{"id":3789,"date":"2018-12-03T16:57:26","date_gmt":"2018-12-03T14:57:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3789"},"modified":"2024-11-14T15:50:29","modified_gmt":"2024-11-14T13:50:29","slug":"hapesira-e-pashfrytezuar-e-forcimit-te-lidhjes-mes-republikes-se-shqiperise-dhe-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/hapesira-e-pashfrytezuar-e-forcimit-te-lidhjes-mes-republikes-se-shqiperise-dhe-kosoves\/","title":{"rendered":"Hap\u00ebsira e pashfryt\u00ebzuar e forcimit t\u00eb lidhjes mes Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Para pak dit\u00ebsh lam\u00eb pas fest\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare, mbledhjen mes dy qeverive t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe tanim\u00eb kemi nisur muajin e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb mbushur me jubile patriotike. Ky vit p\u00ebrve\u00e7se ishte 550 vjetori i vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, ishte 10 vjetori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, 140 vjetori i lidhjes s\u00eb Prizrenit, 110 vjetori i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe 100 vjetori i krijimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo ishte mbledhja e pest\u00eb e mbajtur mes qeverive t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, e cila spikati p\u00ebr nga retorika dhe simbolika e ndezur patriotike si dhe buja q\u00eb shkaktuan deklaratat q\u00eb dol\u00ebn prej saj. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet dhe lidhja mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb sesa \u00ebsht\u00eb tani.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Po t\u00eb shikohet konkretisht lista e marr\u00ebveshjeve n\u00eb Pej\u00eb, aty shikohet se jan\u00eb marr\u00ebveshje normale e karakteristike q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe mes shteteve q\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira dypal\u00ebshe. Pra qoft\u00eb p\u00ebr nga numri e qoft\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja, nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e avancuar q\u00eb do duhej t\u00eb ishin p\u00ebr dy shtete me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera e v\u00ebllaz\u00ebrore sikurse jan\u00eb dy shtetet tona. \u00a0K\u00ebshtu p\u00ebr shembull marr\u00ebveshja p\u00ebr heqjen e roamingut mes dy shteteve tona mund t\u00eb konsiderohet di\u00e7ka e vonuar sepse \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb realitet p\u00ebr 28 shtetet e Bashkimit Evropian prej vitit t\u00eb kaluar si dhe \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nism\u00eb rajonale mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb tjera marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruara m\u00eb her\u00ebt t\u00eb cilat jan\u00eb pluhurosur nga harresa e nuk vihen n\u00eb jet\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kalendarit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor q\u00eb u proklamua e u n\u00ebnshkrua q\u00eb n\u00eb vitin 2014, nuk kemi ndonj\u00eb intensifikim kushedi t\u00eb aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta apo shk\u00ebmbimeve. P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb premierat e \u00a0baletit apo teatrit komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs nuk shfaqen n\u00eb Tiran\u00eb dhe anasjelltazi. Po ashtu \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb dhe e pandershme q\u00eb Kosova e ka si pjes\u00eb t\u00eb detyrueshme t\u00eb arsimit parauniversitar eskursionet p\u00ebr t\u00eb vizituar qytetet kryesore, monumentet, vendngjarjet historike n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb nuk vlen p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb disa raste kemi edhe rip\u00ebrs\u00ebritje si p\u00ebr shembull themelimi i nj\u00eb dhome treg\u00ebtie dypal\u00ebshe n\u00eb Pej\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb m\u00ebher\u00ebshme ishte firmosur tashm\u00eb iniciativa e krijimit t\u00eb nj\u00eb ode tregtie mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Me pak fjal\u00eb marr\u00ebveshjet dhe veprimet konkrete jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb krahasuar me retorik\u00ebn dhe ngjyrave t\u00eb ndezura kuq e zi, q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebto takime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb madje se takimet mes dy qeverive tona nuk duhet as t\u00eb konsiderohen si ndonj\u00eb simbolik\u00eb e madhe e nivelit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Vendet fqinje tonat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebsilloj takimesh nd\u00ebrqeveritare t\u00eb shumta me vendet q\u00eb i rrethojn\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, nd\u00ebrsa ne rrahim trumpetat e mbledhjeve tona, Serbia tashm\u00eb jo vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb takime me t\u00eb gjitha vendet fqinje, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe ka organizuar tri mbledhje nd\u00ebrqeveritare me Italin\u00eb. Republika e Shqip\u00ebris\u00eb mezi e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr nd\u00ebrqeveritare me Maqedonin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova ka dy tre vite q\u00eb e perflet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb me Maqedonin\u00eb por ende nuk e ka materializuar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto mbledhje t\u00eb shpeshta nuk po i thellojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore n\u00eb nivelin e duhur e t\u00eb mundur, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre duke u marr\u00eb vet\u00ebm me nj\u00ebri tjetrin, po na largojn\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto oportune q\u00eb nuk po i thellojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shtete t\u00eb tjera fqinje me t\u00eb cilat kemi lidhje t\u00eb mira e mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbledhje nd\u00ebrqeveritare sikurse mund t\u00eb jen\u00eb Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Mali i Zi apo Sllovenia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Fatmir\u00ebsisht, edhe pse si dy shtete institucionalisht e proceduralisht nuk po merren iniciativa intensive p\u00ebr t\u00eb forcuar e thelluar bashk\u00ebpunimin mes dy shteteve, populli vet\u00eb po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb bashkim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane e t\u00eb natyrshme. Dora e fsheht\u00eb e tregut ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet dhe tanim\u00eb t\u00eb dy shtetet jemi b\u00ebr\u00eb partner\u00eb kryesor\u00eb tregtar\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin. Kosova \u00ebsht\u00eb destinacioni i dyt\u00eb i eksporteve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 151 milion\u00eb euro t\u00eb eksportuara n\u00eb vitin 2017. Nga ana tjet\u00ebr Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb destinacioni num\u00ebr nj\u00eb i eksporteve t\u00eb Kosov\u00ebs me 60 milion\u00eb euro t\u00eb eksportuara gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ky volum tregtar v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb rritet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb dy ekonomit\u00eb tona e kan\u00eb strukturalisht sektorin e prodhimit t\u00eb brisht\u00eb e t\u00eb kufizuar. Pra jemi duke tregtuar me nj\u00ebri tjetrin maksimumin e asaj q\u00eb mund t\u00eb prodhojm\u00eb sepse t\u00eb dy ekonomit\u00eb tona jan\u00eb ekonomi importuese. Po ashtu nj\u00eb tjet\u00ebr indikator i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se rruga e kombit nuk po shfryt\u00ebzohet vet\u00ebm me nj\u00eb drejtim sepse \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm \u00e7do vit numri i turist\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Kosov\u00eb prej Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebn vendin num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb turist\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duke z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7erekun e vizitor\u00ebve. Mir\u00ebpo, po t\u00eb kemi parasysh se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e diaspor\u00ebs kosovare n\u00eb Gjermani e Austri ka vet\u00ebm shtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre vendeve pasi n\u00eb to nuk lejohet dyshtet\u00ebsia, at\u00ebhere i bie q\u00eb kjo p\u00ebrqindje e shtetasve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizitor\u00ebve, q\u00eb realisht jan\u00eb prej jasht\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e madhe. Po ashtu p\u00ebr t\u00eb disatin vit radhazi Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i tret\u00eb n\u00eb renditje p\u00ebr sa i p\u00ebrket investimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb huaja. Prej \u00e7lirimit \u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs dhe hapjes me Shqip\u00ebrin\u00eb, llogariten mbi 19 mij\u00eb martesa nd\u00ebrshtet\u00ebrore dhe nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb shtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb, ku p\u00ebrfshihem k\u00ebtu edhe un\u00eb. Kjo tendenc\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn shteti po e b\u00ebjn\u00eb natyrsh\u00ebm qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto 19 vite prej \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, mund t\u00eb thuhet pa kurrfar\u00eb dyshimi se nisma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb deri tani ngelet ende rruga e kombit e nd\u00ebrmarr\u00eb para 10 vitesh, pra shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fillonin mbledhjet mes dy qeverive. Edhe nj\u00eb projekt tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb u b\u00eb me fonde gjermane, e q\u00eb ishte linja e interkonjeksionit s\u00eb rrym\u00ebs elektrike mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, ende nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion si pasoj\u00eb e sabotimit t\u00eb Serbis\u00eb. Me sa duket ky projekt nuk ka ndonj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr qeverin\u00eb aktuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb presion ndaj Beogradit p\u00ebr ta zhbllokuar k\u00ebt\u00eb projekt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka t\u00eb tjera projekt-ide t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore q\u00eb vet\u00ebm shtetet mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb duhej s\u00eb paku t\u00eb trajtoheshin e merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime. T\u00eb tilla mund t\u00eb ishin nd\u00ebrtimi i nj\u00eb hekurudhe nga bregu i Adriatikut deri n\u00eb Prizren; nd\u00ebrtimi i nj\u00eb deg\u00ebzimi t\u00eb gazsjell\u00ebsit t\u00eb TAP deri n\u00eb kufirin e Kosov\u00ebs; sigurimi i qasjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb det p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim i leht\u00ebsirave portuale tona ndaj dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb prej ofrimit t\u00eb portit t\u00eb Sh\u00ebngjinit p\u00ebr Kosov\u00ebn nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ish-kryeministri Berisha, asgj\u00eb konkrete nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb det. Po ashtu me interes mund t\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb tubi naftsjell\u00ebs prej Sh\u00ebngjinit deri n\u00eb Prizren q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shoq\u00ebrohej me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rafinerie nafte n\u00eb form\u00ebn e Partneritetit Privat Publik, i cili do t\u00eb garantonte sigurin\u00eb energjitike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky projekt mund t\u00eb imitonte at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Maqedonia me rafinerin\u00eb e Kumanov\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb tub naftsjell\u00ebs me Selanikun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kemi gjithashtu hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb investuar s\u00eb bashku n\u00eb energjitike. Shqip\u00ebria harxhoi 130 milion\u00eb dollar\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb financuar nga Banka Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb termocentral me gaz natyror n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs; i cili sot \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb funksionint. M\u00eb mir\u00eb do ishte q\u00eb t\u00eb kishim nd\u00ebrtuar n\u00eb zon\u00ebn kufitare t\u00eb Kuk\u00ebsit nj\u00eb termocentral q\u00eb do furnizohet me linjitin e pamat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ose q\u00eb t\u00eb merrnim pjes\u00eb si bashkinvestitor\u00eb n\u00eb termocentralin Kosova C. Nga ana tjet\u00ebr nuk do ishte ide e keqe q\u00eb edhe Kosova t\u00eb pluralizonte burimet energjitike dhe t\u00eb ishte bashkinvestitore me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr projektin e hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb tjet\u00ebr ide me vler\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb projekt i madh nd\u00ebrshtet\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb kompleks nd\u00ebrkufitar t\u00eb turizmit malor. Tanim\u00eb q\u00eb projekti madhor i Brezovic\u00ebs nuk u realizua, p\u00ebrse t\u00eb ngelemi peng i k\u00ebtij projekti kur potenciali p\u00ebr pista skijimi e resorte t\u00eb turizmit dim\u00ebror jan\u00eb t\u00eb shumta tj\u00ebt\u00ebrkund. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull mal\u00ebsia e Dragashit mund t\u00eb kombinohej fare mir\u00eb me pjes\u00ebn e Shishtavecit dhe Lum\u00ebs p\u00ebr t\u00eb studiuar e projektuar nj\u00eb resort t\u00eb ri malor nga e para. N\u00eb Shqip\u00ebri zona e Shishtavecit \u00ebsht\u00eb zona me tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb skijimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt madje mund t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe Maqedonia. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr potencialin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb edhe Bjeshk\u00ebt e Nemuna. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull pjesa e bjeshk\u00ebve t\u00eb Belegut n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ishte kombinuar me Dob\u00ebrdolin, Sylbic\u00ebn, Trokuzin n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe me pjes\u00ebn e Bogiqev\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr fenomenale skijimi treshtet\u00ebrore. Projekte t\u00eb tilla funksionale e t\u00eb suksesshme jan\u00eb t\u00eb shumta q\u00eb mund t\u00eb imitohen sepse jan\u00eb nd\u00ebrtuar tashm\u00eb prej dekadash mes Zvicr\u00ebs e Franc\u00ebs, Zvicr\u00ebs e Italis\u00eb, \u00a0Franc\u00ebs e Italis\u00eb, Gjermanis\u00eb e Austris\u00eb, Italis\u00eb e Austris\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrpos k\u00ebsaj ka mund\u00ebsira t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar edhe n\u00eb sfera t\u00eb tjera, ku t\u00eb dy shtetet kemi mang\u00ebsi e mund t\u00eb ndajm\u00eb kostot. P\u00ebr shembull mund t\u00eb mendojm\u00eb seriozisht q\u00eb t\u00eb blejm\u00eb bashk\u00eb si dy shtete avion\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr shuarjen e zjarreve duke ndar\u00eb shpenzimet. Ne mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi ajrore zjarr\u00ebfikse dhe k\u00ebrkimshp\u00ebtimi t\u00eb vendosur n\u00eb aeroportin e Gjakov\u00ebs apo Kuk\u00ebsit q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb t\u00eb dy shteteve n\u00eb rrezik apo nevoj\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shkoll\u00eb pasuniversitare cil\u00ebsore p\u00ebr biznes e administrim dyshtet\u00ebror \u00a0nd\u00ebrkufitar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb universiteti i Viadrin\u00ebs mes Gjermanis\u00eb dhe Polonis\u00eb n\u00eb Frankfurt mbi Oder dhe Slubice. Po ashtu mund t\u00eb investojm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb laborator t\u00eb avancuar q\u00eb merret me analiza ADN e t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, t\u00eb cilat sot i b\u00ebjm\u00eb jasht\u00eb vendit. Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrim investime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr projekte kapitale si p\u00ebr shembull t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb observator astronomik n\u00eb malet nd\u00ebrkufitare, nj\u00eb planetarium, nj\u00eb arboretum apo park botanik, nj\u00eb fshat olimpik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eb institut apo shkoll\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt restaurimi etj. etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa propozime potenciale q\u00eb japin nj\u00eb ide se sa shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto dy shtete t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpikur rrot\u00ebn, sepse ka projekte e modele t\u00eb panum\u00ebrta p\u00ebr t\u00eb imituar. Duke nisur nga traktati Cobden\u2013Chevalier t\u00eb n\u00ebnshkruar mes Franc\u00ebs dhe Anglis\u00eb n\u00eb 1860 i cili kishte nj\u00eb logjik\u00eb shum\u00eb praktike t\u00eb tipit ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb legale n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb kufirit pranohet si legale edhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Po ashtu mund t\u00eb huazojm\u00eb praktikat e Beneluksit q\u00eb e ka nisur m\u00eb her\u00ebt se Bashkimi Evropian integrimin nd\u00ebrshtet\u00ebror. Po ashtu mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga politikat dhe praktikat e rasteve t\u00eb ngjashme me Kosov\u00ebn \u00a0e Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb shteteve q\u00eb kan\u00eb popullsi t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs komb\u00ebsi sikurse jan\u00eb p\u00ebr shembull Qiproja dhe Greqia. Po ashtu mund t\u00eb imitohen praktikat dhe iniciativat bilaterale t\u00eb shteteve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me nj\u00eb shtet tjet\u00ebr sikurse jan\u00eb p\u00ebr shembull SHBA dhe Kanada, Australi e Zeland\u00eb e Re, Mbret\u00ebri e Bashkuar dhe Irland\u00eb etj. Prandaj n\u00eb nj\u00eb reflektim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jubilar q\u00eb po mbyllet, mund t\u00eb thuhet se t\u00eb dy shtetet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb goxha avancime n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, ama ekziston nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr ta intensifikuar e konsoliduar edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para pak dit\u00ebsh lam\u00eb pas fest\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare, mbledhjen mes dy qeverive t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe tanim\u00eb kemi nisur muajin e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb mbushur me jubile patriotike. Ky vit p\u00ebrve\u00e7se ishte 550 vjetori i vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, ishte 10 vjetori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, 140 vjetori i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10340,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639,664],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3789"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10341,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789\/revisions\/10341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3789"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}