{"id":3635,"date":"2017-07-31T10:16:44","date_gmt":"2017-07-31T08:16:44","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3635"},"modified":"2024-12-17T10:21:15","modified_gmt":"2024-12-17T08:21:15","slug":"shenim-dite-per-edvinin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/shenim-dite-per-edvinin\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnim dite p\u00ebr Edvinin"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>I Gjati dhe Plaku, Piktori dhe Doktori, Edvini dhe Saliu, jan\u00eb dy emra dhe binome epitetesh t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit fenomen: patronizimit folk-nacionalist t\u00eb Kosov\u00ebs. Emrat ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit, epitetet ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Dhe kur nuk merren me nj\u00ebri-tjetrin, merren me Kosov\u00ebn. Kur shkojn\u00eb n\u00eb Bruksel flasin p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb BE, kur aterojn\u00eb n\u00eb Beograd flasin p\u00ebr pajtimin historik t\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit, e kur zdergjen n\u00eb Kosov\u00eb i hypin sip\u00ebr shqiponj\u00ebs dykrer\u00ebshe dhe l\u00ebshojn\u00eb glaca patriotike.<\/p>\n<p>Shitju moral patriotik k\u00ebtyre fshatar\u00ebve kosovar\u00eb, ngritju nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb Ismajl Qemajlit dhe folju p\u00ebr luft\u00ebn sikur t\u00eb kishe qen\u00eb vet\u00eb Adem Jashari dhe ata do t\u00eb adhurojn\u00eb sikur v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ishe Adem Jashari. E pse jo, nga kjo tok\u00eb martire jan\u00eb l\u00ebshuar kumte edhe m\u00eb flak\u00ebruese sesa ato t\u00eb piktor\u00ebve e doktor\u00ebve. Jan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga Vu\u00e7i\u00e7\u00ebt, Gjuri\u00e7\u00ebt, Tadi\u00e7\u00ebt, Pashi\u00e7\u00ebt, Qosi\u00e7\u00ebt\u2026 E n\u00ebse jan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga k\u00ebta, pse mos t\u00eb thuhen edhe nga t\u00eb tjer\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gurr\u00eb e pashterrshme nacionalizmash burimor\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve u lejohet t\u00eb jen\u00eb nacionalist\u00eb. Vet\u00ebm t\u00eb gjor\u00ebve kosovar\u00eb nuk u lejohet t\u00eb jen\u00eb nacionalist\u00eb, ata duhet t\u00eb jen\u00eb evropian\u00ebt e mir\u00eb. Ata duhet t\u00eb p\u00ebrmbahen nga shprehja e nacionalizmit t\u00eb tyre, duhet ta d\u00ebnojn\u00eb dhe gjykojn\u00eb ashp\u00ebr kur buron nga radh\u00ebt e tyre, dhe duhet t\u2019ua t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr pasojat e rrezikshme t\u00eb tij. Por kur vjen nga t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb tolerant dhe mir\u00ebkuptues, sepse p\u00ebr \u201cata\u201d, pra p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, edhe ata kan\u00eb humbur shum\u00eb, edhe p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e dhimbshme humbja e Kosov\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb shpirti i tyre, \u00ebsht\u00eb zemra e tyre, \u00ebsht\u00eb thembra e tyre. Thua se neve duhet t\u00eb na brengos\u00eb kjo. E mjera Serbi. Ata e kan\u00eb humbur luft\u00ebn, prandaj e kan\u00eb humbur Kosov\u00ebn! Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind vite q\u00eb provojn\u00eb t\u00eb na zhdukin dhe kjo tentativa e tyre e fundit ishte vet\u00ebm aq: tentativa e tyre e fundit n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tentativash.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka di\u00e7ka t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb se ajo e ka fituar luft\u00ebn dhe s\u2019ka pse merret me Serbin\u00eb. Por ja, tash pasi u ngrof me Aleksandrin k\u00ebrkon t\u00eb merremi me t\u00eb dhe ta arrijm\u00eb pajtimin historik. Vjen k\u00ebtu na nd\u00ebrton pa\u00e7avure prej p\u00ebrmendoresh, na shet ki\u00e7 nacionalist dhe pastaj p\u00ebrjeton epifani nga \u201cmeditimi publik i Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. M\u00eb e bukura e gjith\u00eb k\u00ebsaj storjeje \u00ebsht\u00eb se epifania e tij \u00ebsht\u00eb epifani vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, ne t\u00eb tjer\u00ebt tashm\u00eb e kemi p\u00ebrjetuar. E vetmja gj\u00eb e re n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb e re vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shtirje e vjet\u00ebr. Tash dua t\u2019ia kthej k\u00ebshill\u00ebn e tij: Serbia e ka humbur luft\u00ebn, Kosova s\u2019ka pse merret me t\u00eb. Por ai insiston se Kosova na qenka \u201cnyja gordiane\u201d, \u201cmu si\u00e7 e thot\u00eb edhe Presidenti serb\u201d. Vet\u00ebm se tani nuk po e thot\u00eb m\u00eb Aleksandri, presidenti serb, apo jo zoti kryeminist\u00ebr? Tani po e thua ti. Tash edhe p\u00ebr ty Kosova na qenka \u201cnyja gordiane\u201d e cila na e b\u00ebka edhe zgjedhjen e qart\u00eb \u201cmes territ t\u00eb tunelit dhe drit\u00ebs s\u00eb daljes prej tij\u201d. Dreqi ta haj\u00eb Edvin, dikur n\u00eb Kosov\u00eb, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, flitej p\u00ebr \u201cprocese historike\u201d n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat supozohej se po kalonte Kosova. Tash si duket paskemi avansuar n\u00eb \u201cprocese mitike\u201d. Por edhe k\u00ebto e kisha p\u00ebrshtypjen q\u00eb i kishim kaluar n\u00eb vitin 1999. Parashikoj q\u00eb faza e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb ajo e \u201cproceseve primordiale\u201d, q\u00eb t\u00eb kthehemi sa m\u00eb prapa n\u00eb origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb problemit.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb Serbia k\u00ebrkon q\u00eb Kosov\u00ebn ta paraqes si problem (nuk them dot si \u201cnyj\u00ebn gordiane\u201d se shum\u00eb klishe) mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkon marr\u00ebveshje historike mes dy popujve. Kishte nj\u00eb koh\u00eb kur jo vet\u00ebm Kosova por t\u00eb gjitha territoret shqiptare q\u00eb mbeten n\u00ebn Serbi ishin problem i t\u00eb dy popujve, dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Presheva si\u00e7 mund t\u00eb mendosh ti. Dikur bashk\u00ebkombas t\u00eb tu kishte deri n\u00eb Nish dhe kishte edhe n\u00eb Novi Pazar, pra n\u00eb Sanxhak. Dhe nuk po flasim p\u00ebr koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, por p\u00ebr fundin e shek. XIX; n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00ebqind vite do t\u00eb lindeshe ti. E megjithat\u00eb Sandri dhe miqt\u00eb e tij na u p\u00ebrgjigj\u00ebn me d\u00ebbime, djegie, shkat\u00ebrrime, vrasje, dhunime, etj.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb moment tjet\u00ebr marr\u00ebveshjeje historike para p\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00ebqind vitesh, para, gjat\u00eb dhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Besoj e imagjinon p\u00ebrgjigjjen e Sandrit. Nuk dua t\u00eb t\u00eb m\u00ebrzis m\u00eb gjat\u00eb me historira, nuk dua t\u2019ua prish fest\u00ebn. Vet\u00ebm besoj e din se \u00e7far\u00eb ndodhi gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dhe gjithashtu besoj e din si rodh\u00ebn t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjetat, e n\u00ebse asgj\u00eb tjet\u00ebr besoj se ke shikuar televizor gjat\u00eb muajve t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1999. Aty Sandri ishte nj\u00ebri nga protagonist\u00ebt. Por si\u00e7 thash\u00eb, pse t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn kur mund t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kalamajve t\u00eb t\u00eb dy popujve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb ta dish ti, un\u00eb s\u2019po flas fare me ty. Po flas me k\u00ebt\u00eb t\u00eb Gjatin ton\u00eb, ahistorikun e p\u00ebrhumbur q\u00eb ngeli duke t\u00eb t\u00eb shikuar her\u00eb ty e her\u00eb Sandrin sikur nj\u00eb kalama q\u00eb shikon t\u00eb rriturit sepse nuk di sesi t\u00eb veproj\u00eb. Edhe ky k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet Lider Historik, t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje historike, ta arrij\u00eb pajtimin historik mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve. E meq\u00eb po insistoni n\u00eb histori, ja nj\u00eb cop\u00ebz nga ajo. N\u00eb Kosov\u00eb, politika \u00ebsht\u00eb ushqimi yn\u00eb i vet\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb filozofia, nuk \u00ebsht\u00eb arti apo shkenca, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politika dhe politika. Mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera, por gjithmon\u00eb i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me politik\u00eb. Por pa politik\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb. Nga ky mjerim intelektual, lindi di\u00e7ka e vlefshme. Kosova specializoi n\u00eb tem\u00ebn e Serbis\u00eb, ishte e vetmja gj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u mor\u00ebm, ishte tema t\u00eb cil\u00ebn e studiuam dhe mjesht\u00ebruam. Jo pse desh\u00ebm, por sepse na u imponua nga konteksti historik. Si nx\u00ebn\u00ebs me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij konteksti, lider\u00ebt politik t\u00eb Kosov\u00ebs i refuzuan t\u00eb gjitha ofertat e Serbis\u00eb p\u00ebr pajtime e marr\u00ebveshje historike mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve sepse e kuptonin qart\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata gjithashtu e kuptonin edhe nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb (dhe jo mes shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve!) duhen plot\u00ebsuar disa parakushte. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00ebri nga k\u00ebto parakushte \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur. Parakushti i dyt\u00eb, Serbia duhet t\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb fakt, i p\u00eblqeu apo s\u2019i p\u00eblqeu. Kur t\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb fakt, ajo do t\u00eb pajtohet edhe me historin\u00eb duke e arritur k\u00ebshtu pajtimin historik me vetveten.<\/p>\n<p>Kosova do t\u00eb bisedoj\u00eb me Serbin\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb konteksti dhe rrethanat kan\u00eb ndryshuar. Koha e \u201cmarr\u00ebveshjeve historike\u201d ka mbaruar me mbarimin e luft\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur gjenerata e cila nuk ka memorie t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka kurrfar\u00eb\u00a0 kuptimi \u201cpajtimi historik mes dy popujve tan\u00eb\u201c. Ata ndjehen t\u00eb lir\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb liruar edhe nga ngarkesat historike. Letrat vajtuese dhe vet\u00ebviktimizuese t\u00eb president\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ta nuk \u00e7ojn\u00eb kurrfar\u00eb peshe. Njohja e k\u00ebtij realiteti \u00ebsht\u00eb parakushti i tret\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I Gjati dhe Plaku, Piktori dhe Doktori, Edvini dhe Saliu, jan\u00eb dy emra dhe binome epitetesh t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit fenomen: patronizimit folk-nacionalist t\u00eb Kosov\u00ebs. Emrat ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit, epitetet ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Dhe kur nuk merren me nj\u00ebri-tjetrin, merren me Kosov\u00ebn. Kur shkojn\u00eb n\u00eb Bruksel flasin p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb BE, kur [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":388,"featured_media":11220,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[11,1322,12],"ppma_author":[382],"class_list":["post-3635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kosova","tag-kritike","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":382,"user_id":388,"is_guest":0,"slug":"alban-bokshi","display_name":"Alban Bokshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg"},"user_url":"","last_name":"Bokshi","first_name":"Alban","description":"Alban Bokshi ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari p\u00ebr Studime Evropiane dhe Shkenca Politike\/Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe MA nga Universiteti i Sussex-it, UK, n\u00eb Studime Bashk\u00ebkohore Evropiane. Ka punuar nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile si hulumtues dhe menaxher projektesh n\u00eb Organizat\u00ebn \u00c7ohu!, Institutin Kosovar p\u00ebr Stabilitet, Klubin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Transparency International, etj. Po ashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb me administrat\u00ebn publike si k\u00ebshilltar p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, me DFID dhe CDF. S\u00eb fundmi punon si K\u00ebshilltar Politik i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe po vazhdon studimet e Masterit n\u00eb Filozofi n\u00eb Universitetin e Staffordshire, UK."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/388"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3635"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11221,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3635\/revisions\/11221"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3635"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}