{"id":3863,"date":"2019-06-24T15:59:37","date_gmt":"2019-06-24T13:59:37","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3863"},"modified":"2025-01-10T16:02:36","modified_gmt":"2025-01-10T14:02:36","slug":"kontrolli-dhe-censura-e-fjales-ne-shqipni-rasti-kadare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/kontrolli-dhe-censura-e-fjales-ne-shqipni-rasti-kadare\/","title":{"rendered":"Kontrolli dhe censura e fjal\u00ebs n\u00eb Shqipni: rasti Kadare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Gjat\u00eb pun\u00ebs sime, nji pjes\u00eb e shkrimeve pleqnoj q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb let\u00ebr (pra t\u00eb shtypun: gazeta) dhe nji pjes\u00eb n\u00eb portale t\u00eb ndryshme. N\u00eb shkrimin e fundit tim, gjykova q\u00eb artikulli \u2018Kulti Kadare\u2019 t\u00eb jet\u00eb i botuem n\u00eb gazet\u00eb. E d\u00ebrgova tek gazeta \u2018Panaroma\u2019, Tiran\u00eb \u2013 gazet\u00eb q\u00eb kam bashk\u00ebpunue prej vitesh dhe kam nji pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkrimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb n\u00eb librin tim \u2018Vox clamantis (in deserto)\u2019, 2018. P\u00ebrgjigja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim ishte heshtja totale e komunikimit tim \u2013 mbi nji jav\u00eb \u2013 lidhun me informimin n\u00ebse a do t\u00eb botohet a jo. Nis\u00eb prej k\u00ebtij fakti e p\u00ebrcolla tek gazeta \u2018Shqiptarja.com\u2019, Tiran\u00eb, ku kam pas\u00eb botue edhe ma par\u00eb. Ky artikull n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, u botue n\u00eb web (m\u00eb dat\u00eb 6 qershor, ora: 22.44 n\u00eb faqen e Kultur\u00ebs), me iden\u00eb q\u00eb do t\u00eb printohej n\u00eb vijim posa hap\u00ebsina t\u00eb ishte e mundshme. N\u00eb or\u00ebn 22. 45 (pra nji minut\u00eb mbrapa), nji portal me emnin\u00a0<a href=\"https:\/\/etleboro.org\/g\/ef11e7e4b69d48e0a2c312805a190e13sq\/kulti-kadare\">\u2018etleboro.org\u2019\u00a0<\/a>\u00a0e muer dhe e publikoi n\u00eb faqen e vet. Pa dijeni e autorit natyrisht, sikurse ka me ndodh\u00eb n\u00eb vijim edhe me\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/kulti-kadare\/\">\u2018telegrafi.com\u2019<\/a>;<a href=\"https:\/\/www.kultplus.com\/opinione\/kulti-kadare\/\">\u00a0\u2018kultplus\u2019<\/a>\u00a0apo\u00a0<a href=\"http:\/\/time.ikub.al\/Lajme\/19-06-07-Kulti-Kadare.aspx\">\u2018time.al<\/a>\u2019.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, pra kund mbas 10-12 or\u00ebve, \u2018Shqiptarja.com\u2019 e kishte fsh\u00ee artikullin n\u00eb fjal\u00eb. Edhe sot e k\u00ebsaj dite ka mbet\u00eb gjurma:\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/kulti-kadare\">\u2018Lajmi nuk u gjet\u2019<\/a>.\u00a0Si duket p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyne fjal\u00ebve q\u00eb un\u00eb po i riprodhoj edhe njiher\u00eb:<\/p>\n<p><em>Krahas pikiat\u00ebs shqiptare t\u00eb k\u00ebtyne koh\u00ebve, si politike, sociale, kulturore e po ashtu edhe shkencore, kryeqyteti po lulon me evente. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, z. Veliaj, ndjek linj\u00ebn e tij p\u00ebr v\u00eamendje. Gja q\u00eb duket krejt normale, n\u00eb drejtimin e nji qyteti. S\u00eb mbrami, u promovue edhe Sht\u00ebpia Studio Kadare, me statusin e nji muzeu vendor. Nji paralajmrim q\u00eb p\u00ebrflitet tash pak n\u00ebp\u00ebr media. Me aq sa na lejojn\u00eb insertet dhe lajmet, projekti n\u00eb fjal\u00eb dukej me shum\u00eb angazhim. Na ishte pajtue nji arkitekte italiane, q\u00eb me e konceptue banes\u00ebn e Kadares\u00eb p\u00ebr nji studio t\u00eb hapun p\u00ebr vizitor\u00ebt, kundrejt pages\u00ebs natyrisht. \u00c7do shqiptari, sado t\u00eb mes\u00ebm me formim, ia rrok mendja se projekti duhet me pas\u00eb qen\u00eb \u2018ambicioz\u2019 n\u00eb fonde. E natyrisht k\u00ebto fonde Bashkia e Tiran\u00ebs i merr nga qeveria, e cila mendon dit\u00eb e nat\u00eb po p\u00ebr v\u00eamendje qoft\u00eb edhe n\u00eb pik\u00ebn ma akute t\u00eb shtetit. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpos mb\u00ebshtetjes ministrore (MK) p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e lindjes s\u00eb z. Kadare, n\u00eb Gjinokast\u00ebr, tash publikut dhe vizitor\u00ebve u ofrohet dhe kjo Studio q\u00eb me pas\u00eb akses. Me k\u00ebt\u00eb rast, guidat e Tiran\u00ebs kan\u00eb me e fut\u00eb me germa kapitale k\u00ebt\u00eb lokacion. Ose tue p\u00ebrdor\u00eb fjal\u00ebt e z. Veliaj, kjo studio \u2018do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb stacion fantastik p\u00ebr turist\u00ebt\u2019 s\u00eb bashku me Bunker\u00ebt(art) dhe Sht\u00ebpin\u00eb e gjetheve. P\u00ebr momentin ky asht trekand\u00ebshi ma i suksessh\u00ebm i Tiran\u00ebs. N\u00eb vijim ky trekand\u00ebsh, ka me u ba me kat\u00ebr kande posa t\u00eb bahet dhe sht\u00ebpia e Agollit, studio a muze. S\u2019do mend se duhet me e k\u00ebnaq\u00eb dhe m\u00ebhall\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Me shpres\u00ebn se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ardhshme t\u00eb Agollit (mos rastsisht!), do t\u00eb gjenden dhe letrat e Kadares\u00eb kund\u00ebr tij, drejtue shokut Mehmet ose shokut Ramiz.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, i privilegjuemi i pushteteve n\u00eb Shqipni, me rastin e 83 vjetorit t\u00eb lindjes, duket se asht i \u2018prekur nga kjo\u2019. Dhe interesante madje rezulton sesi asht nd\u00ebrtue rubrika televizive n\u00eb disa media. N\u00eb ma shum\u00eb se nji media thuhej se Kadare \u2018e ka mir\u00ebpritur k\u00ebt\u00eb ide\u2019. Tash n\u00ebnpyetja asht: e ka \u2018mir\u00ebpritur\u2019 apo e ka \u2018nxitur\u2019? Sepse na rezulton, se po ai vet\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb at\u00eb studio do t\u00eb shprehej (kinse turbullt prej emocioneve) se \u2018kjo e afirmon kombin shqiptar\u2019. Pra, ne me Kadaren\u00eb jemi afirmue nd\u00ebrkombtarisht, apo than\u00eb ndryshe asht ai q\u00eb na ka ba t\u00eb mujtun me u afirmue si komb, sepse asht shkrimtar i njohun e pretendent i Nobelit dhe i larguem nga regjimi i tmerrsh\u00ebm i Hoxhalis\u00eb. Si fillim m\u00eb lejoni me p\u00ebrmend\u00eb se kandidati i par\u00eb shqiptar p\u00ebr Nobel, Pad\u00ebr Gjergj Fishta, sot q\u00eb po flasim nuk ka sht\u00ebpi muze (as t\u00eb lindjes as ndonji tjet\u00ebr). P\u00ebrpos nji pllakate, ndoshta tash t\u00eb shlyeme boje, n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs se k\u00ebtu ka lind\u00eb Gj. F., prej ku ne shohim ve\u00e7 do gur\u00eb themelesh e kurrgja tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb as protagonisti i shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ish-ministri e shkrimtari, Luigj Gurakuqi sot nuk ka sht\u00ebpi se Bashkia e Shkodr\u00ebs u tregue bujare n\u00eb rrenimin e saj. Me fjal\u00eb tjera, mbylli syt\u00eb e vesh\u00ebt, e sot kulmin dhe themelet e asaj sht\u00ebpie i g\u00ebzon tjerakush. Nd\u00ebrkoh\u00eb as t\u00eb larguemit e tjer\u00eb padyshim ma me dinjitet se Kadareja, si p. sh. Martin Camaj, Arshi Pipa e Lin Delija (po ndalem vet\u00ebm te k\u00ebta se lista vazhdon) nuk e kan\u00eb asnji sh\u00eaj\u00eb guraleci se kjo apo ajo asht sht\u00ebpia e tyne e lindjes. Duket qart\u00eb nga kjo se \u2018njeriu i madh dhe gjeniu i letrave\u2019 po mendon p\u00ebr mbasvdekjen, sepse p\u00ebr gjalljen ka mendue boll edhe n\u00eb qoft\u00eb se asht shkrue me shkue mosh\u00eb me Adamin. Me rand\u00ebsi asht, kur t\u00eb shkoj\u00eb matan\u00eb bote, q\u00eb me lan\u00eb gjurm\u00eb. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ushtria asht e madhe, me than\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, sepse n\u00eb radh\u00ebt e saj jan\u00eb kritik\u00eb, akademik\u00eb, pedagog\u00eb, drejtues, botues e turlifar\u00ebsoji tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb munden me e mbjell\u00eb fidanin e kultit. Kulti p\u00ebr vetveten asht sindrom\u00eb e regjimit, ku me devocion Kadareja ka marr\u00eb pjes\u00eb. Pa\u00e7ka se ai, me ardhjen e asaj q\u00eb shqiptar\u00ebt po quejn\u00eb demokraci, gja q\u00eb un\u00eb prej koh\u00ebsh e cil\u00ebsoj zgjatje t\u00eb komunizmit, na doli para me duert p\u00ebrpjet\u00eb si Ponc Pilati: \u2018ja, un\u00eb jam p\u00ebr me hap\u00eb dosjet e komunizmit\u2019. Me fjal\u00eb tjera: me hap\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb lan\u00eb pa asgjasue. E megjithat\u00eb, me figur\u00ebn e tij intelekuale ai ka prodhue si Ponc Pilatin si Jud\u00ebn. Her\u00eb tue u tregue gjoja konfuz, her\u00eb se shqiptar\u00ebt i kan\u00eb kuptue gabim pohimet e tij, her\u00eb tue i cil\u00ebsue disa opinione absurditet shqiptar\u00ebsh, her\u00eb tue u shit\u00eb ndryshe n\u00eb sy t\u00eb tjer\u00ebve, her\u00eb p\u00ebrgojime e ndikime lidhun me Akademin\u00eb suedeze e gjithqysh. Natyrisht askush nuk pretendon prej tij, me pas\u00eb q\u00ebndrimin e bashk\u00ebqytetasit t\u00eb tij, Profesor \u00c7abjet n\u00eb lidhje me dhamb\u00ebt e eg\u00ebr t\u00eb Enverit p\u00ebr \u2018gjuh\u00ebn e nj\u00ebsuar\u2019. K\u00ebt\u00eb e din \u00e7do shqiptar. Nuk asht Kadareja as\u00ec brumi. Por brum q\u00eb e x\u00ean buk\u00ebn edhe me 7 president\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pas vdekjes s\u00eb Sekretarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb. E ma e keqja e gjith\u00eb k\u00ebsaj, asht (e rip\u00ebrs\u00ebris) heshjta. Heshtja e koleg\u00ebve, e intelektual\u00ebve. K\u00ebta koleg\u00eb e intelektual\u00eb, munden me jargit\u00eb n\u00ebp\u00ebr media sa p\u00ebr protest\u00ebn e student\u00ebve \u2013 nji cicmic q\u00eb nuk u zbardh ende \u2013 sa p\u00ebr Ram\u00ebn, sa p\u00ebr Ru\u00e7in, sa p\u00ebr Lleshin, sa p\u00ebr Tuf\u00ebn e sa p\u00ebr Gjinushin. Situatat dhe rastet kan\u00eb emnues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e nuk asht \u00e7asti me drejtue gishtin kah tjetri. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb, na shqiptar\u00ebt dim\u00eb me e ba ma s\u00eb miri. Na rrin dora pezull n\u00eb hava tue k\u00ebrkue p\u00ebrgjegj\u00ebsin. Na, t\u00eb dashtun, jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka. Por jemi m\u00ebsue me fut\u00eb vesh\u00ebt aty ku nuk bjen drita, e mos me ba za prej frike, ngaq\u00eb e kemi lepurin 6 kilesh n\u00eb bark. Akademia asht n\u00eb at\u00eb gjendje, si shum\u00eb pun\u00eb tjera, sepse dashtas asht lan\u00eb me degradue ashtu. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nuk kan\u00eb faj as vetullat as artikujt e Gjinushit. E as trajektoret e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, q\u00eb dikur vet\u00eb ia rrit\u00ebt vesh\u00ebt po mandej bat\u00eb aktin \u2018e bukur\u2019 me marr\u00eb g\u00ebrshan\u00ebt e hardhive. As factotum-i i ndonji drejtuesi institucioni, q\u00eb vesh\u00eb kostumin t\u00eb cilin ia ka pr\u00e9 ati i vet shpirtnor [paradite drejtor, n\u00eb drek\u00eb shkenc\u00ebtar, n\u00eb dark\u00eb analist]. Po as Ru\u00e7i me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse nuk u d\u00ebnuen kurr\u00eb p\u00ebr krimet e veta. As kritika letrare klienteliste a p\u00ebr favore t\u00eb tjera. E as deliret e nji kryeministri, q\u00eb e ka mpreh\u00eb shpat\u00ebn ndaj mullijve t\u00eb er\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>Po n\u00eb fund t\u00eb fundit as Kadare nuk ka faj&#8230; Ajo \u00e7ka pritet asht&#8230; thjesht nji riciklim i fjalimit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, \u2013 si akt i fundit i venerimit, \u2013 q\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs her\u00ebdokur, in honorem, me iu v\u00fb emni \u2018Ismail Kadare\u2019.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij veprimi, mbetet me shestue se kontrolli i fjal\u00ebs n\u00eb Shqipni asht n\u00eb \u2018pupa\u2019: pra n\u00eb kulmin e vet, dhe se diktati politik e i ithtar\u00ebve t\u00eb Kadares\u00eb asht i pranish\u00ebm kudo. Un\u00eb, i kuptoj koleg\u00ebt e mi q\u00eb s\u2019kthejn\u00eb p\u00ebrgjigje ose bajn\u00eb nji veprim t\u00eb thjesht\u00eb: \u2018delete\u2019. Ata sigurisht kan\u00eb sht\u00ebrngesat dhe detyrimet e veta, prejse ai vend asht i ngjizun ashtu si\u00e7 asht. Pesh\u00eb q\u00eb e kam ndie edhe me artikullin tim t\u00eb kahmotsh\u00ebm \u2018Shqipnia, qeveria dhe rriqnat\u2019 q\u00eb u pat botue n\u00eb \u2018pamfleti.com\u2019 dhe u pat fsh\u00ee mandej, sepse pata kritikue qeverin\u00eb dhe pata fol\u00eb p\u00ebr \u2018\u00e7itjanet e Ram\u00ebs\u2019. Kjo ishte e parakuptueshme se mund t\u00eb ndodhte dikur, ngaq\u00eb Ed Xheladini i Shemsedin Beut i ka dythundrak\u00ebt e vet, q\u00eb mund t\u00eb kontrollojn\u00eb gjith\u00eb rrjetin. Kjo situat\u00eb e till\u00eb, t\u00eb ban me mendue se gjendja asht edhe ma e rand\u00eb se 1944, kur u instalue kontrolli dhe censura komuniste ishte kudo e pranishme. Pse e them k\u00ebt\u00eb? Sepse n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb rand\u00eb, ku u vihet flaka qendrave t\u00eb votimit, ku ndodhin vrasje p\u00ebrdit\u00eb, ku politikan\u00ebt shkyhen si zagar\u00ebt n\u00eb cof\u00ebtin\u00eb, ku shqiptar\u00ebt sot duhet me i pague Beketit 125 milion\u00eb dollar\u00eb damshp\u00ebrblim, ku cari Rama nuk pranon me i kthye thembrat ku i ka majet, ku denoncimet e p\u00ebrgjimet po bajn\u00eb namin, ku s\u2019ka institucione t\u00eb ligjshme e me radh\u00eb,\u00a0<strong>kadareistave\u00a0<\/strong>dhe\u00a0<strong>velijan\u00ebve<\/strong>\u00a0u del ngeja me kontrollue shkrimin e nji autori. Pra, p\u00ebrpos ngr\u00eemjes s\u00eb gjendjes politike, n\u00eb Shqipni asht ngr\u00ee fjala e lir\u00eb: pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ishte e para. Kjo koh\u00eb rekord e \u2018mbylljes s\u00eb goj\u00ebs\u2019 tregon edhe njiher\u00eb sesa e pushtetshme asht censura dhe sesa e shpejt\u00eb asht dora e Partis\u00eb p\u00ebr korrigjimin e element\u00ebve problematik\u00eb, q\u00eb prishin pranver\u00ebn edviniste.<\/p>\n<p>Sot Shqipnia asht n\u00eb nji gjendje t\u00eb rithemelimit dhe riorganizimit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit: Ministri i Brendsh\u00ebm po e d\u00ebshmon \u00e7do moment, asht p\u00ebrball\u00eb topitjes s\u00eb zanit t\u00eb intelektual\u00ebve, asht p\u00ebrball\u00eb \u00e7oraphanes mediatike,\u00a0<strong>asht n\u00eb fakt p\u00ebrball\u00eb mallkimit t\u00eb gjakut t\u00eb viktimave t\u00eb regjimit komunist shqiptar<\/strong>. Si ka me u ndryshue kahja, kur gjaku ende s\u2019asht shp\u00ebla? Domethan\u00eb, kur gjat\u00eb tridhet\u00eb vjet\u00ebve tranzicion nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk ka d\u00ebnime, nuk ka dosje t\u00eb hapuna, kur ata q\u00eb ishin dje jan\u00eb sot&#8230; kur e veja e Hoxh\u00ebs gati 100 vje\u00e7e sot i ka faqet ma t\u00eb l\u00ebmueta sesa nji nan\u00eb 30 vje\u00e7e n\u00eb internimet e dikurshme!!! M\u00eb thoni si? Si mundet me ndodh\u00eb kthesa, n\u00eb nji vend ku s\u2019dihen sa eshtna jan\u00eb pa vorre, e sa vet\u00ebvrasje prej p\u00ebrdhunimeve t\u00eb sadist\u00ebve enverist\u00eb, sa lindje t\u00eb pavullnetshme, sa dame!!! Nji shtet q\u00eb nuk ka statistika as ngarkim p\u00ebr fajet e nji sistemi, asht i destinuem me mbajt\u00eb pesh\u00ebn e n\u00eam\u00ebs s\u00eb shpirtnave t\u00eb pafajsh\u00ebm. E s\u2019don mend se n\u00eb k\u00ebt\u00eb buk\u00eb, t\u00eb bame me t\u00eb njejtin miell, Beu i trajton si pron\u00eb t\u00eb vet\u00ebn qytetar\u00ebt, elektoratin, var\u00ebsit e t\u00eb gjith\u00eb. Po k\u00ebt\u00eb buk\u00eb po han\u00eb edhe ata q\u00eb pranojn\u00eb me u t\u00ebrheq\u00eb prej hunde, me u ba pal\u00eb. Qysh prej t\u00eb postet honorifike: k\u00ebshilltar\u00ebt, e deri tek detyrat ministrore, qeveritare. P\u00ebr fund, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vektor\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nji rrug\u00eb: kulti. Kulti asht i fortifikuem me pushtet, asht i nd\u00ebrzyem me munges\u00ebn e kuraj\u00ebs qytetare, i lustruem me boj\u00ebn e matrioshkave, i kunor\u00ebzuem me deponuesit: ftyrat e reja t\u00eb Sigurimit. K\u00ebshtu ruhen \u00e7ifligjet e pamata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashtinat jan\u00eb djerr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb pun\u00ebs sime, nji pjes\u00eb e shkrimeve pleqnoj q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb let\u00ebr (pra t\u00eb shtypun: gazeta) dhe nji pjes\u00eb n\u00eb portale t\u00eb ndryshme. N\u00eb shkrimin e fundit tim, gjykova q\u00eb artikulli \u2018Kulti Kadare\u2019 t\u00eb jet\u00eb i botuem n\u00eb gazet\u00eb. E d\u00ebrgova tek gazeta \u2018Panaroma\u2019, Tiran\u00eb \u2013 gazet\u00eb q\u00eb kam bashk\u00ebpunue prej vitesh dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":151,"featured_media":11954,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[2299,2300,1878],"ppma_author":[179],"class_list":["post-3863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-cenzura","tag-kadare","tag-shqiperi"],"authors":[{"term_id":179,"user_id":151,"is_guest":0,"slug":"lisandri-kola","display_name":"Lisandri Kola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kola","first_name":"Lisandri","description":"Lisandri \u00ebsht\u00eb poet, p\u00ebrkthyes, studiues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i \u00e7mimit t\u00eb madh \"At\u00eb Zef Pllumi\" n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb, p\u00ebr librin \"Fluturat vdesin n\u00eb maj\", q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dit' e Nat' n\u00eb vitin 2014. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/151"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3863"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11955,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3863\/revisions\/11955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3863"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}