{"id":3735,"date":"2017-11-19T16:00:01","date_gmt":"2017-11-19T14:00:01","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3735"},"modified":"2024-11-15T13:04:55","modified_gmt":"2024-11-15T11:04:55","slug":"komunat-kane-rol-ne-zhvillim-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/komunat-kane-rol-ne-zhvillim-ekonomik\/","title":{"rendered":"Komunat kan\u00eb rol n\u00eb zhvillim ekonomik"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ekziston nj\u00eb perceptim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb se zhvillimi ekonomik dhe pun\u00ebsimi jan\u00eb t\u00eb drejta ekskluzive dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb qendrore dhe se komunat faktikisht nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb roli n\u00eb t\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb qasje e till\u00eb reflektohet edhe n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh ku \u00e7\u00ebshtja q\u00eb bisedohet m\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb zhvillimi ekonomik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, pretendent\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave kan\u00eb pak ose aspak njohuri p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb se roli i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. R\u00ebndom, kandidat\u00ebt b\u00ebjn\u00eb premtime q\u00eb lidhen kryesisht me nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve t\u00eb reja, objekteve t\u00eb reja, kanalizimeve dhe sh\u00ebrbimeve tjera bazike por nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flasin se si k\u00ebto investime do t\u00eb krijojn\u00eb vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, e aq m\u00eb pak t\u00eb tregojn\u00eb plane konkrete se si do t\u00eb gjenerohen k\u00ebto vende pune.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb hulumtim nga L\u00ebvizja FOL i b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrkrahjen e projektit Enhancing Youth Employment (EYE), tregon se komunat ose niveli lokal kan\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb zhvillim ekonomik, rrjedhimisht n\u00eb pun\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb gjeturat tregojn\u00eb se pothuajse \u00e7do komun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrballet me num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb papun\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk paraqiten fare n\u00eb sportelet regjistrimit si t\u00eb papun\u00eb pasi nuk kan\u00eb shpres\u00eb se mund t\u00eb pun\u00ebsohen. Agjensia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) p\u00ebr 2016 raportoi se papun\u00ebsia q\u00ebndroi n\u00eb 28%, kurse n\u00eb mesin e t\u00eb rinjve ajo q\u00ebndroi n\u00eb 50%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb mesin e t\u00eb rinjve t\u00eb papun\u00eb, ata q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb edukim, n\u00eb ndonj\u00eb trajnim, praktik\u00eb apo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo programi \u00ebsht\u00eb 28%, ose p\u00ebrkthyer n\u00eb numra i bie n\u00eb 100 mij\u00eb t\u00eb rinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pra, nga mbi 200 mij\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb papun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, 100 mij\u00eb prej tyre nuk jan\u00eb duke ndjekur asnj\u00eb shkollim, trajnim apo \u00e7far\u00ebdo programi i cili do t\u2019i aft\u00ebsonte ata p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend pune.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb terma social kjo shif\u00ebr e t\u00eb rinjve p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr faktin se ata\/ato mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme nga grupe t\u00eb ndryshme. N\u00eb 2015 ne pam\u00eb se si kjo armat\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb rinj e t\u00eb papun\u00eb u v\u00ebrshua drejt Bashkimit Evropian duke kaluar kufirin ilegalisht, dhe se shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn nga grupe t\u00eb ndryshme religjioze p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur ideologjit\u00eb e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb hulumtimin e L\u00ebvizjes FOL jan\u00eb adresuar dy gjetje kryesore q\u00eb tregojn\u00eb se komunat kan\u00eb rol n\u00eb zhvillim ekonomik dhe n\u00eb pun\u00ebsim. E para jan\u00eb politikat p\u00ebr pun\u00ebsim dhe zhvillim t\u00eb sugjeruara nga Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH) dhe s\u00eb dyti jan\u00eb kompetencat ligjore q\u00eb derivojn\u00eb nga ligji p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sipas OBEZh, n\u00eb mesin e politikave t\u00eb cilat komunat apo qeverit\u00eb lokale mund t\u00eb ndjekin p\u00ebr t\u00eb krijuar vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb: ofrimi i informatave p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale; krijimi i zonave ekonomike lokale; incentivat me taksa dhe tatime; subvencionet dhe grantet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pothuajse t\u00eb gjitha k\u00ebto politika jan\u00eb n\u00eb kompetencat e komunave n\u00eb Kosov\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb definuara me ligjin p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Neni 17 i ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale n\u00eb Kosov\u00eb thekson se komunat \u201c<em>kan\u00eb kompetenca t\u00eb plota dhe ekskluzive, p\u00ebr sa i p\u00ebrket interesit lokal, duke i respektuar standardet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin e zbatuesh\u00ebm, n\u00eb fushat q\u00eb vijojn\u00eb: a) zhvillimin lokal ekonomik; h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, pun\u00ebsimin, pages\u00ebn e rrogave dhe trajnimin e instruktor\u00ebve dhe administrator\u00ebve t\u00eb arsimit; s) \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre, apo q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb autoriteti tjet\u00ebr.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pika e fundit e nenit 17 mb\u00ebshtetet me nenin 15 t\u00eb ligjit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me parimin e subsidiaritetit. Ky parim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb futur aksidentalisht n\u00eb ligj. Ky parim \u00ebsht\u00eb fuqizuar sidomos n\u00eb Bashkimin Evropian dhe rregullon shum\u00eb mir\u00eb nivelin e kompetencave mes nivelit qendror dhe atij lokal. Sipas nenit 15, komutan i ushtrojn\u00eb kompetencat sipas parimit t\u00eb subsidiaritetit, q\u00eb n\u00ebnkupton se \u00e7do kompetenc\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb ekskluzive e nivelit qendror dhe q\u00eb duke vepruar n\u00eb nivel lokal mund t\u00eb arrihet q\u00ebllimi m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb nivel qendror, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ushtrohet nga niveli lokal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe pun\u00ebsimit, k\u00ebto kompetenca jan\u00eb jasht\u00ebzakonsisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Megjithat\u00eb, komunat nuk i kan\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsuar k\u00ebto kompetenca n\u00eb munges\u00eb t\u00eb njohurive dhe vullnetit dhe kryetar\u00ebt e komunave nuk ndjejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur vie puna te zhvillimi ekonomik dhe pun\u00ebsimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet lokale, premtimet p\u00ebr pun\u00ebsim kan\u00eb qen\u00eb jo duke premtuar plane konkrete q\u00eb do t\u00eb gjeneronin vende pune nga bizneset, por p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb institucione publike. Jo zyrtarisht, partit\u00eb politike dhe pretendent\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb komune i premtojn\u00eb elektoratit se do t\u2019i pun\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkolla, spitale, komune dhe institucione tjera publike lokale duke e mbushur e st\u00ebrmbushur administrat\u00ebn lokale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pretendent\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk kan\u00eb vizion p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe pun\u00ebsim dhe tregojn\u00eb se nuk i kuptojn\u00eb madje as kompetencat e komunave n\u00eb gjenerimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sipas ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale dhe sipas politikave t\u00eb promovuara nga OBEZH, komunat duhet t\u00eb p\u00ebrdorin autonomin\u00eb mbi taksat lokale p\u00ebr t\u00eb motivuar dhe nxitur bizneset e reja dhe ato t\u00eb huaja q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e tyre; duhet t\u00eb ofrojn\u00eb informata lidhur me tregun dhe ekonomin\u00eb e komun\u00ebs, duhet t\u00eb promovojn\u00eb infrastruktur\u00ebn e tyre; duhet t\u2019u tregojn\u00eb kompanive p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e t\u00eb investuarit n\u00eb komun\u00ebn e tyre; duhet t\u00eb krijojn\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta ekonomike ku bizneset dhe qytetar\u00ebt nd\u00ebrverprojn\u00eb; duhet t\u00eb ofrojn\u00eb subvencione dhe grante si dhe qasje n\u00eb kredi lokale p\u00ebr bizneset t\u00eb cilat kan\u00eb potencial p\u00ebr zgjerim dhe gjenerime t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebr kompetencat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndoshta \u00ebsht\u00eb ajo e edukimit ku komunat kan\u00eb rol direkt. OBEZH thekson se edukimi dhe shkatht\u00ebsit\u00eb luajn\u00eb rol qendror n\u00eb pajisjen e t\u00eb rinjve me shance p\u00ebr pun\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, qendrat e aft\u00ebsimit profesional si dhe mb\u00ebshtetja e bizneseve q\u00eb ofrojn\u00eb trajnim n\u00eb vendin e pun\u00ebs jan\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb siguruar pun\u00ebsim t\u00eb q\u00ebndrushem\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Si\u00e7 e pam\u00eb m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb mbi 200 mij\u00eb t\u00eb rinj jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb, kurse rreth 100 mij\u00eb nuk jan\u00eb duke ndjekur asnj\u00eb program shkollimi\/trajnimi. Komunat mund t\u00eb p\u00ebrdorin kompetencat e tyre p\u00ebr t\u00eb trajnuar k\u00ebta t\u00eb rinj p\u00ebrmes qendrave t\u00eb kompetenc\u00ebs dhe p\u00ebrmes qendrave t\u00eb aft\u00ebsimit profesional apo duke dh\u00ebn\u00eb grante p\u00ebr bizneset q\u00eb trajnojn\u00eb\/pun\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sipas studimit t\u00eb L\u00ebvizjes FOL, shkollat e aft\u00ebsimit profesional, dhe qendrat e kompetenc\u00ebs, edhe pse t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr, nuk jan\u00eb duke ofruar as shkollim dhe as aft\u00ebsim pasi kurikulat e tyre nuk jan\u00eb t\u00eb integruara me k\u00ebrkesat e bizneseve. N\u00eb fakt, sipas studimeve t\u00eb EYE, t\u00eb rinjt\u00eb nuk i kushtojn\u00eb fare r\u00ebnd\u00ebsi qendrave t\u00eb aft\u00ebsimit profesional pasi diplomat q\u00eb i marrin nuk ju garantojn\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Qendrat e aft\u00ebsimit profesional dhe ato t\u00eb kompetenc\u00ebs jan\u00eb d\u00ebshtim jo vet\u00ebm i nvelit qendror, por d\u00ebshtim i kryetar\u00ebve t\u00eb komunave t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb vizion se si t\u2019i p\u00ebrdorin asetet dhe kompetencat lokale p\u00ebr t\u00eb gjeneruar zhvillim ekonomik dhe pun\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe n\u00eb pun\u00ebsim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe e komunave dhe \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga niveli lokal dhe sidomos nga pretendent\u00ebt p\u00ebr kryetar t\u00eb komunave, jo vet\u00ebm planet p\u00ebr sh\u00ebrbime bazike, por edhe p\u00ebr planet e tyre n\u00eb zhvillim ekonomik dhe pun\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekziston nj\u00eb perceptim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb se zhvillimi ekonomik dhe pun\u00ebsimi jan\u00eb t\u00eb drejta ekskluzive dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb qendrore dhe se komunat faktikisht nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb roli n\u00eb t\u00eb. Nj\u00eb qasje e till\u00eb reflektohet edhe n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh ku \u00e7\u00ebshtja q\u00eb bisedohet m\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb zhvillimi ekonomik. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":122,"featured_media":10386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[691],"ppma_author":[147],"class_list":["post-3735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-economy"],"authors":[{"term_id":147,"user_id":122,"is_guest":0,"slug":"jeton-zulfaj","display_name":"Jeton Zulfaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Zulfaj","first_name":"Jeton","description":"Autori \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar politik dhe p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane i ish-kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/122"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3735"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10387,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3735\/revisions\/10387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3735"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}