{"id":3625,"date":"2017-01-03T15:18:45","date_gmt":"2017-01-03T13:18:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3625"},"modified":"2025-01-10T15:24:03","modified_gmt":"2025-01-10T13:24:03","slug":"shkollimi-i-keq-ne-kosove-kercenon-lirine-e-shprehjes-e-jo-ndalimi-i-librave-anti-semite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/shkollimi-i-keq-ne-kosove-kercenon-lirine-e-shprehjes-e-jo-ndalimi-i-librave-anti-semite\/","title":{"rendered":"Shkollimi i keq n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon lirin\u00eb e shprehjes, e jo ndalimi i librave anti-semite"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00c7far\u00eb relacioni kan\u00eb n\u00eb mes vete rankimi shum\u00eb i ul\u00ebt i sistemit t\u00eb edukimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndalimi i librit \u201cLufta ime\u201d t\u00eb Hitlerit nga shitja n\u00eb rrug\u00ebt e Prishtin\u00ebs? M\u00eb tep\u00ebr se sa mund t\u00eb mendoni. Jan\u00eb t\u00eb lidhura thell\u00ebsisht me lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Kushtetuta e Kosov\u00ebs garanton t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes, q\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb n\u00ebse ndalimi i k\u00ebtyre librave kufizon lirin\u00eb e shprehjes, duhet t\u00eb konsiderojm\u00eb kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin gjendet Kosova dhe \u00e7far\u00eb efekte kan\u00eb k\u00ebto libra n\u00ebse nuk ndalohen. K\u00ebshtu funksionon e liria e shprehjes n\u00eb t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn. Merr shembull Gjermanin\u00eb. Ky vend ka ndaluar \u201cMein Kampf\u201d, autobiografin\u00eb mediok\u00ebr, t\u00eb m\u00ebrzitshme dhe t\u00eb hidhur t\u00eb Hitlerit q\u00eb e cila stimulon raciz\u00ebm, urrejtje anti-Semite dhe dhun\u00eb p\u00ebr shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet. Vet\u00ebm n\u00eb janarin e vitit t\u00eb kaluar, pas dekadave t\u00eb edukimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat e nazizmit dhe ideologjis\u00eb raciste p\u00ebr Gjermanin\u00eb, \u00a0filloi publikimi i k\u00ebtij libri.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb lirin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, lexuesit e librave anti-semite do t\u00eb duhej t\u00eb kishin njohurin\u00eb se \u00e7ka do t\u00eb thon\u00eb k\u00ebto libra dhe se \u00e7ka kan\u00eb shkaktuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Do t\u00eb duhej t\u00eb dinin historin\u00eb. Por, p\u00ebr \u00e7ka kemi kuptuar gjat\u00eb hulumtimit se si m\u00ebsohet Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb shkollat e mesme n\u00eb Kosov\u00eb* nx\u00ebn\u00ebsit nuk m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb naziste apo Holokaustin, dhe ajo \u00e7ka m\u00ebsojn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot shtesa dhe heshtje. N\u00eb kontekstin kosovar, shitja e lir\u00eb e librave anti-Semite sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb konfuzion dhe ka potencial t\u00eb inspiroj dhun\u00eb, gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes t\u00eb bazuar n\u00eb religjion dhe rac\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe vet\u00ebm e p\u00ebrmendim Holokaustin n\u00eb klas\u00eb\u201d na tha nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, sikurse planifikimi dhe vrasjet sistematike t\u00eb miliona hebrenjve nga Gjermania naziste jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fusnot\u00eb n\u00eb historin\u00eb europiane. Librat e Historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb paraqesin Holokaustin si nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, e jo si nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet e luft\u00ebs naziste. Ato libra em\u00ebrtojn\u00eb hebrenjt\u00eb si \u00e7ifut\u00eb, nj\u00eb term i vjet\u00ebr dhe i pap\u00ebrdorsh\u00ebm sot, n\u00eb vend se t\u2019i em\u00ebrtojn\u00eb ata si hebrenj. Si dhe, librat dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb iden\u00eb se shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb mir\u00eb dhe mikprit\u00ebs si dhe shp\u00ebtuan t\u00eb gjith\u00eb hebrenjt\u00eb q\u00eb i takuan.<\/p>\n<p>Ky lloj m\u00ebsimi e n\u00ebnvler\u00ebson p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Gjermanis\u00eb naziste p\u00ebr Holokaustin, dhe e ekzagjeron rolin e shqiptar\u00ebve si shp\u00ebtues duke devijuar nga studimet serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky lloj m\u00ebsimi p\u00ebr Holokaustin nuk adreson lidhjen n\u00eb mes karakterizimit t\u00eb hebrenjve nga Hitleri si rac\u00eb inferiore dhe planin e tij q\u00eb t\u2019i shfaros\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Gjermania naziste ka qene regjim gjenocidal. A kan\u00eb ndjer\u00eb shqiptar\u00ebt se okupimi gjerman i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb \u00e7lirim nga Mbret\u00ebria Jugosllave? Gjithsesi, por gjykimi historik p\u00ebr Hitlerin dhe Gjermanin\u00eb naziste si gjenocidor nuk mund t\u00eb shmanget. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasazh i obliguesh\u00ebm t\u00eb kuptohet gjenocidi dhe<a href=\"https:\/\/treaties.un.org\/doc\/publication\/unts\/volume%2078\/volume-78-i-1021-english.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjenocidin<\/a>\u00a0e cila ka lindur pik\u00ebrisht nga tragjedia e Holokaustit.<\/p>\n<p>Gjermania e pasluft\u00ebs ka njohur faktin se kampanja anti-semitike, raciste dhe e pashpirt ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur gjenocidin e hebrenjve dhe ua m\u00ebson t\u00eb rinjve se vendi i tyre ka qen\u00eb shum\u00eb i keq dhe gabim. Pse m\u00ebsimi i historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mir\u00ebmban mitin e nazist\u00ebve t\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>M\u00ebsimi i dyt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsohet \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb komb europian nuk ka qen\u00eb i pafajsh\u00ebm t\u00ebr\u00ebsisht gjat\u00eb Holokaustit. E v\u00ebrteta q\u00ebndron se shqiptar\u00ebt p\u00ebrgjith\u00ebsisht kan\u00eb treguar gatishm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ti ndihmojn\u00eb hebrenjt\u00eb q\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht k\u00ebrkonin shp\u00ebtim. Kjo \u00ebsht\u00eb e dokumentuar mir\u00eb. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, fatin e hebrenjve e p\u00ebrcolli kursi i nj\u00ebjt\u00eb sikurse n\u00eb vendet tjera n\u00eb Europ\u00eb. Kur Gjermania naziste mori kontollin e territoreve lokale, hebrenjt\u00eb u arrestuan, deportuan dhe vran\u00eb.<\/p>\n<p>Ka pasur burgje n\u00eb Shqip\u00ebri (Durr\u00ebs) dhe Prishtin\u00eb (Ulpian\u00eb), ku hebrenjt\u00eb jan\u00eb mbajtur dhe shum\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb kampet e vdekjes. Ekzistimi i k\u00ebtyre burgjeve \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i dokumentuar nga studiuesit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb fush\u00ebs e nd\u00ebr ta edhe Noel Malcolm dhe Bernd Fischer. Por, n\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb lib\u00ebr dhe nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb kemi intervistuar ka p\u00ebrmendur burgjet.<\/p>\n<p>Mayer Altarec i lindur n\u00eb Beograd ka ikur n\u00eb Prishtin\u00eb s\u00eb bashku me t\u00ebr\u00eb familjen e tij kur Gjerman\u00ebt e okupuan Jugosllavin\u00eb, por n\u00eb dhjetor 1941 \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb hebrenjt\u00eb e tjer\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb qytet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Ulpian\u00eb. N\u00eb marsin e vitit 1942, autoritetet gjermane kan\u00eb deportuar pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb nga ata t\u00eb internuar n\u00eb Ulpian\u00eb ku kunata, burri dhe vajzat e tok ishin n\u00eb list\u00eb. Fatmir\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, autoritetet italiane i transferuan n\u00eb nj\u00eb burg shqiptar nga i cili ata menaxhuan t\u00eb ikin pas r\u00ebnies s\u00eb Italis\u00eb. Tregimi i Altrac dhe fotografit\u00eb nga burgu jan\u00eb n\u00eb arkivat e\u00a0<a href=\"http:\/\/collections.ushmm.org\/search\/catalog\/pa1149990\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Memorialit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Holokaustin<\/a>\u00a0n\u00eb Uashington DC.<\/p>\n<p>Edukimi i mir\u00eb rreth historis\u00eb m\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar d\u00ebshmit\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt dhe interpretimet konfliktuoze t\u00eb d\u00ebshmive. N\u00eb bot\u00ebn e lajmeve t\u00eb rreme dhe pas-v\u00ebrtet\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore. Edhe pse ka pasur argumente kund\u00ebr ndalimit t\u00eb librave me p\u00ebrb\u00ebrje anti-Semite nga perspektiva e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb kontekstin kosovar t\u00eb mohimit se \u00e7ka ka shkaktuar anti semitizmi dhe \u00e7ka mund t\u00eb shkaktoj\u00eb, k\u00ebto libra jan\u00eb helm p\u00ebr mendjet e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb thon\u00eb as faktet e thjeshta historike si\u00e7 edhe e konfirmon PISA. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndalimi i librave anti-semite \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe pse sfidon lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>A duhet\u00a0t\u00eb ndalohen k\u00ebto libra dhe si nd\u00ebrlidhet kjo me t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shprehje t\u00eb lir\u00eb? N\u00eb kontekstin e tanish\u00ebm, Kosov\u00ebs I mungon m\u00ebsimi p\u00ebr holokaustin n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hulumtim t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb mesit t\u00eb vitit 2016 shihet se librat e historis\u00eb p\u00ebr shkollat e mesme p\u00ebrmendin vet\u00ebm shkarazi holokaustin nd\u00ebrsa nuk p\u00ebrmendin fare kampin e Prishtin\u00ebs dhe dor\u00ebzimin e rreth 300 hebrenjve tek gjerman\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky kamp ishte i vendosur n\u00eb lagjen Ulpiana dhe tani vet\u00ebm nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujton k\u00ebto viktima, por pa i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb duhur. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjat\u00eb intervistimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave t\u00eb mesme n\u00eb Kosov\u00eb, shumica thon\u00eb se nuk p\u00ebrmendin holokaustin dhe kan\u00eb njohuri shum\u00eb t\u00eb cek\u00ebta p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrlidhja e m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb historis\u00eb me holokaustin, shitjen e librave anti-semite dhe rankimin e Kosov\u00ebs n\u00eb fundin e list\u00ebs nd\u00ebrlidhet ngusht\u00eb edhe me lirin\u00eb e shprehjes. P\u00ebrderisa qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs i garantohet liria e shprehjes me Kushtetut\u00eb, kjo e fundit duhet dekonstruktuar n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr. Pra, duhet shpjeguar se liria edhe konceptualisht ka kuptim vet\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb vendosjes s\u00eb limiteve t\u00eb palejuara. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr demokracin\u00eb kosovare se si do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb limituar t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si afektohet e drejta e shprehjes me ndalimin e k\u00ebtyre librave n\u00eb sfer\u00ebn publike sot, duhet par\u00eb edhe konteksti politik n\u00eb t\u00eb cilin Kosova ekziston dhe \u00e7far\u00eb efekte mund t\u00eb prodhojn\u00eb k\u00ebto libra n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse nuk ndalohen.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se konteksti politik n\u00eb t\u00eb cilin Kosova gjendet duhet marr\u00eb parasysh p\u00ebr shkak t\u00eb disa arsyeve. e nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe fakti i mosnjohuris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb nga lexuesit e k\u00ebtyre librave. Kemi par\u00eb se ka pak njohuri nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat e Kosov\u00ebs p\u00ebr holokaustin dhe shitja e lir\u00eb e k\u00ebtyre librave sjell\u00eb m\u00eb tep\u00ebr konfuzion dhe ka potencial t\u00eb inspirimit t\u00eb dhun\u00ebs, gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes n\u00eb baza fetare, racore dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edhe pse ka argumente kund\u00ebr ndalimit t\u00eb librave me p\u00ebrmbajtje anti-semite nga perspektiva e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shprehjes, duhet th\u00ebn\u00eb se konteksti politik n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut dhe vlera tjera k\u00ebrc\u00ebnohen seriozisht nga literatura dhe efektet q\u00eb ajo literatur\u00eb krijon. Duke pasur parasysh k\u00ebta faktor\u00eb, ndalimi i librave anti-semite \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm edhe pse mbetet sfidues p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes.<\/p>\n<p>Si shtes\u00eb e k\u00ebtij ndalimi duhet futur edhe ndalimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb mediat online dhe komentimet urrejt\u00ebse q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si dhe duhet vendosur k\u00ebto parime n\u00eb sfond p\u00ebr planifikimin e reformave arsimore e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb kurrikulat e historis\u00eb n\u00eb sistemin e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>________________<\/p>\n<p>*Hulumtim i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Iniciativ\u00ebn Kosovare p\u00ebr Histori Gojore dhe i financuar nga Agjensioni Austriak p\u00ebr Zhvillim.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb relacioni kan\u00eb n\u00eb mes vete rankimi shum\u00eb i ul\u00ebt i sistemit t\u00eb edukimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndalimi i librit \u201cLufta ime\u201d t\u00eb Hitlerit nga shitja n\u00eb rrug\u00ebt e Prishtin\u00ebs? M\u00eb tep\u00ebr se sa mund t\u00eb mendoni. Jan\u00eb t\u00eb lidhura thell\u00ebsisht me lirin\u00eb e shprehjes. P\u00ebrderisa Kushtetuta e Kosov\u00ebs garanton t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes, q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":29,"featured_media":11923,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2290,2045,1131],"ppma_author":[40,2193],"class_list":["post-3625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-anti-semitizmi","tag-liria-e-shprehjes","tag-sistemi-i-edukimit"],"authors":[{"term_id":40,"user_id":29,"is_guest":0,"slug":"abit-hoxha","display_name":"Abit Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Abit","description":"Abit Hoxha \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe doktorant n\u00eb Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb krahasim t\u00eb prodhimit t\u00eb lajmeve n\u00eb konflikte. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa publikimeve shkencore n\u00eb revista akademike dhe nj\u00eb libri p\u00ebr raportimin e mediave gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike, Gazetari dhe Politika t\u00eb Mbrojtjes, Zhvillimit dhe Diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb dhe Angli. Abiti \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb gazetaris\u00eb, medias, siguris\u00eb, konfliktit dhe l\u00ebvizjeve sociale, \u00ebsht\u00eb hulumtues i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb dhe kontribuon p\u00ebr media nd\u00ebrkomb\u00ebtare."},{"term_id":2193,"user_id":565,"is_guest":0,"slug":"anna-dilellio","display_name":"Anna di Lellio","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Anna01-1-e1735047538322.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Anna01-1-e1735047538322.jpg"},"user_url":"","last_name":"di Lellio","first_name":"Anna","description":"Anna di Lellio \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sociologe, gazetare dhe ish-konsulente n\u00eb Kombet e Bashkuara."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/29"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3625"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11924,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3625\/revisions\/11924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3625"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}