{"id":3702,"date":"2017-10-06T11:38:50","date_gmt":"2017-10-06T09:38:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3702"},"modified":"2024-10-31T12:34:57","modified_gmt":"2024-10-31T10:34:57","slug":"jepni-nje-mundesi-vullnetarizmit-te-te-rinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/jepni-nje-mundesi-vullnetarizmit-te-te-rinjve\/","title":{"rendered":"Jepni nj\u00eb mund\u00ebsi vullnetarizmit t\u00eb t\u00eb rinjve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0\u201cVullnetar\u00ebt nuk paguhen, jo sepse nuk kan\u00eb vler\u00eb, por sepse nuk ka \u00e7mim q\u00eb paguan p\u00ebr kontributin e tyre.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e th\u00ebn\u00eb nga Sherry Anderson, e njohur si autore q\u00eb promovon vlerat e vullnetarizmit, definim ky p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb nxitur pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb ndryshimin dhe zhvillimin shoq\u00ebror.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Edhe pse aktivitetet vullnetare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme nd\u00ebr vite n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, akoma mungon nj\u00eb definim i qart\u00eb dhe organizim sistematik rreth vullnetarizmit n\u00eb Kosov\u00eb. Vullnetarizmi kuptohet m\u00eb shum\u00eb si bamir\u00ebsi (ndihma materiale) e m\u00eb pak si aktivitet shoq\u00ebror. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ekziston munges\u00eb e infrastruktur\u00ebs ligjore rreth vullnetarizmit. Puna vullnetare \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u201cLigjin p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e rinis\u00eb\u201d, megjithat\u00eb, kjo nuk vlen p\u00ebr moshat e tjera. Andaj, edhe pse ekzistojn\u00eb organizata q\u00eb promovojn\u00eb vullnetarizmin n\u00ebp\u00ebrmjet programeve t\u00eb tyre, ende vazhdon mungesa e programeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe institucionale.<\/p>\n<p>Vullnetarizmi jep nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sipas Qendr\u00ebs Johns Hopkins p\u00ebr Studimet e Shoq\u00ebris\u00eb Civile, brenda nj\u00eb viti \u00a0rreth 140 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb 37 vende t\u00eb bot\u00ebs angazhohen n\u00eb pun\u00eb vullnetare. \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar se vullnetar\u00ebt kontribuojn\u00eb rreth 400 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb globale \u00e7do vit. Vet\u00ebm \u00a0n\u00eb N\u00eb Shtetet e Bashkuara, vullnetar\u00ebt prodhojn\u00eb sh\u00ebrbime me vler\u00eb prej 113 miliard\u00eb dollar\u00eb deri n\u00eb 161 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Por \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, puna vullnetare mobilizon njer\u00ebzit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Puna vullnetare meriton nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb diskutimet e filantropis\u00eb dhe aktivizimit qytetar.\u00a0N\u00eb raportet e AmeriCorps 2008, thuhet se vullnetarizmi rrit besimin e njer\u00ebzve n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar me qeverin\u00eb lokale dhe qendrore. Nj\u00eb gjetje interesante \u00ebsht\u00eb edhe se vullnetarizmi\u00a0rrit gjasat e votimit n\u00eb zgjedhje.\u00a0Vullnetarizmi\u00a0\u00a0\u00ebsht\u00eb angazhim i\u00a0\u00a0njer\u00ebzve q\u00eb ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit, jeta e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme nga jeta e tyre, pa gjykim ose paragjykim, p\u00ebr t\u00eb punuar me njer\u00ebz t\u00eb prekur nga p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs\u00a0ose alkoolit, njer\u00ebz me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor ose ata t\u00eb prekur nga lufta dhe konflikti.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvoja personale, kam par\u00eb se si nj\u00eb organizim i mir\u00eb i aktiviteteve vullnetare mund t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb komunitete t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pra, ta shnd\u00ebrroj shoq\u00ebrin\u00eb aktive duke marr\u00eb rol proaktiv ndaj problemeve, e jo duke ankuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasive. E sidomos, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb adoleshent\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e zhvillimit t\u00eb identitetit, organizimi i aktiviteteve t\u00eb tilla do t\u2019ju ofroj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb, t\u00eb kuptojn\u00eb rolin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri, duke e p\u00ebrmbushur nevoj\u00ebn bazike t\u00eb \u00e7do individi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb vende t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb m\u00ebsoj nga praktika t\u00eb ndryshme t\u00eb vullnetarizmit n\u00eb bot\u00eb. Gjat\u00eb\u00a0pun\u00ebs sime ajo q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrlidhja\u00a0e organizatave studentore dhe aktiviteteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb\u00a0pata rastin t\u2019i shoh\u00a0gjat\u00eb vizit\u00ebs time studimore n\u00eb Amerik\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e planit\u00a0m\u00ebsimor\u00a0dhe buxhetit fokusohet n\u00eb ky\u00e7jen aktive t\u00eb student\u00ebve n\u00eb aktivitetet e shoq\u00ebris\u00eb civile.\u00a0E nj\u00ebjta vlen p\u00ebr Estonin\u00eb ku qasja ambientaliste zhvillohet shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb programet vullnetare dhe reflektohet n\u00eb vend \u2013 ku pata rastin t\u00eb shoh\u00eb dhe kuptoj se Tallini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu nga aspekti i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb korporative \u00ebsht\u00eb e dukshme se organizatat dhe sidomos ato n\u00eb sektorin privat gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po mundohen t\u00eb rrisin rolin e tyre n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ku ato zhvillojn\u00eb aktivitetet. Ndikimi social apo adresimi i sfidave sociale b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet formave t\u00eb ndryshme, pun\u00ebsimit, dh\u00ebnies s\u00eb donacioneve dhe sponsorizimit t\u00eb aktiviteteve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, apo hapjes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve sociale.<\/p>\n<p>Por ende mungon inkurajimi i\u00a0vullnetarizmit si nj\u00eb instrument prezantues p\u00ebr filantropin\u00eb.\u00a0N\u00eb nivel global angazhimi i t\u00eb rinjve n\u00eb aktivitete vullnetare\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb e popullarizuar p\u00ebr arritjen e\u00a0ndryshimeve sociale dhe p\u00ebr zhvillimin e filantropis\u00eb.\u00a0Vullnetar\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb sidomos aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb organizate p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer komunitetit t\u00eb tyre lokal. Sipas studimeve n\u00eb vendet e zhvilluara 89 p\u00ebr qind e vullnetar\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj se 50\u00a0vje\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet jan\u00eb t\u00eb shumta. Kompanit\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb\u00a0nga nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore e p\u00ebrkushtuar, t\u00eb rinjt\u00eb marrin p\u00ebrvoj\u00ebn dhe njohurit\u00eb e k\u00ebrkuara n\u00eb vendin e pun\u00ebs. E p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, vullnetarizmi mund t\u00eb krijoj\u00eb lider\u00eb; n\u00ebp\u00ebrmjet vullnetarizmit, t\u00eb rinjt\u00eb njohin pjes\u00eb t\u00eb komunitetit q\u00eb ata nuk do t\u00eb\u00a0 mund t\u2019i hasnin ndryshe duke i shtyr\u00eb\u00a0shpesh\u00a0t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb rrug\u00ebn e karrier\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb nj\u00eb l\u00ebmi q\u00eb i sh\u00ebrben t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi dhe sh\u00ebrbimet sociale \u2013 sektor\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lider\u00eb vizionar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dekadat e fundit, qeverit\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb vler\u00ebsuar\u00a0ndikimin social t\u00eb vullnetarizmit. Ato kan\u00eb promovuar vullnetarizmin si akt thelb\u00ebsor t\u00eb qytetaris\u00eb, nj\u00eb mjet p\u00ebr luftimin e margjinalizimit apo p\u00ebrjashtimit dhe p\u00ebr ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p><strong>Shembuj pozitiv t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vullnetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr tu kthyer me realitetin n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos e harruar historin\u00eb, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Kosov\u00ebn, ishin student\u00ebt ata q\u00eb organizoheshin dhe prezantonin k\u00ebrkesat e popullit ton\u00eb. Ndoshta, p\u00ebr nj\u00eb student t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, vullnetarizmi mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb jo relevant p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, mir\u00ebpo, n\u00ebse shpresat jan\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr pun\u00ebsim pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve dhe n\u00ebse ai nuk kontribuon n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, studenti do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situate, pra, p\u00ebr qasjen e tij pasive. Imagjinojeni, kur ky shembull vlen p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh student\u00ebsh q\u00eb problemeve shoq\u00ebrore u qasen si spektator\u00eb, e jo si forc\u00eb ndryshuese.<\/p>\n<p>Vullnetarizmi\u00a0i kontribuon shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb mir\u00eb vullnetarizmin, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebrkohen politika m\u00eb t\u00eb mira.\u00a0\u00c7\u00ebshtjet themelore q\u00eb duhet t\u00eb trajtohen jan\u00eb 1. Njohja e pun\u00ebs vullnetare; 2. Bashk\u00ebpunimi midis organizatave vullnetare dhe krijimi i partneritetit t\u00eb organizatave vullnetare me qeverin\u00eb dhe 3. mb\u00ebshtetja\u00a0financiare.\u00a0Krijimi i nj\u00eb platforme p\u00ebr\u00a0vullnetariz\u00ebm\u00a0n\u00eb sektorin privat dhe at\u00eb t\u00eb organizatave\u00a0joqeveritare\u00a0do t\u00eb ishte forma m\u00eb e mir\u00eb e\u00a0p\u00ebrkrahjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb vjen nga projekti &#8220;Ambasador\u00ebt e Rinj&#8221; q\u00eb FIQ ka organizuar viteve\u00a0t\u00eb fundit. T\u00eb rinjt\u00eb e komunave t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs trajnohen rreth aft\u00ebsive t\u00eb lidershipit dhe m\u00eb pas? krijojn\u00eb grupe-joformale t\u00eb cilat do t\u00eb zgjedhin disa projekte bazuar n\u00eb nevojat q\u00eb\u00a0ata kan\u00eb n\u00eb komunitete e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb ku shoq\u00ebria civile, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,\u00a0FIQ, stimulon t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb proaktiv\u00eb duke ofruar zgjidhje praktike ndaj\u00a0problemeve q\u00eb ballafaqohen n\u00eb komunitet. Pra, duke kontribuar q\u00eb qasja e t\u00eb rinjve t\u00eb jet\u00eb e dobishme, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve n\u00eb komunitet, i\u00a0kontribuon\u00a0t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga praktikat e mira n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb reagojm\u00eb n\u00eb rrethet tona t\u00eb ndikimit p\u00ebr t\u00eb parandaluar problemet qysh her\u00ebt, e jo duke soditur dhe larguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale. P\u00ebrhapja e vullnetarizmit n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb na ndihmonte t\u00eb kanalizojm\u00eb dhe p\u00ebrdorim energjin\u00eb e t\u00eb rinjve ton\u00eb, duke qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hisedar\u00eb n\u00eb ballafaqimin me sfidat shoq\u00ebrore.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u201cVullnetar\u00ebt nuk paguhen, jo sepse nuk kan\u00eb vler\u00eb, por sepse nuk ka \u00e7mim q\u00eb paguan p\u00ebr kontributin e tyre.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e th\u00ebn\u00eb nga Sherry Anderson, e njohur si autore q\u00eb promovon vlerat e vullnetarizmit, definim ky p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb nxitur pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb ndryshimin dhe zhvillimin shoq\u00ebror. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":393,"featured_media":9316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[837],"ppma_author":[387],"class_list":["post-3702","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-youth"],"authors":[{"term_id":387,"user_id":393,"is_guest":0,"slug":"albesa-aliu","display_name":"Albesa Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Albesa","description":"Albesa Aliu ka studiuar Psikologji pran\u00eb Hellenic American University n\u00eb Athin\u00eb, Greqi. Ajo ka punuar n\u00eb fush\u00ebn qytetaris\u00eb aktive n\u00eb Kosov\u00eb duke iniciuar dhe udh\u00ebhequr programe rreth vullnetarizmit dhe avokimit, kryesisht n\u00eb Gjilan dhe Prishtin\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve Masters me fokusim n\u00eb \u201cNd\u00ebrtim t\u00eb Paqes dhe Zhvillimit Bashk\u00ebpunues\u201d pran\u00eb Canadian Mennonite Univeristy n\u00eb Winnipeg, Canada."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/393"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3702"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3702\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9318,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3702\/revisions\/9318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3702"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}