{"id":3929,"date":"2019-11-29T14:16:16","date_gmt":"2019-11-29T12:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3929"},"modified":"2024-11-18T14:18:58","modified_gmt":"2024-11-18T12:18:58","slug":"kafshate-qe-skaperdihet-eshte-or-vella-racizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/kafshate-qe-skaperdihet-eshte-or-vella-racizmi\/","title":{"rendered":"Kafshat\u00eb q\u00eb s\u2019kap\u00ebrdihet, \u00ebsht\u00eb or v\u00eblla racizmi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<p>Ora \u00ebsht\u00eb 5:33 e m\u00ebngjesit t\u00eb 29 n\u00ebntorit 2019. N\u00eb banes\u00eb u ktheva para 2 minutash. I lodhur, fizikisht. Por, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb i shterrur emocionalisht.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><strong>Heronjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prej momentit kur ra t\u00ebrmeti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u mor vesh q\u00eb pasojat mund t\u00eb ishin m\u00eb problematike sesa vet\u00ebm disa dridhje e d\u00ebmtime t\u00eb lehta, solidariteti i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs shp\u00ebrtheu n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb papara. Ushtri, polici, mjek\u00eb, psikolog\u00eb, tifoz\u00eb e qytetar\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit b\u00ebn\u00eb e \u00e7ka nuk b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa m\u00eb shum\u00eb lajme t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb vinin nga andej kufirit, aq m\u00eb shum\u00eb mobilizohej ndihma nga kjo an\u00eb. Si t\u00eb tjer\u00ebt, edhe ne n\u00eb organizat\u00ebn ton\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb mblodh\u00ebm rroba e i d\u00ebrguam deri n\u00eb Shqip\u00ebri, dit\u00ebn e dyt\u00eb mblodh\u00ebm t\u00eb holla e me to blem\u00eb artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm e i nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, e dit\u00ebn e tret\u00eb (mbr\u00ebm\u00eb) u organizuam p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar strehimin e t\u00eb ardhur\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, meqen\u00ebse nj\u00eb fluks i madh i tyre ve\u00e7se paralajm\u00ebrohej.<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e mi, secili ishte nj\u00eb hero unik. Heronj\u00eb ishin ata q\u00eb i ofruan sht\u00ebpit\u00eb e tyre, edhe m\u00eb heronj\u00eb ishin ata q\u00eb vinin e i mirrnin vet t\u00eb ardhurit nga Shqip\u00ebria. Heronj\u00eb ishin ata q\u00eb sillnin ndihma, e edhe m\u00eb heronj\u00eb ishin ata q\u00eb kishin shkuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb terren. Kur nd\u00ebrmjet\u00ebsuam p\u00ebr ta strehuar nj\u00eb familje nga Durr\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, djali rugovas t\u00eb cilit i\u2019a dor\u00ebzova familjen 4 an\u00ebtar\u00ebshe mu duk si i dal\u00eb nga p\u00ebrallat. Edhe m\u00eb hero ishte nj\u00eb nikoqir nga Fush\u00eb Kosova q\u00eb e mori nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb familje 9 an\u00ebtar\u00ebshe aty p\u00ebr aty, madje me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar. E heroi m\u00eb i madh ishte nj\u00eb mik i imi nga Prizreni, i cili u lajm\u00ebrua vullnetarisht p\u00ebr ta drejtuar nj\u00eb autobus q\u00eb po vinte nga Shqip\u00ebria, e q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebrndante t\u00eb ardhurit n\u00ebp\u00ebr disa hotele gjithandej Kosov\u00ebs, var\u00ebsisht si kishim mundur t\u2019i kontaktonim e t\u2019i gjenim vend. Tani q\u00eb po shkruaj, ai ende nuk e ka dor\u00ebzuar pjes\u00ebn e fundit t\u00eb grupit, e me gjas\u00eb do t\u2019i duhen edhe disa or\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi. Pjesa m\u00eb e bukur e popullit tim po shp\u00ebrfaqej, e kjo m\u00eb b\u00ebnte me kraaaah\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Konfuzioni<\/strong><\/p>\n<p>Po afrohej mesnata dhe nj\u00eb autobus me t\u00eb cilin kishim kontaktuar qysh n\u00eb nisje nga Durr\u00ebsi po vonohej. Duke shfryt\u00ebzuar lajm\u00ebrimet publike n\u00eb rrjetet sociale, kishim arritur q\u00eb ende pa ardhur ata, t\u2019i siguronim 50 vende strehimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb at\u00eb autobus. Krejt \u00e7ka duhej ishte dikush q\u00eb do t\u2019i merrte ata nga kufiri dhe t\u2019i orientonte n\u00ebp\u00ebr lokacionet e ndryshme, p\u00ebr shkak q\u00eb shoferi i autobusit nga Shqip\u00ebria nuk e kishte iden\u00eb e gjeografis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00ebm disa sekonda pasi q\u00eb e b\u00ebra nj\u00eb ftes\u00eb publike n\u00eb Facebook, nj\u00eb mik i imi u lajm\u00ebrua vullnetarisht dhe e mori p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Problemet filluan kur e pam\u00eb q\u00eb po vinin informata kontradiktore nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. FSK thoshte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb orientohen n\u00eb kampin e Prizrenit. P\u00ebrgjegj\u00ebsit n\u00eb Prizren na thoshin q\u00eb t\u00eb gjitha kapacitetet e tyre ishin mbushur, pra nuk kishin m\u00eb asnj\u00eb vend. Policia i pyeste tifoz\u00ebt, para syve tan\u00eb, n\u00ebse kan\u00eb ndonj\u00eb informat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurit nga Shqip\u00ebria?! Pik\u00ebrisht kur autobusi \u201cyn\u00eb\u201d i\u2019u afrua hyrjes s\u00eb Kosov\u00ebs, erdhi lajmi q\u00eb autobus\u00ebt ishin bllokuar n\u00eb kufi! Mmmmm&#8230; por, duke garantuar p\u00ebr secilin nga 50 udh\u00ebtar\u00ebt, u \u00e7bllokua edhe kjo situat\u00eb. Tani duhej q\u00eb t\u2019i prisnim e t\u2019i sistemonim sipas marr\u00ebveshjes. N\u00eb disa hotele e sht\u00ebpi private.<\/p>\n<p><strong>Shembja<\/strong><\/p>\n<p>Kur ishte futur n\u00eb autobus n\u00eb kufi, miku jon\u00eb prizrenas me gjas\u00eb kishte nuhatur q\u00eb vonesa edhe mund t\u00eb kishte nj\u00eb arsye. N\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, na tha: \u201cN\u00eb autobus paska rom!\u201d Edhe? As q\u00eb na b\u00ebri p\u00ebrshtypje kjo informat\u00eb. Vazhduam me planin. Disa i mor\u00ebm me makina n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, e shumica vazhduan me autobus p\u00ebr n\u00eb hotelet p\u00ebrkat\u00ebse. Kur zbrit\u00ebm te nj\u00ebra prej sht\u00ebpive nikoqire, reagimi i par\u00eb i pronarit ishte: \u201cHmmm&#8230; nuk e dita q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rom\u00eb!\u201d. Pas dy minutash, erdhi edhe telefonata e pronarit t\u00eb hotelit t\u00eb par\u00eb ku autobusi tashm\u00eb kishte arritur. Na k\u00ebrkonte llogari pse i kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb jan\u00eb familjar\u00eb, por i kishin dalur rom\u00eb. Pas 10 minutash lutjesh, pranoi q\u00eb t\u2019i strehonte t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sonte. Aty u vetdij\u00ebsuam q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e autobusit ishin me rom\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbetur pa kulm mbi kok\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. Tani jemi n\u00eb pritje t\u00eb telefonat\u00ebs nga hoteli i radh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kthimi n\u00eb realitet<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt\u00eb t\u00eb them n\u00ebse i gjykuam pronar\u00ebt e sht\u00ebpive dhe hoteleve. M\u00eb duket se jo. P\u00ebrkundrazi, e pranuam si normal reagimin e tyre, nd\u00ebrsa jonormal ishte kuptimi yn\u00eb q\u00eb jemi duke ndihmuar njer\u00ebz t\u00eb prekur nga termeti \u2013 po pra, njer\u00ebz. Ky kuptim ishte jonormal, sepse paniku i tragjedis\u00eb dhe euforia e solidaritetit masiv na kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb qasjen e bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb ndaj k\u00ebtij grupi. Ndoshta edhe efekti i \u201cMir\u00ebsevjen Broo\u201d ende ishte i fresk\u00ebt, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrdije.<\/p>\n<p>Kisha harruar q\u00eb kur isha n\u00eb shkoll\u00eb fillore e shoku im i ngusht\u00eb rom vinte p\u00ebr t\u00eb fjetur te un\u00eb ose anasjelltas, kritikohesha nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb gjer\u00eb. Edhe pse ai shok ishte m\u00eb i bukur, m\u00eb i pasur, m\u00eb i past\u00ebr e m\u00eb i sjellsh\u00ebm se secili shok tjet\u00ebr shqiptar (jo q\u00eb jan\u00eb kritere t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu\/shoku, por fatkeq\u00ebsisht sh\u00ebrbenin si baz\u00eb e till\u00eb te shumica). Kisha harruar q\u00eb asnj\u00eb nga shok\u00ebt rom nuk kishin vazhduar shkollimin m\u00eb lart, sepse \u201crom\u00ebt nuk e duan shkoll\u00ebn\u201d. Kisha harruar q\u00eb rom\u00ebt jan\u00eb \u201clyp\u00ebs kujdestar\u00eb\u201d, e shum\u00eb prej nesh as q\u00eb e v\u00ebrejm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kisha harruar shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra nga p\u00ebrditshm\u00ebria me t\u00eb cilat rom\u00ebve u\u2019a tregojm\u00eb vendin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Vend ky krejt n\u00eb fund, p\u00ebr toke.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb dit\u00ebs i kisha uruar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr Dit\u00ebn e Flamurit, duke konstatuar q\u00eb ne si popull vazhdojm\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb, pa asnj\u00eb kusht. Por, n\u00eb at\u00eb ekzaltim me mir\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi, me gjas\u00eb kisha harruar q\u00eb nj\u00eb kusht edhe mund t\u00eb ekzistonte.<\/p>\n<p><strong>Epilog&#8230;?<\/strong><\/p>\n<p>Pronar\u00ebt q\u00eb strehuan k\u00ebta njer\u00ebz (n\u00eb syt\u00eb ton\u00eb), pra rom\u00ebt (n\u00eb syt\u00eb e tyre), edhe p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb, i meritojn\u00eb falenderimet m\u00eb t\u00eb larta. Sepse u mund\u00ebsuan 50 shpirtrave t\u00eb lagur e t\u00eb tmerruar q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nat\u00eb ta kalojn\u00eb n\u00ebn kulm, pa dridhje e n\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, pa pages\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nat\u00eb, sepse dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme nuk i dihet. Tash po afrohet ora 6 e m\u00ebngjesit, dhe ve\u00e7se duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb zgjidhje. Ndoshta nga shteti? V\u00ebshtir\u00eb&#8230; nuk njihemi si shtet q\u00eb i respekton shum\u00eb k\u00ebto komunitete as nga ana institucionale. T\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz solidar\u00eb? Edhe mund t\u00eb ket\u00eb, por mjaft v\u00ebshtir\u00eb, duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb shum\u00eb, dhe at\u00eb t\u2019i paralajm\u00ebrojm\u00eb qysh n\u00eb fillim se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb (nuk po m\u00eb besohet q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb, por nuk guxojm\u00eb t\u00eb na p\u00ebrs\u00ebritet befasia e njejt\u00eb edhe nes\u00ebr)&#8230; po pra, n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb mos e mir\u00ebpres\u00ebsh dik\u00eb q\u00eb e ka l\u00ebkur\u00ebn me ngjyr\u00eb t\u00eb ndryshme nga e jotja. Solidariteti ka rac\u00eb. Ndoshta organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile \u2013 jan\u00eb t\u00eb ekspozuara vazhdimisht ndaj komuniteteve t\u00eb ndryshme, pra jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb prirur t\u2019ua dallojn\u00eb ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs. Ndoshta asnj\u00ebri. Apo t\u00eb gjith\u00eb. Nuk e di.<\/p>\n<p>Krejt \u00e7ka di \u00ebsht\u00eb q\u00eb para se t\u2019i godiste, termeti nuk e kishte pyetur ask\u00eb se \u00e7far\u00eb ngjyre t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs kishin. I kishte \u00e7ar\u00eb gjith\u00eb ato sht\u00ebpi p\u00ebr gjys\u00ebm. A thua sht\u00ebpit\u00eb e kujt m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ora \u00ebsht\u00eb 5:33 e m\u00ebngjesit t\u00eb 29 n\u00ebntorit 2019. N\u00eb banes\u00eb u ktheva para 2 minutash. I lodhur, fizikisht. Por, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb i shterrur emocionalisht. Heronjt\u00eb Prej momentit kur ra t\u00ebrmeti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u mor vesh q\u00eb pasojat mund t\u00eb ishin m\u00eb problematike sesa vet\u00ebm disa dridhje e d\u00ebmtime t\u00eb lehta, solidariteti i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":100,"featured_media":10454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[990,1878,1560],"ppma_author":[117],"class_list":["post-3929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-racizmi","tag-shqiperi","tag-termeti"],"authors":[{"term_id":117,"user_id":100,"is_guest":0,"slug":"taulant-hoxha","display_name":"Taulant Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-5.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-5.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Taulant","description":"Taulant Hoxha \u00ebsht\u00eb aktivist shum\u00ebvje\u00e7ar i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe Drejtor i Programit n\u00eb Fondacionin Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile (KCSF). Kryesisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb fushat e zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb procesin e vendim-marrjes, dialogun n\u00eb mes t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe qeveris\u00eb dhe korniz\u00ebs ligjore p\u00ebr shoq\u00ebri civile. Aktualisht \u00ebsht\u00eb Kryesues i Bordit t\u00eb Platform\u00ebs CiviKos, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv i shum\u00eb nismave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon t\u00eb lidhura me ambientin p\u00ebr veprim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe rregullimin e brendsh\u00ebm t\u00eb sektorit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/100"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3929"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13534,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3929\/revisions\/13534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3929"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}