{"id":3611,"date":"2017-06-30T14:06:13","date_gmt":"2017-06-30T12:06:13","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3611"},"modified":"2025-01-16T13:19:29","modified_gmt":"2025-01-16T11:19:29","slug":"ilegaliteti-i-dokumenteve-serbe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ilegaliteti-i-dokumenteve-serbe-ne-kosove\/","title":{"rendered":"(I)legaliteti i dokumenteve serbe n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px; font-family: georgia, palatino;\">Shum\u00eb serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot jetojn\u00eb me paqart\u00ebsi, ku mund t\u00eb zgjohen nj\u00eb dit\u00eb e t\u00eb marrin vesh se u ndalohet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, t&#8217;i shohin f\u00ebmij\u00ebt e tyre, apo t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb marrin terapi sepse si, de facto, \u201epengjeve\u201c u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb Kosov\u00eb me let\u00ebrnjoftime serbe, apo dalja nga Kosova, pa baz\u00eb ligjore. Duke u nisur nga lidhjet shoq\u00ebrore, ekonomike, kulturore, arsimore dhe lidhjet tjera q\u00eb serb\u00ebt nga Kosova i kan\u00eb me Serbin\u00eb, nj\u00eb form\u00eb e k\u00ebtill\u00eb e ndalimit i shkakton d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha jet\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, i shkel t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtat qytetare t\u00eb garantuara me ligje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me ato t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve identifikuese serbe dhe dokumenteve serbe t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka baz\u00eb n\u00eb asnj\u00eb ligj apo marr\u00ebveshje.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sipas raportimit t\u00eb Radios Europa e Lir\u00eb, autoritetet ksoovare p\u00ebrs\u00ebri u kan\u00eb vendosur serb\u00ebve kufizime t\u00eb udh\u00ebtimit, duke ua ndaluar hyrjen n\u00eb Kosov\u00eb apo daljen nga ai territor pa dokumente kosovare.\u00a0 Situata t\u00eb tilla kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb, dhe at\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2015, dhe prill t\u00eb vitit 2016 kur Edita Tahiri, ministrja e Kosov\u00ebs p\u00ebr dialog, paralajm\u00ebroi se qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt posedojn\u00eb &#8220;let\u00ebrnjoftime serbe t\u00eb l\u00ebshuara nga strukturat paralele&#8221; do t&#8217;u ndalohet t\u00eb hyn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs apo t\u00eb dalin nga Kosova. Ndalimi, si\u00e7 dukej, ishte mjet p\u00ebr shprehjen e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb autoriteteve kosovare sepse BE-ja ende nuk po e zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e &#8220;let\u00ebrnjoftimeve ilegale&#8221; (Tahiri, 2016). Por, pretendimet se let\u00ebrnjoftimet serbe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb &#8220;ilegale&#8221; jan\u00eb t\u00eb pabaza, dhe nuk kan\u00eb baz\u00eb ligjore as n\u00eb legjislacionin vendor as n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pretendimet se di\u00e7ka e till\u00eb u dakordua n\u00eb Bruksel nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb baze, as d\u00ebshmi t\u00eb prekshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje, s\u00eb fundi, p\u00ebrs\u00ebri u b\u00eb pjes\u00eb e agjend\u00ebs. Si\u00e7 transmeton Radio Europa e Lir\u00eb, n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb majit t\u00eb vitit 2017 agjencit\u00eb e caktuara t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb cilat udh\u00ebtojn\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb u informuan se Kosova m\u00eb nuk i pranon pasaportat t\u00eb cilat serb\u00ebve ua l\u00ebshon Zyra Koordinuese e MPB-s\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Megjith\u00ebse nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim nga ana e institucioneve relevante kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se pasaportat e l\u00ebshuara nga Zyra Koordinuese &#8220;asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb aplikueshme n\u00eb Kosov\u00eb, pasi q\u00eb jan\u00eb ilegale&#8221; (Tahiri, 2017). Sipas saj, Zyra Koordinuese \u00ebsht\u00eb struktur\u00eb ilegale n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, udh\u00ebtar\u00ebt me dokumente serbe dhe me banim n\u00eb Kosov\u00eb u ndal\u00ebn n\u00eb pik\u00ebkalimet Kon\u00e7uj dhe Merdar\u00eb. Derisa pritej lajm\u00ebrimi zyrtar, udh\u00ebtar\u00ebve, si\u00e7 raportuan mediat, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb u ndalua hyrja n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, si dhe dalja nga Kosova.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014 rreth 9,484 serb\u00eb nxor\u00ebn let\u00ebrnjoftime t\u00eb Kosov\u00ebs. Numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt posedojn\u00eb let\u00ebrnjoftime t\u00eb l\u00ebshuara nga institucionet kosovare nuk e di sakt\u00eb, por, dihet gjithandej se shum\u00eb prej tyre nuk kan\u00eb k\u00ebso dokumentesh, apo m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb i p\u00ebrdorin dokumentet e l\u00ebshuara nga Serbia p\u00ebr udh\u00ebtime dhe p\u00ebr realizime t\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme nga institucionet serbe. Serb\u00ebt nga Kosova kan\u00eb shtet\u00ebsi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb, Serbia vazhdon t&#8217;u l\u00ebshoj\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pohojn\u00eb se ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb let\u00ebrnjoftimeve serbe bazohet n\u00eb &#8220;ilegalitetin&#8221; e dokumenteve serbe t\u00eb cilat atyre ua l\u00ebshojn\u00eb &#8220;strukturat paralele&#8221; serbe n\u00eb Kosov\u00eb (Tahiri, 2016). Por, k\u00ebto dokumente as nuk jan\u00eb t\u00eb l\u00ebshuara nga strukturat paralele, as nuk jan\u00eb ilegale, sipas ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit. \u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, n\u00eb Kosov\u00eb nuk ekzistojn\u00eb struktura paralele serbe t\u00eb cilat l\u00ebshojn\u00eb dokumente identifikimi dhe udh\u00ebtimi. Personat me vendbanim n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr l\u00ebshimin e dokumenteve serbe n\u00eb Serbi. K\u00ebrkesa p\u00ebr l\u00ebshimin e pasaport\u00ebs dor\u00ebzohet n\u00eb hap\u00ebsirat e departamentit t\u00eb Zyr\u00ebs Koordinuese n\u00eb Beograd, derisa p\u00ebr nxjerrjen e t\u00eb gjitha dokumenteve tjera, si\u00e7 jan\u00eb let\u00ebrnjoftimet dhe patent shoferi, ekzistojn\u00eb departamentet e posa\u00e7me policore n\u00eb Serbi, n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat &#8220;vendet e zhvendosura komanduese&#8221; n\u00eb Serbi. N\u00eb Kosov\u00eb nuk ekziston kurrfar\u00eb zyre paralele p\u00ebr l\u00ebshimin e dokumenteve serbe t\u00eb k\u00ebtij lloji, por zyret e ndryshme funksiojn\u00eb n\u00eb Serbi dhe u ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb me vendbanim n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj, Ligji p\u00ebr Shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00a0lejon shtet\u00ebsi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb (Neni 3), q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se qytetari i Kosov\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb dy a m\u00eb shum\u00eb shtet\u00ebsi, pa kufizime. Legaliteti i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb n\u00ebnkupton legalitetin e posedimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga institucionet e ndryshme. Kjo tutje n\u00ebnkupton q\u00eb, sipas ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, serb\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb shtet\u00ebsi serbe dhe, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb, po ashtu edhe dokumente serbe si dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb drejt\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb dokumenteve p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>Por, posedimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb obligim, por mund\u00ebsi, e garantuar me ligj. Kjo m\u00eb tej n\u00ebnkupton se disa njer\u00ebz mund t\u00eb zgjedhin t\u00eb ken\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shtet\u00ebsi. P\u00ebr shembull, nj\u00eb qytetar i caktuar i Kosov\u00ebs mund t\u00eb zgjedh\u00eb ta mbaj\u00eb vet\u00ebm shtet\u00ebsin\u00eb e tij serbe, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve politike qoft\u00eb, thjesht, p\u00ebr shkak se n\u00eb mjediset e caktuara serbe, ta z\u00ebm\u00eb, n\u00eb veri, shumica e institucioneve funksionojn\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Rrjedhimisht, k\u00ebto institucione k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrdorimin e dokumenteve serbe, dhe kjo i b\u00ebn let\u00ebrnjoftimet e Kosov\u00ebs jo dhe aq t\u00eb domosdoshme. M\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoni n\u00ebse e kam gabim, por m\u00eb duket se asnj\u00eb ligj n\u00eb Kosov\u00eb, dhe asnj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ndalon k\u00ebt\u00eb, dhe nuk ka ligj i cili thot\u00eb se personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb shtet\u00ebsi kosovare duhet patjet\u00ebr ta marrin at\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Duke i marr\u00eb parasysh rrethanat politike dhe kontekstin socio-politik n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb detyrim i till\u00eb do t\u00eb ishte kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes e prillit t\u00eb vitit 2011, e n\u00ebnshkruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Beogradit dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb Bruksel, thekson qart\u00eb se qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy an\u00ebve duhet t&#8217;u lejohet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb brenda territorit apo n\u00ebp\u00ebr territorin e an\u00ebs tjet\u00ebr, duke p\u00ebrdorur \u00e7far\u00ebdo let\u00ebrnjoftimi q\u00eb ata posedojn\u00eb. Ka shum\u00eb gjas\u00eb q\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs me k\u00ebto ndalesa n\u00eb fakt d\u00ebshirojn\u00eb t&#8217;i nxisin serb\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb let\u00ebrnjoftime t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t&#8217;i nxjerrin ato sa m\u00eb par\u00eb, mir\u00ebpo integrimi i imponuar p\u00ebrmes nxitjeve negative do t\u00eb jet\u00eb artificial, i paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe i brisht\u00eb. Pranimi i imponuar i institucioneve do t\u00eb kthehet si bumerang kund\u00ebr tyre dhe ato do t&#8217;i b\u00ebj\u00eb jolegjitim\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, autoritetet e Kosov\u00ebs duhet q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga p\u00ebrdorimi i nxitjeve negative si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kufizimi i liris\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i detyruar serb\u00ebt q\u00eb t\u00eb integrohen, dhe duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb p\u00ebrdorimin e nxitjeve pozitive. N\u00ebse institucionet kosovare d\u00ebshirojn\u00eb ta rrisin numrin e serb\u00ebve me dokumente kosovare, ato do t\u00eb duhej t\u00eb punonin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, e jo p\u00ebr ta p\u00ebrkeq\u00ebsuar standardin e tyre t\u00eb jet\u00ebs, sepse serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb nj\u00ebri prej komuniteteve m\u00eb t\u00eb prekur n\u00eb rajon. Komuniteti serb ka v\u00ebshtir\u00ebsi sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndryshme n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, qasjes n\u00eb drejt\u00ebsi, gjuh\u00ebs dhe t\u00eb drejtave pron\u00ebsore, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Angazhimi dhe d\u00ebshmimi i p\u00ebrpjekjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve do t\u00eb ishin nxit\u00ebs shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb nxjerrin let\u00ebrnjoftime t\u00eb Kosov\u00ebs, se q\u00eb do t\u00eb ishin kufizimet dhe c\u00ebnimet e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre t\u00eb cilat vet\u00ebm sa e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb imazhin jo fort t\u00eb popullarizuar t\u00eb autoriteteve kosovare n\u00eb syt\u00eb e komunitetit serb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot jetojn\u00eb me paqart\u00ebsi, ku mund t\u00eb zgjohen nj\u00eb dit\u00eb e t\u00eb marrin vesh se u ndalohet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, t&#8217;i shohin f\u00ebmij\u00ebt e tyre, apo t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb marrin terapi sepse si, de facto, \u201epengjeve\u201c u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb Kosov\u00eb me let\u00ebrnjoftime serbe, apo dalja nga Kosova, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":329,"featured_media":12003,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1473,664],"ppma_author":[341],"class_list":["post-3611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-komuniteti-serb","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":341,"user_id":329,"is_guest":0,"slug":"verka-jovanovic","display_name":"Verka Jovanovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Verka-Jovanovic.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Verka-Jovanovic.jpg"},"user_url":"","last_name":"Jovanovi\u0107","first_name":"Verka","description":"Verka Jovanovi\u0107 \u00ebsht\u00eb aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe kanditate p\u00ebr Master n\u00eb Paqe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Zgjidhje Konflikti n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Washington D.C. Ajo \u00ebsht\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Shoqat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb National Capitol Area. Verka \u00ebsht\u00eb e interesuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet rreth shteteve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe ish shtetet sovjetike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/329"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3611"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12129,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3611\/revisions\/12129"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3611"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}