{"id":3626,"date":"2017-07-17T12:24:03","date_gmt":"2017-07-17T10:24:03","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3626"},"modified":"2024-12-12T14:55:20","modified_gmt":"2024-12-12T12:55:20","slug":"integrimi-kush-punon-per-bosnjezimin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/integrimi-kush-punon-per-bosnjezimin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Integrimi: Kush punon p\u00ebr bosnj\u00ebzimin e Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Integrimi administrativ i veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, pa marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar shoq\u00ebrore me veriun, do t&#8217;i kontribuoj\u00eb jostabilitetit ekonomik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kufijt\u00eb e k\u00ebsaj bote nuk i ka vizatuar Zoti, e as q\u00eb kan\u00eb lindur si rezultat i Shp\u00ebrthimit t\u00eb Madh, por ato krijohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve shoq\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb caktuar.\u00a0 N\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs, ajo marr\u00ebveshje shoq\u00ebrore me veriun nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar. Mu ashtu sikur q\u00eb shoq\u00ebria serbe at\u00ebbot\u00eb nuk ka arritur ta n\u00ebnshkruante k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje me popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes shoq\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrpara pjes\u00ebs shqiptare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi territorin me 4 komuna m\u00eb veriore dhe me popullsin\u00eb brenda tyre. Popullsia e atyre 4 komunave nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur me t\u00eb drejtat dhe obligimet t\u00eb cilat i ofron ajo marr\u00ebveshje. E marr\u00ebveshja ofron: integrim sipas planit (t\u00eb pakompletuar) t\u00eb Ahtisarit n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb sistem institucional ndaj t\u00eb cilit ekziston droja dhe mosbesimi, e i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb aspak t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb aspektin ekonomik. Popullsia m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do ta n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen shoq\u00ebrore me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, ekzistojn\u00eb tri arsye kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mospajtim t\u00eb veriut p\u00ebr integrim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, arsyet jan\u00eb emocionale. Njer\u00ebzit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin am\u00eb, ku jan\u00eb shumic\u00eb etnike. Ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb me shumic\u00ebn ofron komoditet dhe siguri t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Pastaj kemi arsye ekonomike.\u00a0 K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr paga n\u00eb sektorin publik dhe p\u00ebr nivelin e mir\u00ebqenies sociale e sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb i ofron sistemi serb. Kosova nuk ofron kushte t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr prosperitetin ekonomik si Serbia kur krahasoni nivelin e sundimit t\u00eb ligjit dhe treguesit makroekonomik\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna mund t\u00eb shihen n\u00eb uebfaqen e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore si dhe n\u00eb dokumentet e t\u00eb dy qeverive.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb mungesa e besimit dhe droja ndaj institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ting\u00ebllon mir\u00eb ajo klishe e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoqris\u00eb civile dhe t\u00eb elitave politike t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn pambarimisht ua p\u00ebrs\u00ebrisin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve: &#8220;Kosova i ka standardet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr pakicat n\u00eb krejt Europ\u00ebn&#8221;.\u00a0 Bukur duket ajo n\u00eb let\u00ebr, n\u00eb google translate n\u00eb serbisht.<\/p>\n<p>Ja disa masa diskriminuese t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me lirin\u00eb e l\u00ebvizjes:<\/p>\n<p>A e keni ditur se patent\u00eb shoferi im, t\u00eb cil\u00ebn e kam tash e 10 vjet, vlen gjithkund n\u00eb bot\u00eb pos n\u00eb Kosov\u00eb, ku un\u00eb jetoj? At\u00eb e kan\u00eb l\u00ebshuar &#8220;institucionet paralele&#8221; ani pse n\u00eb vitin 2006 ato kan\u00eb qen\u00eb institucioni i vet\u00ebm ku kam mundur ta kaloj provimin e vozitjes, pra, nuk ka mundur t\u00eb jet\u00eb paralele kundrejt ndonj\u00eb institucioni tjet\u00ebr. Komuna e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebshoj\u00eb patent\u00eb shoferi t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj &#8220;paraleles&#8221;,\u00a0 dhe thon\u00eb: &#8220;Nuk i njohim dokumentet ilegale&#8221;. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Ministria e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale, p\u00ebrve\u00e7 dokumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkon nga shfryt\u00ebzuesit serb\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs sociale t&#8217;i shoh\u00eb edhe k\u00ebto let\u00ebrnjoftime &#8220;paralele&#8221;, p\u00ebr ta d\u00ebshmuar vendbanimin e Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta ruajn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr shtesa sociale.\u00a0 Pra, nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb ilegale, nganj\u00ebher\u00eb jo.<\/p>\n<p>Pra, ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt sistemi, p\u00ebrmes procedurave t\u00eb pamundura byrokratike, i bllokon q\u00eb t&#8217;i nxjerrin dokumentet e Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, praktika e re e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e shurdh\u00ebr karshi kornizave t\u00eb veta ligjore t\u00eb cilat e rregullojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr shtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb.\u00a0 Pasaportat e nxjerra nga Zyra Koordinuese jan\u00eb shpallur dokumente ilegale. Zyra Koordinuese \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi e centralizuar brenda MPB-s\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, pra nuk \u00ebsht\u00eb institucion &#8220;paralel&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin figurativ, ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t&#8217;i marrin dokumentet e Kosov\u00ebs, e dokumentet e tyre serbe jan\u00eb shpallur ilegale, me \u00e7ka ata efektivisht\u00a0 b\u00ebhen t\u00eb burgosurit e vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs Veriore. Integrimi ekonomik dhe krijimi i nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike t\u00eb veriut dhe jugut ndoshta do t&#8217;i kontribuonte zbutjes s\u00eb tensioneve, mir\u00ebpo, parakushti themelor p\u00ebr integrimin ekonomik dhe shoq\u00ebror &#8211; liria e l\u00ebvizjes p\u00ebr qytetar\u00ebt e veriut, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnime me spastrim etnik nga ana e kryesuesit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Siguri t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, sulmet ndaj t\u00eb kthyerve, mosplot\u00ebsimi i kuotave t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin publik, uzurpimi i pronave private, ndalimi i importit t\u00eb librave n\u00eb gjuh\u00ebn serbe n\u00eb Kosov\u00eb, google translate n\u00ebp\u00ebr institucione q\u00eb fyen \u00e7do dinjitet, alfabeti cirilik si alfabet i papranuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, megjith\u00ebse garantohet legaliteti i tij. Si t\u00eb pritet pra plot\u00ebsimi i \u00e7far\u00ebdo t\u00eb drejte tjet\u00ebr n\u00ebse di\u00e7ka aq e parrezikshme e c\u00ebnon Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Lista vazhdon, e t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se qeveria e Kosov\u00ebs d\u00ebshiron ta integroj\u00eb territorin, e jo edhe popullsin\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat nga k\u00ebto gj\u00ebra i ka adresuar shoq\u00ebria civile shqiptare e Kosov\u00ebs? A i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ata vlerat qytetare vet\u00ebm n\u00eb statutin e tyre?<\/p>\n<p>Por, t\u00eb kthehem te marr\u00ebveshja shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Natyrisht, edhe n\u00ebse veriu nuk d\u00ebshiron ta n\u00ebnshkruaj\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje, ekziston nj\u00eb anashkalim n\u00eb form\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb veriut po e n\u00ebnshkruan at\u00eb marr\u00ebveshje me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj marr\u00ebveshjeje, veriu \u00eb\u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb integrimit administrativ. Por, duke marr\u00eb parasysh m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja, integrimi administrativ nuk n\u00ebnkupton edhe integrimin shoq\u00ebror p\u00ebr shkak t\u00eb arsyeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>Kushtet e tilla t\u00eb kohezionit t\u00eb detyruar t\u00eb territorit t\u00eb caktuar pa p\u00eblqimin e brendsh\u00ebm shoq\u00ebror i kontribuojn\u00eb jostabilitetit, gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb arsyeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Se \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ai i cili \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur dhe i cenuar t\u00eb ankohet e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mbrojt\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, serb\u00ebt gjithmon\u00eb do t&#8217;i kthejn\u00eb syt\u00eb nga Beogradi.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, n\u00eb rrethanat e k\u00ebtilla, jostabiliteti n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktit se \u00ebsht\u00eb arsyetim i shk\u00eblqyesh\u00ebm i elitave politke p\u00ebr menaxhim t\u00eb keq, jostabiliteti n\u00eb sistemin e caktuar administrativ, ciklik e me lidhje shkak-pasoj\u00eb n\u00ebnkupton klim\u00eb t\u00eb keqe investive dhe ngecje ekonomike.<\/p>\n<p>Edhe pse shkaqet e jostabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb dhe shkaqet e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb k\u00ebqija nd\u00ebretnike jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thella e m\u00eb komplekse, konsideroj se nj\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb jostabilitetit q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pjes\u00ebs shqiptare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs karshi serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore bie mbi shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs e jo mbi elitat politike dhe institucionet?<\/p>\n<p>Diskursi publik dhe forma e sjelljes s\u00eb elitave politike dhe institucioneve krijohet nga shoq\u00ebria dhe elitat politike, si dhe nga ndikimet e tyre t\u00eb nd\u00ebrsjella. N\u00eb at\u00eb proces i cili \u00ebsht\u00eb i dykahsh\u00ebm, shoq\u00ebria megjithat\u00eb e ka primatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb krijimin e tyre.\u00a0 Elitat politke krijojn\u00eb diskursin dhe sjelljen e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb treg, pra,\u00a0 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb elektorati k\u00ebrkon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb dhe t\u00eb shoh\u00eb. Rrjedhimisht, nd\u00ebrsa rrethanat n\u00eb ndonj\u00eb shoq\u00ebri ndryshojn\u00eb, edhe diskursi publik dhe sjellja e elitave politike dhe institucioneve ndryshon dhe p\u00ebrshtatet.<\/p>\n<p>P\u00ebrse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e theksoj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebs shqiptare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe nuk e theksoj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e serb\u00ebve nga Kosova karshi sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs? P\u00ebr shkak se shumica \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin e pakic\u00ebs, ashtu si\u00e7 shoq\u00ebria serbe ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin e pakic\u00ebs shqiptare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe nuk e arriti k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Gjithsesi konsideroj se duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb proces i nd\u00ebrsjell\u00eb i eliminimit t\u00eb paragjykimeve ndaj nj\u00ebri-tjetrit pavar\u00ebsisht proceseve politike dhe statusore. Sepse, kultivimi i paragjykimeve nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb dhe askush prej neve nuk ka zgjedhur n\u00ebse do t\u00eb lind\u00eb si serb, si shqiptar apo si rom.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duket se zhvillimi ekonomik, shoq\u00ebria qytetare dhe marr\u00ebveshja shoq\u00ebrore jan\u00eb shum\u00eb larg.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Integrimi administrativ i veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, pa marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar shoq\u00ebrore me veriun, do t&#8217;i kontribuoj\u00eb jostabilitetit ekonomik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb. Kufijt\u00eb e k\u00ebsaj bote nuk i ka vizatuar Zoti, e as q\u00eb kan\u00eb lindur si rezultat i Shp\u00ebrthimit t\u00eb Madh, por ato krijohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve shoq\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb territor [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":138,"featured_media":10954,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2022,1474,11],"ppma_author":[166],"class_list":["post-3626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-bosnjezimi","tag-integrimi","tag-kosova"],"authors":[{"term_id":166,"user_id":138,"is_guest":0,"slug":"lazar-rakic","display_name":"Lazar Rakic","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/IMG_4549-e1604748839933-1-160x160-1.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/IMG_4549-e1604748839933-1-160x160-1.webp"},"user_url":"","last_name":"Rakic","first_name":"Lazar","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/138"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3626"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10955,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3626\/revisions\/10955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3626"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}