{"id":3799,"date":"2018-11-10T16:28:30","date_gmt":"2018-11-10T14:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3799"},"modified":"2024-12-17T16:35:42","modified_gmt":"2024-12-17T14:35:42","slug":"nuk-ka-normalizim-universal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/nuk-ka-normalizim-universal\/","title":{"rendered":"Nuk ka normalizim universal"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Me k\u00ebt\u00eb kolumn\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjem <a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/89765\/per-cfare-flasim-kur-flasim-per-normalizimin\/\">shkrimit t\u00eb Jet\u00ebs.<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Jeta,<\/p>\n<p>Mendoj se p\u00ebrpjekjet tua\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/o-cemu-govorimo-kada-pricamo-o-normalizaciji\/\">p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb normalizimi p\u00ebr ne jan\u00eb fisnike<\/a>, por n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb analizuar se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb nivel politik. Ti, si aktiviste, kultivon vlerat q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me sensibilitetin tim dhe k\u00ebto jan\u00eb vlerat q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsoj edhe kur vet\u00eb merrem me aktiviz\u00ebm. Megjithat\u00eb, k\u00ebto vlera jan\u00eb pak t\u00eb dobishme n\u00eb analiz\u00ebn e proceseve politike. N\u00ebse v\u00ebrejm\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb nuk i p\u00ebrshtaten veshjet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb moderne p\u00ebr t\u00eb cilat na bindin q\u00eb i veshin, t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb e ke argumentuar n\u00eb tekstin t\u00ebnd dhe n\u00eb t\u00eb cilin nuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar, e as p\u00ebr t\u00eb kontestuar, at\u00ebher\u00eb ne nuk mund ta p\u00ebrdorim verb\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb vlerash n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar motivet dhe synimet e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb filloja nga teza t\u00eb cil\u00ebs i ke kushtuar shum\u00eb v\u00ebmendje dhe q\u00eb un\u00eb e konsideroj si vendimtare n\u00eb kuptimin e sakt\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb po ndodh aktualisht midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, e ky \u00ebsht\u00eb fakti se interesat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm un\u00eb por edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish q\u00eb njoh do t\u00eb pajtoheshin me ty se interesat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb n\u00eb radar t\u00eb qeveris\u00eb serbe. Ve\u00e7an\u00ebrisht interesat e komunitetit serb n\u00eb veri nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr udh\u00ebheqjen serbe, pasi ata po i shesin pak nga pak, q\u00eb nga viti 2013, kur interesi yn\u00eb m\u00eb i madh &#8211; p\u00ebr t&#8217;u mos integruar n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs &#8211; u tradhtua. E ky interes u tradhtua me forc\u00eb dhe me zgjedhje t\u00eb parregullta, si\u00e7 e ke shpjeguar tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Por interesat tona nuk jan\u00eb vet\u00ebm lev\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime p\u00ebr qeverin\u00eb serbe. Me neve dhe t\u00eb drejtat tona dhe sigurin\u00eb manipulon ashtu si qeveria e Kosov\u00ebs edhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila, frikohet nga largimi yn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave q\u00eb d\u00ebshtimi praktik i ides\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb multietnike mund ta ket\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet e qart\u00eb kur merr parasysh faktin se vet\u00ebm<a href=\"https:\/\/kossev.info\/komesarijat-za-izbeglice-i-migracije-svega-5-interno-raseljenih-lica-sa-kosova-se-vratilo\/\">\u00a05% e serb\u00ebve dhe joshqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb<\/a>, q\u00eb u larguan nga Kosova n\u00eb vitin 1999 u kthyen, kur Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Verifikimin dhe Krahasimin e Pasuris\u00eb raporton se\u00a0<a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/stolen-homes-kosovo-struggles-with-wartime-property-seizures-05-22-2018\">96.86% ose 41.399 prona t\u00eb uzurpuara i p\u00ebrkasin serb\u00ebve<\/a>. Kur n\u00eb protestat kund\u00ebr serb\u00ebve t\u00eb Gjakov\u00ebs, nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb lindur n\u00eb 1994, e godet guri n\u00eb kok\u00eb sepse gjoja \u00ebsht\u00eb kriminel lufte, e kur t\u00eb kthyerit jan\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u larguar p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa konstatimi: \u201cse cil\u00ebsia e jet\u00ebs son\u00eb dhe interesat tona nuk jan\u00eb objekt i negociatave\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja p\u00ebr pyetjen pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Shpjegimi im \u00ebsht\u00eb si vijon.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq nuk do t\u00eb negocioj\u00eb vet\u00ebm interesat dhe t\u00eb drejtat e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin, sepse ai \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje e till\u00eb fillimisht nuk do t\u00eb zbatohet deri n\u00eb fund e pastaj nuk do t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se disa vjet. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga m\u00ebnyra sesi fillimisht Pakoja e Ahtisaarit nuk \u00ebsht\u00eb bartur plot\u00ebsisht n\u00eb legjislacionin e Kosov\u00ebs, e pastaj kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb respektuar plot\u00ebsisht; \u00ebsht\u00eb gjithashtu e qart\u00eb nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ligjin mbi trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, si dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shkelur ligjet p\u00ebr zonat e ve\u00e7anta t\u00eb mbrojtura, zbatimin jo t\u00eb duhur t\u00eb ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, anashkalimin e &#8220;shumic\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb&#8221; n\u00eb zgjerimin e mandatit t\u00eb FSK-s\u00eb, dhe s\u00eb fundi, moszbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria kosovare nuk ka prag t\u00eb toleranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pranuar \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje mbi t\u00eb drejtat e serb\u00ebve, &#8211; q\u00eb padyshim e d\u00ebshmojn\u00eb edhe rezultatet e anket\u00ebs s\u00eb KDI-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrmende n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pyetjes sime\u00a0<em>n\u00ebse shoq\u00ebria kosovare do ta pranonte m\u00eb leht\u00eb krijimin e Asociacionit ose shk\u00ebmbimin e territoreve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes,<\/em>\u00a0&#8211; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb do t\u00eb diskutohet vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ceremoniale.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq, i cili n\u00eb duart e tij mban njohjen e Kosov\u00ebs, nuk do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ndoshta do t\u00eb zbatohet dhe q\u00eb ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet. Ai tashm\u00eb ka fshir\u00eb serb\u00ebt nga numrat n\u00eb Kosov\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb vetme, t\u00eb kalkuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore, e vendosi veten n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb ideale p\u00ebr negociata. T\u00eb gjitha argumentet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, para bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs me sjelljen e tyre ndaj komunitetit serb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, 7 vjet e 8 muaj pas fillimit t\u00eb procesit n\u00eb t\u00eb cilin qe dashur t\u00eb diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet praktike dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve, neve kemi ardhur n\u00eb gjendjen p\u00ebr t\u00eb shikuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn zhveshur, e cila thot\u00eb se k\u00ebto negociata megjithat\u00eb jan\u00eb p\u00ebr territorin dhe menaxhimin e burimeve sepse mir\u00ebqenien e komunitetit askush nuk mund ta garantoj\u00eb. Kjo sigurisht shkon kund\u00ebr t\u00eb gjitha vlerave t\u00eb mia personale, por kjo nuk do ta ndryshoj\u00eb situat\u00ebn faktike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e shikoj at\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh prapa skenave t\u00eb atyre q\u00eb dikur ishin negociatat n\u00eb Bruksel dhe, pasi e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb, un\u00eb do t&#8217;i p\u00ebrgjigjem pyetjes t\u00ebnde se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb normalizimi p\u00ebr mua, edhe pse jam e vet\u00ebdijshme se kushtet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, normalizimi \u00ebsht\u00eb respektim i plot\u00eb dhe i p\u00ebrpikt\u00eb i t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave ekzistuese t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kthimi i q\u00ebndruesh\u00ebm i t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb zhvendosur dhe t\u00eb cil\u00ebt ende jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt, kthimi i t\u00eb gjitha pasurive private t\u00eb uzurpuara, autonomi e plot\u00eb e komunitetit serb n\u00eb administrimin e institucioneve arsimore dhe institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe eksterritorialitet dhe respekt i plot\u00eb i autonomis\u00eb dhe pron\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00ebse e gjith\u00eb kjo do t\u00eb ndodhte n\u00eb let\u00ebr, vet\u00ebm mohimi i njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb do t\u00eb garantonte se Kosova do t\u2019i p\u00ebrmbahej marr\u00ebveshjes. Natyrisht k\u00ebt\u00eb, pala e Kosov\u00ebs nuk do ta pranonte sepse nuk ka kurrfar\u00eb interesi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr, arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se kjo do t\u00eb respektohej pas njohjes potenciale nuk ka. Dhe kjo p\u00ebrs\u00ebri e kthen Serbin\u00eb n\u00eb pozicionin fillestar t\u00eb pal\u00ebs q\u00eb nuk ka interes, prandaj e p\u00ebrs\u00ebris, t\u00eb gjitha k\u00ebto tema mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb, por jo thelbi i marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vizitave t\u00eb Vu\u00e7iqit dhe Tha\u00e7it n\u00eb veri, por edhe dinamik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, un\u00eb gj\u00ebrat i shoh shum\u00eb thjesht. Vu\u00e7iqi, si\u00e7 e ke p\u00ebrshkruar sakt\u00eb, me fjalimin e tij hibrid u mundua t\u2019i drejtohet audienc\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb mundshme, ky ishte nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr nacionalist\u00ebt, edhe p\u00ebr patriot\u00eb, edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, edhe p\u00ebr serb\u00ebt nga Kosova edhe p\u00ebr t\u00eb huajt. Mesazhi i tij i shprehur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr disa audienca ishte se ai kishte \u00e7mimin e tij p\u00ebr marr\u00ebveshjen, dhe i mbetet t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb vendosin n\u00ebse do ta paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 2008, duket se fitimi i njohjes nga Serbia \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb duart e Kosov\u00ebs. Publiku i Kosov\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimi ndaj marr\u00ebveshjes s\u00eb Vu\u00e7iqit dhe Tha\u00e7it, ironikisht, paraqet penges\u00ebn e fundit p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi afatgjat\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vizit\u00ebn e Tha\u00e7it e shoh si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga protesta e opozit\u00ebs q\u00eb u organizua at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. M\u00eb pyete n\u00ebse e kisha p\u00ebrsh\u00ebndetur: jo, nuk e p\u00ebrsh\u00ebndeta Tha\u00e7in, nuk kam respekt p\u00ebr karakterin dhe veprat e tij.<\/p>\n<p>Ke th\u00ebn\u00eb se konsideron se &#8220;marr\u00ebveshja paq\u00ebsore&#8221; t\u00eb cil\u00ebn Tha\u00e7i dhe Vu\u00e7iq e shpall\u00ebn n\u00eb Austri \u00ebsht\u00eb larg realitetit.<em>\u00a0Pal\u00ebt ende duken larg piktur\u00ebs s\u00eb Alpbach,<\/em>\u00a0&#8211; ke shkruar. Nuk pajtohem q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Tha\u00e7it dhe Vu\u00e7iqit jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara. Synimet e tyre, sigurisht, hasin n\u00eb pengesa t\u00eb caktuara dhe kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr shtyrjen e takimeve t\u00eb shumta. Nga pik\u00ebpamja ime, Tha\u00e7i n\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe, sepse p\u00ebrve\u00e7 kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb huaj ndaj ides\u00eb s\u00eb demarkacionit ka edhe t\u00eb brendsh\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Shpresoj se me k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, por t\u00eb qart\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur pyetjeve tua, nd\u00ebrsa k\u00ebtu do t\u2019i l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ??vetes p\u00ebr t\u00eb diskutuar at\u00eb q\u00eb ishte edhe tema jon\u00eb primare, dhe t\u00eb cil\u00ebn e ke prekur edhe ti, pajtimin dhe ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>At\u00eb \u00e7far\u00eb nuk elaborova n\u00eb adresimin tim t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ty jan\u00eb dallime t\u00eb vogla, por esenciale semantike midis fjal\u00ebs &#8220;paqe&#8221; dhe &#8220;pajtim&#8221;. P\u00ebrderisa ajo t\u00eb cil\u00ebn synojn\u00eb (me shpres\u00eb!) udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;paqja&#8221; &#8211; k\u00ebtu do ta definoja si munges\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs me minimumin e toleranc\u00ebs sociale &#8211; &#8220;pajtimi&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar dhe sublime e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe institucioneve arsimore. Vet\u00ebm n\u00ebse vijm\u00eb t\u00eb pajtimi do t\u00eb kemi garanci p\u00ebr paqe afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse do t\u00eb ishte ideale q\u00eb pajtimi, ballafaqimi, k\u00ebrkim falja t\u00eb vijn\u00eb para marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes, p\u00ebr fat t\u00eb keq, konsideroj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb reale, jo n\u00eb gjenerat\u00ebn ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb e them pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb lider\u00ebve q\u00eb kan\u00eb krijuar dy shoq\u00ebrit\u00eb. Sado q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb ngjeth\u00ebs, ata jan\u00eb pasqyr\u00eb e shoq\u00ebrive tona, t\u00eb k\u00ebqij tamam aq sa dy shoq\u00ebrit\u00eb mund t\u00eb durojn\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se evidente, mund t\u00eb durojm\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gjithsesi nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ardhur te pajtimi, por nuk duhet t\u2019i ngat\u00ebrrojm\u00eb me veprimtarin\u00eb politike t\u00eb ministrit t\u00eb informimit t\u00eb Millosheviqit, t\u00eb njohur me gjuh\u00ebn e nxitjes s\u00eb urrejtjes dhe kolegut t\u00eb tij, personit q\u00eb nd\u00ebrlidhin me krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr mua ekzistojn\u00eb dy procese t\u00eb ndara t\u00eb normalizimit, ai t\u00eb cilin e udh\u00ebheqin lider\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr interesa politike, dhe ai t\u00eb cilin duhet ta udh\u00ebheq\u00eb shoq\u00ebria civile dhe institucionet arsimore. Kjo e dyta \u00ebsht\u00eb sfera e veprimit t\u00ebnd dhe timit, por nuk mendoj se pa nj\u00eb kuptim t\u00eb detajuar t\u00eb levave t\u00eb normalizimit politik, ne nuk mund t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate n\u00eb pajtim.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se un\u00eb k\u00ebtu kam parashtruar tez\u00ebn se pengesa p\u00ebr normalizimin politik n\u00eb an\u00ebn kosovare \u00ebsht\u00eb se shoq\u00ebria kosovare nuk ka prag t\u00eb toleranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pranuar \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje lidhur me t\u00eb drejtat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, arsyeja pse Vu\u00e7iq i ka braktisur interesat e komunitetit serb n\u00eb procesin e negociatave,\u00a0<em>sipas teje, cila \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe n\u00eb qasjen e pal\u00ebs serbe n\u00eb procesin e normalizimit politik<\/em>. Natyrisht, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb kontestosh tez\u00ebn time p\u00ebr penges\u00ebn ndaj normalizimit politik nga pala kosovare, t\u00eb gjitha kund\u00ebrargumentet jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre pyetjeve, shpresoj se do t\u00eb arrijm\u00eb deri t\u00eb nj\u00eb rekomandim se \u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha aktiviteteve q\u00eb synojn\u00eb pajtimin.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>Sbunker e boton k\u00ebt\u00eb kolumne t\u00eb p\u00ebrkthyer dhe t\u00eb botuar n\u00eb origjinal nga portali\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/\">KoSSev.<\/a>\u00a0Ky portal,\u00a0me mb\u00ebshtetjen e Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin, nis rubrik\u00ebn e re Millica dhe Jeta, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb faqes Dialogu. Aktivist\u00ebt civile Millica Andriq nga Zubin Potoku dhe Jeta Krasniqi nga Prishtina do t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb q\u00ebndrimet rreth \u00e7\u00ebshtjeve aktuale t\u00eb popullit serb dhe shqiptar dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00eb muajt n\u00eb vijim. Rubrika publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit &#8220;P\u00ebrkrahja n\u00eb krijimin e lidhjeve shoq\u00ebrore dhe mbrojtjes s\u00eb pakicave n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;. Mendimet dhe q\u00ebndrimet e shprehura paraqesin mendimet e vet\u00eb autoreve dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e redaksis\u00eb s\u00eb KoSSev-it dhe donator\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga gjuha serbe tekstin e p\u00ebrktheu:\u00a0Bruno Neziraj<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kossev.info\/ne-postoji-univerzalna-normalizacija\/\">https:\/\/kossev.info\/ne-postoji-univerzalna-normalizacija\/<\/a><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me k\u00ebt\u00eb kolumn\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjem shkrimit t\u00eb Jet\u00ebs. Jeta, Mendoj se p\u00ebrpjekjet tua\u00a0p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb normalizimi p\u00ebr ne jan\u00eb fisnike, por n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb analizuar se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb nivel politik. Ti, si aktiviste, kultivon vlerat q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me sensibilitetin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":306,"featured_media":11327,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ppma_author":[318],"class_list":["post-3799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"authors":[{"term_id":318,"user_id":306,"is_guest":0,"slug":"milica-andric","display_name":"Milica Andri\u0107 Raki\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/iLH2doWB_400x400.jpg"},"user_url":"","last_name":"Andri\u0107 Raki\u0107","first_name":"Milica","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/306"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3799"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11328,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3799\/revisions\/11328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3799"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}