{"id":4019,"date":"2017-03-03T14:18:39","date_gmt":"2017-03-03T12:18:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4019"},"modified":"2024-11-14T14:23:21","modified_gmt":"2024-11-14T12:23:21","slug":"quf-quf-uff-pjesa-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/quf-quf-uff-pjesa-i\/","title":{"rendered":"Quf Quf Uff! (Pjesa I)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pse me kon\u00eb i sinqert\u00eb kur mundesh me rrejt\u00eb pa naj konsekuenc\u00eb negative serioze, bile bile edhe me t\u00eb dasht\u00eb njer\u00ebzit edhe pse i rren? Pse me fol\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kur mundesh ve\u00e7 me e p\u00ebrmend\u00eb si fjal\u00eb, e tue e p\u00ebrmend\u00eb me e mashtrue rrafsh e barabart\u00eb nji popull? Me e than\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk asht fort e rand\u00ebsishme, bile s\u2019ke as \u00e7ka me u lodh\u00eb, p\u00ebrderisa rrenat q\u00eb i thu dit\u00eb e nat\u00eb ka boll njer\u00ebz q\u00eb i besojn\u00eb.<\/p>\n<p>Boll asht mjaftuesh\u00ebm, sidomos kur politikat komunikohen n\u00eb facebook, ku p\u00eblqimi ndikohet prej fiksimit me krijue nji imazh t\u00eb vetes q\u00eb i shkon p\u00ebr shtati llajkave.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb na udh\u00ebhiqemi qe sa. Dhe po funksionon. Gjith\u00eb ka funksionue. Sepse, njer\u00ebzit e lejojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00ebt e fundit me rastin e dek\u00ebs s\u00eb Agollit dhe cirkut komb\u00ebtar t\u00eb vorrimit t\u00eb tij n\u00eb njan\u00ebn an\u00eb, e me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb Musine Kokalarit dhe lavdimit t\u00eb saj po nga k\u00ebta t\u00eb nj\u00ebjtit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kam mendu shum. Dhe ndoshta gabim, por erdha n\u00eb nji p\u00ebrfundim q\u00eb na shqiptar\u00ebt me e k\u00ebqyr\u00eb holl\u00eb e holl\u00eb, knej kufinit, anej kufinit, kudo q\u00eb jemi kurr\u00eb nuk jena marr\u00eb me t\u00eb kaluemen ton\u00eb. Na kena qef me harru. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb gjakut t\u00eb njani tjetrit. Ah, gjak marrim edhe dekada ma von\u00eb. I vrajm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr bamat e baballar\u00ebve e gjysh\u00ebrve, e st\u00ebrgjysh\u00ebrve. Ka t\u00eb baj\u00eb me krenarin\u00eb kjo. Ate burrnoren. Nuk e kuptoj!<\/p>\n<p>E kaluemja nuk asht e thjesht\u00eb, kuptohet, dhe kur them me u marr\u00eb me t\u00eb\u00a0nuk e kam fjal\u00ebn n\u00eb kontekstin e pastrimit t\u00eb hesapeve, ose t\u00eb vizatimeve bardh e zi t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe s\u00eb padrejt\u00ebs, s\u00eb keqes dhe s\u00eb mir\u00ebs, por e them n\u00eb kuptimin e p\u00ebrpunimit t\u00eb traumave dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nji nd\u00ebrgjegjeje e cila e sheh t\u00eb kaluemen si mund\u00ebsi me nd\u00ebrtu nji t\u00eb ardhme ma t\u00eb mir\u00eb dhe e ban k\u00ebt\u00eb s\u00eb paku tue i kuptue dyshimet e veta, p\u00ebr mos me than\u00eb tue krijue dyshime me q\u00ebllimin e thjesht\u00eb me m\u00ebsue qysh nuk dojna me qen\u00eb.<\/p>\n<p>Na, kudo q\u00eb jemi, i kemi pranu komunistat si demokrat\u00eb dhe prandaj kurr\u00eb nuk e bam\u00eb demokracin\u00eb; na kemi pranu hajnat si heronj prandaj kurr\u00eb nuk u \u00e7liruem; na kemi harrue heronjt\u00eb prandaj kurr\u00eb nuk u rrit\u00ebm; na i kemi toleru snobat me u na shit\u00eb si intelektual\u00eb, prandaj \u2026 (nuk di as qysh me e vazhdue k\u00ebt\u00eb fjali ma p\u00ebrpara); na kemi harrue vuejtjet e robnimit prej tut\u00ebs q\u00eb na akuzon dikush q\u00eb s\u2019po dijna me e shijue lirin\u00eb, prandaj kurr\u00eb nuk u revoltuem. Na nuk e dina kush jena pa keqtrajtim e n\u00ebnshtrim. Prandaj tolerojna po get n\u00eb nji mas\u00eb t\u00eb madhe me na keqtrajtue \u00e7do idiot q\u00eb mrrin me ble nji karrige n\u00eb qeveri. P\u00ebrmes viktimizimit q\u00eb na bahet na gjejna kuptim n\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk e dijna \u00e7ka dojna. Liri po, ama \u00e7ka me bo me te? Jemi konfuz\u00eb, jemi inferior\u00eb, se na e kan\u00eb shti n\u00eb gjak gjenerat\u00eb mas gjenerate q\u00eb na nuk jena njer\u00ebz, q\u00eb na nuk e dijna \u00e7ka asht liria. \u00c7mimin ia dijna, por vler\u00ebn jo. P\u00ebrqata dijna me dek\u00eb p\u00ebr te, por jo me jetue p\u00ebr te. Bishtin mes kam\u00ebve, e pat\u00ebm s\u2019e pat\u00ebm, na e ndjenja.<\/p>\n<p><strong>Treni i pajtimit dhe s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nuk asht e \u00e7uditshme q\u00eb Tha\u00e7i sot kcen me muzik\u00ebn e ambasadave t\u00eb hueja p\u00ebr me pshtu byth\u00ebn e vet.\u00a0 Ky q\u00eb e ka p\u00ebr\u00e7a k\u00ebt\u00eb popull kah asht sill\u00eb, sot k\u00ebrkon pajtim dhe k\u00ebrkon sh\u00ebrim t\u00eb traum\u00ebs dhe jo q\u00eb kcen, por fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb reciton k\u00ebrkesat e tyne t\u00eb cilat mundohet me na i shit\u00eb neve popullit si vullnet t\u00eb tij, si p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale morale, racionale, vizionare bla bla bla. Vullnet, tamam qysh i ka hije nji kryetari shteti, nji njeriu t\u00eb kulturuem e paqedash\u00ebs. Vullnet, pra. A kam nevoj\u00eb me n\u00ebnvizu najqysh ironin\u00eb k\u00ebtu? Tha\u00e7i nuk ia di as kuptimin fjal\u00ebs \u201cpajtim\u201d e le mo \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d dhe tashti dojka me e themelu nji komision p\u00ebr te\u2026 a thu kush ka me e udh\u00ebheq\u00eb, naj daj\u00eb i tij?<\/p>\n<p>Pajtimi dhe e v\u00ebrteta asnjiher\u00eb s\u2019jan\u00eb ide e keqe. N\u00eb fakt jan\u00eb kusht p\u00ebr nji shoqni q\u00eb do me ec\u00eb p\u00ebrpara. Por pajtimi dhe e v\u00ebrteta duhet me u k\u00ebrkue prej shoqnis\u00eb si nevoj\u00eb themelore p\u00ebr sh\u00ebrim e zhvillim. Jo me u \u201curdhnue\u201d prej nalt. Kur themelohen komisione p\u00ebr pajtime e t\u00eb v\u00ebrteta prej nalt, shtrohet pyetja qyshdokoft\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e kujt? Dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn tek perspektivat e popujve t\u00eb anmiq\u00ebsuem, por te individ\u00ebt q\u00eb udh\u00ebheqin me ato popuj. Sepse k\u00ebta individ\u00eb, p\u00ebr arsye individuale krijojn\u00eb k\u00ebto komisione pajtimesh. Paramendojeni nji film, Tha\u00e7i tue e luejt\u00eb pajtuesin. A mundeni me e paramendue Tha\u00e7in n\u00eb vend t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs allahile? A e paramendoni dot naj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tue dal\u00eb prej goj\u00ebs s\u00eb tij?<\/p>\n<p><strong>Treni i ambasadave<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb sikur q\u00eb ia paluen kurrizin Tha\u00e7i para vorreve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb pllakat e t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt quheshin terrorista, tash po ia palojn\u00eb, me ner\u00eb me thon\u00eb koqet, tue e urdhnue me luejt\u00eb pajtuesin e popujve. Pyetja asht, a mos jan\u00eb idhnu pak si shum ambasadat p\u00ebr ato telefonat e p\u00ebrgjueme ku ky n\u00eb bised\u00eb me dosta \u201cluen pak koqe\u201d me ta? Nuk asht pyetje. Ve\u00e7 thash!<\/p>\n<p>Dhe nuk asht problemi tek pajtimi, kena nevoj\u00eb p\u00ebr te shum, problemi asht q\u00eb pajtimin s\u2019mundet me e ba nji njeri q\u00eb asht n\u00eb njan\u00ebn an\u00eb viktim\u00eb e t\u00eb zezave t\u00eb veta, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e zeza e viktimizimit ton\u00eb si shoqni. Dhe arsyeja asht e thjesht\u00eb: SEPSE p\u00ebrderisa atij pajtimi \u201ci duhet\u201d me e luejt\u00eb politikanin e reformuem e demokratin e misionit t\u00eb ri, si xhoker p\u00ebr me pshtue prej burgut, k\u00ebsaj shoqnije pajtimi i duhet p\u00ebrnime.<\/p>\n<p>Tashti, q\u00eb Kosova duhet me u marr\u00eb me t\u00eb kaluemen e saj, e me viktimat e me traumat, duhet. Pa dallim etnie. Na u shterr zani sojit t\u00eb vog\u00eblsis\u00eb tem, tue hang\u00ebr mut n\u00ebp\u00ebr shkrime palidhje, q\u00eb duhet, duhet dhe q\u00eb s\u2019u mor\u00ebm kurr\u00eb sot e k\u00ebsaj dite asht krim ndaj paqes e ardhm\u00ebnis\u00eb ton\u00eb. Megjith\u00ebse p\u00ebr aq sa vlen, njer\u00ebzit e vegj\u00ebl t\u00eb k\u00ebsaj shoqnije, prej projektit n\u00eb projekt me gjith\u00eb v\u00ebsht\u00ebrsit\u00eb po merren vazhdimisht me pajtimin dhe nd\u00ebrtimin e paqes, disa ma t\u00eb suksesshmit prej tyne bile n\u00eb baz\u00eb vullnetare, si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb menaxherave t\u00eb organizatave t\u00eb m\u00ebdhaja q\u00eb drejtojn\u00eb projektet prej zyreve t\u00eb tyne me karriga t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs e i parkojn\u00eb xhipat para zyreve me qira marramend\u00ebse. Dhe k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb vegj\u00ebl kan\u00eb arrit\u00eb di\u00e7ka, por problemi q\u00ebndron tek fakti q\u00eb puna e tyne nuk shihet po nuk e pat vul\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb naj ministrie diku, e ministrit\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ose jo var\u00ebsisht prej asaj a shohin a jo naj mund\u00ebsi me e luejt\u00eb \u201cekspertin\u201d me naj trajnim e me i marr\u00eb do pare, ose me udh\u00ebtue jasht\u00eb shtetit me naj konferenc\u00eb. Kujdes mos harroni n\u00eb konferenca me i prezantue t\u00eb par\u00ebt, se mujn\u00eb me t\u2019u idhnue p\u00ebr munges\u00eb respekti ndaj shtetit. Me fjal\u00eb tjera, marr\u00ebveshja e bashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebto raste n\u00eb fakt asht ve\u00e7 nji marr\u00ebveshje tjet\u00ebr e n\u00ebnshtrimit. Dhe natyrisht n\u2019da\u00e7 me t\u00eb shkue mir\u00eb biznesi i OJQ-s\u00eb, ke me u n\u00ebnshtrue. Por mos keni dert, ata q\u00eb OJQ-n\u00eb\u00a0e shohin si biznes nuk e kan\u00eb problem n\u00ebnshtrimin, se nxjerrin p\u00ebr vete najsen, e qaq ju mjafton.<\/p>\n<p>Neve nuk na duhen komisione pajtimi prej Tha\u00e7it, as nuk na duhen ambasadat me na kallxue \u00e7ka na duhet. \u00c7ka na duhet asht nji udh\u00ebheq\u00ebsi q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb me k\u00ebrkue falje q\u00eb romit i thot\u00eb maxhup, sepse nuk i thot\u00eb; \u00e7ka na duhet asht nji qeveri q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb me i k\u00ebrku falje grave q\u00eb i quen lopa, sepse nuk i quen; \u00e7ka na duhet asht nji opozit\u00eb q\u00eb ka ide ma t\u00eb mira reth forc\u00ebs s\u00eb argumentit sesa retorik\u00ebn nacionaliste plot p\u00ebrralla; \u00e7ka na duhet asht nji kriminel ma pak n\u00eb qeveri e nji idiot ma pak brenda e OJQ-ve q\u00eb bashk\u00ebpunon me ta; \u00e7ka na duhet asht nji hipokrizi ma pak githandej.<\/p>\n<p><strong>Treni i fejsbukut dhe autobusat<\/strong><\/p>\n<p>Nuk na duhen trenat, q\u00eb i ndalim ose nuk i ndalim, as autobusat q\u00eb prishen ose nuk prishen p\u00ebr me e kuptue q\u00eb po ushqehemi me propagand\u00eb n\u00eb tana an\u00ebt. Popull, provokimet prej Serbis\u00eb s\u2019kan\u00eb nevoj\u00eb me bo \u201cquf quf\u201d p\u00ebr me u pa, i kemi n\u00eb rafte t\u00eb dyqaneve, i kemi n\u00eb ekran t\u00eb televizorit. Hajt boni uff!<\/p>\n<p>E edhe autobusa p\u00ebr aq sa vlen, kemi pas\u00eb edhe para luft\u00ebs. \u00c7ka s\u2019kemi pas\u00eb para luft\u00ebs asht pavar\u00ebsia, t\u00eb cil\u00ebn nuk duhet me ia lejue na vet\u00ebs sot me e kujtue si dita kur \u201cu ban\u00ebn me autobusa\u201d (t\u00eb cil\u00ebt u prish\u00ebn ose s\u2019u prish\u00ebn, kujt po i duhet gjith\u00eb ky lajm idiotik allahile? Lajm t\u00eb cilit i bie pre kryetari i kryeqytetit ton\u00eb e merret me te n\u00ebp\u00ebr statusa tan\u00eb dit\u00ebn, thue se nuk ka pun\u00eb ma t\u00eb men\u00e7me. \u201cDamn it\u201d.) Thash\u00eb t\u00eb foli pak anglisht p\u00ebr kryetarin ton\u00eb t\u00eb shehrit, q\u00eb na ka studiu n\u00eb Harvard, i cili k\u00ebto\u00a0dit\u00eb me edukat\u00eb shembullore e uroj ekipin e filmit \u201cHome\u201d p\u00ebr \u00e7mimin n\u00eb Bafta, na uroj neve qytetar\u00ebve autobusat e ri, thue se i kemi shpik\u00eb vet, por pavar\u00ebsin\u00eb jo. Se ajo ka pik\u00eb prej qiellit. Kjo idiot\u00ebsi nuk na duhet. Nuk na duhen as p\u00ebrkuljet e idiotave prej atje nalt para vorreve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve k\u00ebtu posht\u00eb. Vorret jan\u00eb t\u00eb popullit. Bollni mo! E dijna q\u00eb mundeni me e laku kurrizin, kurrgjo tjet\u00ebr mos ditshim!<\/p>\n<p><strong>Treni i pavar\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7ka na duhet neve, asht nji qeveri q\u00eb nuk konsideron q\u00eb p\u00ebrshkak t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar numri i grave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdhunue gjat\u00eb luft\u00ebs mundet me u rrit\u00eb. Qysh u rrit ai i veteran\u00ebve, q\u00eb p\u00ebr \u00e7udi nuk i la p\u00ebrshtypje qeveris\u00eb hi\u00e7, por edhe ma zi as popullit nuk i la fort p\u00ebrshtypje, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mujna me i llogarit\u00eb si protest\u00eb gjurm\u00ebt e dhamb\u00ebve tan\u00eb plot mllef n\u00eb lug\u00ebt e pllastik\u00ebs t\u00eb makiatove tona t\u00eb p\u00ebrditshme? K\u00ebsaj qeverie kriminale nuk i la p\u00ebrshtypje as q\u00eb Kosova e ka nji sistem t\u00eb arsimit n\u00eb nivel katastrofik t\u00eb cilin natyrisht e krijuen vet\u00eb k\u00ebta dreq\u00ebn, kadaldale vit mas viti e shkatrruen; sikur q\u00eb nuk i la p\u00ebrshtypje q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt vdesin prej mureve t\u00eb sht\u00ebpive historike e kurrkush nuk shkon n\u00eb burg; sikur q\u00eb nuk ia nin\u00eb fort kurrkujt q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb rrezikohen \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb se s\u2019kan\u00eb as trotuare ku me ec\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mujna me i llogarit\u00eb si protest\u00eb gjurm\u00ebt e dhamb\u00ebve tan\u00eb plot mllef n\u00eb lug\u00ebt e pllastik\u00ebs t\u00eb makiatove tona t\u00eb p\u00ebrditshme (qita e thash\u00eb m\u00eb duket nji her\u00eb. Shnosh!)? Kriminel\u00ebve nuk u len p\u00ebrshtypje pra asnji idiot\u00ebsi tjet\u00ebr q\u00eb e ban jarania e tyne, e af\u00ebrt, ose e afrueme pavar\u00ebsisht sa e larg\u00ebt.\u00a0Nji mut.<\/p>\n<p>\u00c7ka na duhet asht nji opozit\u00eb q\u00eb e pranon pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij vendi dhe nuk e shet odave e shesheve (q\u00eb nuk i kena qaq sa thojn\u00eb q\u00eb i kena) si cenim p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, e cenim p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe e pse jo edhe k\u00ebrcnim p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shqiponjave t\u00eb maleve tona t\u00eb nemuna ose t\u00eb bekume. (Moti s\u2019kam pa shqiponj\u00eb llajv, duhna me dal ma shpesh maleve).<\/p>\n<p>Flamurat, si ai si ky, lecka jan\u00eb \u00e7do her\u00eb. Harna, t\u00eb prodhueme najkun. Ner\u00ebn flamurit ia jep njeri, e jo e kund\u00ebrta. Dhe ia jep, ose nuk ia jep me vep\u00ebr, jo me fjal\u00eb. E sidomos jo me fjal\u00eb t\u00eb kota e t\u00eb budallavta. E p\u00ebr aq sa vlen, nuk e pranoj hipokrizin\u00eb e atyne q\u00eb m\u00eb thojn\u00eb q\u00eb e dojn\u00eb (ve\u00e7) flamurin komb\u00ebtar (kuq e zi) si atdhetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb jan\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtin tani p\u00ebr festa komb\u00ebtare e varin n\u00eb bandera si me dasht\u00eb me e d\u00ebnue p\u00ebr krime ndaj njer\u00ebzimit. Pramendojeni nji flamur tue u mundue me e p\u00ebrqafu banderin, por banderi bander, nuk merr vesh, e dikur flamuri dor\u00ebzohet ndaj er\u00ebs dhe zhagitet si pa\u00e7av\u00ebr rrug\u00ebve me emna d\u00ebshmor\u00ebsh. I braktistun prej banderit, flamuri me t\u00eb cilin krenohen patriotat ani pse edhe me e pas\u00eb gjuh\u00ebn gjarp\u00ebn ata nuk e dallojn\u00eb. E valojn\u00eb, oh e valojn\u00eb. Dashni valla, se jo mahi. Dashni q\u00eb bahet p\u00ebrshesh n\u00eb retorik\u00ebn e pllazma-keksave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>vazhdon&#8230;<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pse me kon\u00eb i sinqert\u00eb kur mundesh me rrejt\u00eb pa naj konsekuenc\u00eb negative serioze, bile bile edhe me t\u00eb dasht\u00eb njer\u00ebzit edhe pse i rren? Pse me fol\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kur mundesh ve\u00e7 me e p\u00ebrmend\u00eb si fjal\u00eb, e tue e p\u00ebrmend\u00eb me e mashtrue rrafsh e barabart\u00eb nji popull? Me e than\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-4019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4019"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10330,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4019\/revisions\/10330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4019"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}