{"id":4027,"date":"2017-03-14T12:35:23","date_gmt":"2017-03-14T10:35:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4027"},"modified":"2024-12-16T16:15:16","modified_gmt":"2024-12-16T14:15:16","slug":"frike-nga-vetja-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/frike-nga-vetja-ii\/","title":{"rendered":"Frik\u00eb nga vetja (II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">Q\u00eb me mbarimin e luft\u00ebs e deri me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb pushteti ishte i kontrolluar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb edhe pse t\u00eb gjendur tanim\u00eb n\u00eb liri prap\u00ebseprap\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk ishte pjes\u00eb e jona. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet ta theksojm\u00eb se kjo gjendje ishte e konvenueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt si p\u00ebr ata q\u00eb e kishin pushtetit, e q\u00eb ishin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe politikan\u00ebt vendor\u00eb (ku secili insistonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt ta p\u00ebrvet\u00ebsonte \u00e7lirimin e vendit), kur ishte n\u00eb pyetje keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs publike, zhvatja e k\u00ebsaj sfere, sepse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebrtonin alibi q\u00eb vendor\u00ebt t\u2019i mbanin n\u00ebn kontroll, kurse politikan\u00ebt vendor\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb raport me p\u00ebrgjegj\u00ebsin q\u00eb kishin marr\u00eb, ishin koncentruar n\u00eb pasurimin e tyre. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e nd\u00ebrtuar n\u00eb mes politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe politikan\u00ebve vendor\u00eb mund\u00ebsoi n\u00eb krijimin e nj\u00eb sistemi institucional korruptiv gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Pothuajse, e gjith\u00eb linja institucionale nga niveli m\u00eb i ul\u00ebt deri tek nivelet m\u00eb t\u00eb larta ekzekutive tanim\u00eb ishin korruptuar. Gati se, secili zyrtar, secili burokrat korruptohej dhe korruptonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht. U nd\u00ebrtua nj\u00eb sistem institucional monstrum, saq\u00eb edhe po ta kishe besimin e nj\u00eb budisti ortodoks, n\u00eb momentitn q\u00eb do t\u00eb ballafaqohej me k\u00ebt\u00eb burokraci n\u00ebnkuptohej se do t\u00eb ballafaqoheshe me situata korruptive. K\u00ebshtuq\u00eb, korrupsioni gradualisht, por fuqish\u00ebm u b\u00eb mend\u00ebsi edhe e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Bile-bile n\u00eb fillim njer\u00ebzit (pushtetar\u00ebt, \u2018t\u00eb fortit\u2019, etj), q\u00eb pasuroheshin brenda nat\u00ebs, shoq\u00ebria i konsideronte si njer\u00ebz t\u00eb zot\u00eb, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb na doli se kjo qe nj\u00eb nga forma m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb vet\u00ebkurthurimit.<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pra, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme na e riktheu entuziazmin q\u00eb dikur e kishim. Shpejt filluam ta kuptojm\u00eb se tani lirin\u00eb q\u00eb kishim duhet bashk\u00ebngjitur p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Filluam t\u00eb shpresojm\u00eb se tani me b\u00ebrjen shtet do t\u00eb jemi m\u00eb vigjilent\u00eb dhe do t\u00eb punojm\u00eb ndersh\u00ebm, por kishim harruar vet\u00ebm nj\u00eb fakt, se prej koh\u00ebsh ndershm\u00ebria nuk po banonte m\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Thuajse, e gjith\u00eb shoq\u00ebria ishim zhytur n\u00eb pandershm\u00ebri aq keq dhe aq thell\u00eb, sa q\u00eb shum\u00eb shpejt edhe shtetin e sapokrijuar me aq shum\u00eb mund, e identifikuam me k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe. Prandaj, sot Republika e Kosov\u00ebs, asocion me nj\u00eb shtet t\u00eb korruptuar. Sot n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nuk ka asnj\u00eb autoritet t\u00eb cilit i besojm\u00eb. E gjith\u00eb kjo gjendje e etabluar n\u00eb vend, entuziazmin dhe shpres\u00ebn q\u00eb kishim kur u b\u00ebm\u00eb shtet, e ktheu n\u00eb zhg\u00ebnjim. Dhe sot jemi nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb depresion. Kemi frik\u00eb nga ajo q\u00eb vet\u00eb kemi krijuar.<\/p>\n<p>Gradualisht u shp\u00ebrfaqen egot dhe d\u00ebshirat e politikan\u00ebve dhe u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme se atdheu p\u00ebr t\u00eb cilin dikur ishin n\u00eb gjendje t\u00eb vrisnin, e t\u00eb vdisnin. Nga kjo gjendje q\u00eb u krijua nga k\u00ebta politikan\u00eb, t\u00eb ndihmuar edhe nga ne (shoq\u00ebria), sot kush hapur, e kush si nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb e mohojm\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb dikur ishim vrar\u00eb, masakruar, burgosur, dhunuar e deportuar, pra, shtetin. Mosgatishm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb (me detyrat q\u00eb na takojn\u00eb) q\u00eb k\u00ebrkon shteti, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta zhb\u00ebjm\u00eb. Andaj, nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme kur ne sot shtetin ton\u00eb e konsiderojm\u00eb si nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb mundimshme sezonale q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb ndjesi e till\u00eb e ka rrit\u00eb mosbesimin dhe ka hapur shtigje tjera p\u00ebr lindjen e kauzave t\u00eb lloj-llojshme. Kjo gjendje, ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb mbizotrues ka pamund\u00ebsuar krijimin e autoritetit legjitim. Hendeqet e krijuara nga ky delegjitimim, krijon pasiguri, q\u00eb kjo pastaj sjell nevoj\u00ebn e krijimit t\u00eb autoriteteve t\u00eb ndrysh\u00ebm jashtinstitucional q\u00eb legjitimohen si autoritetet e fundme morale legjitime. Pra, prania kaq e madhe e korrupsionit \u00ebsht\u00eb duke e pamund\u00ebsuar kohezionin social, por q\u00eb po krijon fragmentarizime t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit dhe n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vet\u00eb liris\u00eb son\u00eb. Dikush i \u00ebsht\u00eb rikthyer hyjnores, e dikush tjet\u00ebr vet\u00ebm sa e forcon besimin q\u00eb kishte n\u00eb t\u00eb. Dikush tjet\u00ebr b\u00ebhet nacionalist rigjid&#8230;, lloj-lloj kauzash, e gjithfar\u00eb orientimesh, ku secila n\u00eb vete dhe t\u00eb gjitha s\u2019bashku jan\u00eb kund\u00ebr shtetit. Mospasja arsimim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, mjek\u00ebsi q\u00eb sh\u00ebron, politik\u00eb q\u00eb krijon siguri, mir\u00ebqenie dhe q\u00eb hap mund\u00ebsi t\u00eb reja etj., k\u00ebto u japin hap\u00ebsir\u00eb formave t\u00eb ndryshme t\u00eb organizimit shoq\u00ebror, t\u00eb st\u00ebrkequra normalisht, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb partikularizimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe vet\u00ebm sa na fusin n\u00eb paqart\u00ebsi. Mbase, kur humbet shpresa edhe k\u00ebshtu mendohet pastaj se: m\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup me besimtar\u00eb, sesa n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pasigurt. Uniteti karshi kauzave egoiste t\u00eb tyre e zbeh direkt fuqin\u00eb e shtetit, q\u00eb i bie se e sulmon direkt substratin social. Pra, tek ne \u00ebsht\u00eb ngulitur ndjenja e pasiguris\u00eb dhe njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb shp\u00ebtim duke u arratisur nga vetja e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb dal\u00ebsh nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, ku korrupsioni, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria ka mbrrit\u00eb deri n\u00eb palc\u00ebn e individit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duket aq e pamundur saq\u00eb edhe t\u00eb dekurajon q\u00eb n\u00eb start. Na duket se t\u00eb inkurajosh sot dik\u00eb q\u00eb ta luftoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe, duket sikur po i k\u00ebrkon t\u00eb nxjerr\u00eb<em>\u00a0dhjam\u00eb nga pleshti<\/em>. Mbase, ka shpjegime t\u00eb shumta se kah duhet ecur, por nj\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurta; s\u2019pari t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb sinqert\u00eb me veten. T\u2019i themi vetes at\u00eb q\u00eb m\u00eb s\u00eb paku d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb na e thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt; se ishim ne ata q\u00eb lejuam t\u00eb korruptohemi. Ishim ne ata q\u00eb filluam t\u00eb moralizonim mbi t\u00eb. Ishim ne q\u00eb filluam t\u00eb korruptojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Jemi ne ata q\u00eb vet\u00eb duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga gjendja ku jemi futur. Secili, t\u00eb gjith\u00eb ne, kush m\u00eb pak e kush m\u00eb shum\u00eb, jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humner\u00ebn ku kemi r\u00ebn\u00eb dhe duhet ta kuptojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb se<em>\u00a0Superman<\/em>-i ka kaluar mbi k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb (1999), s\u2019do t\u00eb kaloj\u00eb m\u00eb. Pra, jemi ne ata q\u00eb duhet t\u00eb gjejm\u00eb kurajon ta mbysim frik\u00ebn brenda nesh dhe kjo b\u00ebhet duke u ballafaquar me veten. E v\u00ebrtet\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por gjithsesi e mundshme. T\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ne mundemi dhe\u00a0<em>duhet<\/em>\u00a0ta b\u00ebjm\u00eb. P\u00ebrndryshe<em>; sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb i q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb keqeje, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsohemi me t\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb pastaj do t\u00eb arsyetojm\u00eb, sepse tanim\u00eb moralizojm\u00eb.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb me mbarimin e luft\u00ebs e deri me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb pushteti ishte i kontrolluar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb edhe pse t\u00eb gjendur tanim\u00eb n\u00eb liri prap\u00ebseprap\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk ishte pjes\u00eb e jona. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet ta theksojm\u00eb se kjo gjendje ishte e konvenueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt si p\u00ebr ata q\u00eb e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":11173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[636,548],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4027","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-independence-of-kosovo","tag-politics"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4027"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11171,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4027\/revisions\/11171"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4027"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}