{"id":3668,"date":"2017-09-04T13:52:10","date_gmt":"2017-09-04T11:52:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3668"},"modified":"2024-10-31T14:38:04","modified_gmt":"2024-10-31T12:38:04","slug":"faktorizimi-ne-shpine-te-deshtimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/faktorizimi-ne-shpine-te-deshtimit\/","title":{"rendered":"Faktorizimi n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb seanc\u00ebn e fundit konstituive e d\u00ebgjuam prap\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden \u201evendimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb v\u00ebshtira\u201c. Kur eksponent\u00eb t\u00eb koalicionit PAN po na p\u00ebrkujtojn\u00eb neve, partive tjera politike dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se vendi duhet t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto vendime n\u00eb t\u00eb ardhmen &#8211; kjo m\u00eb shum\u00eb ting\u00ebllon si nj\u00eb shantazh diskret, se si nj\u00eb brengosje e tyre p\u00ebr t\u00eb rezultatet e atyre vendimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Koalicioni PAN po e faktorizon veten para nesh dhe para partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me paraqitjen e tyre si koalicioni i vet\u00ebm, i cili do t\u00eb mund t\u2019i kalonte ato marr\u00ebveshje. Por fakt \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt nuk i besojn\u00eb m\u00eb atyre marr\u00ebveshjeve. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar perceptimi n\u00eb shoq\u00ebri se ato jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme. Edhe n\u00ebse ky perceptim \u00ebsht\u00eb i gabuar, vullneti i nj\u00eb pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nuk guxon t\u00eb injorohet.<\/p>\n<p>Si vendime t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb dhimbshme kuptohen sidomos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimi i asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. K\u00ebto marr\u00ebveshje u b\u00ebn\u00eb nga qeveria e kaluar PDK-LDK, e cila e gjeti veten t\u00eb kund\u00ebrshtuar nga nj\u00eb opozit\u00eb e bashkuar mes VV, AAK dhe Nisma. Ato marr\u00ebveshje mbeten akoma p\u00ebr t\u2019u trajtuar n\u00eb kuvend \u2013 e shkas p\u00ebr ngrirjen e tyre ishte, si\u00e7 e dim\u00eb &#8211; kund\u00ebrshtimi opozitar, i mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm edhe nga shoq\u00ebria civile por edhe nga vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb diskursi t\u00eb nd\u00ebrtuar nga partia n\u00eb pushtet dhe t\u00eb pranuar nga mediet si dhe nga persona leht\u00eb t\u00eb ndikuesh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb cementuar bindja dhe n\u00ebnshtrimi ndaj asaj q\u00eb quhet faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pra trysnia nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u2019i pranuar dhe kaluar ato marr\u00ebveshje n\u00eb form\u00ebn e tyre ekzistuese. Kjo me arsyetimin se k\u00ebshtu u k\u00ebrkuaka nga partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Dhe, ah sa ngush\u00eblluese! &#8211;\u00a0n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ratifikimit t\u00eb demarkacionit ne do t\u00eb marrim vizat, e n\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr asociacionin do t\u00eb vazhdohet dialogu p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmsh loj\u00ebrash politike dhe intrigash rrin\u00eb t\u00eb fshehura tin\u00ebzisht dy paradokse, t\u00eb cilat edhe e koklavisin qart\u00ebsimin e nj\u00eb q\u00ebndrimi adekuat n\u00eb raport me situat\u00ebn. Paradoksi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktorizimin e PDK-s\u00eb si partner i vet\u00ebm p\u00ebr kalimin e marr\u00ebveshjeve. Paradoksi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb teatri i LAA dhe VV se gjoja duan pushtetin, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duan q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb kalohen nga PAN-i.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarateve t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb PAN-it v\u00ebrehet tendenca p\u00ebr faktorizimin e tyre si koalicioni i vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb kishte sukses p\u00ebr kalimin e vendimeve t\u00eb v\u00ebshtira. N\u00ebse nj\u00eb qeveri e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga PDK-ja, nuk arriti t\u2019i jet\u00ebsoj\u00eb ato marr\u00ebveshje at\u00ebher\u00eb kur ishin aktuale, pse mendojn\u00eb se do ta b\u00ebjn\u00eb sot? Kalkulimi i tyre mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb disa aspekte. S\u00eb pari, n\u00eb opozit\u00eb at\u00ebher\u00eb e kishin edhe AAK-n\u00eb dhe Nism\u00ebn, dy parti t\u00eb udh\u00ebhequra nga komandant\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. Natyrisht, nj\u00eb kund\u00ebrshtim i nj\u00eb formacioni t\u00eb till\u00eb gjithmon\u00eb duhet trajtuar si me nj\u00eb risk m\u00eb t\u00eb shtuar shkaku i supozimit mbi gatishm\u00ebrin\u00eb e aktvizimit t\u00eb potencialit t\u00eb dhun\u00ebs nga strukturat e atyre formacioneve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb e njohur e fuqive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb n\u00eb vende jostabile t\u00eb p\u00ebrkrahen m\u00eb shum\u00eb politikat e partive me potencial m\u00eb t\u00eb dhune, pik\u00ebrisht nga frika se situata n\u00eb vend mund t\u00eb dali nga kontrolli.<\/p>\n<p>Pra, PDK supozon se kund\u00ebrshtimi opozitar ndaj marr\u00ebveshjeve tani do t\u00eb ishte m\u00eb i vog\u00ebl dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebta\u00ebr e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb. AAK dhe Nisma, p\u00ebrkund\u00ebr deklaratave gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore se nuk do t\u2019i kalonin ato marr\u00ebveshjeve pa u rishikuar, sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u2019ia n\u00ebnshtronin idealet e tyre patriotike lakmis\u00eb s\u00eb \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr pushtet. Nd\u00ebrsa ajo \u00e7far\u00eb po b\u00ebn PAN \u00ebsht\u00eb t\u00eb aludoj\u00eb n\u00eb potencialin e dhun\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur r\u00ebnia e ndikimit t\u00eb tyre po shihet qartazi n\u00eb baz\u00eb\u00a0t\u00eb humbjeve t\u00eb elektoratit gjat\u00eb tre pal\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit. Numri i qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb k\u00ebtyr\u00eb partive ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, sikurse ka r\u00ebn\u00eb edhe gatishm\u00ebria p\u00ebr dhun\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebshtu q\u00eb sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shkaktohej, n\u00ebse qeveria nuk do t\u00eb krijohej nga PAN-i, ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb projektim iluzor i tyre.<\/p>\n<p>Paradoks \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebndrimi i LAA-s\u00eb dhe VV-s\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr deklaratave t\u00eb tyre se duan t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb, ato po sillen si f\u00ebmij\u00eb t\u00eb llastuar. Dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me marr\u00ebveshjet e lartp\u00ebrmendura. Asnj\u00ebra nga to si duket nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb bien n\u00eb pozit\u00ebn kur do t\u00eb duhej t\u00eb ballafaqohen me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe me kund\u00ebrshtim t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb lidhje me ato marr\u00ebveshje. Dhe duan t\u2019ia l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb PAN-it.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb sjellje qyqare dhe s\u00eb dyti aspak e ndershme karshi qytetar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime duhet guxim dhe sakrific\u00eb. Zotat k\u00ebrkojn\u00eb flijim, thuhet. P\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb i bie se p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka, shpeshher\u00eb duhet t\u00eb humb\u00ebsh pak diku tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimi i qytetar\u00ebve mund edhe t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, n\u00eb rast se ato marr\u00ebveshje do t\u00eb kaloheshin nga nj\u00eb qeveri, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb PDK. Qytetar\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb ishin kund\u00ebr marr\u00ebveshjeve, por nuk i besonin sidomos PDK-s\u00eb. Qytetar\u00ebt do t\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, n\u00ebse ato marr\u00ebveshje, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb epilogu i tyre, t\u00eb kaloheshin nga nj\u00eb qeveri e pakonsumuar, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar ato marr\u00ebveshje. Dhe numri i atyre qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm, n\u00ebse llogaritet e gjith\u00eb VV, nj\u00eb pjes\u00eb e simpatizant\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb (t\u00eb cil\u00ebt nuk ia dhan\u00eb vot\u00ebn LDK-s\u00eb shkaku i koalicionit me PDK) dhe nj\u00eb pjes\u00eb e simpatizant\u00ebve t\u00eb AAK-s\u00eb dhe Nism\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;u habitur \u00ebsht\u00eb edhe sesi VV-ja nuk e faktorizon veten pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ishte pik\u00ebrisht VV e cila organizonte protestat kund\u00ebr k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve. \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme heshtja e tyre n\u00eb lidhje me k\u00ebto vendime tani. E humb\u00ebn guximin apo nuk din\u00eb ta p\u00ebrdorin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr marketing politik?<\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e fundit konstituive e d\u00ebgjuam prap\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden \u201evendimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb v\u00ebshtira\u201c. Kur eksponent\u00eb t\u00eb koalicionit PAN po na p\u00ebrkujtojn\u00eb neve, partive tjera politike dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se vendi duhet t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto vendime n\u00eb t\u00eb ardhmen &#8211; kjo m\u00eb shum\u00eb ting\u00ebllon si nj\u00eb shantazh diskret, se si nj\u00eb brengosje e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":156,"featured_media":8955,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664],"ppma_author":[185],"class_list":["post-3668","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":185,"user_id":156,"is_guest":0,"slug":"luljeta-aliu","display_name":"Luljeta Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-15-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Luljeta","description":"Luljeta Aliu \u00ebsht\u00eb duke doktoruar n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Nurenberg t\u00eb Gjermanis\u00eb me fokus Marr\u00ebdh\u00ebniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare p\u00ebr Shkenca Politike, Let\u00ebrsi Gjermane dhe T\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb universitetin e Cyrihut, Zvic\u00ebr, ku edhe ka shkruar master p\u00ebr vendimmarrjen ushtarake n\u00eb misionet shum\u00ebkomb\u00ebshe. Fushat e saj t\u00eb interesit shkencor jan\u00eb politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Luljeta Aliu shkruan p\u00ebr gazetat n\u00eb Kosov\u00eb dhe gazeta zvic\u00ebrane."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/156"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3668"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9332,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3668\/revisions\/9332"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3668"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}