{"id":3797,"date":"2018-11-14T12:33:01","date_gmt":"2018-11-14T10:33:01","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3797"},"modified":"2024-11-22T12:34:55","modified_gmt":"2024-11-22T10:34:55","slug":"taksa-per-produktet-serbe-patriotizem-apo-biznes-me-patriotizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/taksa-per-produktet-serbe-patriotizem-apo-biznes-me-patriotizem\/","title":{"rendered":"Taksa p\u00ebr produktet serbe, patriotiz\u00ebm apo biznes me patriotiz\u00ebm!?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Kaluan disa dit\u00eb nga vendosja e taks\u00ebs ndaj prodhimeve serbe, duke e respektuar g\u00ebzimin dhe entuziazmin patriotik t\u00eb secilit prej jush, prap\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb k\u00ebtij veprimi t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb ekonomike e cila ka p\u00ebr baz\u00eb p\u00ebrftimet\/humbjet e Kosov\u00ebs dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kosova importon diku rreth 400 milion euro produkte nga Serbia kurse eksporton vet\u00ebm rreth 35 milion, rast me t\u00eb cilin n\u00eb pjes\u00ebmarrje totale importi nga Serbia p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe t\u00eb importit. \u00a0Nga paslufta deri m\u00eb tani jan\u00eb realizuar shum\u00eb fushata t\u00eb cilat kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb importin dhe konsumin e importeve serbe, por edhe pas gjith\u00eb atyre thirrjeve dhe fushatave, prap\u00eb importet dhe produktet serbe mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. Fakti q\u00eb p\u00ebr 19 vite nuk kemi mundur t\u00eb largohemi nga produktet serbe tregon q\u00eb k\u00ebto produkte p\u00ebr nj\u00eb arsye ose tjet\u00ebr z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb ekziston nj\u00eb arsye konkurruese pse k\u00ebto produkte konsumohen nga kosovar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i b\u00ebn produktet serbe atraktive p\u00ebr tregun e Kosov\u00ebs: ndoshta konsumatori kosovar \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me brende t\u00eb prodhimeve serbe, ndoshta distributor\u00ebt e produkteve serbe kan\u00eb monopol n\u00eb distribuim, ndoshta produktet serbe kan\u00eb kualitet t\u00eb dob\u00ebt (jan\u00eb dhe kancerogjene), ndoshta kan\u00eb \u00e7mime t\u00eb lira, ndoshta subvencionohen nga shteti serb, ndoshta \u201cnj\u00eb dreq e di pse\u201d! Por t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye \u00a0\u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trajtohen ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe nuk jan\u00eb trajtuar me veprimin e fundit. Sidoqoft\u00eb ky \u00ebsht\u00eb realiteti dhe kjo prap\u00eb tregon q\u00eb produktet serbe jan\u00eb shum\u00eb konkurruese dhe nuk mund t\u00eb hiqen leht\u00eb nga tregu.<\/p>\n<p><strong>Taks\u00eb apo rritje e \u00e7mimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse e kemi tregun t\u00eb mbushur me produkte serbe, e n\u00ebse k\u00ebsaj i shtojm\u00eb edhe faktin q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndihmojn\u00eb shitjen dhe konsumimin e k\u00ebtyre produkteve si\u00e7 jan\u00eb kompanit\u00eb monopolistike ose vet\u00eb shteti i Serbis\u00eb, taksa prej 10% v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb diferenc\u00eb. E n\u00ebse vazhdohen t\u00eb konsumohen produktet serbe, at\u00ebher\u00eb shteti i Serbis\u00eb nuk do d\u00ebmtohej asnj\u00eb cent pasi q\u00eb taksen prej 10% edhe ashtu nuk e paguan shteti i Serbis\u00eb e as prodhuesit serb\u00eb por e paguajn\u00eb importuesit dhe distributor\u00ebt kosovar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt:<\/p>\n<p>&#8211; k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb taks\u00ebs do ta bartin tek rritja e \u00e7mimeve p\u00ebr konsumator, e me k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb d\u00ebmtohen konsumator\u00ebt e Kosov\u00ebs, dhe<\/p>\n<p>&#8211; n\u00ebse nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsine e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve at\u00ebher\u00eb distributor\u00ebt ose do t\u00eb ulin marzhat e fitimeve t\u00eb tyre ose \u00a0do t\u00eb mundohen t\u00eb bartin \u201chumbje\u201d duke rritur \u00e7mimet qoft\u00eb edhe tek produktet e tjera q\u00eb nuk jan\u00eb prodhime t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dy versionet, taks\u00ebn prej 10% do ta bartin konsumator\u00ebt kurse shteti i Serbis\u00eb nuk do te d\u00ebmtohet aspak.<\/p>\n<p><strong>Prodhimet z\u00ebvend\u00ebsuese vendore:<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr moskonsumimin e prodhimeve serbe \u00ebsht\u00eb duke krijuar konkurrenc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrmes forcimit t\u00eb ekonomis\u00eb kosovare dhe forcimit t\u00eb prodhuesve kosovar\u00eb. E kur flasim p\u00ebr kushtet e t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb mos i p\u00ebrmendim 100 arsye dhe pengesa q\u00eb prodhuesit kosovar\u00eb dhe investitor\u00ebt i kan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, barrierat e brendshme jan\u00eb m\u00eb problematike se vet\u00eb konkurrenca nga produktet serbe.<\/p>\n<p>Po i p\u00ebrmend vet\u00ebm disa probleme, t\u00eb cilat jan\u00eb duke i penguar prodhuesit kosovar\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke i favorizuar drejtp\u00ebrdrejt prodhimet serbe por edhe distributor\u00ebt e k\u00ebtyre prodhimeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em>Korrupsioni, Krimi dhe vjedhja, Evazioni fiskal dhe informaliteti, sistemi tatimor, Ngarkesat administrative, Ligjet dhe sistemi gjyq\u00ebsor, \u00e7mimi dhe Furnizimi me energji elektrike, \u00e7mimi i naft\u00ebs, Inkasimi i borxheve, Hara\u00e7i, Aft\u00ebsit\u00eb dhe arsimimi i pun\u00ebtor\u00ebve, etj. etj<\/em>. Ndaj krejt k\u00ebtyre barrierave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap parandalimi, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shkaktare i k\u00ebtyre problemeve.<\/p>\n<p>Sponzorizuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj politik\u00eb nuk jan\u00eb prodhuesit por jan\u00eb distributor\u00ebt (rrjetet e marketeve) q\u00eb jan\u00eb edhe importuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb prodhimeve serbe, dhe n\u00ebse dikush n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi ligjin at\u00ebher\u00eb mbi ligjin jan\u00eb distributor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shesin produkte me afate t\u00eb \u00a0skaduara, vjedhin energji elektrike, keqtrajtojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, mashtrojn\u00eb konsumator\u00ebt etj. Favorizimi i distributor\u00ebve t\u00eb produkteve serbe nga qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me favorizimin e vet\u00eb produkteve serbe.<\/p>\n<p>Kemi me dhjet\u00ebra raste kur investitor\u00ebt e huaj, jan\u00eb larguar nga Kosova pasi q\u00eb qeveria u ka k\u00ebrkuar \u201chara\u00e7\u201d, si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj viti 2018 \u00ebsht\u00eb viti me m\u00eb se paku investime t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb. Kosova n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb investitor\u00ebt e huaj, dhe duke i falimentuar bizneset e mir\u00ebfillta. N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahjes p\u00ebr prodhimin e produkteve vendore \u00a0dhe d\u00ebshtimit\u00a0<em><u>p\u00ebr t\u00eb ofruar ambient t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr biznes \u00e7ka do ta b\u00ebnte tregun atraktiv p\u00ebr hyrje t\u00eb reja dhe rritje t\u00eb konkurrenc\u00ebs<\/u>,<\/em>\u00a0kufizimi i importit nga cilido vend p\u00ebr qytetar\u00ebt e p\u00ebr \u00a0shtetin nuk \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim ekonomik por vet\u00ebm kufizim i tregut t\u00eb lir\u00eb, thellim i monopolizimit t\u00eb tregut, dhe rritje e \u00e7mimeve dhe kostos p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Prodhimet z\u00ebvend\u00ebsuese t\u00eb huaja:<\/strong><\/p>\n<p>Pra n\u00eb k\u00ebto rrethana kufizimi i importeve nga Serbia do t\u2019i hapte rrug\u00eb vet\u00ebm favorizimit t\u00eb prodhimeve t\u00eb importit nga shtetet e tjera, alternativat e vetme t\u00eb produkteve z\u00ebvend\u00ebsuese mbesin prodhimet e shteteve q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb shtrirje n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, dhe k\u00ebtu padyshim nd\u00ebr m\u00eb agresivet jan\u00eb prodhimet e shteteve si Maqedonia dhe Turqia.<\/p>\n<p>Taksa prej 10% mbi prodhime serbe, edhe pse dyshoj q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb ndaljen ose kufizimin e volumit t\u00eb prodhimeve serbe, efektin n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs sigurisht do ta ket\u00eb negativ sa i p\u00ebrket konkurrenc\u00ebs, ku n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb largimi i nj\u00eb konkurrenti nga tregu konsiston n\u00eb zvog\u00eblim t\u00eb numrit t\u00eb konkurrent\u00ebve n\u00eb treg, q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb konkurrent\u00ebve ekzistues manipulim m\u00eb t\u00eb madh me tregun si p.sh. rritje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr produktet e tyre, ulje t\u00eb kualitet t\u00eb produkteve t\u00eb tyre, rritje t\u00eb fitimeve \u00a0etj.; po e ilustroj \u2013\u00a0<em>p.sh. \u00a0produkti serb ka \u00e7mim 60 Euro, produkti maqedonas 62 Euro, n\u00eb rast t\u00eb t\u00ebrheqjes nga tregu i produktit serb me \u00e7mim prej 60 Euro, at\u00ebher\u00eb produkti maqedonas nuk ka arsye t\u00eb mbaj\u00eb \u00e7mimin e produktit 62 Euro por me leht\u00ebsi mund ta rris\u00eb \u00e7mimin n\u00eb 65 Euro ose m\u00eb lart, e nj\u00ebjta do t\u00eb vlente p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo rritjeje tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimeve si pasoj\u00eb e aplikimit t\u00eb taks\u00ebs 10%<\/em>. \u00a0Z\u00ebvend\u00ebsimi i produkteve duhet t\u00eb ndodh\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konkurrenc\u00ebs, ku shteti duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb sidomos duke ofruar leht\u00ebsi dhe duke favorizuar konkurrenc\u00ebn, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb duke kufizuar konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb tregut. Shteti duhet \u00a0ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb kujdeset q\u00eb \u00e7mimet e produkteve t\u00eb mos rriten pasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb rritej kostoja e jet\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebshkim i Serbis\u00eb apo nd\u00ebshkim i Kosov\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p><em><u>Nj\u00eb tregim komik \u00ebsht\u00eb si n\u00eb vijim: Nj\u00eb xhind i afrohet nj\u00eb njeriu dhe i thot\u00eb q\u00eb do t\u2019ia plot\u00ebsoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo d\u00ebshire me kusht q\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn d\u00ebshir\u00eb t\u00eb tij komshiut do t\u2019i plot\u00ebsohet dyfish d\u00ebshira, njeriu mendon mendon dhe n\u00eb fund thot\u00eb: \u201cM\u00eb hiq nj\u00eb dor\u00eb!\u201d, \u00a0\u201ce pse\u201d i thot\u00eb xhindi \u201c d\u00ebshiron ta heq\u00ebsh nj\u00eb dor\u00eb?\u201d \u201cSepse komshiut do t\u2019i hiqen dy duar\u201d &#8211; ia kthen njeriu!!<\/u><\/em><\/p>\n<p>As n\u00eb ekonomi dhe as n\u00eb politik\u00eb nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb logjika e d\u00ebmtimit t\u00eb tjetrit, por nj\u00eb logjik\u00eb e \u00a0p\u00ebrfitimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella dhe vetanake. Kosova edhe ashtu e ka nj\u00eb ekonomi t\u00eb pazhvilluar n\u00eb krahasim me vendet n\u00eb rajon dhe veprimet e pamenduara mir\u00eb e loj\u00ebrat me ekonomi p\u00ebr q\u00ebllime politike, nuk do duhej t\u00eb ishin opsion p\u00ebr politikb\u00ebr\u00ebsit. N\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra \u201cpatriotike\u201d duke e ndaluar tregtin\u00eb e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb Kosova do t\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje, \u00e7do kufizim i tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb ka kosto, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn ne nuk do t\u00eb ndaleshim vet\u00ebm me Serbin\u00eb por do t\u00eb aplikonim taksa edhe p\u00ebr shtete e tjera. Pra, q\u00eb Kosova do t\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebmtim ekonomik nga ky veprim \u00ebsht\u00eb e pamohuesh\u00ebm, por n\u00ebse d\u00ebmtimi ekonomik serb \u00ebsht\u00eb duke na interesuar m\u00eb shum\u00eb, at\u00ebher\u00eb me keqardhje ju them q\u00eb ndoshta, \u00a0ve\u00e7 ndoshta Serbia do t\u00eb d\u00ebmtohet shum\u00eb m\u00eb pak e ndoshta edhe hi\u00e7!<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta e dhimbshme!<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ku korrupsioni dhe klientelizmi \u00ebsht\u00eb pun\u00eb ditore e qeveris\u00eb at\u00ebher\u00eb krejt veprimi i vendosjes s\u00eb taks\u00ebs p\u00ebr prodhime serbe ka m\u00eb shum\u00eb sens duke analizuar p\u00ebrfitimet personale t\u00eb personave n\u00eb politik\u00eb:<\/p>\n<p>1. Qeveria do t\u00eb mbledh\u00eb m\u00eb shum\u00eb taska p\u00ebr ta financuar buxhetin shpenzues p\u00ebr vitin tjet\u00ebr<\/p>\n<p>2. Disa kompani partnere t\u00eb qeveritar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb produkte t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Turqis\u00eb ose shteteve t\u00eb tjera do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfitues direkt\u00eb<\/p>\n<p>3. Duke mos harruar dhe p\u00ebrfitimin n\u00eb vota t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb verb\u00ebrisht i besojn\u00eb k\u00ebsaj iniciative patriotike<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, qeveria ka zgjedhur q\u00eb p\u00ebrpara se ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguhet, pra ta ndihmoj\u00eb zhvillimin ekonomik kosovar, t\u00eb ndaloj\u00eb korrupsionin, dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma t\u00eb nevojshme, e ka bartur barr\u00ebn tek qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb me mir\u00ebqenien e tyre politikat ditore \u201cPatriotike\u201d q\u00eb sipas gjasave kan\u00eb prapavija korruptive.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kaluan disa dit\u00eb nga vendosja e taks\u00ebs ndaj prodhimeve serbe, duke e respektuar g\u00ebzimin dhe entuziazmin patriotik t\u00eb secilit prej jush, prap\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb k\u00ebtij veprimi t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb ekonomike e cila ka p\u00ebr baz\u00eb p\u00ebrftimet\/humbjet e Kosov\u00ebs dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Kosova importon diku rreth 400 milion euro produkte [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":65,"featured_media":10650,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1959,1958],"ppma_author":[74],"class_list":["post-3797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-produktet-serbe","tag-taksat"],"authors":[{"term_id":74,"user_id":65,"is_guest":0,"slug":"bujar-ejupi","display_name":"Bujar Ejupi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ejupi","first_name":"Bujar","description":"Bujar Ejupi \u00ebsht\u00eb ekonomist me p\u00ebrvoj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7are si konsulent n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, biznesit, marketingut dhe investimeve. Bujari ka qen\u00eb  z\u00ebvend\u00ebsdrejtor komercial n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa aktualisht \u00ebsht\u00eb menaxher i projekteve n\u00eb sektorin jo-qeveritar. Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe dy programe master, MA n\u00eb menaxhment dhe MSc n\u00eb Menaxhim t\u00eb Sh\u00ebrbimeve (Rochester Institute of Technology). Bujari \u00ebsht\u00eb autor i disa hulumtimeve ne fush\u00ebn ekonomike dhe angazhohet si ligj\u00ebrues dhe trajnues n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit dhe marketingut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/65"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3797"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10651,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3797\/revisions\/10651"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3797"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}