{"id":3721,"date":"2017-10-24T12:22:20","date_gmt":"2017-10-24T10:22:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3721"},"modified":"2024-12-11T12:26:08","modified_gmt":"2024-12-11T10:26:08","slug":"leksione-gratis-per-gra-te-reja-provinciale-qe-kane-kompleks-inferior-katunin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/leksione-gratis-per-gra-te-reja-provinciale-qe-kane-kompleks-inferior-katunin\/","title":{"rendered":"Leksione gratis p\u00ebr gra t\u00eb reja provinciale q\u00eb kan\u00eb kompleks inferior katunin"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>E dashtuna gru e re provinciale me komplekse katuni, ti q\u00eb garant p\u00ebr shkak t\u2019rinis\u00eb hala t\u00eb quejn\u00eb vajz\u00eb, bile nashta shpesh her\u00eb t\u00eb thojn\u00eb &#8220;oj ti \u00e7ik\u00eb&#8221;, e kan\u00eb me t\u00eb thon\u00eb qashtu derisa t\u00eb martohesh sipas gjitha gjasave, m\u00eb duhet me t&#8217;kallxu sinqerisht q\u00eb bota asht komplekse, me shum ngjyra. Ti je e re dhe je tue dasht\u00eb me luftu p\u00ebr barazi gjinore? Bujrum. Ke dal\u00eb prej katunit tand. Urime. Po t&#8217;nihet zani n\u00eb shehrin e madh. Suksese.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Mir\u00ebsevjen n\u00eb klub. Un jam Ardiana.\u00a0Krejt prej katunit kena dal\u00eb n\u00eb nji koh\u00eb a tjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb, mir\u00ebsevjen mot\u00ebr. Mos t&#8217;vjen marre. Rrug\u00ebs ke me taku plot si vetja. Do ma t\u00eb men\u00e7me, do jo qaq, do ma t\u00eb zashme do ma t\u00eb heshtuna, do ma t\u00eb vjetra do ma t\u00eb reja, do qaq t\u00eb vjetra sa kishin mujt\u00eb me kon\u00eb nana jote, a gjyshja. Po, po, mos u habit, feminizmi ekziston para se me lind ti. Kjo s&#8217;do me than\u00eb q\u00eb ti s&#8217;munesh me bo rrug\u00ebn tande, por dije q\u00eb rruga jote ka me prek\u00eb aty ktu, n\u00eb rrug\u00eb moti t\u00eb shkeluna, prej t\u00eb cilave, para se me \u00e7u gishtin me piskat\u00eb &#8220;ku ishit ju kur un&#8230;&#8221; si me kon\u00eb naj &#8220;veteran&#8221; tepric\u00eb u\u00e7\u00ebk\u00ebje, munesh me vendos me m\u00ebsu najsen, si p\u00ebr shembull q\u00eb nashta ato\/ata ishin por kan\u00eb harru me t\u00eb thirr\u00eb me t&#8217;kallxu. M\u00ebsimi k\u00ebtu asht: mos t\u00eb rritet menja me menu q\u00eb me nji bagazh statusa fejsbukian n\u00eb histori njerse p\u00ebr barazi gjinore, dikush t&#8217;ka borxh sqarime ty. Sab\u00ebr. Tjet\u00ebr \u00e7ka asht n\u00ebse po don me shkalllavit\u00eb rahatll\u00ebkun patetik t\u00eb koh\u00ebs. Urdhno. Ka sa duesh. A je e sigurt\u00eb q\u00eb po don me hy anej? Se n\u00eb shkallavitje t\u00eb tilla nuk \u00e7ohet gishti, aty hyhet me krejt kryt\u00eb. Po, po, kryt\u00eb e tand. Po, po, munesh me met\u00eb pa frym\u00eb. Por hej, p\u00ebr me u ba frym\u00eb duhesh me dhan\u00eb shum frym\u00eb. Sepse, beso, \u00e7do her\u00eb dikush ishte, para se t\u00eb ishe ti.<\/p>\n<p>Mos u brengos, asht luft\u00eb e gjat\u00eb kjo e barazis\u00eb, hala as nuk ia ka nis\u00eb bash mir\u00eb, ke me e pas\u00eb edhe ti momentin tand me kon\u00eb para se me kon\u00eb najkush tjet\u00ebr para teje. Ke me taku rrug\u00ebs gjith\u00e7ka. Burra e gra q\u00eb kan\u00eb provu me t\u00eb shkel\u00eb e me t\u00eb shfryt\u00ebzu. Ke me taku gra q\u00eb bajn\u00eb hile e hypin shkall\u00ebve me hile. Por mos u verbo para atyne q\u00eb hypin shkall\u00ebve me treqin mij\u00eb plag\u00eb. Hypin dhe jo se u ndihmuen kuotat, jo se i ndihmuen baballar\u00ebt, por se kan\u00eb di\u00e7ka n\u00eb kry, dhe e merituen. E di, e di, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb duket e pabesueshme kjo. N\u00ebn gjykim t\u00eb rrethanatve, a pak a?<\/p>\n<p>N\u00ebse don me fol\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr ato q\u00eb bajn\u00eb hile, se qaty e ki gajlen, e at\u00ebher\u00eb kujdes shum kujdes kur t\u2019ja u shkrujsh emnat nji kah nji. Se fundi i fundit \u00e7ka dijn\u00eb burrat me bo fort mir\u00eb, dijn\u00eb edhe grat\u00eb. P\u00ebr shembull me ngjit\u00eb shkall\u00eb karriere tue e shit\u00eb shpirtin e emnin. Un jam p\u00ebr barazi gjinore. E jo budallic\u00eb. Pra shoh. Na krejt shohim, n\u00ebse dojna. Ama mot\u00ebr, ma shum se me u tut\u00eb me ia p\u00ebrmend emnin nji idioti kur e kritikon, m\u00ebsohu me u tut\u00eb me i than\u00eb idiot nji anmiku imagjinar. Fundi i fundit asht energji e humbun me luftu kund\u00ebr anmiqve q\u00eb s&#8217;ekzistojn\u00eb p\u00ebrnime, kur ke aq shum q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb p\u00ebr barazi gjinore dhe emancipim e demokraci e qeshtu me radh\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse e ke p\u00ebr efekt dramatik. At\u00ebher\u00eb ti e din. Por a e din p\u00ebrnime?<\/p>\n<p>N&#8217;da\u00e7 beso, n&#8217;da\u00e7 jo, historia asht plot gra q\u00eb kan\u00eb mrri shum n\u00eb kurriz t\u00eb vetin. Me merit\u00eb. Ka pas\u00eb koh\u00eb kur kuota as nuk ka ekzistu si fjal\u00eb. Tash historit\u00eb e k\u00ebtyne grave nuk i kena shkru damar\u00ebtve q\u00eb po i ecim, ama ato s&#8217;jan\u00eb ma pak t\u00eb v\u00ebrteta. Fundi i fundit nuk asht kurr\u00eb von\u00eb me i shkrujt\u00eb. E tash q\u00eb po menohna, qe nji rrug\u00eb ku kishe mujt\u00eb me kon\u00eb e para, para se me kon\u00eb najkush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot jetojm\u00eb n\u00eb nji bot\u00eb konfuze, ku gjith\u00e7ka po shkon ja tue u rrit\u00eb n\u00eb ekstrem, ja tue u imt\u00ebsue n\u00eb nanomet\u00ebr p\u00ebr me na e ba jet\u00ebn kishe ma t\u00eb leht\u00eb. Dhe mes k\u00ebtyne dy ekstremeve e kuptoj qysh vetja njeriut mundet najher\u00eb mos me iu dok\u00eb boll, ose me iu dok\u00eb tep\u00ebr. Por e dashtun, mos harro, kurrkush s&#8217;po pret prej teje me shnosh\u00eb krejt bot\u00ebn. Ti ec rrug\u00ebs tande, q\u00eb preket me t\u00eb tjerat dashte a s&#8217;dashte ti, dhe vendos ku lakon ku jo. Por vendos edhe pse. Rrug\u00eb me shum kthesa asht kjo luft\u00eb. E n&#8217;da\u00e7 beso, n&#8217;da\u00e7 jo, krejt p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb nji pik\u00eb. N\u00eb pik\u00ebn e rrajve. Shiko, p\u00ebr me i ndryshu rrajt\u00eb, duhet me i njoft\u00eb rrajt\u00eb, e kur i njeh rrajt\u00eb, e m\u00ebson q\u00eb ky kazan ku po t\u00eb zihet kryt\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm tue u mundu me kuptu bot\u00ebn, asht kazan me ngjyra. \u00c7ka do me than\u00eb kjo? Kjo do me than\u00eb q\u00eb problemet s&#8217;jan\u00eb bardh e zi, as ato t\u00eb barazis\u00eb gjinore e as ato t\u00eb kompleksit tand inferior si gru e re prej province q\u00eb ka mrri n\u00eb shehrin e madh dhe po e nin\u00eb zanin e vet tue jehu rrugicatve, e n\u00eb vend se me u g\u00ebzu, krejt energjin\u00eb e fokuson n\u00eb luftimin e nji &#8220;mentaliteti t&#8217;katunit&#8221; q\u00eb i ri vir\u00eb si zem\u00ebr fantom. S&#8217;asht aty, por ti e nin\u00eb tue t\u00eb rreh. &#8220;Mentalitet katuni. Mentalitet katuni. Mentalitet katuni.&#8221; Ah kjo frik\u00eb e madhe provinciale ndaj katunit. Mot\u00ebr, nuk ekziston nji mentalitet katuni. \u00c7do katun e ka nji t&#8217;vetin. \u00c7do mahall\u00eb nji tjet\u00ebr. \u00c7do shpi nji, gjithashtu. Por krejt bashk\u00eb, jena nji katun i madh.<\/p>\n<p>Ngo knej t\u00eb lutem: mos me kon\u00eb bardh e zi di\u00e7ka, s&#8217;do me thon\u00eb q\u00eb kan\u00eb me mungu e bardha e e zeza. Do sene kan\u00eb me vazhdu me kon\u00eb qaq t\u00eb thjeshta. Se fundi i fundit edhe bardh e zi ngjyra jan\u00eb. P\u00ebr shembull, do gra kan\u00eb me mrri shum pa ec\u00eb hi\u00e7. Fal\u00eb njoft\u00ebsis\u00eb, a m\u00ebshir\u00ebs, a a a. Do kan\u00eb me mrri pak e me ec\u00eb shum. Fal\u00eb q\u00ebllimit. Do kan\u00eb me dal\u00eb prej zarfit. Do kan\u00eb me hy n\u00eb zarf. Do kan\u00eb me e meritu ku jan\u00eb. Do kan\u00eb me e fitu shans\u00ebn gratis, p\u00ebr me meritu ose jo ma von\u00eb najsen. Do kan\u00eb me dal\u00eb prej katunit. Do kan\u00eb me u kthy n\u00eb katun. Do kan\u00eb me marr\u00eb katunin me vete. Do kan\u00eb me i ik\u00eb tan\u00eb jet\u00ebn. Por, te tana pa dallim, ja kan\u00eb me pas\u00eb sukses krejt bashk\u00eb, ja asnjona hi\u00e7. A e din pse? Se q\u00ebllimi ktu asht ma i madh se ato krejt bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Ke me taku rrug\u00ebs njer\u00ebz jo t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. I dallon prej krenaris\u00eb. Herojt q\u00eb krenohen luftatve, zakonisht s&#8217;kan\u00eb luftu shum p\u00ebr me e dijt\u00eb dhimt\u00ebn k\u00ebshtu q\u00eb kan\u00eb me kompensu me shum zhurm\u00eb e gjoksrrahje. Por s&#8217;ka lidhje, me m&#8217;ngu mu ti nuk e ban gabimin me \u00e7u gishtin kah ta e me pvet &#8220;ku ishe ti kur un reagova&#8230;&#8221;? Jo, jo e dashtun. S&#8217;ke nevoj\u00eb p\u00ebr komplekse t\u00eb tilla. Mjafton n\u00ebse reagon ti. Sa her\u00eb do me pvet pse nuk reagoi dikush, ruje qat za p\u00ebr me reagu vet. Oh, dhe n\u00ebse rrug\u00ebs takon njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb thojn\u00eb q\u00eb s&#8217;ke nevoj\u00eb p\u00ebr leksione, thuju, jo falemner\u00ebs, kam nevoj\u00eb. Sepse, ke me m\u00ebsu ashtu k\u00ebshtu, dhe ve\u00e7 mvaret a me t\u00eb lexume a me t&#8217;jetume, q\u00eb n\u00eb nji bot\u00eb ku pjes\u00ebmarrja e grave n\u00eb politik\u00eb duhet me u rregullu me kuota (dhe jo barabart\u00eb) e tragjedia ma e madhe asht fakti q\u00eb n\u00eb fund merita e \u00e7do gruje ka me u reduktu n\u00eb qat kuot\u00eb, problemi kryesor i grave n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr barazi gjinore nuk asht kuota ose jo kuota, por dija ose mosdija. A e din pse? Sepse, kur s&#8217;di, badihava n\u00ebse ta japin nji karrige. Sepse, kur s&#8217;di, por je n\u00eb pozit\u00eb me marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb nji popull, pak ka lidhje a je nji burr\u00eb a nji grue q\u00eb po e merr n\u00eb qaf\u00eb nji popull. Sepse, kur s&#8217;di, s&#8217;di moj mot\u00ebr. Por edhe kjo s&#8217;asht qekaq e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Ndodh q\u00eb me kon\u00eb kund\u00ebr kuot\u00ebs \u00e7ohen qata luft\u00ebtar\u00ebt e zhurmsh\u00ebm e t&#8217;thojn\u00eb je kund\u00ebr barazis\u00eb gjinore. A e din pse? Sepse, ata dojn\u00eb me kon\u00eb ma shum se ti, \u00e7kado q\u00eb je ti, sepse lufta e v\u00ebrtet\u00eb nuk asht barazia gjinore, por kompleksi inferior mos me u pa mjaft n\u00eb k\u00ebt\u00eb sheh\u00ebr t\u00eb madh. Dhe si thik\u00eb me dy teha, qe ku na gjuhet para kam\u00ebve krejt katuni q\u00eb menojshim q\u00eb i kena ik\u00eb.<\/p>\n<p>Un jam p\u00ebr shum arsye kund\u00ebr kuotave, e nji prej tyne asht arsyeja q\u00eb tutna q\u00eb kompleksi yt inferior shnd\u00ebrrohet n\u00eb ambicie politike, sepse ti s&#8217;tutesh prej kurrgjo ma shum se prej katunit tand dhe ndodh q\u00eb e sheh si shans me ja qit\u00eb guh\u00ebn katunit tand nji her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00ebs\u00eb bahesh &#8220;dikushi&#8221; n\u00eb nji sheh\u00ebr t\u00eb madh. Dhe pik\u00ebrisht n\u00ebn dritat e shehrit t\u00eb madh, ku katuni asht nji prej shum ngjyrave q\u00eb na e p\u00ebrqafojna moti, se asht kush jena fundi i fundit, vet\u00ebm se ishim pak para teje, ti e gjen sken\u00ebn tande ku derdh\u00eb inferioritetin tand mbi ne tue sha katunin, e kte un bija e nji katunari s&#8217;muj me t\u00eb toleru me e ba.<\/p>\n<p>Pra mot\u00ebr, \u00e7ka po du me t\u00eb than\u00eb asht, n&#8217;da\u00e7 vend n\u00eb shehrin tem, merre lirisht katunin me veti. Sepse, n\u2019da\u00e7 besom, n&#8217;da\u00e7 jo, ti munesh me dal\u00eb prej katunit tand, por p\u00ebr me dal\u00eb katuni prej teje, duhesh mos me iu tut\u00eb bot\u00ebs plotngjyr\u00ebshe n\u00eb shehrin e madh, ku katunin ke me e taku shpesh her\u00eb n\u00eb rrajt\u00eb ma t\u00eb thella t\u00eb tij. Sepse, qeky sheh\u00ebr i madh, i mir\u00eb i keq, i madh u ba tue pranu njer\u00ebz e jo tue i p\u00ebrjashtu.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E dashtuna gru e re provinciale me komplekse katuni, ti q\u00eb garant p\u00ebr shkak t\u2019rinis\u00eb hala t\u00eb quejn\u00eb vajz\u00eb, bile nashta shpesh her\u00eb t\u00eb thojn\u00eb &#8220;oj ti \u00e7ik\u00eb&#8221;, e kan\u00eb me t\u00eb thon\u00eb qashtu derisa t\u00eb martohesh sipas gjitha gjasave, m\u00eb duhet me t&#8217;kallxu sinqerisht q\u00eb bota asht komplekse, me shum ngjyra. Ti je e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10905,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2004,1007],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-barazia-gjinore","tag-te-drejtat-e-grave"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3721"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10906,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3721\/revisions\/10906"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10905"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3721"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}