{"id":3805,"date":"2018-10-23T10:49:02","date_gmt":"2018-10-23T08:49:02","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3805"},"modified":"2024-11-15T13:24:11","modified_gmt":"2024-11-15T11:24:11","slug":"ligji-per-sherbimin-e-jashtem-te-republikes-se-kosoves-dhe-zbatimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ligji-per-sherbimin-e-jashtem-te-republikes-se-kosoves-dhe-zbatimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zbatimin e tij"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Republika e Kosov\u00ebs, si aktor relativisht i ri n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb orvatur q\u00eb ta imponoj\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrmes politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe mekanizmave t\u00eb saj. Politika e jashtme shpesh shihet si nj\u00eb koncept m\u00eb abstrakt dhe m\u00eb i larg\u00ebt me qytetarin, vler\u00ebsuar me konceptet tjera qeveris\u00ebse. Gjithsesi, nj\u00ebra nd\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb e b\u00ebn politik\u00ebn e jashtme praktike \u00ebsht\u00eb Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm dhe fush\u00ebveprimtaria e tij, q\u00eb parimisht definohet nga nj\u00eb ligj q\u00eb e b\u00ebn politik\u00ebn e jashtme t\u00eb zbatueshme. Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb mekanizmi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shtetin dhe implementon politik\u00ebn e jashtme t\u00eb nj\u00eb shteti n\u00eb raport me aktor\u00ebt tjer\u00eb. Duke analizuar veprimtarin\u00eb nj\u00ebdekad\u00ebshe t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb thuhet se pavar\u00ebsisht shum\u00eb defi\u00e7iteve qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb apo organizim, ky sh\u00ebrbim ka arritur q\u00eb t\u00eb konsolidohet institucionalisht dhe ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka nj\u00eb sfid\u00eb atipike krahasuar me sh\u00ebrbimet e vendeve tjera. Kjo sepse p\u00ebrpos sfid\u00ebs p\u00ebr konsilidimin profesional t\u00eb Sh\u00ebrbimit, p\u00ebrballet edhe me pengesat e konsilidimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, rrjedhimisht \u00ebsht\u00eb Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm q\u00eb kontribon n\u00eb konsolidimin e sovranitetit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nevoja p\u00ebr konsilidim t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon edhe nj\u00eb qasje m\u00eb proaktive t\u00eb politk\u00ebs s\u00eb jashtme kosovare \u2013 pashmangshm\u00ebrisht k\u00ebtu vihet n\u00eb pah veprimtaria e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm, si porta kryesore q\u00eb e lidh\u00eb Kosov\u00ebn me shtetet tjera dhe organizatat e huaja. V\u00ebshtruar nga ky aspekt,\u00a0<a href=\"http:\/\/pips-ks.org\/?page_id=23&amp;lang=sq\">Instituti p\u00ebr Studime Politike i Prishtin\u00ebs, (PIPS)<\/a>\u00a0ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politikash q\u00eb jep nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjendjes aktuale t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn duke u fokusuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen dhe struktur\u00ebn e Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm por edhe zbatimin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb raportin prej dy shtyllave kryesore; Mandati dhe fush\u00ebveprimi formal i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm: Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm si dhe Zbatimi i Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm: Funksionimi i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm, PIPS artikulon problematikat teknike dhe politike t\u00eb Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm, dhe funksionimit t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Hulumtimi v\u00eb n\u00eb pah nevojat p\u00ebr reforma q\u00eb nga ato urgjente e deri tek ato afatmesme dhe afatgjata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Mandati dhe fush\u00ebveprimi formal i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm: Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb baza kryesore ligjore q\u00eb rregullon funksionimin e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme si t\u00ebr\u00ebsi. Politika e Jashtme nuk funksionon si nj\u00eb fush\u00eb autonome e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, kompleksiteti i saj p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb vendimmarrje edhe shum\u00eb entitete poltike dhe ligjore. K\u00ebsisoj, kushtetuta parasheh kompetenca p\u00ebr Kuvendin, Presidentin dhe Qeverin\u00eb e Kryeministrin lidhur me politik\u00ebn e jashtme dhe funksionimin e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm (SHJ). Kuvendi i Kosov\u00ebs mbik\u00ebqyr politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, nd\u00ebrsa Presidenti udh\u00ebheq politik\u00ebn e jashtme dhe e zbaton at\u00eb, n\u00eb konsultim me Kryeministrin.\\<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 30 janar 2009 nd\u00ebrsa para tij dy ligje t\u00eb tjera q\u00eb prekin funksionimin e ShJ: Ligji p\u00ebr MPJ-n\u00eb dhe Sh\u00ebrbimin Diplomatik (LMPJShD dhe Ligji p\u00ebr sh\u00ebrbimin konsullor (LShK). Ky ligj \u00a0p\u00ebrmban 39 nene, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb kapituj kryesor\u00eb. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji parasheh t\u00eb rregulloj\u00eb tri aspekte lidhur me ShJ: veprimtarin\u00eb e tij; organizmin, bashk\u00ebrendimin dhe funksionimin e organeve t\u00eb tij; dhe statusin e personelit t\u00eb misioneve diplomatike. Th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ky ligj trason rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur nga SHJ. Duhet cekur se me reform\u00ebn aktuale ligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur, MPJ ka hartuar nj\u00eb draft ligj ku t\u00eb dy ligjet shkrihen n\u00eb nj\u00eb (LSHJ dhe LMPJShD).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">PIPS me an\u00eb t\u00eb raportit t\u00eb tij konkludon se LSHJ l\u00eb paqart\u00ebsi lidhur me subjektet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar ta zbatojn\u00eb at\u00eb. Ndon\u00ebse ligji sqaron mir\u00eb q\u00ebllimin e tij, ajo cfar\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsia e fush\u00ebveprimit, pra p\u00ebrgjigjja n\u00eb pyetjen: \u201cP\u00ebr k\u00eb vlen ligji?\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr hap\u00ebsirat ligjore. Analiza ofron rekomandime konkrete q\u00eb n\u00eb nenin mbi q\u00ebllimin t\u00eb specifikohet q\u00eb ligji synon gjithashtu t\u00eb rregulloj\u00eb dhe \u00a0t\u00eb vendos\u00eb parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb funksionimit t\u00eb ShJ; funksionet e ShJ dhe t\u00eb misioneve t\u00eb tij si organe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme; themelimin, riorganizimin dhe shuarjen e misioneve t\u00eb ShJ; funksionet e organeve t\u00eb tjera t\u00eb MPJ-s\u00eb, si dhe institutioneve tjera shtet\u00ebrore ku p\u00ebrfshihen kompetencat e Kuvendit, Presidentit, dhe te Qeveris\u00eb e Kryeministrit lidhur me em\u00ebrimet, shkarkimet dhe l\u00ebvizjet tjera t\u00eb nepun\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebrbimit, n\u00eb kontekstin e SHJ p\u00ebrfshir\u00eb kompetencat lidhur me SHJ; t\u00eb gjitha aspektet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me n\u00ebpun\u00ebsit e ShJ, p\u00ebrkat\u00ebsisht parimet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr ushtrimin e funksioneve t\u00eb tyre, l\u00ebvizjen e tyre brenda sh\u00ebrbimit, dhe statusin e t\u00eb drejtat e tyre; dhe bashk\u00ebpunimin dhe koordinimin me institucionet e tjera shtet\u00ebrore (Kuvendin, Presidentin, Qeverin\u00eb, ministrit\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera) p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb ciklit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Duke par\u00eb paqart\u00ebsin\u00eb dhe ambiguitetin e fush\u00ebveprimit raporti rekomandon q\u00eb kjo pjes\u00eb e ligjit t\u00eb plot\u00ebsohet me nj\u00eb nen q\u00eb p\u00ebrcakton fush\u00ebveprimin e ligjit, duke specifikuar se ai krijon t\u00eb drejta dhe detyrime p\u00ebr institucionet q\u00eb kan\u00eb kompetenca me kushtetut\u00eb lidhur me fush\u00ebveprimin e SHJ (Kuvendi, Presidenti, Kryeministri), MPJ-n\u00eb, organet e sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00ebpun\u00ebsit e organeve t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, ministri dhe institutcionet tjera q\u00eb zhvillojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb politika n\u00eb sektor\u00eb specifik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Tutje, p\u00ebrkufizimet dhe termat q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb Ligjin p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm ndahen n\u00eb dy grupe: atyre t\u00eb strukturave e autoriteteve institucionale dhe ato t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb SHJ. Ajo \u00e7far\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb termat e p\u00ebrdorura, n\u00eb at\u00eb se \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebson secili . Hulumtimi i PIPS artikulon dhe rekomandon q\u00eb disa terma q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ligj t\u00eb ndryshohen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qart\u00ebsi rreth pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb SHJ. Termat \u2018an\u00ebtar\u00ebt e personelit t\u00eb misionit\u2019 dhe \u2018an\u00ebtar\u00ebt e sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm\u2019 t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me termin \u2018n\u00ebpun\u00ebs i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm\u2019, i cili duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat e pun\u00ebsuar n\u00eb misionet e ShJ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb karakteristik\u00eb tjet\u00ebr e SHJ \u00ebsht\u00eb fragmentarizimi ligjor q\u00eb krijon nj\u00eb lloj jokoherenc\u00eb \u00a0dhe mosplanifikim t\u00eb duhur t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Shikuar nga ky priz\u00ebm analiza rekomandon q\u00eb t\u00eb gjitha dispozitat lidhur me \u2018misionet e Sh\u00ebrbimit Diplomatik\u2019 t\u00eb barten n\u00eb Ligjin p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm, nd\u00ebrsa \u00a0Ligji p\u00ebr Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Sh\u00ebrbimin Diplomatik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb rregulloj\u00eb vet\u00ebm funksionimin e MPJ-s\u00eb. M\u00eb tej vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb e panevojshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret termi \u2018sh\u00ebrbimi diplomatik\u2019 pasi q\u00eb sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb LSHJ nuk ekziston si sh\u00ebrbim brenda SHJ, sepse misionet diplomatike dhe ato konsullore jan\u00eb pjes\u00eb e SHJ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Procesi i vendimmarrjes dhe kriteret p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit e sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb domosdo p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e sh\u00ebrbimit dhe aplikimit t\u00eb LSHJ-s\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rekomandohet q\u00eb dispozita ligjore t\u00eb jet\u00eb e obligueshme sa i p\u00ebrket em\u00ebrimeve, shkarkimeve t\u00eb stafit t\u00eb SHJ, hapjes, mbylljes dhe riorganizimit t\u00eb misioneve duke rregulluar kriteret baz\u00eb. Nj\u00eb mang\u00ebsi q\u00eb ngjan\u00eb \u00ebsht\u00eb fragmentarizimi strukturor n\u00eb rregullimin e t\u00eb gjitha aspekteve t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb ShJ, prandaj t\u00eb gjitha k\u00ebto dispozita duhet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbi n\u00ebpun\u00ebsit e ShJ-s\u00eb. Rregullimi i vagullt sa i p\u00ebrket funksionimit t\u00eb SHJ-s\u00eb, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb tepruar politike, gj\u00eb e cila, sipas k\u00ebsaj analize p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga sfidat kryesore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Zbatimi i Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm: Funksionimi i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Korniza e politikave trason dhe cakton prioritetet q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm (SHJ) do t\u00eb ndjekin p\u00ebrgjat\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme. MPJ dhe SHJ si pjes\u00eb e saj p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb organizative m\u00eb komplekse sesa institucioneve tjera q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb integruar. Prandaj edhe funksionimi i tyre k\u00ebrkon nj\u00eb adaptim t\u00eb kornizes politike dhe ligjore q\u00eb trajton struktur\u00ebn, fush\u00ebveprimin dhe q\u00ebllimet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Aktualisht Republika e Kosov\u00ebs e zbaton politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme bazuar n\u00eb dy dokumente kryesore: Programin e Qeveris\u00eb 2017 \u2013 2021 (PQ), si korniz\u00eb afatmesme, dhe Planin Vjetor t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb (PVPQ), si korniz\u00eb afatshkurt\u00ebr. Analiza e PIPS rekomandon q\u00eb Rregullores s\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm RrShj t\u2019i shtohet nj\u00eb dispozit\u00eb e cila do t\u00eb obligonte MPJ-n\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb dhe proces planifikimi vjetor t\u00eb detyrush\u00ebm p\u00ebr misionet e ShJ. Nj\u00eb korniz\u00eb e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb merrte form\u00ebn e nj\u00eb Plani Korniz\u00eb Vjetor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si korniz\u00eb orientuese p\u00ebr misionet. Rrjedhimisht kjo do t\u00eb leht\u00ebsonte monitorimin e performanc\u00ebs dhe vler\u00ebsimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb misioneve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Analiza nxjerr n\u00eb siperfaqe prioritet afatgjata t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb cilat jan\u00eb: forcimi i subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, integrimi euro-atlantik dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OKB dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, jo pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbesin edhe prioritetet sektoriale t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb definuara n\u00eb korniz\u00ebn institucionale t\u00eb SHJ dhe variojn\u00eb q\u00eb nga riorganizimi i MPJ-s\u00eb, avancimi i Akademis\u00eb Diplomatike si dhe fuqizimi i organeve t\u00eb MPJ-s\u00eb q\u00eb merren me sh\u00ebrbime konsullore. Raporti v\u00eb n\u00eb theks rend\u00ebsin\u00eb e Akademis\u00eb diplomatike, ku rekomandohet fuqizimi i mandatit t\u00eb saj, respektivisht funksionimi i saj t\u00eb rregullohet me rregullore t\u00eb Qeveris\u00eb dhe jo vet\u00ebm t\u00eb MPJ-s\u00eb sic \u00ebsht\u00eb aktualisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Tutje, n\u00eb korniz\u00ebn ligjore, t\u00eb polikave dhe asaj institucionale konsiderohet se politika e jashtme duhet te fokusohet m\u00eb seriozisht n\u00eb prioritete si reforma ligjore e MPJ-s\u00eb dhe ShJ, konsilidimi i disa misioneve diplomatike, hartimi i strategjis\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme, digjitalizimi i administrat\u00ebs, pofesionalizmi i stafit dhe vendosja e meritokracis\u00eb, ristrukturimi i brendsh\u00ebm i MPJ-s\u00eb si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i koordinimit nd\u00ebrinstitucional, MPJ dhe institucionet tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sfid\u00eb e vazhdueshme mbetet partizimi i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb krijon pengesa dhe mang\u00ebsi n\u00eb funksionimin profesional t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Madje nuk \u00ebsht\u00eb arrituar kuota p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 50% diplomat\u00eb karriere, e cila bie ndesh me ligjin. Gjithashtu \u00a0nga shtat\u00eb Konsuj t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebsht\u00eb diplomat karriere, pa\u00e7ka se natyra e pozitave t\u00eb tyre k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jen\u00eb diplomat\u00eb karriere. P\u00ebr shp\u00ebrndarjen e sh\u00ebrbimeve diplomatike supozohet q\u00eb Ambasada dhe Konsullata e P\u00ebrgjithshme t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ngjan q\u00eb n\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb rast, t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb akredituara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Spiralja e problematikave kundruall politik\u00ebs s\u00eb jashtme kosovare shtohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur merren parasysh sfidat si mosnjohja nga shtetet me ndikim, si dhe kontestimi dhe mosnjohja e vazhdueshme nga Serbia, mungesa e nj\u00eb strategjie afatgjate p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme, politizimi i SHJ dhe mungesa e mekanizmave p\u00ebr depolitizimin e tij, amullia dhe ambiguiteti ne dispozitat ligjore rreth SHJ, jan\u00eb disa nga pikat q\u00eb raporti i trajton dhe artikulon rekomandime p\u00ebrkat\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr adresimin e tyre Instituti p\u00ebr Studime Politike i Prishtin\u00ebs thekson nevoj\u00ebn e reformave q\u00eb nga ajo p\u00ebr legjislacion e politika, hartimin e strategjis\u00eb, reformat n\u00eb nivel operacional dhe ristrukturim t\u00eb MPJ-s\u00eb, reformim t\u00eb sistemit t\u00eb pagave, p\u00ebrcaktimin e barasvler\u00ebs s\u00eb grad\u00ebs q\u00eb n\u00ebnkupton rikthimin e diplomat\u00ebve n\u00eb MPJ p\u00ebrkitazi me grad\u00ebn q\u00eb e kan\u00eb; deri te reformat p\u00ebr konsilidimin e Akademis\u00eb Diplomatike. Konsilidimi i mir\u00ebfillt\u00eb i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm do t\u00eb thot\u00eb edhe hap tutje n\u00eb konsilidimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe zbatimit t\u00eb politik\u00ebs, rrjedhimisht shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>P\u00ebrfundime<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ligji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm ka kuptim\u00ebsi dy dimensionale n\u00eb raport me Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm dhe politik\u00ebn e jashtme. Ky ligj \u00ebsht\u00eb koncept dhe instrument i qeverisjes. V\u00ebshtruar si koncept, ai sh\u00ebrben p\u00ebr zbatimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila n\u00eb vetvete akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb faza t\u00eb hershme t\u00eb form\u00ebsimit dhe zhvillimit, dhe si e till\u00eb akoma deri diku abstrakte. Shikuar si instrument i qeverisjes, ai vendos kornizat dhe rregullat e funksionimit t\u00eb nj\u00eb strukture institucionale unike, e cila formalisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e MPJ-s\u00eb, si struktur\u00eb organizative, por q\u00eb nd\u00ebrvepron me institucione t\u00eb tjera n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme. Ky dy dimensionalitet e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb vler\u00ebsimin dhe mbik\u00ebqyrjen e zbatimit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ligji m\u00eb tep\u00ebr i takon natyr\u00ebs organizative dhe teknike, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndihmon shum\u00eb m\u00eb pak n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb koncepti dhe modelit t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm si natyr\u00eb komplekse institucionale p\u00ebr implementimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shtetet tjera dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Paqart\u00ebsia e fush\u00ebveprimit t\u00eb k\u00ebtij ligji p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mang\u00ebsi kapitale, duke marr\u00eb parasysh shum\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb zbatimin e tij. Gjithashtu instrumentet dhe dispozitat n\u00ebnligjore jan\u00eb t\u00eb paqarta sa vet\u00eb ligji.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo analiz\u00eb e politikave konkludon, si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebrgjat\u00eb raportit, se ka nd\u00ebrhyrje t\u00eb tepruar politike n\u00eb funksionimin e SHJ. Ky ndikim derivon nga mang\u00ebsia n\u00eb planifikim dhe munges\u00eb e rregullave t\u00eb qarta t\u00eb funksionimit, si dhe menaxhimit t\u00eb dob\u00ebt q\u00eb l\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ndikime. Raporti vler\u00ebson se ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb qasjeje praktike dhe sistemike t\u00eb zhvillimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme sipas kornizave institucionale. S\u00eb k\u00ebndejmi ekziston edhe nj\u00eb nivel i lart\u00eb i joformalitetit n\u00eb vendimmarrje n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto mang\u00ebsi pengojn\u00eb krijimin e nj\u00eb Sh\u00ebrbimi t\u00eb Jasht\u00ebm profesional, i cili do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte interesat e shtetit dhe vlerat e shoq\u00ebris\u00eb kosovare n\u00eb bot\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">&#8212;&#8212;-<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e hulutmimit t\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/pips-ks.org\/?page_id=23&amp;lang=sq\">PIPS\u00a0<\/a>mbi \u201cLigji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zbatimin e tij\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Hulumtimi i plot\u00eb\u00a0<em><strong>\u201cLIGJI MBI SH\u00cbRBIMIN E JASHT\u00cbM t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zbatimi i tij\u201d<\/strong><\/em>\u00a0mund t\u00eb lexohet n\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/pips-ks.org\/wp-content\/uploads\/publications\/sq\/728122282_Hulumtimi_Ligji_mbi_Sherbimin_e_Jashtme_dhe_zbatimi_i_tij.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Republika e Kosov\u00ebs, si aktor relativisht i ri n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb orvatur q\u00eb ta imponoj\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrmes politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe mekanizmave t\u00eb saj. Politika e jashtme shpesh shihet si nj\u00eb koncept m\u00eb abstrakt dhe m\u00eb i larg\u00ebt me qytetarin, vler\u00ebsuar me konceptet tjera qeveris\u00ebse. Gjithsesi, nj\u00ebra nd\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":443,"featured_media":10391,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[1017],"class_list":["post-3805","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":1017,"user_id":443,"is_guest":0,"slug":"arber-fetahu","display_name":"Arber Fetahu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg"},"user_url":"","last_name":"Fetahu","first_name":"Arber","description":"Arb\u00ebr Fetahu \u00ebsht\u00eb  i diplomuar MA n\u00eb Studime Globale\/Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Missourit, SHBA si pjes\u00eb e Programit t\u00eb Udh\u00ebheqjes Transformuese t\u00eb USAID-it. Studimet BA p\u00ebr shkenca politike i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka punuar si  Hulumtues n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike \u2013 GLPS.Puna e tij ka qen\u00eb  e fokusuar kryesisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, integrimin evropian dhe qeverisjen. Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb  autor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analizave dhe ka bashk\u00ebpunuar me think-tank europian\u00eb si European Council on Foreign Relations - ECFR, Aspen Institute n\u00eb Gjermani dhe Clingendael n\u00eb Holand\u00eb. Aktualisht punon si Koordinator i Granteve n\u00eb Fondacionin Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile \u2013 KCSF. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/443"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3805"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10392,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3805\/revisions\/10392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3805"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}