eb akuza, frik\u00ebsime\u00a0 dhe k\u00ebrc\u00ebnime, Misioni i BE-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e zgjedhjeve, si dhe OSBE-ja t\u00eb cilat i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb teknike Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, n\u00eb raportet e tyre kan\u00eb konstatuar se n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve integriteti i procesit ka qen\u00eb gati plot\u00ebsisht i ruajtuar. Gjithashtu, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe parregullsive t\u00eb konstatuara, nuk duhet shp\u00ebrfillur fakti se serb\u00ebt e Kosov\u00ebs priren t\u00eb votoj\u00eb si\u00e7 u thot\u00eb Beogradi zyrtar, sepse nga Beogradi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe varet mb\u00ebshtetja financiare institucionale. Prandaj, fitorja mjaft dominuese e List\u00ebs Serbe, t\u00eb cil\u00ebn e mb\u00ebshtet Beorgadi, nuk \u00ebsht\u00eb befasuese. E p\u00ebrgatitur m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vitin 2014, me logjistik\u00ebn dhe mjetet e shumta dhe me kandidat\u00eb deri diku m\u00eb serioz\u00eb, Lista Serbe ka fituar rreth 90% t\u00eb votave t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb krahasim me vitin 2014,\u00a0 rreth 10,000 vota m\u00eb shum\u00eb. Nuk duhet harruar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Lista Serbe ka fituar gati 10,000 vota nga Serbia, dhe se tani ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, dhe prandaj ajo sot g\u00ebzon mb\u00ebshtetje, dhe krahas Vet\u00ebvendosjes mund t\u00eb konsiderohet si fituesja m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb dalje kaq e madhe n\u00eb mjediset serbe nuk duhet t\u00eb na lajthit\u00eb, dhe t&#8217;i b\u00ebj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderojn\u00eb se serb\u00ebt e Kosov\u00ebs e kan\u00eb pranuar nj\u00ebfar\u00eb realiteti t\u00eb ri, apo se komuniteti serb \u00ebsht\u00eb integruar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb kapacitetin e plot\u00eb.\u00a0 Jo, p\u00ebrkund\u00ebrazi. Duket se duke qen\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga ana e Beogradit qytetar\u00ebt ishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebrisnin gabimet e caktuara nga e kaluara dhe q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kan\u00eb mosbesim t\u00eb madh karshi procesit politik, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb, elit\u00ebs politike shqiptare, synimeve dhe d\u00ebshirave t\u00eb tyre, ata kan\u00eb vendosur t&#8217;i delegojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb proccese t\u00eb cilat po zhvillohen aktualisht. Fitorja vendimtare t\u00eb cil\u00ebn e ka korrur Lista Serbe e b\u00ebn at\u00eb q\u00eb me rehati t\u00eb pres\u00eb q\u00eb partit\u00eb shqiptare t\u00eb mirren vesh p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb, dhe pastaj, n\u00ebse arrin t&#8217;i negoioj\u00eb kushtet e saj, t&#8217;i bashkohet nj\u00ebrit prej koalicioneve.\u00a0 Megjithat\u00eb, Lista Serbe nuk mund t\u00eb futet nd\u00ebrmjet dy zjarreve n\u00eb procesin e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb. Vet\u00eb formimi i Qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq i sigurt\u00eb, duke ditur se Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i vitit 2014 l\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr interpretime, duke ia l\u00ebn\u00eb n\u00eb diskrecion Presidenrtit p\u00ebr ta zgjedhur mandatarin p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. Kombinatorika paszgjedhore \u00ebsht\u00eb e pasigurt\u00eb, nuk dihet kush do ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb, as kush do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e saj, dhe as nuk dihet n\u00ebse pjes\u00eb e saj do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb. Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Qeveria t\u00eb formohet edhe pa List\u00ebn Serbe, q\u00eb gjithsesi do t\u00eb ishte nj\u00eb hap mbrapa n\u00eb procesin e demokratizimit t\u00eb vendit. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve deri m\u00eb sot gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr faktit se koalicioni i formuar nga PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, i ashtuquajtur &#8216;krahu i luft\u00ebs&#8217; me Ramush Haradinajn si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, ka fituar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave, tash p\u00ebr tash duket se p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr ta siguruar shumic\u00ebn e thjesht\u00eb prej 61 deputeteve do t&#8217;i ngjasojn\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr pushtimin e maj\u00ebs s\u00eb Everestit. Retorika e shtuar rreth ndalimit t\u00eb Haradinajt n\u00eb Franc\u00eb me fletarrest t\u00eb Serbis\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradimin e tij n\u00eb Serbi, deri diku kan\u00eb nxitur tensionimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, si dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e komunitetit serb nga ana e v\u00ebllaut t\u00eb Ramush Haradinajt, se do t\u00eb zhduken n\u00ebse Ramushi ekstradohet, p\u00ebr \u00e7ka edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb komunitetit serb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime ligjore.<\/p>\n<p>Me rezultatin zgjedhor i cili n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i ka zbehur mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Haradinaj t\u00eb b\u00ebhet Kryeminist\u00ebr, edhe Lista Serbe u b\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb kritikimin e Haradinajt, dhe theksimin se ata nuk d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet Kryeminist\u00ebr, duke potencuar se gjithkush e ka t\u00eb qart\u00eb se Presidenti dhe Kryeministri i tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb Beograd, e jo n\u00eb Prishtin\u00eb. Para disa dit\u00ebve, Haradinaj ka th\u00ebn\u00eb se ai nuk d\u00ebshiron ta vazhdoj\u00eb dialogun me Beogradin derisa Serbia nuk e pranon pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, nj\u00eb pozicion i cili \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm si p\u00ebr List\u00ebn Serbe ashtu edhe p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, praktik\u00eb e mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike do t\u00eb ishte q\u00eb lista e dyt\u00eb m\u00eb e madhe ta marr\u00eb mandatin p\u00ebr formimin e shumic\u00ebs parlamentare n\u00ebse lista e par\u00eb nuk arrin ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb at\u00eb rast, Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit do t\u00eb duhej ta kishte mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb koalicion me LDK-n\u00eb, dhe mbase edhe me pakicat, ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb. Mbetet t\u00eb shihet q\u00ebndrimi i List\u00ebs Serbe sa i p\u00ebrket k\u00ebtij opsioni. Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr retorik\u00ebn shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr karshi Beogradit si dhe p\u00ebr kritikat n\u00eb lidhje me Marr\u00ebveshjen e Brukselit, dhe para s\u00eb gjithash n\u00eb lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe, q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e n\u00eb t\u00eb cilat bazohet platforma e List\u00ebs Serbe p\u00ebr bisedimet p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re. N\u00ebse Vet\u00ebvendosja deri diku e zbut q\u00ebndrimin e saj, dhe n\u00ebse n\u00ebn ndikimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nis t\u00eb heq dor\u00eb nga retorika e saj negative karshi negociatave, nj\u00eb bashk\u00ebpunim i till\u00eb do t\u00eb ishte i mundur.<\/p>\n<p>Te Vet\u00ebvendosja duken qart\u00eb ndryshimet kozmetike n\u00eb aspektin e retorik\u00ebs karshi bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe si dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb simboleve komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, q\u00ebndrimi i tyre se d\u00ebshirojn\u00eb dialog me serb\u00ebt e Koso\u00ebs, por je edhe me Beogradin, te Lista Serbe dhe te p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb serb\u00eb do t\u00eb pritej si Shpata e Damokleut, me t\u00eb cil\u00ebn Prishtina p\u00ebrpiqet t&#8217;i ndaj\u00eb ata nga mbtojt\u00ebsi i tyre i vet\u00ebm legjitim.\u00a0 Vet\u00ebvendosja kurr\u00eb nuk e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb ato tema t\u00eb cilat do t\u00eb ishin t\u00eb n\u00ebnkuptueshme n\u00eb at\u00eb dialog. Gjithashtu, Vet\u00ebvendosja paraqet nj\u00eb ndryshim dhe nj\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb madhe. Ndryshe nga elitat e kaluara politike, t\u00eb cilat me nj\u00eb presion t\u00eb duhur gjithmon\u00eb kan\u00eb mundur t&#8217;i binden k\u00ebrkesave t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Vet\u00ebvendosja, e trim\u00ebruar nga mb\u00ebshtetja dhe nga mund\u00ebsia e vog\u00ebl q\u00eb presioni t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm, paraqet nj\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb madhe.\u00a0 Ajo para s\u00eb gjithash i ngjan nj\u00eb partie t\u00eb ngurt\u00eb ideologjiko-dogmatike, dhe t\u00eb tilla kemi pasur rastin t\u00eb shohim te socialdemokrat\u00ebt apo komunist\u00ebt e hersh\u00ebm. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashihet se si do t\u00eb sillej Vet\u00ebvendosja karshi bisedimeve me Beogradin. N\u00eb an\u00ebn tjeter, nuk duhet t\u00eb befasohemi n\u00ebse Vet\u00ebvendosja, nj\u00ebjt\u00eb sikur Partia P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb Serbi e cila buron nga ideologjia radikale, shnd\u00ebrrohet n\u00eb lojtarin m\u00eb konstruktiv n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Lista Serbe sigurisht n\u00eb Qeverin\u00eb e re do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pozita t\u00eb cilat i konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin serb, para s\u00eb gjithash Ministrin\u00eb p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, si dhe Zyr\u00ebn p\u00ebr Komunitete n\u00eb Kabinetin e Kryeministrit. Pjes\u00ebmarrja e serb\u00ebve n\u00eb institucionet qendrore k\u00ebsaj radhe do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb serioze, dhe duke marr\u00eb parasysh numrin e votave t\u00eb fituara p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ri do t\u00eb duhej t\u00eb merrnin p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb mos fshihen mbrapa politik\u00ebs s\u00eb Beogradit zyrtar q\u00eb me vendosm\u00ebri dhe zell m\u00eb t\u00eb madh t&#8217;i kontribuojn\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb shpalosura me rastin e formimit t\u00eb partis\u00eb &#8220;Nisma Qytetare Lista Serbe&#8221;.\u00a0\u00a0 Ato q\u00ebllime para s\u00eb gjithash pasqyrohen n\u00eb formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve pron\u00ebsore, mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, vazhdimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb integrimit me zhvillim ekonomik t\u00eb komunitetit ekonomik, gjegj\u00ebsisht ruajtjen\u00a0\u00a0 e siguris\u00eb financiare e cila n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe varet nga Beogradi. Nj\u00eb fitore kaq e madhe e List\u00ebs Serbe, i jep arsye t\u00eb mir\u00eb Beogradit q\u00eb me besueshm\u00ebri t\u00eb madhe ta vazhdoj\u00eb dialogun dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, implementimin e dispozitave kushtetuese t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbrojtjen e komuniteteve si dhe &#8216;koncesionet&#8217; tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zgjidhja e kujdesshme e rastit t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs. Beogradi, i inkurajuar nga stabiliteti i brendsh\u00ebm politik dhe nga fakti se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e mb\u00ebshtet politik\u00ebn e dialogut, mund t\u00eb paraqitet si faktor i stabilitetit n\u00eb momentet e trazirave politike n\u00eb Prishtin\u00eb, mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e atyre elementeve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit t\u00eb cilat Beogradi i prezenton si thelb\u00ebsore p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb atij ia japin edhe partner\u00ebt e Bashkimit Europian edhe disa diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Draftet e fundit\u00a0 t\u00eb raporteve t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb theksojn\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e themelimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, por edhe t\u00eb nj\u00eb integrimi shum\u00eb m\u00eb qen\u00ebsor t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Sigurisht, p\u00ebr shkak t\u00eb krejt k\u00ebsaj, n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb vijim duhet pasur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes. Jemi duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb ver\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb mundur shum\u00eb skenar\u00eb&#8230; Sukseset t\u00eb cilat n\u00eb dukje jan\u00eb korrur me Marr\u00ebveshjen e Brukselit shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb relativizohen dhe efektet mund t\u00eb zvog\u00eblohen, pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave t\u00eb pakujdesshme dhe t\u00eb pamatura, e nganj\u00ebher\u00eb edhe n\u00ebrp\u00ebrmjet gar\u00ebs s\u00eb partive shqiptare se kush do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i pal\u00ebkundur karshi Beogradit dhe karshi serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjeturat dhe rreziku m\u00eb i madh q\u00eb elita politike e Prishtin\u00ebs e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb k\u00ebsisoji, edhe nj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, t&#8217;i paraqes\u00eb serb\u00ebt dhe Beogradin si nj\u00ebrin prej faktor\u00ebve ky\u00e7\u00eb t\u00eb jostabilitetit dhe si arsyen p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet socio-ekonomike me t\u00eb cilat ballafaqohet Kosova. Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte kthimin e politik\u00ebs n\u00eb pik\u00ebn zero. Megjithat\u00eb, k\u00ebsaj radhe nj\u00eb gambit i till\u00eb nuk do t&#8217;i ecte edhe aq leht\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Me ndryshimet tektonike t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, para s\u00eb gjithash me rezultatin e shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb Vet\u00ebvendosjes s\u00eb Albin Kurtit, e cila e ka l\u00ebn\u00eb LDK-n\u00eb e ish-Kryeministrit Isa Mustafa n\u00eb vendin e dyt\u00eb, e me shum\u00eb gjas\u00eb u b\u00eb fuqia m\u00eb e madhe individuale politike n\u00eb Kuvend, gati pa kurrfar\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":312,"featured_media":11224,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[11,868],"ppma_author":[324],"class_list":["post-3601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosova","tag-politika"],"authors":[{"term_id":324,"user_id":312,"is_guest":0,"slug":"milos-milovanovic","display_name":"Milo\u0161 Milovanovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1676226087159.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1676226087159.jpg"},"user_url":"","last_name":"Milovanovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Milovanovi\u0107 ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ato t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, demokracis\u00eb dhe zhvillimit. Aktualisht \u00ebsht\u00eb duke kryer studimet Master n\u00eb Menaxhment Publik n\u00eb Willamette University n\u00eb Salem, Oregon."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/312"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3601"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11225,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3601\/revisions\/11225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3601"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}