{"id":3825,"date":"2019-04-15T09:05:12","date_gmt":"2019-04-15T07:05:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3825"},"modified":"2024-11-14T16:00:21","modified_gmt":"2024-11-14T14:00:21","slug":"pse-duhet-te-gezohemi-qe-shqiperia-mbledh-ende-pak-te-ardhura-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/pse-duhet-te-gezohemi-qe-shqiperia-mbledh-ende-pak-te-ardhura-publike\/","title":{"rendered":"Pse duhet t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb Shqip\u00ebria mbledh ende pak t\u00eb ardhura publike?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb nd\u00ebr indikator\u00ebt q\u00eb trumpetohet shpesh si d\u00ebshmi e suksesit n\u00eb qeverisje \u00ebsht\u00eb kapaciteti i mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave publike. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse formalisht i p\u00ebrkasin t\u00eb djatht\u00ebs apo t\u00eb majt\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri ekonomist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm i takojn\u00eb kryesisht mentalitetit intervencionist t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb fokusuar tek k\u00ebrkesa. P\u00ebr ta dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb opinionit publik, rritja ekonomike gjenerohet prej qeveris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ata hamend\u00ebsojn\u00eb se duke mbledhur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura qeverit\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shpenzime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha publike e n\u00ebp\u00ebrmjet tyre t\u00eb zhvillojn\u00eb ekonomin\u00eb. Ky pretendim i fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb vet\u00ebvete problematik e ha shum\u00eb diskutim e mospajtim ideologjik. Megjithat\u00eb thelbi ku dua t\u00eb dal \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb lloj konsensusi dominues q\u00eb e sheh si sukses t\u00eb qeveris\u00eb shtimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhetin e shtetit n\u00eb p\u00ebrqindje p\u00ebrkundrejt Produktin e Brendsh\u00ebm Bruto, pa e vrar\u00eb mendjen se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto para.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar qeveria aktuale e proklamoi si nj\u00eb sukses t\u00eb madh faktin q\u00eb do t\u00eb kishte zgjerim t\u00eb nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave totale publike p\u00ebrkundrejt viteve pararend\u00ebs. Konkretisht qeveria \u00ebsht\u00eb krenuar se k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb kapur nivelin 27.8% t\u00eb PBB-s\u00eb nga 27.7% q\u00eb ishin n\u00eb vitin 2017 duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje me 0.1%. Shifra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ende m\u00eb e ul\u00ebt se e vendeve fqinje t\u00eb cilat e kan\u00eb konkretisht Bosnje Hercegovina 43.3, Kroacia 46.7, Mali i Zi 42.7, Maqedonia 29.1 dhe Serbia 42.7. Mbrapa Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Kosova me 26.8%. Pretendimi \u00ebsht\u00eb se shtimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetit do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb financim t\u00eb shpenzimev publike n\u00eb infrastruktur\u00eb, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi etj. Mir\u00ebpo ajo q\u00eb i shp\u00ebton debatit publik e q\u00eb nuk vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje si pasoj\u00eb e mentalitetit t\u00eb \u00e7imentuar etatist shqiptar, \u00ebsht\u00eb pyetja se cili \u00ebsht\u00eb impakti tek qytetari i shtimit t\u00eb taksave gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, pra e shtimit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit apo th\u00ebn\u00eb ndryshe zmadhimi i pjes\u00ebs q\u00eb kafshon shteti nga Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Me pak fjal\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb shteti po fut m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb xhep, duhet t\u00eb pyesim veten \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri tani me parat\u00eb tona q\u00eb ka pasur n\u00eb buxhet? Pra p\u00ebrpara se t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb i ka shtuar t\u00eb ardhurat q\u00eb merr nga sektori produktiv privat, duhet t\u00eb pyesim nj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me parat\u00eb e mbledhura deri m\u00eb tani? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se po t\u00eb analizohen destinacionet e shpenzimeve t\u00eb parave t\u00eb qeveris\u00eb, del se kjo rritje nuk e justifikon veten dhe nuk p\u00ebrkthehet medoemos n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetarit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebshtu nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat kryesor t\u00eb shpenzimeve buxhetore jan\u00eb rrogat dhe pensionet t\u00eb cilat ngelen t\u00eb mjeruara krahasuar me vendet fqinje. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit nuk ka pasur ndonj\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb rrogave apo pensioneve. Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndonj\u00eb investim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb kompensimin e pronave apo n\u00eb subvencione specifike t\u00eb ndonj\u00eb sektori si bujq\u00ebsia. Nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat e shpenzimeve \u00ebsht\u00eb shlyerja e borxhit por edhe aty ne ngelemi n\u00eb nivele alarmante nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon. N\u00ebse shikohet nj\u00eb sh\u00ebrbim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku shkojn\u00eb parat\u00eb publike, si sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor, del se rezultati aty \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqsh\u00ebm. Sipas indeksit t\u00eb Health Consumer Powerhouse Shqiperia renditet n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs s\u00eb Evrop\u00ebs. P\u00ebr arsimin \u00ebsht\u00eb e kot t\u00eb nisim t\u00eb flasim sepse mjafton t\u00eb shikojm\u00eb rezultatet p\u00ebr vitin 2018 t\u00eb Programit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Student\u00ebve (Pisa) t\u00eb organizuar nga OECD p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb gjendemi n\u00eb fund t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre komponent\u00ebt e testit krahasues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb sh\u00ebrbimin e siguris\u00eb, ngjarjet e fundit t\u00eb kriminale, vrasjet, grabitjet l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk ka ndonj\u00eb p\u00ebrmri\u00ebsim kushedi se \u00e7far\u00eb. Nuk shihet ashtu ndonj\u00eb investim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb polici ta z\u00ebm\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb sistem survejimi kamerash apo radar\u00ebsh p\u00ebr monitorim trafiku sikurse i kan\u00eb t\u00eb gjitha vendet\u00a0 e zhvilluar. Policia jon\u00eb ende vendoset me radar\u00eb dore fshehur si gjuetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb peshkuar ndonj\u00eb kund\u00ebrvajt\u00ebs tin\u00ebz.\u00a0 Po ashtu uniformat jan\u00eb dhurat\u00eb e qeveris\u00eb turke nd\u00ebrsa kur vjen fjala p\u00ebr armatimin situata \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb qesharake. K\u00ebshtu n\u00eb Shqip\u00ebri policia p\u00ebrdor ende pistoleta heroin\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore TT\u00a0 (Tula Tokarev 33) t\u00eb cil\u00ebn\u00a0 Fedor Tokarev e ka shpikur n\u00eb 1931 por Bashkimi Sovjetik e ka hequr nga p\u00ebrdorimi e z\u00ebvend\u00ebsuar si arm\u00eb ordinance t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb prej vitit 1954.\u00a0 N\u00eb sh\u00ebrbimin ky\u00e7 the t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb shtetit, at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ne sot gjendemi n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjeruar pa Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb funksionale si dhe me nj\u00eb kryeprokurore t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb permanente se ka nj\u00eb vit e gjys\u00ebm si ushtruese detyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Meq\u00ebn\u00ebse nuk ka pasur ndonj\u00eb ndryshim cil\u00ebsor n\u00eb sh\u00ebrbimet themelore t\u00eb shtetet, at\u00ebhere shpresa q\u00eb ngelet \u00ebsht\u00eb se parat\u00eb tona t\u00eb administruara nga qeveria, kan\u00eb shkuar n\u00eb infrastruktur\u00eb. Mir\u00ebpo edhe aty nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndonj\u00eb ndryshim cil\u00ebsor apo arritje dometh\u00ebn\u00ebe gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb trasnsportin rrugor Shqip\u00ebria ende ngelet e prapambetur krahasuar me fqinj\u00ebt dhe p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit nuk po shikohet ndonj\u00eb projekt i ri i nisur viteve t\u00eb fundit.\u00a0 Autostradat aktuale jan\u00eb disfunksionale se ep\u00ebrsin\u00eb n\u00eb shpejt\u00ebsi\u00a0 e humbasin me t\u00eb afruar ndaj zonave urbane ku trafiku bllokohet si n\u00eb hink\u00eb apo si n\u00eb nj\u00eb gryk\u00eb shisheje.\u00a0 P\u00ebr rrug\u00eb rurale as q\u00eb po flitet m\u00eb, mjafton t\u00eb shikohet harta e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb re se zona t\u00eb t\u00ebra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Lindore nuk kan\u00eb fare rrug\u00eb t\u00eb asfaltuar. Sipas Eurostat rrjeti rrugor shqiptar (pa p\u00ebrfshir\u00eb autostradat) \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shkurtri n\u00eb rajon, respektivisht me 3.947 kilometra n\u00eb total nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vende fqinje me sip\u00ebrfaqje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se yni kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Konkretisht Mali i Zi ka\u00a0 8.614 kilometra nd\u00ebrsa Maqedonia 14.256 kilometra rrug\u00eb. Vet\u00ebm Kosova num\u00ebron m\u00eb pak kilometra rrug\u00eb se Shqip\u00ebria, me vet\u00ebm 2000 n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016.\u00a0 Por indikatori m\u00eb i duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i dend\u00ebsis\u00eb s\u00eb rrug\u00ebve ku n\u00eb Shqip\u00ebri ka 137 metra rrug\u00eb p\u00ebr kilomet\u00ebr katror nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova e ka 185m p\u00ebr km\u00b2\u00a0 , Serbi, Maqedoni apo Mali i Zi e kan\u00eb rreth 500 metra p\u00ebr km\u00b2 nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian mesatarisht 1.1 km p\u00ebr km\u00b2.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb transportin hekurudhor n\u00eb faktikisht mund t\u00eb krahasohemi vet\u00ebm me Afrik\u00ebn ose Azin\u00eb. N\u00eb vitin 2000 mesatarja e dend\u00ebsis\u00eb s\u00eb hekurudhave t\u00eb Bashkimit Evropian ishte diku tek 48.3 kilometra hekurudh\u00eb p\u00ebr 1000 kilometra katror\u00eb \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri do duhej t\u00eb ishin 1388 kilometra. Mir\u00ebpo aktualisht ne kemi diku tek 447 km hekurudh\u00eb (sa gjysma e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut) dhe nj\u00eb pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit. Sipas shifrave t\u00eb Eurostat-it, rezulton se Shqip\u00ebria ka vet\u00ebm 13.2 metra\u00a0 hekurudh\u00eb p\u00ebr km\u00b2 nd\u00ebrsa Maqedonia 27.2 metra hekurudh\u00eb p\u00ebr km\u00b2, Kosova 30m p\u00ebr km\u00b2,\u00a0 \u00a0dhe Serbia 48.6 metra p\u00ebr km\u00b2.\u00a0 P\u00ebr mos t\u00eb folur mandej q\u00eb jemi ende t\u00eb izoluar\u00a0 sepse kemi lidhje me rrjetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmejt Malit t\u00eb Zi e skemi lidhje me Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb Veriore apo Greqin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb nj\u00ebjtin problem hasim n\u00eb transportin ajror ku aeroporti i Rinasit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebt n\u00eb rajon dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e pasagjer\u00ebve shqiptar\u00eb po detyrohen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shkup apo Podgoric\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur oferta m\u00eb t\u00eb mira biletash. Kon\u00e7esionar\u00ebt nuk i kan\u00eb kryer investimet e parashikuara n\u00eb kontrat\u00eb dhe e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb aeroport relativisht t\u00eb pazhvilluar q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakaluar n\u00eb trafik prej rival\u00ebt fqinj. Portet tona ende l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar dhe n\u00eb to \u00ebsht\u00eb e pamundur ankorimi i anijeve me tonazh t\u00eb r\u00ebnd\u00eb \u00e7ka i v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb inferiore me portet e vendeve fqinje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Po t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb tjer\u00eb sektor\u00eb ku derdhen parat\u00eb e buxhetit, gjasat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta q\u00eb t\u00eb shohim se nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim apo ndryshim thelb\u00ebsor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb rehatohemi q\u00eb kemi nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mbledhjes t\u00eb t\u00eb ardhurave publike p\u00ebrkundrejt PBB,\u00a0 p\u00ebr sa koh\u00eb taksat e mbledhura prej nesh e q\u00eb menaxhohen nga qeveria nuk po p\u00ebrkthehen n\u00eb investime apo p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike por n\u00eb abuzime apo pun\u00ebsime partiake. Gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb kultur\u00eb q\u00eb t\u00eb fokusohemi m\u00eb shum\u00eb tek m\u00ebnyra se si shteti menaxhon taksat e mbledhura dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari e transparenc\u00eb p\u00ebr \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb shpenzuar se \u00e7far\u00eb impakti ka pasur. N\u00eb kushtet kur shtimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetit p\u00ebrkundrejt PBB-s\u00eb nuk ka ndonj\u00eb impakt pozitiv tek qytetari por thjesht largon m\u00eb shum\u00eb kapital nga sektori produktiv privat, at\u00ebhere ne duhet t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb shteti yn\u00eb e ka ende t\u00eb kufizuar mund\u00ebsin\u00eb dhe efikasitetin p\u00ebr t\u00eb zhvatur para nga sektori privat.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nd\u00ebr indikator\u00ebt q\u00eb trumpetohet shpesh si d\u00ebshmi e suksesit n\u00eb qeverisje \u00ebsht\u00eb kapaciteti i mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave publike. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse formalisht i p\u00ebrkasin t\u00eb djatht\u00ebs apo t\u00eb majt\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri ekonomist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm i takojn\u00eb kryesisht mentalitetit intervencionist t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb fokusuar tek k\u00ebrkesa. P\u00ebr ta dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3825","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3825"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3825\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10346,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3825\/revisions\/10346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3825"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}