{"id":3775,"date":"2018-01-30T11:30:26","date_gmt":"2018-01-30T09:30:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3775"},"modified":"2024-11-15T13:19:52","modified_gmt":"2024-11-15T11:19:52","slug":"e-drejta-per-nje-mjedis-te-shendetshem-dhe-te-sigurt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/e-drejta-per-nje-mjedis-te-shendetshem-dhe-te-sigurt\/","title":{"rendered":"E drejta p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ndotja e ajrit n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb alarmuese. Gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb na bombardojn\u00eb me informacione p\u00ebr nivelin e ndotjes s\u00eb ajrit por shum\u00eb pak na ofrojn\u00eb informata p\u00ebr hapat q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i marr\u00eb qeveria p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar nga kjo situat\u00eb. Jo q\u00eb s\u2019duan, por thjesht nuk kan\u00eb informata m\u00eb t\u00eb detajuara.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ministria e mjedisit na thot\u00eb \u201cq\u00eb gj\u00ebrat nuk zgjidhen me shkop magjik, e aq m\u00eb pak n\u00eb vendin ton\u00eb ku problemet jan\u00eb t\u00eb shtresuara e t\u00eb trash\u00ebguara\u201d. Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rregulluar gjendjen. Athua sa vite duhet t\u00eb presim p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb normale n\u00eb ket\u00eb vend? Si duket jemi ambientuar me \u00e7do t\u00eb keqe q\u00eb na rrethon dhe nuk na l\u00eb m\u00eb p\u00ebrshtypje asgj\u00eb. As ajri i ndotur i cili na vret ngadal\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrderisa t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb lidhen me mjedisin jet\u00ebsor po marrin nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, ne mbesim n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb shkopi magjik i cili do t\u00eb na i rregulloj\u00eb t\u00eb gjitha problemet. Nuk e dim\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore e jona p\u00ebr t\u00eb pasur aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb ushqim t\u00eb sigurt!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">M\u00eb duhet t\u00eb theksoj se e drejta p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm nuk gjendet n\u00eb dokumentet e para t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (1948) dhe Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike (1966), ngase gjat\u00eb koh\u00ebs kur k\u00ebto dokumente ishin hartuar nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr seriozitetin, ritmin dhe pasojat e d\u00ebmshme t\u00eb degradimit mjedisor nuk ishte mjaft i avancuar. Si rezultat i k\u00ebsaj mungon p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb k\u00ebto dokumente. Mir\u00ebpo, edhe pse dokumentet bazike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk i referohen nj\u00eb t\u00eb drejte specifike p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, q\u00eb nga viti 1972, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare e potencon mbrojtjen e mjedisit si nj\u00eb element thelb\u00ebsor t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. M\u00eb konkretisht i shohin disa t\u00eb drejta t\u00eb njeriut si elemente thelb\u00ebsore p\u00ebr arritjen e mbrojtjes s\u00eb mjedisit, e t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim kryesor mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Njohja e par\u00eb zyrtare e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm erdhi n\u00eb Deklarat\u00ebn e Stokholmit, e cila doli nga eko-takimi i par\u00eb global n\u00eb vitin 1972: \u201cNjeriu ka t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb liris\u00eb, barazis\u00eb dhe kushteve t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb jetes\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie q\u00eb lejon nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze dhe mir\u00ebqenie dhe ai mban nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi solemne p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar mjedisin p\u00ebr brezat e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje e kishte edhe\u00a0 Deklarata e Rios p\u00ebr Mjedisin dhe Zhvillimin, e miratuar n\u00eb vitin 1992 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rio de Janeiro. K\u00ebtu, mbi t\u00eb gjitha u theksua se \u201cmbrojtja e mjedisit duhet par\u00eb si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e \u00e7do procesi t\u00eb zhvillimit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Poashtu, gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit nj\u00eb varg dokumentesh, udh\u00ebzimesh e deklaratash jan\u00eb nxjerr\u00eb nga organizata dhe agjensi t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat p\u00ebrmbajn\u00eb thelbin e mbrojtjes s\u00eb mjedisit, duke u nisur nga menaxhimi dhe transporti i mbeturinave, riciklimi, ndotja e ajrit nd\u00ebrkufitar, mbrojtjen e uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore, p\u00ebrdorimin racional t\u00eb ujit etj. (Organizata e\u00a0Ushqimit dhe\u00a0Bujq\u00ebsis\u00eb\u00a0(FAO) nxorri Kodin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shp\u00ebrndarjen dhe P\u00ebrdorimin e Pesticideve, e m\u00eb pastaj Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik nxorri Udh\u00ebzime p\u00ebr Veprim p\u00ebr Reduktimin e Emetimeve t\u00eb Oksideve t\u00eb Squfurit) etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr vite me radh\u00eb Kosova tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb harmonizimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin e BE-s\u00eb, duke synuar p\u00ebrmbushjen graduale t\u00eb standardeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe zbatimin efikas t\u00eb tij. Kushtetuta e Kosov\u00ebs n\u00eb nenin 7 nd\u00ebr t\u00eb tjera njeh mbrojtjen e mjedisit si nj\u00eb nga parimet n\u00eb t\u00eb cilat bazohet rendi kushtetues i Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa me nenin 52 p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, p\u00ebr natyr\u00ebn dhe biodiversitetin, si dhe trash\u00ebgimin\u00eb komb\u00ebtare, ia k\u00ebrkon secilit.<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh jan\u00eb miratuar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb ambient t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt. P\u00ebr shembull Ligji p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit (nr. 03\/L-025), Ligji p\u00ebr vler\u00ebsimin e ndikimit mjedisor (nr. 03\/L-024) Ligji p\u00ebr mbrojtjen e ajrit (nr. 2004\/30), Ligji p\u00ebr menaxhimin e mbeturinave (nr. 02\/L-30), e k\u00ebshtu m\u00eb radh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto ligje (shumica e tyre t\u00eb huazuara nga vendet e rajonit dhe me nj\u00eb p\u00ebrkthim plot mang\u00ebsi gjuh\u00ebsore) \u00a0kan\u00eb mbetur\u00a0 si dekorim n\u00eb uebfaqet e ministrive. Askush nuk tregon po askush nuk pyet \u00e7far\u00eb ka ndodhur me implementimin e k\u00ebtyre ligjeve. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr implementimin e ligjit p\u00ebr mbeturina? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb lidhur me regjistrimin e makinave t\u00eb\u00a0 vjetra t\u00eb cilat as n\u00eb garazha nuk do t\u00eb duhej t\u00eb lejohen e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb lirsh\u00ebm? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb\u00a0 lidhur me kontrollimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb derivateve\u00a0 t\u00eb naft\u00ebs? Cilat jan\u00eb ato grupacione t\u00eb dyshimta pas t\u00eb cilave fshehen interesa finaciare si\u00e7 jan\u00eb shoqatat e naft\u00ebtar\u00ebve dhe grupacionet e lidhura me laboratore dhe trupa inspektuese private, t\u00eb cilat interesin e cilesis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs e kamuflojn\u00eb me interesa finaciare?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa po zbatohet Udh\u00ebzimi Administrativ 01\/2017 i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb m\u00eb t\u00eb cilin u kufizohen kompetencat trupave private n\u00eb kontrollimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs, kompetenc\u00eb kjo t\u00eb cil\u00ebn e ushtruan m\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra? Po dogana, e cila tani e ka barren e kontrollimit t\u00eb naft\u00ebs q\u00eb hyn n\u00eb Kosov\u00eb, si po ia del n\u00eb krye k\u00ebsaj pune? A \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb laborator shtet\u00ebror i cili do t\u00eb ofroj\u00eb analiza p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e naftes, apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb \u201cbashk\u00ebpunimi\u201d me laborator\u00ebt privat\u00eb, pronar\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb grupacionet e dyshimta?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00c7far\u00eb ka ndodhur me planin rreth nd\u00ebrtimit t\u00eb \u201cKosov\u00ebs s\u00eb Re\u201d?\u00a0 Ku jan\u00eb planifikuar ato zona t\u00eb gjelb\u00ebrta, ku e gjith\u00eb Prishtina \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb betoni fal\u00eb legalizimit t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb cilat po na e z\u00ebn\u00eb edhe drit\u00ebn edhe frym\u00ebmarrjen? K\u00ebto nd\u00ebrtime po marrin hov edhe n\u00eb zon\u00ebn e G\u00ebrmis\u00eb, i vetmi vend i cili ofron mund\u00ebsi rekreacioni n\u00eb natyr\u00eb. Autoritetet komunale nuk hezitojn\u00eb t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb leje t\u00eb nd\u00ebrtimit, qoft\u00eb edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb zonave t\u00eb gjelbruara t\u00eb Prishtin\u00ebs. A do t\u2019i vij\u00eb radha edhe Parkut t\u00eb qytetit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pak kush e ngrit z\u00ebrin p\u00ebr k\u00ebto probleme. Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi yn\u00eb p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen efikase t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut mbetet ende n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zhvillimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe nj\u00eb sfidim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore i politikave korruptive dhe autokratike vazhdon t\u00eb portretizohet si nxitje e &#8220;jostabilitetit&#8221; dhe \u201cshqet\u00ebsuese\u201d p\u00ebr rendin juridik. Ende nuk e kuptojm\u00eb se institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi primare p\u00ebr t\u2019i mbrojtur, respektuar dhe zbatuar t\u00eb drejtat e njeriut, nd\u00ebrsa ne individet n\u00eb vazhdim\u00ebsi duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave tona.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mir\u00ebpo m\u00eb duhet t\u00eb theksoj se p\u00ebrve\u00e7 obligimit pozitiv q\u00eb i mvishet organeve shtet\u00ebrore, mbrojtja e mjedisit dhe p\u00ebrmbushja e detyrimeve tona ndaj natyr\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb. Pra, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha grupet sociale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i cili mund t\u00eb monitoroj\u00eb dhe mbaj\u00eb qeverin\u00eb n\u00ebn kontroll. P\u00ebr shembull OJQ-t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebrmes fushatave, protestave dhe proceseve gjyq\u00ebsore mjedisore me interes publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00c7erdhet e shkollat jan\u00eb vendet p\u00ebr t\u00eb nxitur edukimin mjedisor tek rinia jon\u00eb. Esht\u00eb m\u00eb se domosdoshme t\u00eb futet edukimi mjedisor n\u00eb kurrikulat formale, ku gjeneratat e reja do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr pasojat e hudhjes s\u00eb mbeturinave n\u00eb rrug\u00eb, lumenj,\u00a0 shfryt\u00ebzimin e tepruar\u00a0 ujit, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrfitimin nga zonat e gjelbruara, p\u00ebr shkaqet dhe pasojat e ngrohjes globale etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebsaj fushate do t\u00eb duhej t\u2019i bashkohen edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit fetar\u00eb, ku p\u00ebrmes predikimeve fetare do t\u00eb\u00a0 inkurajonin mbrojtjen e mjedisit tek komunitet e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb hapeshin debate q\u00eb lidhin librat fetare me \u00e7\u00ebshtjet mbi mjedisin dhe ekologjin\u00eb. Zaten religjioni dhe mjedisi jan\u00eb t\u00eb lidhura, sepse t\u00eb gjitha religjionet promovojn\u00eb se ne (njer\u00ebzit) jemi kujdestar\u00eb q\u00eb bartim p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr bot\u00ebn dhe natyr\u00ebn, dhe si t\u00eb till\u00eb i kemi borxh nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr veten dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Vet\u00ebm me zgjimin e vet\u00ebdijes, \u00a0t\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe t\u00eb nj\u00eb mobilizimi kolektiv, ne do t\u00eb kuptojm\u00eb dhe do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb nevoj\u00ebn dhe drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb ambient t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndotja e ajrit n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb alarmuese. Gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb na bombardojn\u00eb me informacione p\u00ebr nivelin e ndotjes s\u00eb ajrit por shum\u00eb pak na ofrojn\u00eb informata p\u00ebr hapat q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i marr\u00eb qeveria p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar nga kjo situat\u00eb. Jo q\u00eb s\u2019duan, por thjesht nuk kan\u00eb informata m\u00eb t\u00eb detajuara. Ministria [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":209,"featured_media":10389,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[230],"class_list":["post-3775","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":230,"user_id":209,"is_guest":0,"slug":"gjylbehare-murati","display_name":"Gjylbehare Murati","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Murati","first_name":"Gjylbehare","description":"Gjylbehare Bella Murati \u00ebsht\u00eb ligjeruese n\u00eb Universitetin e Biznesit dhe Teknologjis\u00eb (UBT) dhe n\u00eb Kolegjin Europian School of Law and Governance (ESLG) n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe vazhdon studimet post-doktorale n\u00eb Universitetin e Ghentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Poashtu \u00ebsht\u00eb ligjeruese musafire n\u00eb European Inter-University Centre for Human Rights and Democratisation n\u00eb Venice Lido, Itali. Aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb Max Planck Institute for International Law and Comparative Studies n\u00eb Heidelberg, Gjermani, ku \u00ebsht\u00eb duke i zhvilluar hulumtimet n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale.\r\n\r\nStudimet e doktoratur\u00ebs i ka mbaruar n\u00eb Universitetin e Ghentit, Belgjik\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, studimet e magjistratur\u00ebs n\u00eb Universiitetin Essex n\u00eb Angli poashtu n\u00eb fushen e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, nd\u00ebrsa studimet bachelor n\u00eb Fakultetin Juridik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe Universitetin e Utrecht-it, n\u00eb Holand\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/209"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3775"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3775\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10390,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3775\/revisions\/10390"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3775"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}