{"id":3658,"date":"2017-08-26T10:25:36","date_gmt":"2017-08-26T08:25:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3658"},"modified":"2024-10-18T14:41:25","modified_gmt":"2024-10-18T12:41:25","slug":"kakofonia-e-lakmise-per-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/kakofonia-e-lakmise-per-pushtet\/","title":{"rendered":"Kakofonia e lakmis\u00eb p\u00ebr pushtet"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Kakofonia e lakmis\u00eb p\u00ebr pushtet<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Seanca konstituive e Kuvendit, n\u00eb vazhd\u00ebn e saj t\u00eb pest\u00eb, ishte, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb tallje me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Tallje e nj\u00ebjt\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb stilin \u00a0\u201eprit magar dej sa t\u2019del bar!\u201c. Q\u00eb nga seanca e par\u00eb qytetar\u00ebt mbeten t\u00eb stepur nga nd\u00ebrprerjet. Seanca u mbyll n\u00eb vend se t\u00eb vazhdohej. Ishte nj\u00eb lapsus teknik nga kryesuesi i Kuvendit, i cili nga PAN-i u keqp\u00ebrdor p\u00ebr ta st\u00ebrzgjatur t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb cirk politik p\u00ebr mbi dy muaj. Dat\u00ebn e seances s\u00eb djeshme e propozuan vet\u00eb PAN-i, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar edhe dy jav\u00eb t\u00eb tjera koh\u00eb, meq\u00eb, si\u00e7 e tha Enver Hoxhaj, kandidatin e kan\u00eb, por jo edhe shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr ta zgjedhur at\u00eb.<\/p>\n<p>Koalicioni PAN qartazi dhe me plot vet\u00ebdije l\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk d\u00ebshiron t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pushtetin, edhe pse e ka kuptuar se nuk e b\u00ebn dot qeverin\u00eb. Vet\u00eb deklarimi se e kan\u00eb kandidatin, por jo numrat tregon se m\u00eb n\u00eb fund e kan\u00eb kuptuar. Dhe n\u00eb vend se ta konsumojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr ta propozuar p\u00ebr votim kandidatin ata k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Nuk ka si t\u00eb d\u00ebshmohet m\u00eb bindsh\u00ebm se gjith\u00eb kjo buj\u00eb krijohet shkaku i lakmis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar akoma n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo as koalicioni LAA, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrkund\u00ebr postur\u00ebs dhe deklarimeve t\u00eb tyre se d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb zgjidhin kriz\u00ebn politike, nuk po d\u00ebshmojn\u00eb se e kan\u00eb me gjith\u00eb mend. Pritjet se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes LAA dhe VV p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bllok t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili do t\u00eb zgjidhte kriz\u00ebn aktuale politike, po shuhen nga vet\u00eb mosiniciativa apo hezitimi i tyre p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>K\u00ebto manovra politike po b\u00ebhen ekskluzivisht p\u00ebr interesa partiake dhe personale, duke l\u00ebn\u00eb anash interesat shtet\u00ebrore dhe t\u00eb qytetar\u00ebve. Kosova nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur p\u00ebr hamendjet dhe kalkulimet e interesave partiake. Kur PAN-i n\u00eb foltore moralizon se vendit i duhet t\u00eb ket\u00eb kultur\u00eb konsensusi e koordinimi, at\u00ebher\u00eb termi konsensus, i cili i p\u00ebrket nj\u00eb vokabulari t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb demokratike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thjesht\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur veprime t\u00eb nj\u00eb kaste autokratike, e cila synimet e saj politike i fsheh prapa nj\u00eb fjalori diplomatik.<\/p>\n<p>Konsensus k\u00ebrkohet n\u00eb raste kur ka mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb caktuar e cila \u00ebsht\u00eb diskutabile. Nd\u00ebrsa p\u00ebr votat e nevojshme p\u00ebr tu zgjedhur n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb caktuar politike nuk nevojitet dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet konsensus. Ato jan\u00eb t\u00eb caktuara paraprakisht dhe nuk jan\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb negociatash. Deklaratat se me \u00e7do kusht duan t\u2019i realizojn\u00eb rezultatet e zgjedhjeve, t\u00eb cilat i\u2019a japin t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb propozojn\u00eb kryeparlamentarin dhe pastaj kryeministrin dhe q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr zvarritje, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb prap\u00eb shtyrje \u201em\u00eb shum\u00eb se 10 dit\u00eb e m\u00eb pak se 14 dit\u00eb\u201c, nuk kan\u00eb si t\u00eb kuptohen ndryshe, pos si hipokrizi dhe lyerje goje me mjalt\u00eb.<\/p>\n<p>Paraqitja e z. Enver Hoxhaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PAN-it dhe fjalimi i tij ishte nj\u00eb thurje argumentesh t\u00eb stilit diplomatik par excellence. Por seanca nuk ka qen\u00eb e thirrur p\u00ebr k\u00ebso fjalime dhe propozime p\u00ebr konsenus dhe prandaj ishte nj\u00eb tallje me qytetar\u00ebt. Shum\u00eb e bukur th\u00ebnia e z. Hoxhaj, se politika b\u00ebhet mes asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme. T\u00eb drejt\u00ebn e kishin ta propozojn\u00eb kandidatin sikurse e kishin edhe mund\u00ebsin\u00eb e propozimit. Por nuk e konsumuan k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Sepse nuk e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn, por t\u00eb pamundshmen (krijimin e qeveris\u00eb me k\u00ebta numra) duan ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundshme me zor.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se pse nuk e b\u00ebn\u00eb? Si duket koalicioni PAN e ka nuhatur hezitimin e koalicionit LAA p\u00ebr bashk\u00ebpunim me VV, dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po e shfryt\u00ebzon. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, eksponent\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb e kritikonin AKR-n\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e saj me PAN-in, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr LDK-ja nuk b\u00ebri asnj\u00eb marr\u00ebveshje me VV, e cila do t\u00eb mund\u00ebsonte marrjen e qeveris\u00eb po qe se PAN-i d\u00ebshton ta formoj\u00eb at\u00eb. Pra, edhe nga vet\u00eb LDK-ja nuk kemi ndonj\u00eb sinjal se e kan\u00eb seriozisht t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr q\u00eb po e paraqesin n\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e nevojshme t\u00eb rrezikoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me LAA me akuzat ndaj z. Isa Mustafa, edhe pse \u00ebsht\u00eb e kuptueshme indinjata e tyre, meq\u00eb z. Mustafa nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t&#8217;u afruar me VV, megjith\u00eb deklaratat e eksponent\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb se mund t\u00eb kishin nj\u00eb bashk\u00ebpunim me VV.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb thuhet se si PAN-i, poashtu edhe LAA, l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se d\u00ebshirojn\u00eb ta zvarrisin k\u00ebt\u00eb gjendje akoma. Mbase p\u00ebr kalkulimet e tyre p\u00ebr zgjedhjet lokale. Q\u00ebllimi i tyre mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb dilet edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb zgjedhje nacionale, por t\u00eb cilat, p\u00ebrkund\u00ebr shpresave t\u00eb tyre, nuk do ishin zgjidhja e tyre me e mir\u00eb. E gjith\u00eb seanca konstituive thjesht ishte nj\u00eb kakofoni e neveritshme e lakmis\u00eb p\u00ebr pushtet. Dhe ne prap\u00eb duhet t\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb radh\u00ebs e t\u00eb presim deri sa t\u00eb del bar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kakofonia e lakmis\u00eb p\u00ebr pushtet Seanca konstituive e Kuvendit, n\u00eb vazhd\u00ebn e saj t\u00eb pest\u00eb, ishte, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb tallje me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Tallje e nj\u00ebjt\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb stilin \u00a0\u201eprit magar dej sa t\u2019del bar!\u201c. Q\u00eb nga seanca e par\u00eb qytetar\u00ebt mbeten t\u00eb stepur nga nd\u00ebrprerjet. Seanca u mbyll n\u00eb vend se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":156,"featured_media":8392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[185],"class_list":["post-3658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":185,"user_id":156,"is_guest":0,"slug":"luljeta-aliu","display_name":"Luljeta Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Luljeta","description":"Luljeta Aliu \u00ebsht\u00eb duke doktoruar n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Nurenberg t\u00eb Gjermanis\u00eb me fokus Marr\u00ebdh\u00ebniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare p\u00ebr Shkenca Politike, Let\u00ebrsi Gjermane dhe T\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb universitetin e Cyrihut, Zvic\u00ebr, ku edhe ka shkruar master p\u00ebr vendimmarrjen ushtarake n\u00eb misionet shum\u00ebkomb\u00ebshe. Fushat e saj t\u00eb interesit shkencor jan\u00eb politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Luljeta Aliu shkruan p\u00ebr gazetat n\u00eb Kosov\u00eb dhe gazeta zvic\u00ebrane."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/156"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3658"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8762,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3658\/revisions\/8762"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3658"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}