{"id":3963,"date":"2019-07-22T16:12:25","date_gmt":"2019-07-22T14:12:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3963"},"modified":"2024-12-09T16:15:00","modified_gmt":"2024-12-09T14:15:00","slug":"cmimi-i-jetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/cmimi-i-jetes\/","title":{"rendered":"\u00c7mimi i jet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa kushton jeta e njeriut? A kemi mund\u00ebsi t\u2019i vendosim qenies s\u00eb njeriut \u00e7mimin me barkod? A ekzistojn\u00eb sikur n\u00eb supermarkete\u00a0 \u201caksion\u201d dhe \u201czbritje\u201d p\u00ebr jet\u00ebn? A mund t\u00eb shitemi m\u00eb lir\u00eb n\u00ebse jet\u00ebn njer\u00ebzore nuk e \u201crrumbullakojm\u00eb\u201d po e l\u00ebm\u00eb n\u00eb ato 99 cent\u00ebt e famsh\u00ebm? Vet\u00ebm ngritja e pyetjeve t\u00eb tilla t\u00eb jep nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebshtiros\u00ebse. Secili q\u00eb e ka par\u00eb \u201cList\u00ebn e Shindlerit\u201d, besoj e kujton sken\u00ebn, n\u00eb fund t\u00eb filmit, kur n\u00eb stacion t\u00eb trenit, hebrenjt\u00eb e mbetur gjall\u00eb i dhurojn\u00eb Oskar Shindlerit unaz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin gravuar fjal\u00ebt e nxjerra nga Talmundi: \u201cAi q\u00eb shp\u00ebton nj\u00eb njeri, ka shp\u00ebtuar gjith\u00eb njer\u00ebzimin\u201d. Q\u00eb logjikisht n\u00ebnkupton se n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb caktuar, jeta e nj\u00eb njeriu dhe i gjith\u00eb njer\u00ebzimi jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb peshore. Thjesht, jeta e njeriut \u00ebsht\u00eb e pa\u00e7muar!<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por a \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet k\u00ebshtu? P\u00ebr ne, personalisht, sigurisht se po. Shumica e njer\u00ebzve do t\u00eb hiqnin dor\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb gjitha pasurit\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shmangies s\u00eb vdekjes p\u00ebr vete dhe p\u00ebr njer\u00ebzit e dashur, pavar\u00ebsisht asaj se a besojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrtejme apo jo.\u00a0 \u201cParat\u00eb ose jet\u00ebn\u201d thon\u00eb n\u00eb filmat Western dhe menj\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja a kemi mjaftuesh\u00ebm para.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Megjithk\u00ebt\u00eb, e v\u00ebrteta e vrazhd\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: jo vet\u00ebm q\u00eb jeta ka \u00e7mim, por ai \u00e7mim varet nga mund\u00ebsit\u00eb e tregut dhe ato sociale. Krejt\u00ebsisht sikur \u00e7mimi i apartamenteve, i televizionit, i buk\u00ebs, i heroin\u00ebs, i mjedr\u00ebs, i past\u00ebs s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, i gozhd\u00ebve apo i gom\u00ebs s\u00eb \u00e7ezm\u00ebs s\u00eb ujit. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr menaxhimi i nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb i pamundur n\u00ebse nuk dihet vlera e jet\u00ebs s\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt menaxhohen. Andaj, p\u00ebr shembull, Agjencia Amerikane p\u00ebr Mbrojtje t\u00eb Mjedisit vler\u00ebson jet\u00ebn e nj\u00eb amerikani me 7.5 milion\u00eb dollar\u00eb. Ministri e Mjedisit n\u00eb Britani t\u00eb Madhe pohon se nj\u00eb vit i jet\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb nj\u00eb britaniku ka vler\u00ebn e 29 mij\u00eb funteve. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore vler\u00ebsoi se nj\u00eb qytetar i Indis\u00eb \u201c kushton\u201d rreth 3,162 dollar\u00eb n\u00eb vit, nj\u00eb kosto prej 95 mij\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr jet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shembull tjet\u00ebr, pas sulmeve terroriste t\u00eb 11 shtatorit 2001, Amerika krijoi nj\u00eb fond humanitar prej t\u00eb cilit do t\u00eb kompensoheshin familjet e viktimave t\u00eb cilat humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi, po ashtu prej atij fondi do t\u00eb paguheshin edhe viktimat e tjera eventuale t\u00eb ndonj\u00eb tragjedie t\u00eb till\u00eb ose katastrofe natyrore. Dhe k\u00ebtu lind\u00ebn komplikimet, sepse kompensimi p\u00ebr 2996 viktima t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve ishte vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale. Edhe at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shtruar pyetja e nj\u00ebjt\u00eb, sa sakt\u00ebsisht kushton secila jet\u00eb e k\u00ebtyre 2996 personave? A ka qen\u00eb, p\u00ebr shembull, m\u00eb e shtrenjt\u00eb jeta e nj\u00eb t\u00eb riu apo t\u00eb moshuari? Apo e kund\u00ebrta? Sa kushton jeta e njeriut q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas f\u00ebmije p\u00ebr dallim nga ai q\u00eb nuk la? Edhe m\u00eb kontradiktore, a m\u00eb shum\u00eb vlen jeta e nj\u00eb drejtori banke apo e nj\u00eb sh\u00ebrbyesi q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb Kullat Binjake? N\u00eb fund, Fondi pagoi mesatarisht rreth 2 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr \u00e7do viktim\u00eb t\u00eb sulmit, sepse n\u00eb fund u pranua perspektiva e cila vler\u00ebsoi produktivitetin ekonomik t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs viktim\u00eb. K\u00ebshtu, jeta e njer\u00ebzve q\u00eb ishin rreth t\u00eb 30-tave u vler\u00ebsua rreth 2,8 milion\u00eb dollar\u00eb, nd\u00ebrsa e atyre mbi 70 vje\u00e7 u vler\u00ebsua \u201c vet\u00ebm\u201d 600 mij\u00eb dollar\u00eb. Familjet e viktimave \u201cm\u00eb produktive\u201d mor\u00ebn kompensimin prej 6.4 milion\u00eb dollar\u00ebsh derisa familjet e viktimave \u201cm\u00eb t\u00eb lira\u201d mor\u00ebn 250 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr produktivitetin e tyre t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm. Grat\u00eb, edhe n\u00eb vdekje sikurse n\u00eb jet\u00eb, u vler\u00ebsuan m\u00eb pak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Dhe tani para se, fal\u00eb socializmit, t\u00eb mendojm\u00eb se secili njeri duhet t\u00eb marr\u00eb sasin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb parave p\u00ebr viktimizimin e vet tragjik dhe t\u00eb pafajsh\u00ebm, sepse secila jet\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e barasvlershme, mendoni dy her\u00eb. A seriozisht e besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb? \u00c7ka thot\u00eb Dostojevski, a \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme jeta e nj\u00eb t\u00eb riu apo ajo e plak\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb jeta e nj\u00eb narkomani m\u00eb e vlefshme se jeta e nj\u00eb profesori universitar? A kushton jeta e nj\u00eb laureati t\u00eb \u00e7mimit Nobel po aq sa e nj\u00eb njeriu i cili po pin birr\u00eb n\u00eb barin skaj rruge, para se ta dhunoj\u00eb gruan e vet? Cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi i \u00e7mimit mes jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb duhanpir\u00ebsi dhe joduhanpir\u00ebsi? Sa kushtojn\u00eb \u2013 njer\u00ebzit? A duhet t\u00eb llogariten t\u00eb gjitha veset dhe \u00e7rregullimet? Dhe pse jo, kur k\u00ebt\u00eb tani m\u00eb ve\u00e7 e praktikojn\u00eb t\u00eb gjitha agjencit\u00eb e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb rast se t\u00eb gjitha k\u00ebto llogari ju duken jo normale, t\u00eb ftohta, t\u00eb vrazhda dhe imorale, at\u00ebher\u00eb kujtoni pyetjen e studiuesit t\u00eb etik\u00ebs, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shquarit e koh\u00ebs, Peter Singer. Sa para do t\u00eb vendosnim t\u00eb ndanim p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb secili an\u00ebtar i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pas mund\u00ebsi t\u00eb drejtohet n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore, edhe p\u00ebr dhimbjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbim falas? 20 euro? 30? 50? Apo 100 euro n\u00eb muaj? Dhe n\u00eb momentin q\u00eb themi \u201cepo, kaq \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm prej nesh\u201d urime, sapo e vendoset \u00e7mimin e jet\u00ebs s\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por, t\u00eb kthehemi te Kosova, si q\u00ebndrojm\u00eb ne me \u00e7mimin e jet\u00ebs njer\u00ebzore? Jeta e nj\u00eb qenie njer\u00ebzore n\u00eb vendin ton\u00eb vlen af\u00ebrsisht 5-10 mij\u00eb euro. Kaq kushton jeta e nj\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb Kosov\u00eb. Vet\u00ebm vitin e fundit n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn 22 persona t\u00eb cil\u00ebt punonin n\u00eb nd\u00ebrtimtari. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta pun\u00ebtor kan\u00eb punuar n\u00eb \u201c t\u00eb zez\u00ebn\u201d e versionit specifik t\u00eb kapitalizmit kosovar dhe\/ose shfryt\u00ebzimit brutal t\u00eb cilin as Man\u00e7esteri i Engelsit t\u00eb shekullit XIX nuk do ta kishte perceptuar. Sipas Ligjit t\u00eb pun\u00ebs, shkeljet p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb t\u00eb zez\u00eb d\u00ebnohen disa mij\u00ebra euro por asnj\u00ebher\u00eb duke kaluar 5 shifroren.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pra, jeta e nj\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb Kosov\u00eb kushton mesatarisht 6-7 mij\u00eb euro. Kaq jan\u00eb edhe nd\u00ebshkimet e vetme t\u00eb shqiptuara n\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb ndaj sip\u00ebrmarr\u00ebsve. A po ju duket e lir\u00eb apo e shtrenjt\u00eb? Ky \u00e7mim i jet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, \u00e7mimi i nj\u00eb veture t\u00eb prodhuar n\u00eb vitin 2010 apo e 3-4 metrave katror\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb apartamenti n\u00eb Prishtin\u00eb. K\u00ebshtu pra nj\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb Kosov\u00eb kushton sa 18 televizor\u00eb Samsung 40 inch ( full HD!) ose rreth 16 lavatri\u00e7e BOSCH me 1200 rrotullime. Nuk \u00ebsht\u00eb pak n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrenjt\u00ebsi apo jo? Kaq do t\u00eb thot\u00eb vlen jeta e nj\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, i cili punon n\u00eb t\u00eb zez\u00ebn dhe vdes n\u00eb vend pune. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, amerikan\u00ebt e kompensojn\u00eb jet\u00ebn e viktimave me miliona dollar\u00eb. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb far\u00eb tregu i lir\u00eb. Njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs jan\u00eb disi m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">A jan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt kosovar mall i lir\u00eb, i cili pin duhan, nuk e lidh rripin e siguris\u00eb, harron pllo\u00e7\u00ebn l\u00ebshuar dhe nuk e vendos kapel\u00ebn mbrojt\u00ebse? Derisa vajton e veron jasht\u00eb vendit, n\u00eb vend se t\u00eb d\u00ebrrmohet sipas etik\u00ebs protestante? Apo ndoshta \u00ebsht\u00eb shteti ai i cili p\u00ebrmes ligjeve, rregulloreve e vendimeve brutalisht i zhvler\u00ebson?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pra, ju p\u00eblqen apo jo, jeta njer\u00ebzore (dhe puna) n\u00eb realitet kan\u00eb \u00e7mim. Por, megjithk\u00ebt\u00eb, \u00e7mimi i jet\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb globale apo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i rang listave t\u00eb bizneseve, t\u00eb cilat me progresin e tyre prap\u00ebseprap\u00eb e krijojn\u00eb mas\u00ebn reale p\u00ebr \u00e7mimin ton\u00eb sesa \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi real i jet\u00ebs e tregon masa e kualitetit t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb. Andaj, le ta pyesim veten dhe le ta llogarisim sa kushton jeta jon\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/span><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa kushton jeta e njeriut? A kemi mund\u00ebsi t\u2019i vendosim qenies s\u00eb njeriut \u00e7mimin me barkod? A ekzistojn\u00eb sikur n\u00eb supermarkete\u00a0 \u201caksion\u201d dhe \u201czbritje\u201d p\u00ebr jet\u00ebn? A mund t\u00eb shitemi m\u00eb lir\u00eb n\u00ebse jet\u00ebn njer\u00ebzore nuk e \u201crrumbullakojm\u00eb\u201d po e l\u00ebm\u00eb n\u00eb ato 99 cent\u00ebt e famsh\u00ebm? Vet\u00ebm ngritja e pyetjeve t\u00eb tilla t\u00eb jep [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":503,"featured_media":10800,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[954,1981,1980,1009],"ppma_author":[1327],"class_list":["post-3963","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-filozofi","tag-jeta","tag-jeta-e-njeriut","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":1327,"user_id":503,"is_guest":0,"slug":"ardita-dushi","display_name":"Ardita Dushi","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/1d4b8e432bf1446028f09c22e055718369d0f60936b8129cd14ae40b8135c1ab?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Dushi","first_name":"Ardita","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/503"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3963"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3963\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10801,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3963\/revisions\/10801"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3963"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}