{"id":3957,"date":"2019-08-05T15:32:55","date_gmt":"2019-08-05T13:32:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3957"},"modified":"2024-11-13T15:43:01","modified_gmt":"2024-11-13T13:43:01","slug":"ideologjia-e-vlerave-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ideologjia-e-vlerave-te-luftes\/","title":{"rendered":"Ideologjia e vlerave t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span style=\"font-size: 16px;\"><em>Vlerat dhe idealet e luft\u00ebs nuk kan\u00eb mund\u00ebsuar emancipimin e zhvillimin e shoq\u00ebrin\u00eb kosovare t\u00eb pasluft\u00ebs dhe, si t\u00eb tilla, nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e re dhe p\u00ebr aspiratat e reja t\u00eb shtetit. Andaj, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb shikohet p\u00ebrtej \u201cvlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe t\u00eb flitet p\u00ebr \u201cvlerat e pasluft\u00ebs\u201d t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb rrethanat e reja.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201cEdhe pse kaluan nj\u00ebzet\u00eb vite, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr shihet se vlera e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e paprekshme\u2026 \u00cbsht\u00eb vlera m\u00eb sublime dhe e shenjt\u00eb e kombit ton\u00eb, shtetit ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb e fuqizon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr shtetin ton\u00eb\u2026 Gjithmon\u00eb duhet t\u00eb kujtojm\u00eb me krenari luft\u00ebn q\u00eb e kemi zhvilluar dhe \u00e7do her\u00eb kur respektojm\u00eb ato vlera vet\u00ebm sa do t\u00eb forcohemi edhe si shoq\u00ebri, edhe si shtet\u2026 Bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb, t\u00eb jet\u00eb e pavarur dhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb gradualisht drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe Bashkim Evropian<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/thaci-vlerat-e-luftes-jane-te-paprekshme\/\">.\u201d K\u00ebshtu foli para do koh\u00ebve presidenti i Kosov\u00ebs me rastin e nj\u00eb ceremonie p\u00ebr nderimin e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u00a0<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por, jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb vlerat e luft\u00ebs po p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb fituar kapital politik.<a href=\"http:\/\/scanerpress.com\/2019\/06\/12\/veterani-i-uck-se-shperthen-ndaj-pushtetit-keni-keqperdorur-deshmoret-dhe-vlerat-e-luftes\/\">\u00a0N\u00eb mesin e atyre q\u00eb kan\u00eb reaguar kund\u00ebr kapitalizimi nga ana e \u201cklaneve q\u00eb po shkelin gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve\u201d kan\u00eb qen\u00eb edhe vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb<\/a>. T\u00eb till\u00ebt mbajn\u00eb q\u00ebndrimin se ideali i luft\u00ebs \u00e7lirimtare \u00ebsht\u00eb realizuar, tash p\u00ebr tash, vet\u00ebm p\u00ebrgjysm\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar \u201cliria dhe \u00e7lirimi i vendit\u201d, por ende jo \u201cideali p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d,\u00a0<a href=\"https:\/\/insajderi.com\/krasniqi-vlerat-e-luftes-u-perdoren-per-interesa-personale\/\">i cili\u2013sipas ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u2013po \u201cvazhdon\u201d.<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo retorik\u00eb zhvillohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr pretendimin e monopolit p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs. Dy pal\u00ebt n\u00eb konflikt q\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb, megjithat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kan\u00eb pohimin se vlerat e luft\u00ebs bartin ose n\u00ebnkuptojn\u00eb vlerat e zhvillimit dhe konsolidimit t\u00eb shtetit, progresit shoq\u00ebror, liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb, integrimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, e t\u00eb ngjashme. Retorika politike ka tendenc\u00eb q\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs t\u2019i mvesh\u00eb vlera\u00a0si demokracia, integrimi euro-atlantik, zhvillimi, etj, duke arsyetuar se q\u00ebllimi i luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ka pasur t\u00eb b\u00ebnte edhe me k\u00ebto vlera e q\u00ebllime t\u00eb d\u00ebshiruara. Mir\u00ebpo, kjo \u00ebsht\u00eb anakronike p\u00ebr aq sa tek etosi i luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb projekton vlera t\u00eb zhvilluara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re t\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb agjend\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare shtetnd\u00ebrtuese, kusht\u00ebzimit t\u00eb integrimit europian me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, demokratizim dhe nd\u00ebrtim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs s\u00eb \u201cmbrojt\u00ebsve\u201d dhe \u201ckund\u00ebrmbrojt\u00ebsve\u201d t\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs, nuk mund t\u00eb pretendohet se ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa \u00e7lirim prej pushtimit dhe shtypjes serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Lufta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar prej Serbis\u00eb. Krejt \u00e7far\u00eb i shtohet k\u00ebtij q\u00ebllimi m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb joreale dhe anakronike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kaq mund t\u00eb pritet prej luft\u00ebs \u00e7lirimtare (dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnvler\u00ebsuar). Por, lufta \u00e7lirimtare nuk ka ofruar nj\u00eb vizion se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton liria, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, zhvillimi, progresi e integrimi dhe si t\u00eb arrihen k\u00ebto pas \u00e7lirimit. Vlerat e luft\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar aspirata politike e orientime ideologjike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 po v\u00ebrtetohet p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, retorika e \u201cvlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe\u00a0 e \u201cgjakut t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve\u201d ka n\u00ebnkuptuar shnd\u00ebrrimin e heronj\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb politikan\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb pasluft\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e shtypjes serbe me shtypjen e heronj\u00ebve dhe batak\u00e7ive t\u00eb vet\u00ebshpallur &#8220;bart\u00ebs \u00a0t\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d. K\u00ebshtu, ideja e \u201cvlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb katandis\u00eb n\u00eb instrument ideologjik p\u00ebr ruajtjen e status quos\u00eb dhe p\u00ebrligjen e sundimit t\u00eb profiter\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs: ato po ua mund\u00ebsojn\u00eb &#8220;bart\u00ebsve \u00a0t\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d udh\u00ebheqjen e paaft\u00eb dhe t\u00eb korruptuar, po u japin \u201ctagrin\u201d p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb reket investitor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, dhe p\u00ebr t\u2019i rehatuar dajallar\u00ebt e klient\u00ebt e tyre n\u00eb poste publike e biznese private. Pik\u00ebrisht ky miti i vlerave t\u00eb luft\u00ebs na ka penguar p\u00ebr ta par\u00eb se \u201cbart\u00ebsit e vlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d e kan\u00eb rob\u00ebru shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend se ta \u00e7lirojn\u00eb at\u00eb, e kan\u00eb rr\u00ebnu shtetin n\u00eb vend se ta nd\u00ebrtojn\u00eb at\u00eb dhe e kan\u00eb forcu sundimin e forc\u00ebs n\u00eb vend se t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr synime t\u00eb tjera t\u00eb pas \u00e7lirimit, si nd\u00ebrtimi i shtetit, zhvillimi i shoq\u00ebris\u00eb, e t\u00eb ngjashme, lypset nj\u00eb etos tjet\u00ebr, vlera t\u00eb reja dhe nj\u00eb elit\u00eb e re e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kishte me i bart\u00eb ato. Idealet e luft\u00ebs nuk mund t\u2019i sigurojn\u00eb ato. Kush ka r\u00ebn\u00eb d\u00ebshmor p\u00ebr arsimim t\u00eb duhur e t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsin e studentin, trajtim dinjitoz p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmurin e pensionistin, t\u00eb drejta p\u00ebr pun\u00ebtorin, pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb papunin, p\u00ebrkrahje p\u00ebr profesionistin, sh\u00ebndet e siguri p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarin\u2026?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ideja e \u00e7lirimit etnik ose komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u00e7lirim nga sundimi i p\u00ebrfituesve t\u00eb luft\u00ebs e t\u00eb pasluft\u00ebs, nga mbret\u00ebria e injoranc\u00ebs, frik\u00ebsimit, prapambetjes e moszhvillimit, si dhe nga autoritarizmi i tan\u00ebve dhe i t\u00eb huajve. Andaj, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe urgjente p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e re kosovare\u00a0t\u00eb pasluft\u00ebs t\u00eb shikoj\u00eb p\u00ebrtej \u201cvlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr \u201cvlerat e pasluft\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb artikuluar aspiratat e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re dhe narrativin e vlerave t\u00eb reja. Tash pas dy dekadash, u pa se vlerat e luft\u00ebs nuk kan\u00eb frym\u00ebzu ideale p\u00ebr emancipim e zhvillim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pasi q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb jan\u00eb dinamike dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe var\u00ebsisht prej rrethanave t\u00eb krijuara, narrativi mbi vlerat duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrshtatur rrethanave t\u00eb reja, zhvillimeve demografike e sociale dhe shnd\u00ebrrimeve kulturore e politike, n\u00ebse do t\u00eb pranohet nga shoq\u00ebria e re dhe ta frym\u00ebzoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr zhvillim e p\u00ebrparim. Narrativi i ngurt\u00eb q\u00eb nuk reflekton dhe nuk u p\u00ebrshtatet k\u00ebtyre ndryshimeve nuk mund t\u00eb legjitimohet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe sh\u00ebnimi i p\u00ebrvjetorit t\u00eb radh\u00ebs (i nj\u00ebzeti k\u00ebt\u00eb vit) i \u00e7lirimit nga Serbia me manifestime publike pompoze, nuk ka kuptim p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e re dhe nuk e ndihmon narrativin p\u00ebr vlerat e reja. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo ka kuptim ve\u00e7 p\u00ebr politikan\u00ebt dhe bart\u00ebsit e ideologjis\u00eb s\u00eb vlerave e idealeve t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve po ju duket se me spektak\u00ebl e zbulim t\u00eb busteve konfirmojn\u00eb pranimin popullor t\u00eb narrativit t\u00eb \u201c\u00e7lirimit t\u00eb vendit\u201d. Por, p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00e7lirimi flasin \u201c\u00e7lirimtar\u00ebt\u201d tan\u00eb, kur neve frika prej t\u00eb ardhmes, varf\u00ebris\u00eb, mashtrimit e shfryt\u00ebzimit s\u2019na u nda prej se u \u201c\u00e7lirua&#8221; vendi?! Liria \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim prej frik\u00ebs dhe shfryt\u00ebzimit, \u00e7lirim prej keqmenaxhimit dhe korrupsionit, mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrparim e zhvillim dhe \u00e7lirim prej pengesave si prej t\u00eb huajve, ashtu edhe prej tan\u00ebve. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00ebzet\u00eb vjet pas \u00e7lirimit prej pushtuesit t\u00eb huaj ishte dasht\u00eb me festu \u00e7lirimin e dyt\u00eb prej \u00e7lirimtar\u00ebve tan\u00eb. Se, \u00e7lirimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb ndodh\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekje e p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga zgjedha e v\u00ebn\u00eb qoft\u00eb nga t\u00eb huajt, qoft\u00eb nga tan\u00ebt.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vlerat dhe idealet e luft\u00ebs nuk kan\u00eb mund\u00ebsuar emancipimin e zhvillimin e shoq\u00ebrin\u00eb kosovare t\u00eb pasluft\u00ebs dhe, si t\u00eb tilla, nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e re dhe p\u00ebr aspiratat e reja t\u00eb shtetit. Andaj, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb shikohet p\u00ebrtej \u201cvlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe t\u00eb flitet p\u00ebr \u201cvlerat e pasluft\u00ebs\u201d t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":10191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1735,637,998,1808],"ppma_author":[700],"class_list":["post-3957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-lufta","tag-nato","tag-politike","tag-uck"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3957"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3957\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10193,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3957\/revisions\/10193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3957"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}