{"id":3855,"date":"2018-12-27T12:43:09","date_gmt":"2018-12-27T10:43:09","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3855"},"modified":"2025-01-17T12:50:57","modified_gmt":"2025-01-17T10:50:57","slug":"nje-kafe-me-nje-grua-te-dhunuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-kafe-me-nje-grua-te-dhunuar\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb kafe me nj\u00eb grua t\u00eb dhunuar&#8230;"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>T\u00eb pijm\u00eb kafe? I thash\u00eb&#8230;<br \/>\nDalim diku n\u00eb qytet, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi&#8230;<br \/>\nJo, un\u00eb nuk pi kafe n\u00eb sheh\u00ebr, ndoshta tjet\u00ebr her\u00eb!<br \/>\nShkujdesur ndala telefonin, mendova se i rash\u00eb gabim numrit t\u00eb shoqes time q\u00eb nuk e regjistroja asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nIsha shum\u00eb e lodhur p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb mendjen se kush fliste nga ana tjet\u00ebr, andaj nuk b\u00ebra m\u00eb asnj\u00eb telefonat\u00eb.<br \/>\nDita m\u00eb kishte lodhur, m\u00eb kishte rraskapitur&#8230;nuk ndjeja ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dilja por as t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, megjithat\u00eb vendosa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn.<br \/>\nNga puna do dilja p\u00ebrmes der\u00ebs se madhe t\u00eb Televizionit n\u00eb t\u00eb cilin punoja.<br \/>\nAq e r\u00ebnd\u00eb ishte ajo der\u00eb sa q\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk do kthehesha brenda m\u00eb at\u00eb mbr\u00ebmje.<br \/>\nRruga deri t\u00eb autobusi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi ishte e shkurt\u00ebr , d\u00ebgjoja nga nj\u00ebra an\u00eb se ai po afrohej dhe shpejtova pak&#8230; nuk e di pse shpejtova se un\u00eb nuk doja t\u00eb hipja, s`doja t\u00eb largohesha, mendoja se kisha harruar di\u00e7ka brenda!<br \/>\n\u00c7ka n\u00ebse nuk kam mbuluar mir\u00eb fytyr\u00ebn e grave q\u00eb u rr\u00ebfyen sot?<br \/>\n\u00c7ka n\u00ebse m\u00eb ka rr\u00ebshqitur ndonj\u00eb bised\u00eb dhe d\u00ebgjohet pa dashje?<br \/>\n\u00c7ka n\u00ebse dikush u njeh rrobat?<br \/>\nSi do e p\u00ebrballoja un\u00eb n\u00ebse dikush do u thoshte atyre se kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pa marr\u00eb leje dhe kan\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrjetim q\u00eb i \u201cturp\u00ebron\u201d.<br \/>\nU ktheva!<br \/>\nHapa prap\u00eb at\u00eb der\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb arsye s`do ta hapja n\u00eb at\u00eb lodhje por p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb asaj<br \/>\nq\u00eb kisha par\u00eb e d\u00ebgjuar at\u00eb dit\u00eb do kthehesha&#8230;<br \/>\nAto kan\u00eb par\u00eb tmerr, kan\u00eb ecur me rroba t\u00eb shqyera sa e sa kilometra, me f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb krah duke u dh\u00ebn\u00eb gji e duke u buz\u00ebqeshur p\u00ebr t`i qet\u00ebsuar, m\u00eb shpirtin cop\u00eb e grim\u00eb&#8230;e un\u00eb t\u00eb mos kthehem p\u00ebr kaq pak.<br \/>\nN\u00eb djall ajo der\u00eb e r\u00ebnd\u00eb!<br \/>\nKishte dal\u00eb 11 minuta gjith\u00eb kronika dhe e ktheva nga sekonda e par\u00eb, e pash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb&#8230;e d\u00ebgjova, nuk do m\u00eb mjaftonte, q\u00ebndrova deri n\u00eb koh\u00ebn kur u transmetua ani pse ora vajti 11 e nat\u00ebs dhe kisha dal\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb or\u00ebn n\u00ebnt\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, s`kishte r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb isha nisur me frik\u00eb n\u00eb terren, pak muhabet kisha b\u00ebr\u00eb edhe rrug\u00ebs.<br \/>\nFrika m\u00eb vinte kur kisha ndonj\u00eb personazh p\u00ebr veprimtarin\u00eb e t\u00eb cilit dija pak ose kur kisha dik\u00eb q\u00eb do m\u00eb duhej kujdes i shtuar ta intervistoja.<br \/>\nDhe ja ku ishin q\u00eb t\u00eb dyja, n\u00eb pritje!<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb nuk do e lija ask\u00ebnd t\u00eb q\u00ebndronte me mua, pos atyre.<br \/>\nI doja p\u00ebr vete p\u00ebrjetimet, i doja p\u00ebr vete momentet q\u00eb ua kishin ndryshuar shikimin n\u00eb syt\u00eb e tyre, sikur doja t\u00eb merrja pak nga vuajtja e tyre p\u00ebr vete, t\u00eb mos ua l\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn&#8230;pse t`ua l\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn atyre, \u00e7far\u00eb faji kishin ato q\u00eb kishin q\u00eblluar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>\u201cIshim n\u00eb shkoll\u00eb, na futen t\u00eb gjithave n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb dhe na dhan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb pinim, aty na zhvesh\u00ebn dhe na b\u00ebn\u00eb \u00e7ka nuk behet as me nafak\u00eb t\u00ebnden.<br \/>\nGjaku m\u00eb ecte&#8230;ai nuk ndalej, kishte flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb prishur, ishte aq i g\u00ebrditsh\u00ebm\u201d&#8230;<br \/>\nK\u00ebshtu nisi rr\u00ebfimi i saj.<br \/>\nFillova t\u00eb mendoja q\u00eb asaj s`i kishin dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, asnj\u00eb ila\u00e7 qet\u00ebsimi as di\u00e7ka t\u00eb ngjashme&#8230;ajo ende kishte turp t\u00eb m\u00eb tregonte disa nga pjes\u00ebt e p\u00ebrjetimit t\u00eb saj, ajo ende kishte frik\u00eb se nj\u00eb vajz\u00eb e veshur me kostum do ta paragjykonte.<br \/>\nA e dinte vall\u00eb se ajo ishte Zonja mes nesh?<br \/>\nA e dinte se un\u00eb at\u00eb e kisha pritur, e kisha lutur shum\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb me mua historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Ajo s`kishte pse t\u00eb justifikonte vet\u00ebn!<br \/>\n\u201cP\u00ebr vet\u00eb nuk e kisha merak, kisha dhimbje p\u00ebr nusen e djalit&#8230;p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb ishte me ne, ajo ndoshta s`kishte mbushur as 15 vjet\u201d&#8230;<br \/>\nSa e madhe \u00ebsht\u00eb, mendova, si mundet n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb situat\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb mendonte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb shihte p\u00ebrreth, si kishte menduar kaq pak p\u00ebr vet\u00ebn?<br \/>\nM\u00eb tha q\u00eb nuk shtrihem m\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, se ashtu isha shtrir\u00eb kur m\u00eb p\u00ebrdhunuan.<br \/>\nEdhe gjumi i del nat\u00ebn, mendova, n\u00ebse trupi i gjendet n\u00eb pozit\u00ebn si kur e dhunuan.<br \/>\nA e meritonte kjo n\u00ebn\u00eb, as t\u00eb mos flinte rehat?<br \/>\nZonja tjet\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn do bisedoja kishte me vete dhe vajz\u00ebn qe e priste n\u00eb korridor.<br \/>\nAq e zonja ishte, aq mir\u00eb e thoshte secil\u00ebn fjali, sa q\u00eb do e shihja edhe n\u00eb profesionin tim e t\u00eb secil\u00ebs.<br \/>\nPor ajo ishte e papun\u00eb, pa t\u00eb ardhura, pa shpres\u00ebn se do mund t`i blinte di\u00e7ka vajz\u00ebs q\u00eb e priste t\u00eb dilte.<br \/>\n\u201cBurri im se di, n\u00ebse e merr vesh&#8230;ai thot\u00eb se me qejf a me zor \u00ebsht\u00eb nderi i gruas time dhe nuk do e pranonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<br \/>\nKjo grua, thash\u00eb me vete, jeton n\u00eb ankth, frik\u00ebsohet kur sheh burrin e saj teksa kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, se mos ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar di\u00e7ka nga goj\u00ebk\u00ebqijt\u00eb e katundit.<\/p>\n<p>At\u00eb e kishin p\u00ebrdhunuar me gjith\u00eb vajzat, s`kishin kursyer as m\u00eb t\u00eb ren\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, pa pik\u00eb m\u00ebshire.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb s`do e pyesja a kishte shikuar p\u00ebrreth, a kishte ndjer\u00eb dhimbje p\u00ebr vajzat e saj, jo nuk isha aq mizore, nuk doja t\u00eb d\u00ebgjoja gjith\u00e7ka, nuk doja as ta mendoja se \u00e7far\u00eb kishte ndjer\u00eb, nuk isha aq e fort\u00eb sa ajo t\u00eb p\u00ebrballoja as t\u00eb d\u00ebgjoja di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, ajo ishte trime, un\u00eb nuk isha aq trime sa ajo.<br \/>\n\u201cSe paku t\u00eb kemi dhe ne di\u00e7ka, t\u00eb ndjejm\u00eb vet\u00ebn si ata ushtar\u00ebt me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Ata kishin pushk\u00eb dhe kishin me \u00e7ka t\u00eb mbroheshin\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Aty m\u00eb shkuan lot\u00ebt, nuk durova m\u00eb&#8230;i fshiva fshehurazi se ua kisha lakmi se sa t\u00eb forta ishin, turp\u00ebrohesha t\u00eb qaj, nuk do duhej t\u00eb qaja, megjithat\u00eb qava!<br \/>\nDo i p\u00ebrsh\u00ebndesja e mpir\u00eb, e shtangur, kisha marr\u00eb me vete edhe lodhjen e tyre, pritjen e tyre q\u00eb dikush t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka p\u00ebr to.<br \/>\nAto nj\u00ebmend pushk\u00eb nuk kishin por ato kjo i b\u00ebnte edhe m\u00eb trime, ato kishin mbijetuar pa pushk\u00eb, nuk kishte grad\u00eb ushtarake p\u00ebr to, nuk ekzistonte epitet q\u00eb u del hakesh!<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb do u shkoja edhe n\u00eb fshat.<br \/>\nSa keq q\u00eb nuk m\u00eb lan\u00eb t`i p\u00ebrcillja deri n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb dyja, t`ua p\u00ebrqafoj f\u00ebmij\u00ebt dhe t`u them se jan\u00eb me fat q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn\u00eb dik\u00eb si ato.<br \/>\nMakina e Televizionit kishte mbishkrim q\u00eb nuk hiqej n\u00eb rast nevoje, nj\u00ebr\u00ebn e p\u00ebrcoll\u00ebm deri tek rruga e sht\u00ebpis\u00eb, e dyta nuk do vinte me ne.<br \/>\nMu duk se e pash\u00eb kur zbriti nga autobusi q\u00eb e solli n\u00eb fshat, por ndoshta jo, s`do donte q\u00eb t`i flisja n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nUn\u00eb nuk pajtohesha me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ato s`kishin pse t\u00eb fshiheshin nga askush!<br \/>\nU ndala te shkolla e vjet\u00ebr fshatit e cila ndodhej ngjitur me t\u00eb ren\u00eb.<br \/>\nDer\u00ebn do ma hapnin stafi i shkoll\u00ebs m\u00eb nj\u00ebqind pyetje, t\u00eb cilave her\u00eb u p\u00ebrgjigjesha e her\u00eb jo.<br \/>\nAsgj\u00eb nuk ishte prekur.<br \/>\nBanka t\u00eb p\u00ebrmbysura, klasa t\u00eb b\u00ebra l\u00ebmsh.<br \/>\nNdjeva aq ftoht\u00eb aty brenda, paramendova \u00e7do gj\u00eb q\u00eb do mund t\u00eb kishte ndodhur.<br \/>\nKaq dhimbje me nj\u00eb paramendim, po ato q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar?<br \/>\nThjesht\u00eb t\u00eb hekurta!<br \/>\nN\u00eb kasetofonin e makin\u00ebs do kalonin k\u00ebng\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb&#8230;<br \/>\nNuk do i nd\u00ebrroja si\u00e7 e kisha zakon, k\u00ebsaj radhe nuk do e tejkaloja me muzik\u00eb.<br \/>\nN\u00eb redaksi e dinin q\u00eb kisha marr\u00eb ato q\u00eb dikush i quan thjesht\u00eb intervista.<br \/>\nUn\u00eb kisha mbi supe nj\u00eb thes t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb shkruaja sa m\u00eb mir\u00eb at\u00eb dit\u00eb.<br \/>\nFillova:<br \/>\n\u201cSa her\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb rrug\u00ebn e lagjes ku jetojn\u00eb, ecin kok\u00ebulur.<br \/>\nAto shpresojn\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebgjojn\u00eb ndonj\u00ebrin t\u00eb thot\u00eb, \u201ck\u00ebqyr\u00eb kjo\u201d, kjo shprehje i tmerron ato por nuk reagojn\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu t\u00eb margjinalizuara e nen ndjenj\u00ebn e marres jo pak gra t\u00eb Kosov\u00ebs, tash e m\u00eb tep\u00ebr se 16 vjet po durojn\u00eb ndjenj\u00ebn e turpit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u ndodhi gjat\u00eb luft\u00ebs, pa fajin e tyre\u201d..<br \/>\nIshte realiteti q\u00eb e kishin pranuar, nuk do doja as ta shkruaja as ta mendoja.<br \/>\nPse kok\u00ebulur?<br \/>\nNdoshta nuk e meritojm\u00eb t\u00eb na shohin n\u00eb sy, ndoshta ne nuk jemi aq me dinjitet sa ato, se ne pak i mbrojt\u00ebm.<br \/>\n\u201cK\u00ebqyr\u00eb kjo\u201d&#8230;cila kjo?<br \/>\nAjo q\u00eb vuajti dhe nuk qau, ajo q\u00eb mbajti n\u00eb vete gjith\u00eb at\u00eb dhimbje dhe nuk e ndau p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ajo q\u00eb luftoi me vet\u00ebn dhe me gjith\u00eb forc\u00ebn e shpirtit t\u00eb saj, ajo q\u00eb nuk e meritojm\u00eb ta kemi shoqe&#8230;se nuk jemi t\u00eb denj\u00eb ta shohim n\u00eb sy!<br \/>\nIshte nj\u00eb nga ato n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit q\u00eb refuzoi kafen\u00eb time&#8230;<br \/>\nPor p\u00ebr arsyen e gabuar.<br \/>\nSa do doja t\u00eb pija p\u00ebr dit\u00eb kafe me t\u00eb, me t\u00eb gjitha&#8230;<br \/>\nDo e hapja p\u00ebr dit\u00eb at\u00eb der\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, nuk do hipja as n\u00eb autobus do shpejtoja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb takohem.<br \/>\nSe ndoshta dyer m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda do duhej t\u00eb hapnin t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb largoheshin pak nga karriget e ngrohta dhe t\u00eb merrnin vesh si duhet ta meritosh jet\u00ebn e mir\u00eb. Por..!<br \/>\nA e meritoj t`i ulem p\u00ebrball\u00eb, cilat histori t\u00eb jet\u00ebs sime do mundnin historit\u00eb e saj?<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb aq e fort\u00eb kurse un\u00eb jo!<br \/>\nAjo ndoshta kafe s`do pinte n\u00eb qytet, por p\u00ebr arsyen e gabuar&#8230;<br \/>\nE un\u00eb sa do e doja nj\u00eb shoqe si ajo, t\u00eb mburrem me t\u00eb!<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb fitues i gar\u00ebs p\u00ebr ese me tem\u00eb<em>\u00a0&#8220;\u00c7\u00ebshtja e t\u00eb mbijetuar\u00ebve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;<\/em>\u00a0mb\u00ebshtetur nga Fondacioni Jahjaga.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb pijm\u00eb kafe? I thash\u00eb&#8230; Dalim diku n\u00eb qytet, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi&#8230; Jo, un\u00eb nuk pi kafe n\u00eb sheh\u00ebr, ndoshta tjet\u00ebr her\u00eb! Shkujdesur ndala telefonin, mendova se i rash\u00eb gabim numrit t\u00eb shoqes time q\u00eb nuk e regjistroja asnj\u00ebher\u00eb. Isha shum\u00eb e lodhur p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb mendjen se kush fliste nga ana tjet\u00ebr, andaj nuk [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":636,"featured_media":12267,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2415],"ppma_author":[2414],"class_list":["post-3855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ceshtja-e-te-mbijetuareve-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove"],"authors":[{"term_id":2414,"user_id":636,"is_guest":0,"slug":"arjeta-dragaj","display_name":"Arjeta Dragaj","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/955efd4bc4e91a41bcc1c83d9c4ab60ac865ff56651a2621ff3f18b2c492c2ec?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Dragaj","first_name":"Arjeta","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/636"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3855"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12268,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3855\/revisions\/12268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3855"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}