{"id":3912,"date":"2019-11-06T12:27:17","date_gmt":"2019-11-06T10:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3912"},"modified":"2024-11-22T12:29:10","modified_gmt":"2024-11-22T10:29:10","slug":"cilat-mund-te-jene-disa-nga-alternativat-ne-kushtet-kur-integrimi-evropian-eshte-bllokuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/cilat-mund-te-jene-disa-nga-alternativat-ne-kushtet-kur-integrimi-evropian-eshte-bllokuar\/","title":{"rendered":"Cilat mund t\u00eb jen\u00eb disa nga alternativat n\u00eb kushtet kur Integrimi Evropian \u00ebsht\u00eb bllokuar?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb mos hapur negociatat me Maqedonin\u00eb Veriore dhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rezistenca q\u00eb po shtohet brenda Bashkimit Evropian kundrejt zgjerimit, ndezi nj\u00eb debat publik q\u00eb u kufizua vet\u00ebm tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia e nuk trajtoi hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kuptohet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e dyanshme, nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb arroganca arbitrare e Makronit dhe nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e vendeve tona t\u00eb cilat jan\u00eb vonuar n\u00eb procese q\u00eb mund t\u00eb ishin kryer m\u00eb shpejt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Mir\u00ebpo tema e diskutuar ngeli m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nivelin e vajtimit e ankes\u00ebs dhe nuk nxiti debate lidhur me veprimet q\u00eb duhet t\u00eb ndermerren nga vendet tona n\u00eb kushtet kur Brukseli nuk po iu p\u00ebrmbahet angazhimeve t\u00eb marra p\u00ebrsip\u00ebr dhe po e zvarrit procesin e integrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrejt bllokimit t\u00eb zgjerimit, ne duhet t\u00eb dalim nga gjendja e disfatizmit dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb shqyrtojm\u00eb alternativa apo nd\u00ebrmarrim veprime t\u00eb tjera n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur interesat shtet\u00ebror\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrpeshuar deri diku q\u00ebndrimin e ngurt\u00eb t\u00eb Makronit dhe lider\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po bllokojn\u00eb liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian, ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet s\u00eb paku di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebmbim. Pra tashm\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion moral p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb lloj kompensimi nga aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dor\u00ebzan\u00eb t\u00eb proceseve. T\u00eb qenit pezull p\u00ebr shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr forcimin e subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar paraqet nj\u00eb rrezik t\u00eb madh, gati-gati t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb bi\u00e7iklet\u00ebs e cila q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Kosova t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ambicioze tanim\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb ep\u00ebrsi morale ndaj aleat\u00ebve, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb s\u00eb paku mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb avancim n\u00eb disa nisma t\u00eb tjera multilaterale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb padyshim K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, dhe n\u00ebse partner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb do t\u00eb kishin vullnetin e duhur, ky an\u00ebtar\u00ebsim do t\u00eb ishte i mundur sepse tashm\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dy institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj organizate pra e Bank\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Komisionit t\u00eb Venecias. Kjo organizat\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt kosovar\u00eb sidomos p\u00ebr sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit, sepse u siguron nj\u00eb mbrojtje ekstra n\u00eb Strasburg nga shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Do ta ndihmonte shum\u00eb edhe shtetin e Kosov\u00ebs sepse do ta fuste n\u00eb bashk\u00ebpunim me shum\u00eb vende an\u00ebtare mosnjoh\u00ebse t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore e Azis\u00eb Qendrore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ruse t\u00eb influenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se perspektiva e hyrjes n\u00eb BE po duket shum\u00eb e larg\u00ebt dhe e zbeht\u00eb, nj\u00eb zgjidhje alternativ\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ishte an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Shoqat\u00ebn Evropiane t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb (European Free Trade Association EFTA) ku sot b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. K\u00ebto dy t\u00eb fundit q\u00eb jan\u00eb shtetet kryesore, njihen edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e ngusht\u00eb me Kosov\u00ebn dhe pranin\u00eb e madhe t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb EFTA Kosova mund t\u00eb hyj\u00eb tek Zona Ekonomike Evropiane (EEA) e cila mund\u00ebson qasjen e plot\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb EFTA-s. Pra n\u00ebp\u00ebrmjet EFTA-s Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur mundur l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe kapitalit brenda tregut t\u00eb vet\u00ebm evropian. Pra n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre siguron p\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb t\u00eb qenit n\u00eb nj\u00eb treg ekonomik por nuk ka ndikimin n\u00eb vendimmarrjen n\u00eb Bruksel. Kjo gj\u00eb e fundit nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe se ashtu k\u00ebshtu kur t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare, pesha specifike e Kosov\u00ebs n\u00eb vendimmarrjen evropiane ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. Nj\u00eb vend i BE-s\u00eb me popullsi t\u00eb ngjashme me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb Letonia me 1.9 milion\u00eb banor\u00eb, e cila ka vet\u00ebm 8 deputet\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian me 751 an\u00ebtar\u00eb. Nj\u00eb alternativ\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb ishte e volitshme edhe p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Moshapjen e negociatave me BE-n\u00eb, veri-maqedonasit po kompensojn\u00eb me finalizimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme, dhe k\u00ebtu duhet gjithashtu q\u00eb Kosova t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. P\u00ebrderisa ka nj\u00eb MSA mes Kosov\u00ebs dhe BE-s\u00eb n\u00eb kushtet ku aty jan\u00eb pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, nj\u00eb marr\u00ebveshje kontraktuale do duhej q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i jepej edhe me NATO-n ku ka kat\u00ebr vende q\u00eb mosnjoh\u00ebse. Prandaj do t\u00eb ishte e arsyeshme q\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur sadopak l\u00ebndimin e ndjesis\u00eb s\u00eb braktisjes nga Per\u00ebndimi, t\u00eb k\u00ebrkohej nga vendet partnere q\u00eb t\u00eb nisnin procesin e dialogut politik diplomatik p\u00ebr hapat e par\u00eb kontraktuale q\u00eb do ta b\u00ebnin Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb Partneritetit p\u00ebr Paqe me NATO-n duke pasur nd\u00ebr mend nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr pengjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe padyshim zhg\u00ebnjimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me projektin evropian, dhe forcat liberale q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara ka qen\u00eb mos-heqja e vizave Shengen. Fakti q\u00eb jan\u00eb liberalizuar p\u00ebr Shengenin vende si Moldavia, Gjeorgjia e Ukraina nuk i jan\u00eb liberalizuar Kosov\u00ebs d\u00ebshmon qart\u00eb se k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte e volitshme q\u00eb derisa t\u00eb hiqen vizat Shengen, s\u00eb paku t\u00eb lobohet me disa vende dashamir\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb japin viza sa m\u00eb afat-gjata dhe me minimumin e kostove e k\u00ebrkesave sidomos p\u00ebr kategori si akademik\u00eb, gazetar\u00eb, aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, student\u00eb, sportist\u00eb, artist\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs, klerik\u00eb\u00a0 e politikan\u00eb. K\u00ebto segmente t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb m\u00eb nevojtar\u00ebt p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb shpeshta n\u00eb per\u00ebndim dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe opinionb\u00ebr\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb vend. Prandaj leht\u00ebsimi p\u00ebr ta i marrjes s\u00eb vizave nga ambasada si ajo e Gjermanis\u00eb dhe Zvicr\u00ebs q\u00eb japin m\u00eb s\u00eb shumti viza n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre do t\u00eb ulte sensin e pesimizmit dhe indinjat\u00ebs n\u00eb popull. Idealja do t\u00eb ishte q\u00eb p\u00ebr personalitetet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre segmenteve, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb diku tek 3-4 mij\u00eb veta, t\u00eb jepeshin pasaporta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u2019u jepej mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb, krijojn\u00eb bashk\u00ebpunim dhe promovojn\u00eb interesat dhe imazhin e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb vende q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn dhe dokumentet kosovar\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i reagimit t\u00eb Kosov\u00ebs por edhe Shqip\u00ebris\u00eb e Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb kushtet kur an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE po largohet, \u00ebsht\u00eb kompensimi me forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale me shtetet kryesore partnere brenda Bashkimit Evropian. Pra n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs do duhej t\u00eb shtoheshin nismat p\u00ebr forcimin e raporteve ekonomike t\u00eb tipit marr\u00ebveshje p\u00ebr heqjen e taksimit t\u00eb dyfisht\u00eb; marr\u00ebveshje p\u00ebr nxitje e mbrojtje t\u00eb investimeve reciproke apo p\u00ebr pun\u00ebsim me Gjermanin\u00eb e Sllovenin\u00eb si partnere kryesore ekonomike. Nj\u00ebjt\u00eb edhe Shqip\u00ebria do duhej q\u00eb mosfutjen n\u00eb BE ta kompensonte me intensifikimin t\u00eb marr\u00ebveshjeve bilaterale me Italin\u00eb e Greqin\u00eb si partnere kryesore. Shtetet tona t\u00eb l\u00ebna pas dore n\u00eb procesin e integrimit do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb rendnin p\u00ebr t\u00eb siguruar marr\u00ebveshje t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar menj\u00ebher\u00eb pas ekzekutimit t\u00eb Brexit-it. Po ashtu me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale me vende t\u00eb rajonit gjithashtu sidomos me ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufi dhe me ato shtete t\u00eb orientuara drejt per\u00ebndimit si Kroacia, Bullgaria e Hungaria.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb venitjes s\u00eb perspektiv\u00ebs evropiane, forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnies me Shqip\u00ebrin\u00eb merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt bilateral ngelet ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrtej retorik\u00ebs romantike patriotike t\u00eb mbledhjeve t\u00eb deritanishme t\u00eb dy qeverive. K\u00ebtu nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shpiket rrota. Mjafton t\u00eb shikohen modele ekzistuese t\u00eb bashk\u00ebpunimit intensiv nd\u00ebrshtet\u00ebror si Beneluksi, K\u00ebshilli Nordik, Asambleja Balltike apo praktikat e ishullit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes Republik\u00ebs s\u00eb Irland\u00ebs dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosova t\u00eb siguroj\u00eb ato interesa shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb ende nuk i siguron dot si pasoj\u00eb e mosnjohjes s\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element qe duhet patur parasysh \u00ebsht\u00eb edhe nevoja e nj\u00eb perspektive m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u00a0 n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs duke synuar nd\u00ebrlidhjen me t\u00eb tjera rajone t\u00eb globit. K\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb forcuar subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sajin do t\u00eb ishte e arsyeshme q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb Komonuelth duke siguruar lidhje edhe me n\u00eb vende t\u00eb shumta t\u00eb kontinentit afrikan. Kjo organizat\u00eb ka si prioritet\u00a0 promovimin e demokracis\u00eb, paqes dhe zhvillimit t\u00eb vendeve an\u00ebtare dhe pranon edhe vende q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb koloni britanike, sikurse ka ndodhur me Ruand\u00ebn dhe Mozambikun. Po ashtu do t\u00eb ishte me leverdi q\u00eb t\u00eb sigurohej edhe statusi i vendit v\u00ebzhgues n\u00eb organizata nd\u00ebrshtet\u00ebrore me pesh\u00eb n\u00eb rritje si OAS, OIC apo Liga Arabe.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto duhen b\u00ebr\u00eb paralelisht me p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb ndryshuar imazhin e shteteve shqiptare n\u00eb syt\u00eb e Brukselit duke nd\u00ebrmarr\u00eb reforma serioze t\u00eb brendshme dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fund atyre problemeve q\u00eb na kan\u00eb damkosur. Pra k\u00ebrkimi i alternativave n\u00eb politik\u00ebn e jashtme nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb heqim dor\u00eb nga integrimi evropian, por thjesht q\u00eb t\u00eb riparojm\u00eb d\u00ebmet e vones\u00ebs dhe q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb plan B n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq kur porta e hyrjes n\u00eb BE mbahet mbyllur p\u00ebr ne. Ndryshimi i situat\u00ebs n\u00eb Bruksel duhet q\u00eb t\u00eb na vet\u00ebdij\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar kreativ dhe zhbirues p\u00ebr t\u00eb gjetur hap\u00ebsira e rrug\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur interesat shtet\u00ebror\u00eb e komb\u00ebtar\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb mos hapur negociatat me Maqedonin\u00eb Veriore dhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rezistenca q\u00eb po shtohet brenda Bashkimit Evropian kundrejt zgjerimit, ndezi nj\u00eb debat publik q\u00eb u kufizua vet\u00ebm tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia e nuk trajtoi hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kuptohet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e dyanshme, nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb arroganca arbitrare [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10643,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1955,1954],"ppma_author":[367],"class_list":["post-3912","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-efta","tag-integrimi-evropian"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3912"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10644,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3912\/revisions\/10644"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3912"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}