{"id":3733,"date":"2017-11-17T10:40:04","date_gmt":"2017-11-17T08:40:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3733"},"modified":"2024-11-15T13:00:40","modified_gmt":"2024-11-15T11:00:40","slug":"politika-si-vendimmarrje-dhe-shperndarje-burimesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/politika-si-vendimmarrje-dhe-shperndarje-burimesh\/","title":{"rendered":"Politika si vendimmarrje dhe shp\u00ebrndarje burimesh"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Politika \u00ebsht\u00eb vendimmarrje dhe shp\u00ebrndarje burimesh. Vendimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si dhe shp\u00ebrndarja e mir\u00ebqenies materiale dhe jomateriale n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare. P\u00ebr k\u00ebso vendimesh dhe k\u00ebso shp\u00ebrndarjesh po aq sa nevojitet konsensus, po aq nevojitet kompromis. Shteteve autoritare nuk iu duhet fort as nj\u00ebra as tjera, p\u00ebr shkak se politikat publike b\u00ebhen pa publikun por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, kurse shteteve demokratike ju duhet edhe nj\u00ebra edhe tjera, per shkak se z\u00ebri publik \u00ebsht\u00eb z\u00eb politik.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb common sensi n\u00eb shkenc\u00ebn politike se politika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marrjen e vendimeve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb obligueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira politike jan\u00eb ato q\u00eb nuk merren kurr\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe mosvendimmarrja \u00ebsht\u00eb vendimmarrje. Rrjedhimisht, politika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se \u00e7far\u00eb vendimesh duhet t\u00eb merren n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri poaq sa edhe me \u00e7far\u00eb vendimesh nuk duhet t\u00eb merren n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr vendimmarrje strategjike q\u00eb e shumon dhe fuqizon t\u00eb mir\u00ebn publike, sh\u00ebrbimet publike, standardin jet\u00ebsor, transportin publik, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin, ekonomin\u00eb dhe pun\u00ebsimin. Kosova, po ashtu, ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb merr vendime jopopuliste, t\u00eb v\u00ebshtira e shpeshher\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyera nga masat, q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjeneratat e \u2018nes\u00ebrme\u2019 t\u00eb mos i trash\u00ebgojn\u00eb problemet e s\u00eb \u2018djeshmes\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr jan\u00eb do vendime q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb merren nga lidershipi politik kosovar. Dy jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike. E para, nuk duhet t\u00eb merren aso vendime q\u00eb e zhb\u00ebjn\u00eb shtetin dhe, e dyta, aso vendime q\u00eb e zhb\u00ebjn\u00eb ekonomin\u00eb. E para dhe kryesorja: nuk duhet t\u00eb merren vendime q\u00eb e deformojn\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs, rrezikojn\u00eb partneritetin rajonal e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, g\u00ebrryejn\u00eb sovranitetin, dhe defunksionalizojn\u00eb vendin. Kjo mosvendimmarrje mund\u00ebson q\u00eb Kosova t\u00eb trajohet si shtet, dhe jo si entet hibrid e kalimtar, as shtet\u00ebror dhe as joshtet\u00ebror. Rihapja e tem\u00ebs s\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe negociimi i s\u00ebrish\u00ebm i organizimit t\u00eb brendsh\u00ebm territorial t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet nj\u00eb prej rreziqeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, derisa Kosova nuk an\u00ebtar\u00ebsohet plot\u00ebsisht n\u00eb OKB, NATO, BE me mekanizma tjer\u00eb rajonal e nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E dyta, nuk duhet t\u00eb merren vendime q\u00eb e deformojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar ekonomia, por nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar shoq\u00ebria. Jan\u00eb shitur asetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit, por papun\u00ebsia ka mbetur e lart\u00eb. Shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb privatizuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe tokat bujq\u00ebsore. Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe pak asete publike q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin nga gjeneratat e ardhshme. Kjo politik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me konceptin e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, i cili koncept qysh nga raporti i Bundlant-it i vitit 1987 ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb gjenerat\u00ebs aktuale, por pa ia mohuar zhvillimin gjeneratave t\u00eb ardhshme. Duke shitur \u00e7do gj\u00eb dhe me \u00e7do \u00e7mim, duke privatizuar \u00e7do gj\u00eb dhe pa asnj\u00eb kusht, Kosov\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar zhvillimi aktual por edhe ai potencial. Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr politika publike q\u00eb e zhvillojn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb balancuar, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ku jo vet\u00ebm tregtia e privatizimi vihen n\u00eb fokus, por, parasegjithash, jeta e njeriut, dinjiteti e arsimimi i tij, sh\u00ebndet\u00ebsia e ambienti. E kjo k\u00ebrkon politika t\u00eb drejta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Politika duhet t\u2019i kthehet drejt\u00ebsis\u00eb dhe drejt\u00ebsia duhet t\u2019i kthehet politik\u00ebs. Institucionet publike duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejta, t\u00eb paanshme dhe t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Si\u00e7 na njoftojn\u00eb D. Acemoglu dhe J. A. Robinson, shtetet d\u00ebshtojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb institucioneve ekstraktive. Sipas k\u00ebtyre autor\u00ebve ka nj\u00eb lidhje sinergjike mes institucioneve ekstraktive politike dhe atyre ekonomike. Institucionet ekstraktive i mund\u00ebsojn\u00eb elitave t\u00eb grumbullojn\u00eb pasuri dhe pushtet p\u00ebrmes riprodhimit t\u00eb pabarazis\u00eb qytetare dhe pasuris\u00eb pushtetore. P\u00ebr dallim nga institucionet ekonomike dhe politike ekstraktive, ato inkluzive e shp\u00ebrndajn\u00eb pushtetin n\u00eb shoq\u00ebri dhe \u201ce kufizojn\u00eb ushtrimin arbitrar t\u00eb tij\u201d. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim, k\u00ebta autor\u00eb, pos tjerash, na njoftojn\u00eb me nj\u00eb shembull t\u00eb sjellur nga Zimbabve. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2000 nj\u00eb bank\u00eb pjes\u00ebrisht shtet\u00ebrore kishte organizuar nj\u00eb lotari p\u00ebr klient\u00eb q\u00eb kishin mbajtur pes\u00ebmij\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb dollar\u00eb t\u00eb Zimbabves\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e k\u00ebsaj banke. Shk\u00eblq\u00ebsia e tij, Presidenti i Zimbabves\u00eb, Robert Mugabe, njeriu fatlum, \u2018fare rast\u00ebsisht\u2019, e kishte fituar lotarin\u00eb e k\u00ebsaj banke n\u00eb vler\u00eb prej 100 mij\u00eb dollar zimbabvean\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull ilustrativ i institucioneve ekstraktive ku korrupsioni b\u00ebhet krejt\u00ebsisht transparent.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Fatmir\u00ebsisht se Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministra dhe president\u00eb aq fatlum q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb ndonj\u00eb lotari vendore. Fatkeq\u00ebsisht, miq dhe familjar\u00eb politikan\u00ebsh kan\u00eb p\u00ebrfituar drejtp\u00ebrdrejt nga paraja publike e Kosov\u00ebs, duke udh\u00ebhequr dhe monopolizuar industrin\u00eb e sigurimeve t\u00eb automjeteve, privatizuar nd\u00ebrmarrje dhe toka bujq\u00ebsore, apo fonde tjera. Mugab\u00ebt ton\u00eb luajn\u00eb n\u00eb nj\u00eb lig\u00eb tjet\u00ebr, pra m\u00eb pak t\u00eb avancuar se ajo e Zimbabves\u00eb, por nj\u00eb fakt mbetet i pashlyesh\u00ebm: ata kan\u00eb p\u00ebrfituar pasuri dhe pushtet jo p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb e ndershm\u00ebris\u00eb, meritokracis\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb politike, por pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtave t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Politika \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarje e burimeve t\u00eb mang\u00ebta, ka shkruar prej koh\u00ebsh Harold Laswell n\u00eb librin Politika: Kush merr \u00e7ka, kur dhe si. Por kjo nuk n\u00ebnkupton kush grabit \u00e7ka, kur dhe si. Pasuria dhe pushteti, mir\u00ebqenia e siguria, statusi dhe prestigji, t\u00eb gjitha jan\u00eb burime t\u00eb kufizuara n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri dhe k\u00ebto burime tw mang\u00ebta duhet t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt. Politika \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb fush\u00ebveprimtari etike dhe fisnik. Politika duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr dinjitetin e qytetarit dhe duhet t\u00eb zhvillohet mbi premisat e k\u00ebtij dinjiteti. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb nuk e sheh dinjitetin e njeriut si mall tregu. Pra, nuk e sheh as Kosov\u00ebn si mall tregu dhe as qytetar\u00ebt si klient t\u00eb k\u00ebtij \u2018tregu politik\u2019. Nj\u00eb politik\u00eb vizionare duhet ta trajtoj Kosov\u00ebn si pron\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, dhe jo pron\u00eb e bastione partiake. Politika e bastioneve dhe e rajoneve e ka \u2018bastionizuar\u2019 zhvillimin e Kosov\u00ebs. Partit\u00eb politike ende i shohin komunat si bastione t\u00eb vogla dhe Kosov\u00ebn si bastion t\u00eb madh. Investojn\u00eb n\u00eb bastitonet e tyre, aty ku i kan\u00eb numrat. P\u00ebr shkak se qytetar\u00ebt i shohin si numra votash, politika \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb matematik\u00eb mashtrimi elektoral. Kjo ka prodhuar nj\u00eb situat\u00eb politike me dallime t\u00eb thella dhe pabarazi zhvillimore nga nj\u00eb komun\u00eb te tjetra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Studimin e Baliqit &#8216;Politikat Publike dhe Qeverisja&#8217; provoj ta lexoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb.\u00a0 Pra, si nj\u00eb ftes\u00eb dhe hyrje teorike dhe metodologjike jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zgjeruar njohurit\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn publike, por edhe si nj\u00eb instrument intervenues p\u00ebr ta analizuar politik\u00ebn vendore. Studimi, pos nj\u00eb kapitulli t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nuk merret drejtp\u00ebrdrejt me rastin e Kosov\u00ebs. Kjo nuk e b\u00ebn m\u00eb pak t\u00eb dobish\u00ebm studimin n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr faktin se qasjet dhe teorit\u00eb e politikave publike t\u00eb skicuara n\u00eb studim do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin si instrumente praktike p\u00ebr t\u00eb studiuar politikat publike n\u00eb Kosov\u00eb. Literatura n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr studimin e politik\u00ebs publike dhe qeverisjes \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr dhe ky studim e pasuron debatin, por edhe fjalorin akademik brendashqiptar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Meqen\u00ebse politika publike ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb si me shp\u00ebrndarjen e burimeve materiale dhe simbolike ashtu edhe me veprimet apo mosveprimet e q\u00ebllimshme t\u00eb autoriteteve qeveris\u00ebse, debati i p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb debati mbi politikat publike dhe opsionet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr realizimin e s\u00eb mir\u00ebs dhe sh\u00ebrbimeve publike.\u00a0Studimi i Baliqit i kontribuon k\u00ebtij debati dhe ofron instrumente se si duhet edhe formulohen edhe t\u00eb zbatohen politikat publike n\u00eb konsultim me publikun. Ky lib\u00ebr nuk duhet t\u00eb lexohet vet\u00ebm nga student\u00ebt dhe studiuesit e shkenc\u00ebs politike. Teknikat, metodat, qasjet teorike dhe modelet e shtjelluara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr duhet t\u00eb lexohen, analizohen dhe p\u00ebrdoren edhe nga organizatat hulumtuese q\u00eb merren me analiza t\u00eb politikave publike, por edhe nga aktor\u00ebt vendimmarr\u00ebs e politikb\u00ebr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">_______<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><em>[Ky shkrim \u00ebsht\u00eb lexuar me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb Bekim Baliqit, Politika Publike dhe Qeverisja (KAS, Prishtin\u00eb, 2017, 317f.)]<\/em><\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politika \u00ebsht\u00eb vendimmarrje dhe shp\u00ebrndarje burimesh. Vendimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si dhe shp\u00ebrndarja e mir\u00ebqenies materiale dhe jomateriale n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare. P\u00ebr k\u00ebso vendimesh dhe k\u00ebso shp\u00ebrndarjesh po aq sa nevojitet konsensus, po aq nevojitet kompromis. Shteteve autoritare nuk iu duhet fort as nj\u00ebra as tjera, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":43,"featured_media":10293,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,548],"ppma_author":[53],"class_list":["post-3733","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-politics"],"authors":[{"term_id":53,"user_id":43,"is_guest":0,"slug":"adem-beha","display_name":"Adem Beha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg"},"user_url":"","last_name":"Beha","first_name":"Adem","description":"Adem Beha \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.  Ai p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike dhe Administrat\u00eb Publike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka diplomuar n\u00eb master n\u00eb programin Shoq\u00ebria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Komb\u00ebtar i Irland\u00ebs n\u00eb Galway.  Momentalisht, Beha \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb  studimeve t\u00eb  doktorat\u00ebs n\u00eb shkenc\u00ebn politike n\u00eb  SEEU. Beha \u00ebsht\u00eb angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb UBO Consulting, KOPF, REF, KIP, CPC dhe Fondacionin Peace Berghof.  Interesimet e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb: transformimi i konflikteve, siguria njer\u00ebzore, shtet-nd\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i paqes, t\u00eb drejtat e pakicave dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/43"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3733"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3733\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10385,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3733\/revisions\/10385"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3733"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}