{"id":3893,"date":"2019-10-14T16:57:30","date_gmt":"2019-10-14T14:57:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3893"},"modified":"2024-12-16T16:11:21","modified_gmt":"2024-12-16T14:11:21","slug":"rini-nkonserve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/rini-nkonserve\/","title":{"rendered":"Rini n\u2019konserv\u00eb!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs po vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb sistem i cili nuk e zhvillon t\u00eb menduarit kritik dhe mas\u00ebn kritike mes tyre, mir\u00ebpo, p\u00ebrkundrazi po i vendos brenda kat\u00ebr mureve t\u00eb t\u00eb menduarit pa iu l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kureshtje, pyetje e kreativitet p\u00ebr fenomenet t\u00eb cilat ndodhin jasht\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr mureve dhe pa asnj\u00eb lloj guximi p\u00ebr \u00e7mitizim t\u00eb autoritetit dhe kritik\u00eb ndaj krijuesve t\u00eb mureve \u2013 prind\u00ebrve, pedagog\u00ebve, hoxhallar\u00ebve dhe prift\u00ebrinjve.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo munges\u00eb e kritik\u00ebs nga t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila e p\u00ebrb\u00ebn shumic\u00ebn e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb popull\u00ebsis\u00eb po b\u00ebn q\u00eb ata\/ato t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb \u201cstatus quo\u201d kundrejt tradit\u00ebs dhe t\u00eb mos ekzistoj\u00eb revolta dhe d\u00ebshira p\u00ebr kontestimin e padrejt\u00ebsive shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb cilat vijn\u00eb si pasoj\u00eb e trash\u00ebgimit t\u00eb ideve dhe kulturave t\u00eb m\u00ebhershme nd\u00ebr gjenerata. E gjith\u00eb kjo po b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb burimin kryesor t\u00eb bindjeve dhe vlerave t\u00eb tyre ta ken\u00eb institucionin e familjes dhe religjionit si institucionet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta dhe \u201cm\u00eb t\u00eb besueshme\u201d n\u00eb rrethin shoq\u00ebror t\u00eb tyre, e sidomos t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb zona rurale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebta t\u00eb rinj nga k\u00ebto rrethe shoq\u00ebrore, duke u rritur n\u00eb nj\u00eb ambient shum\u00eb t\u00eb mbyllur i cili nuk observon ide t\u00eb reja ose t\u00eb ndryshme b\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijohet shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb bindjet e tyre t\u00eb mos form\u00ebsohen konform me familjen dhe religjionin. P\u00ebrkundrazi, k\u00ebto dy institucione po i fusin rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve meqen\u00ebse shumica d\u00ebrrmuese e t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur n\u00eb koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb teknologjis\u00eb, qasjes m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb informacione dhe zhvillimit t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pranimin e ideve t\u00eb tjera dhe diversitetit n\u00eb nivel global.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr ta argumentuar k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb vazhdimit t\u00eb moskontestimit t\u00eb tradit\u00ebs nga t\u00eb rinjt\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb hulumtimi t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs, del se t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb mend\u00ebsi m\u00eb konservatore se\u00e7 kemi menduar meq\u00eb: m\u00eb shum\u00eb u besojn\u00eb institucioneve fetare sesa institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare; 70% e t\u00eb rinjve e shohin martes\u00ebn dhe religjionin si vlera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa angazhimin civil ose politik; 71% e t\u00eb rinjve nuk ndihen mir\u00eb me pas\u00eb nj\u00eb \u00e7ift homoseksual si fqinj af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb dhe 60% e tyre e shohin virgj\u00ebrin\u00eb si vler\u00eb dhe faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e partnerit\/es.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E nj\u00eb fenomen i cili \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb diskursin politik e shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shifra, shifra t\u00eb cilat n\u00ebse do t\u00eb ndodhnin n\u00eb nj\u00eb shtet dhe shoq\u00ebri funksionale do t\u00eb k\u00ebrkohej reformim i sistemit t\u00eb arsimit dhe reflektim nga t\u00eb gjitha institucionet t\u00eb cilat punojn\u00eb dhe p\u00ebrfshihen direkt n\u00eb m\u00ebnyren e jetes\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve, jo vet\u00ebm n\u00eb zonat urbane por t\u00eb rinjve t\u00eb t\u00eb gjithave zonave, deri n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb aktivizmit me t\u00eb rinj nga e gjith\u00eb Kosova, v\u00ebrehet se rezistenca ndaj tradit\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e theksuar tek t\u00eb rinjt\u00eb jasht\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, e kjo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb aktiviteteve kultore dhe shoq\u00ebrore n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto komuna. Duke qen\u00eb se shumica e aktiviteve jan\u00eb t\u00eb centralizuara n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb komuna t\u00eb tjera nuk e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb produktive, duke i b\u00ebr\u00eb direkt t\u00eb hapur ndaj mend\u00ebsive konservatore t\u00eb cilat e mbushin k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb anash nga institucionet dhe shoq\u00ebria civile. Shembull, n\u00eb Prishtin\u00eb ka shum\u00eb hap\u00ebsira n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb rinjt\u00eb dhe aktivist\u00ebt mund t\u00eb takohen dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb diskutime t\u00eb ndryshme, duke e b\u00ebr\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb m\u00eb produktive, nd\u00ebrsa n\u00eb qytetet e tjera l\u00ebre q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tilla, por as qendrat rinore nuk jan\u00eb funksionale. E n\u00eb fakt hap\u00ebsirat t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb\u00a0 n\u00eb num\u00ebr dhe funksionale jan\u00eb institucionet fetare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr i cili mund t\u00eb luaj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb konservimin e mend\u00ebsis\u00eb tek t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs e cila lidhet direkt me var\u00ebsin\u00eb ekonomike nga familja. Shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varur ekonomikisht nga prind\u00ebrit, presin q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr studime ose pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen nga presioni shoq\u00ebror dhe konservativ dhe t\u00eb jetojn\u00eb me bindjet e tyre t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme n\u00eb Prishtin\u00eb. Personalisht, duke ardhur nga nj\u00eb qytet konservator, e kam pasur shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb q\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjej njer\u00ebz me mend\u00ebsi m\u00eb progresive, rrjedhimisht duke e b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb pranohesh n\u00eb nj\u00eb rreth pa marr\u00eb parasysh dallimet t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij rrethi shoq\u00ebror. Mir\u00ebpo, shum\u00eb pak t\u00eb rinj e kan\u00eb privilegjin q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb largohen p\u00ebr studime ose pun\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, e kjo b\u00ebn q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb ose ndjehen ndryshe nga rrethi ku jan\u00eb rritur t\u00eb konformohen n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e shumic\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Faktori i tret\u00eb por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi i arsimit i cili e shtyn nx\u00ebn\u00ebsin\/en q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me m\u00ebsuesin\/en e t\u2019i marr\u00eb shum\u00eb m\u00ebsime si t\u00eb mir\u00ebqena, pa e lejuar hap\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr kritik\u00eb e kreativitet. E mungesa e t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike b\u00ebn q\u00eb pastaj t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb kthehen tek familja p\u00ebr m\u2019i marr\u00eb informacionet p\u00ebr m\u00ebnyren e organizimit t\u00eb jetes\u00ebs. E duke u bazuar n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, k\u00ebta t\u00eb rinj do t\u00eb rriten duke marr\u00eb informata seksiste, homofobike, raciste e duke iu besuar dogmave fetare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Prandaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00a0t\u00eb kemi shoq\u00ebri t\u00eb hapur, kritike dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr secilin individ i cili jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri na duhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje dhe bashk\u00ebpunim i shpejt\u00eb i t\u00eb gjitha instancave t\u00eb cilat mund t\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb ndryshimin e k\u00ebsaj mend\u00ebsie, duke u nisur nga institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb cilat duhet t\u2019u ofrojn\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jetes\u00ebs dhe edukimit dhe largimit t\u00eb nepotizmit e korrupsionit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet edhe besueshm\u00ebria ndaj institucioneve; institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat duhet t\u2019u ofrojn\u00eb barazi t\u00eb rinjve t\u00eb Kosov\u00ebs me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt evropian\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihen se i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjtit sistem t\u00eb vlerave; dhe decentralizimit t\u00eb aktiviteve sociale dhe kulturore n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb nga shoq\u00ebria civile. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shoq\u00ebria kosovare ka me qen\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e jetueshme p\u00ebr persona t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb vuajn\u00eb nga mend\u00ebsia e trash\u00ebguar paragjykuese dhe konservatore.<\/span><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs po vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb sistem i cili nuk e zhvillon t\u00eb menduarit kritik dhe mas\u00ebn kritike mes tyre, mir\u00ebpo, p\u00ebrkundrazi po i vendos brenda kat\u00ebr mureve t\u00eb t\u00eb menduarit pa iu l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kureshtje, pyetje e kreativitet p\u00ebr fenomenet t\u00eb cilat ndodhin jasht\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr mureve dhe pa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":176,"featured_media":9690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[837],"ppma_author":[205],"class_list":["post-3893","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-youth"],"authors":[{"term_id":205,"user_id":176,"is_guest":0,"slug":"roni-idrizaj","display_name":"Roni Idrizaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"Idrizaj","first_name":"Roni","description":"Roni Idrizaj \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka qen\u00eb Drejtor Ekzekutiv i Sbunker ku p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka menaxhuar programin e mendimit kritik dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \"TruAktiv\" t\u00eb Sbunker.\r\n\r\nAktivizmi i tij n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile zhvillohet edhe si vullnetar n\u00eb organizata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr fokus integrimin e komuniteteve pakic\u00eb dhe t\u00eb magjinalizuara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut.\r\n\r\nAi \u00ebsht\u00eb themelues i iniciativave \u201cSpeakOut\u201d dhe #KputeUrrejtjen dhe ka qen\u00eb koordinator n\u00eb iniciativ\u00ebn #MerrFrym\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/176"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3893"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10711,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893\/revisions\/10711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3893"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}