{"id":3795,"date":"2018-11-23T14:21:43","date_gmt":"2018-11-23T12:21:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3795"},"modified":"2024-11-25T16:57:56","modified_gmt":"2024-11-25T14:57:56","slug":"deshperimi-i-akumuluar-dhe-momentumi-i-ri-ne-raportet-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/deshperimi-i-akumuluar-dhe-momentumi-i-ri-ne-raportet-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"D\u00ebshp\u00ebrimi i akumuluar dhe momentumi i ri n\u00eb raportet Kosov\u00eb- Serbi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>&#8211;<\/strong>\u00a0Vendimi\u00a0 i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur destruksionit n\u00eb kontinuitet t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, krijon -nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb momentum t\u00eb ri i cili k\u00ebrkon zot\u00ebsi\u00a0 dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00a0 shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare\u00a0 q\u00eb me perpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe unitet\u00a0 t\u00eb menaxhohet \u00a0mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>&#8211;<\/strong>\u00a0Serbia ende nuk \u00ebsht\u00eb liruar nga shprehit\u00eb dhe mentaliteti i vjet\u00ebr dhe i ri kolonial ndaj Kosov\u00ebs<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>&#8211;<\/strong>\u00a0Nj\u00eb kuptim m\u00eb racional i k\u00ebtij konteksti nga ana BE dhe t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb ishte m\u00eb produktiv, m\u00eb simetrik dhe m\u00eb i drejt\u00eb sesa\u00a0 direktivat me ton ekzekutiv. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb gjith\u00eb e sidomos Serbia e BeH duhet t\u00eb tregojn\u00eb konstruktivitetin e tyre t\u00eb munguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb masa e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e nevojshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb theksuar domosdoshm\u00ebria q\u00eb Kosova t\u00eb zbatoj\u00eb parimin e reciprocitetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike dhe politike me Serbin\u00eb, por edhe vendet e tjera. Kjo k\u00ebrkes\u00eb legjitime \u00ebsht\u00eb neglizhuar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga institucionet e Kosov\u00ebs, shpeshher\u00eb duke dashur t\u00eb tregohemi \u201ckonstruktiv\u00eb\u201d ose edhe t\u00eb \u201cdegjuesh\u00ebm\u201d ndaj sugjerimeve t\u00eb ndryshme. Ky lloj\u00a0q\u00ebndrimi inferior ka prodhur efekte negative jo vet\u00ebm p\u00ebr prodhuesit kosovar\u00eb dhe ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb percpetimin e kapaciteteve shtetnd\u00ebrtuese \u00a0t\u00eb vendit. Problemet q\u00eb jan\u00eb akumuluar q\u00eb prej se filluan negociatat n\u00eb Bruksel e edhe m\u00eb her\u00ebt, gjet\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb duket si nj\u00eb, nj\u00eb reagim-produkt i nj\u00eb d\u00ebshprimi t\u00eb akumuluar. M\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte sikur ne me vite t\u00eb zbatonim reciprocitetin. Kjo neglizhenc\u00eb e jona ka prodhuar efekte negative edhe n\u00eb aspektin politik aq sa Kosova e pavarur t\u00eb mos pranohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina si realitet dhe me respektin e duhur. Natyrisht se probelemet me Serbin\u00eb kan\u00eb dimensione m\u00eb t\u00eb thella ekonomike dhe politike. Serbia me politik\u00ebn e saj nuk ka heq\u00eb dor\u00eb\u00a0 nga \u00a0shprehit\u00eb e vjetra dhe t\u00eb reja koloniale ndaj Kosov\u00ebs. Serbia tenton, n\u00eb kontinuitet, q\u00eb k\u00ebt\u00eb mentalitet t\u00eb saj ta kamufloj\u00eb me mitin e saj t\u00eb sajuar me e ndjenjat \u00a0mjesjetare q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb produkt i atij mentaliteti kolonial. Serbia \u00a0gjithnj\u00eb ka tentuar dhe ka arritur \u00a0q\u00eb tregu kosovar t\u2019i servisoj\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb industris\u00eb s\u00eb saj p\u00ebrpunuese. N\u00eb vend t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb partneritetit, respektit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb drejta gjithnj\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij mentaliteti, ajo edhe n\u00eb kushtet e realiteteve t\u00eb reja, kur Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur, synon q\u00eb ta ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion karshi tregut t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0 dhe q\u00eb paralelisht t\u00eb pengoj\u00eb prodhuesit eksportues kosovar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme duke \u00a0tentuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00a0q\u00eb ta mohoj\u00eb, n\u00ebn\u00e7moj\u00eb dhe denigronj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe d\u00ebmtoj\u00eb edhe ekonomikisht at\u00eb. Ofensiva politike e koh\u00ebve t\u00eb fundit nga qeveria serbe kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe loja e saj e dyfisht\u00eb, ngreh e mos e k\u00ebput, bisedime n\u00eb Bruksel dhe destruksion n\u00eb t\u00eb gjitha fushat paralelisht me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb komplementare me k\u00ebt\u00eb synim hegjemonist e kolonialist.\u00a0 Kjo natyrisht se \u00a0prodhoi edhe m\u00eb shum\u00eb efekte negative ne marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve dhe p\u00ebrgjat\u00eb dialogut shtat\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb Bruksel, kur do t\u00eb ishin normale veprimet n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt.\u00a0 Serbia nuk po shpreh as gatishm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t\u2019i korrigjoj\u00eb sjelljet e veta dhe t\u00eb rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike politike me Kosov\u00ebn e pavarur, q\u00eb n\u00ebnkupton me gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e jo vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt si\u00e7 thot\u00eb presidenti i tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por t\u00eb shohim shkurt \u00a0relacionet tregtare mdis dy vendeve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb mir\u00eb kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb reflektohen masat e nd\u00ebrmarra nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb vitit 2017 Serbia ka eksportuar n\u00eb Kosov\u00eb\u00a0 449 milion\u00eb euro, nj\u00eb rritje prej 15% n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Kosova ka eksportuar n\u00eb Serbi 44 milion\u00eb euro. Eksportet e Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi\u00a0 mbuloj\u00eb vet\u00ebm af\u00ebr 10% t\u00eb importeve nga ai vend, m\u00eb keq sesa mesatarja me vendet e tjera. Ky raport ka ardhur duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr gati 25%, kur mbulueshm\u00ebria midis importit dhe eksportit, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb rreth 7%. K\u00ebrkesat e Kosov\u00ebs q\u00eb\u00a0 eksprotuesit kosovar\u00eb t\u00eb mos pengohen me barriera jotarifore (dokumentet dhe certifikata ndryshme t\u00eb motivuara politikisht por edhe me efekte shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme ekonomike\u00a0 p\u00ebr eksportuesit kosovar\u00eb) kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr tek pala serbe, e edhe tek nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit e BE. Eksporti i Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi\u00a0 \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 30% m\u00eb i vog\u00ebl sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb kushte normale t\u00eb nj\u00eb tregtie t\u00eb lir\u00eb, duke marr\u00eb parasysh hap\u00ebsir\u00ebn dhe potencialet e tregut n\u00eb Serbi do t\u00eb duhej t\u00eb ishte\u00a0 rreth 3 her\u00eb m\u00eb i madh.\u00a0 Shikuar n\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb raporteve globale t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare t\u00eb Serbis\u00eb kjo mas\u00eb nuk duket aq godit\u00ebse p\u00ebr Serbin\u00eb. Eksportet e saj n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb diku rreth 3% t\u00eb eksportit t\u00eb saj t\u00eb gjithmbarsh\u00ebm. Por n\u00ebse shikohen m\u00eb detajisht shihet se ato kan\u00eb pesh\u00ebn\u00a0 e vet p\u00ebr realitetin ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb eksporteve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb vendet e CEFTA, eksportet n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb rreth 21%. Kjo mas\u00eb ka nj\u00eb efekt godit\u00ebs sidomos p\u00ebr disa sektor\u00eb\u00a0 t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb si\u00e7 jan\u00eb nafta dhe derivatet e saj, prodhimi i l\u00ebngjeve, prodhimi i sheqerit e melases, prodhimi i grurit dhe i miellit dhe i p\u00ebrpunimeve t\u00eb tyre,\u00a0 materialet nd\u00ebrtimore, prodhimi i vajrave dhe i yndyr\u00ebrave ushqimore, ushqimi p\u00ebr kafsh\u00eb dhe prodhimet e hekurit dhe \u00e7elikut. Vlera\u00a0 eksprteve t\u00eb Serbis\u00eb nga k\u00ebta sektor\u00eb sillet prej 54 milion\u00eb e deri ne 10 milion\u00eb euro. Shum\u00eb uzina nga k\u00ebta sektor\u00eb jan\u00eb t\u00eb varauar nga eksporti n\u00eb Kosov\u00eb me kapacitete t\u00eb t\u00ebra t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr ta servisuar dhe dominuar tregun e Kosov\u00ebs edhe me masa e subvencione q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e CEFTA dhe t\u00eb OBT. Nga vet\u00eb kjo struktur\u00eb e importeve nga Sertbia shihet se k\u00ebto jan\u00eb mallra t\u00eb r\u00ebndomta konsumi ose inpute p\u00ebr ripordhim q\u00eb mund t\u00eb sigurohen nga tregje alternative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nga pozicioni i Kosov\u00ebs, efektete pozitive t\u00eb pritura mund t\u00eb jen\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb rishikoj\u00eb pozicionin e vet dhe korrigjoj\u00eb sjelljet e veta karshi Kosov\u00ebs n\u00eb planin ekonomik dhe politik. Efekti pozitiv mund t\u00eb jet\u00eb edhe nxitje e prodhimit vendor dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i pjessh\u00ebm i k\u00ebtij importi me prodhim vendor. Gjtihashtu kjo do t\u00eb reduktoj\u00eb var\u00ebsin\u00eb nga importet serbe dhe krijoj\u00eb nj\u00eb fleksibilitet m\u00eb t\u00eb madh tek prodhuesit dhe konsumator\u00ebt kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb shikuar m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr alternativat e furnizimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Natyrisht q\u00eb kjo mas\u00eb prodhon edhe efekte negative p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria besoj se \u00ebsht\u00eb koshiente dhe ka (ose shpejt duhet t\u00eb ket\u00eb) nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr neutralizimin e tyre. Mund t\u00eb paraqiten problem afatshkurt\u00ebra n\u00eb furnizim, por kjo do t\u00eb tejkalohet nga tregjet alternative. Natyrisht se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngritje \u00e7mimesh por jo aq sa frigohemi dhe jo aq sa do t\u00eb duhej t\u00eb ishim t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta paguajm\u00eb si \u00e7mim p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb marr\u00eb masat. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb ka disa prodhues, jo aq shum\u00eb, q\u00eb importojn\u00eb l\u00ebndet e para dhe materialet nga Serbia, ve\u00e7an\u00ebrisht tek p\u00ebrpunimi i miellit dhe i drithit dhe p\u00ebrpunimi i metaleve, q\u00eb do t\u00eb godit\u00ebn\u00a0 keq pasiq\u00eb kjo mas\u00eb mund t\u00eb shtrenjtoj\u00eb duksh\u00ebm produketet e tyre deri ne nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme. K\u00ebtu qeveria duhet t\u00eb reagoj\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb neutralizoj\u00eb efektet\u00a0 duke u kthyer taks\u00ebn e paguar atyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ky veprim i qeveris\u00eb \u00a0ka nj\u00eb kosto jo t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn\u00a0 dhe krijon nj\u00eb momentum t\u00eb ri q\u00eb k\u00ebrkon kapacitete p\u00ebr t\u2019u menaxhuar q\u00eb t\u00eb arrihen q\u00ebllimet e projektuara. Kjo kosto duhet t\u00eb p\u00ebrballohet nga t\u00eb gjith\u00eb, nga qeveria dhe institucionet e tjera, nga\u00a0 bizneset dhe konsumator\u00ebt. Buxheti i projektuar i Kosov\u00ebs p\u00ebr 2019 \u00a0pas k\u00ebsaj mase nuk mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti. Duhet t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb ristrukturim serioz n\u00eb dobi t\u00eb prodhuesve dhe konsumator\u00ebve. Kjo mund t\u00eb p\u00ebrballohet duke evitutar shum\u00eb shpenzime q\u00eb mund t\u00eb kosniderohen luks n\u00eb kushtet e rikrijuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb pritur po vjen reagimi i shpejt\u00eb nga BE, lidhur me mas\u00ebn e nd\u00ebrmarr\u00eb nga qeveria e Kosov\u00ebs sot, p\u00ebr nj\u00eb taks\u00eb lineare p\u00ebr importet nga Serbia dhe at\u00eb nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Mogherinit, duke u thirr\u00eb n\u00eb CEFTA. Reagimet e tilla\u00a0 vijn\u00eb edhe \u00a0nga inercioni se mund t\u00eb b\u00ebhet presion joporopocional ndaj Kosov\u00ebs. Madje dhe gjuha e tyre shpesh del p\u00ebrtej asaj diplomatike. Qeveria e Kosov\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb vendim radikal n\u00ebn presionin e veprimeve serbe. Ajo duhet t\u00eb formuloj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb qarta dhe t\u00eb argumentuara, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sajohen, p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar heqjen e k\u00ebsaj mase. Pra Kosova duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr bisedime me BE dhe Serbin\u00eb se cilat kushte duhet t\u00eb plot\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb hiqet ose reduktohet kjo mas\u00eb. Shum\u00eb nga k\u00ebto jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb letre\u00ebn e kryeministrit Haradinaj d\u00ebrguar Mogherinit, por ato duhet t\u00eb forcohen edhe m\u00eb shum\u00eb .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kosova ka ardh\u00eb n\u00eb nj\u00eb momentum kur \u00a0duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet si shtet, pra si komb. Sigurisht se mund t\u00eb gjejm\u00eb behane sesi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e sesi do t\u00eb duhej marr\u00eb kjo mas\u00eb, por\u00a0 ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu \u00a0dhe lufta primitive politike partiake rreth saj \u00a0\u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme dhe e palejueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kosova \u00ebsht\u00eb vendi an\u00ebtar i CEFTA dhe aspirant p\u00ebr BE q\u00eb ka zbatuar parimet e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se cilido vend tjet\u00ebr. Bile deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb e ka tepruar me mosmbrojtjen e industris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb re edhe n\u00eb kufijt\u00eb e lejuesh\u00ebm nga OBT dhe MSA. As me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb \u00a0Kosova nuk po heq dor\u00eb nga parimet e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe konkurrenc\u00ebs fer. Ajo ka targetuar \u00a0vet\u00ebm dy shtete me q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj saj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e saj ekonomik, politik dhe sovran.\u00a0 Ndaj nj\u00eb kuptim m\u00eb racional i k\u00ebtij konteksti nga ana BE dhe t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb ishte m\u00eb produktiv, m\u00eb simetrik dhe m\u00eb i drejt\u00eb sesa direktivat me ton ekzekutiv nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb gjith\u00eb e sidomos Serbia e Be H duhet t\u00eb tregojn\u00eb konstruktivitetin e tyre t\u00eb munguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb masa e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs mos t\u00eb jet\u00eb m\u00eb \u00a0e nevojshme.\u00a0 Kosova duhet t\u00eb mbetet edhe m\u00eb tutje konstruktive p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb barabarta t\u00eb respektit reciprok dhe fqinj\u00ebsis\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb dyanshme e sidomos t\u00eb p\u00ebrgjegjshme ndaj pakicave komb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211;\u00a0Vendimi\u00a0 i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur destruksionit n\u00eb kontinuitet t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, krijon -nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb momentum t\u00eb ri i cili k\u00ebrkon zot\u00ebsi\u00a0 dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u00a0 shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare\u00a0 q\u00eb me perpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe unitet\u00a0 t\u00eb menaxhohet \u00a0mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat. &#8211;\u00a0Serbia ende nuk \u00ebsht\u00eb liruar nga shprehit\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":321,"featured_media":9047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[669,1236,664,12],"ppma_author":[333],"class_list":["post-3795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogue","tag-kosove-serbi","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":333,"user_id":321,"is_guest":0,"slug":"muhamet-mustafa","display_name":"Muhamet Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/mustafa_bio.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/mustafa_bio.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Muhamet","description":"Profesor Mustafa ligj\u00ebron Menaxhimin e Zhvillimit, Strategjit\u00eb dhe Politikat e Zhvillimit Ekonomik dhe ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb hartimin dhe menaxhimin e politikave publike. \u00cbsht\u00eb bashk\u00ebthemelues i Institutit Riinvest (1995) dhe sh\u00ebrbeu si kryetar deri n\u00eb vitin 2010. P\u00ebr dy mandate (2010-2017) ishte deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs (jo partiak) dhe kryesoi Komisionin p\u00ebr Zhvillim Ekonomik dhe Tregti dhe Industri. Aktualisht an\u00ebtar i lart\u00eb n\u00eb Institutin Riinvest."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/321"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3795"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10675,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795\/revisions\/10675"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3795"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}