{"id":4045,"date":"2017-05-02T14:53:37","date_gmt":"2017-05-02T12:53:37","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4045"},"modified":"2025-01-10T15:01:33","modified_gmt":"2025-01-10T13:01:33","slug":"a-eshte-i-mundur-krijimi-i-nje-ndikimi-te-qendrueshem-analize-e-efektivitetit-te-eulex","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/a-eshte-i-mundur-krijimi-i-nje-ndikimi-te-qendrueshem-analize-e-efektivitetit-te-eulex\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb i mundur krijimi i nj\u00eb ndikimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm? Analiz\u00eb e efektivitetit t\u00eb EULEX"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Bashkimi Evropian (BE) p\u00ebrballet vazhdimisht me sfida t\u00eb reja dhe k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb mjedisin e saj. Ndryshimet gjeopolitike, konfliktet, pasiguria dhe jo stabiliteti n\u00eb rajonet q\u00eb e rrethojn\u00eb, kan\u00eb nxitur BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa adekuate p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre nevojave. Nj\u00ebra prej metodave ishte edhe zhvillimi i aft\u00ebsive p\u00ebr parandalimin e konflikteve si pjes\u00eb e Politikave t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt (CSDP). Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, prej vitit 2003, 21 misione civile t\u00eb BE-s\u00eb dhe 12 operacione ushtarake jan\u00eb dislokuar gradualisht n\u00eb zona konfliktesh. K\u00ebto misione kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndihmojn\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr periudha konfliktesh gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, dhe si rrjedhoj\u00eb, kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb stabilitetin e rajoneve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pika qendrore e angazhimit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim Kosov\u00ebn. Pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999, K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara krijoi Misionin e Administrat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK). Ky mision u mbyll n\u00eb vitin 2008, kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Edhe pse nuk kishte ndonj\u00eb unanimitet n\u00eb BE sa i p\u00ebrket shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, BE-ja ishte n\u00eb gjendje t\u00eb bie dakord p\u00ebr dislokimin e nj\u00eb misioni t\u00eb CSDP-s\u00eb. M\u00eb pastaj u b\u00eb bartja e kompetencave nga UNMIK-u tek BE-ja. I themeluar n\u00eb vitin 2008, q\u00ebllimi i EULEX-it ishte t\u00eb krijoj\u00eb dhe forcoj\u00eb sundimin e ligjit n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vend. Ky mision sot mb\u00ebshtet autoritetet gjyq\u00ebsore dhe agjencit\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb efektsh\u00ebm dhe t\u00eb pavarur politikisht. Gjer m\u00eb sot mandati i misionit \u00ebsht\u00eb vazhduar kat\u00ebr her\u00eb. Zgjatja e mandatit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2014 solli ndryshime t\u00eb m\u00ebdha dhe u projektua n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gradualisht t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb kompetencat tek sistemi gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs (p\u00ebrb\u00ebrja e shumic\u00ebs s\u00eb paneleve gjyq\u00ebsore tani do t\u00eb ishin kosovare dhe pakica nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe po ashtu misioni nuk do t\u00eb merrte m\u00eb raste t\u00eb reja), personeli i misionit (p\u00ebrs\u00ebri)\u00a0 u reduktua, dhe misioni u ngarkua q\u00eb gjithashtu t\u00eb ndihmoj\u00eb edhe n\u00eb Beograd. Kjo tregon p\u00ebrshtatje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mandatit me rrethanat e koh\u00ebs. Misioni kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb re t\u00eb arritur n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, n\u00ebnshkruar m\u00eb 19 prill 2013. Ndryshimi m\u00eb i fundit n\u00eb mandat ndodhi n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016, i cili ndryshim zgjati mandatin e misionit deri n\u00eb qershor 2018, megjithat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj misioni nuk u p\u00ebrcoll me ndryshime t\u00eb m\u00ebdha; mandati i ri ende fokusohet n\u00eb politik\u00ebn &#8220;normalisht nuk ka raste t\u00eb reja&#8221; dhe transferimin gradual t\u00eb kompetencave tek institucionet kosovare. Kjo zgjatje mandati solli mbi 60 milion\u00eb euro p\u00ebr buxhetin e misionit, t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb kalimin e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive ekzistuese t\u00eb misionit n\u00eb duart e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>EULEX-i tani \u00ebsht\u00eb misioni m\u00eb i madh civil n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb, dhe po ashtu misioni m\u00eb i gjat\u00eb dhe m\u00eb i shtrenjt\u00eb i CSDP-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb misioni kryesor i CSDP-s\u00eb p\u00ebr nga aspekti financiar dhe resurseve njer\u00ebzore, por po ashtu edhe p\u00ebr nga ambicia e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb nj\u00eb kompleksiteti dhe sfide t\u00eb pashembullt. Mir\u00ebpo, misioni sfidohet nga opinioni publik dhe p\u00ebrballet me nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, shpesh me vend, t\u00eb planifikimit dhe ekzekutimit si dhe p\u00ebrmban po ashtu kritik\u00eb q\u00eb vjen nga vet\u00eb personeli i misionit e po ashtu edhe nga rrethi akademik.<\/p>\n<p><strong>Studimi i efikasitetit t\u00eb misionit<\/strong><\/p>\n<p>EULEX-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej misioneve q\u00eb studiohen nga hulumtuesit e deg\u00ebs s\u00eb Shkencave Sociale pran\u00eb Universitetit t\u00eb Lubjan\u00ebs, si dhe Qendr\u00ebs p\u00ebr Perspektiv\u00eb Evropiane (CEP) nga Sllovenia, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit hulumtues IECEU (P\u00ebrmir\u00ebsimi i efektivitetit t\u00eb aft\u00ebsive dhe parandalimi i konflikteve n\u00eb BE &#8211; Improving the Effectiveness of Capabilities and EU Conflict Prevention,\u00a0<a href=\"http:\/\/www.ieceu-project.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0www.ieceu-project.com<\/a>), financuar nga agjencia e Bashkimit Evropian p\u00ebrmes programit t\u00eb hulumtimit, Horizon 2020 (Horizon 2020). P\u00ebrve\u00e7 Fakultetit t\u00eb Shkencave Sociale dhe CEP, projekti p\u00ebrfshin\u00eb edhe n\u00ebnt\u00eb institucione tjera nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb studiohen mund\u00ebsit\u00eb e zhvillimit t\u00eb misionit, adresimit t\u00eb nevojave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb terren si dhe n\u00eb vendin ku misioni vepron. Sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet BE-ja duket se do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, por buxheti i mbrojtjes i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i kufizuar. Kjo kufizon mund\u00ebsit\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr zhvillim, vendosje dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb aft\u00ebsive ushtarake. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nevojitet nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se si BE-ja mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e saja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efektive, brenda buxhetit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe resurseve te kufizuara, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket hulumtimit t\u00eb efektivitetit t\u00eb misionit, IECEU p\u00ebrdor kat\u00ebr kritere t\u00eb elaboruara p\u00ebr matjen dhe atribuimin e treguesve p\u00ebr secil\u00ebn pjes\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb gjykohet efikasiteti dhe suksesi i operacionit ushtarak EULEX n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Studimi bazohet n\u00eb analiza intervistash me personelin e tanish\u00ebm si dhe at\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb misionit, vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ekspert\u00eb rajonal, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeverive t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb NATO-s dhe OSBE-s\u00eb si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb agjencive nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Kriteri i par\u00eb,\u00a0<em>arritja e q\u00ebllimeve t\u00eb brendshme<\/em>\u00a0p\u00ebrmban vler\u00ebsimin e arritjes s\u00eb pik\u00ebsynimit t\u00eb operacionit, duke marr\u00eb parasysh q\u00ebllimet kryesore t\u00eb brendshme si dhe mandatin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb misionit. Treguesit, respektivisht, p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimeve politike dhe strategjike t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe objektivave operacionale, t\u00eb cilat p\u00ebrcaktohen nga mandati. Me pak fjal\u00eb, kemi studiuar shkall\u00ebn e asaj q\u00eb misioni kishte arritur prej asaj q\u00eb ishte synuar nga BE-ja t\u00eb arrihet paraprakisht.<\/p>\n<p>Treguesi i par\u00eb qe i leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb u identifikuar, p\u00ebrmbushja e synimeve politiko-strategjike.<\/p>\n<p>Misioni i EULEX-it u themelua p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur autoritetet e Kosov\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e reformave t\u00eb nevojshme p\u00ebr ndjekje t\u00eb rrug\u00ebs drejt integrimit evropian, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. P\u00ebr m\u00eb ndryshe q\u00ebllimi i par\u00eb kryesor ishte parandalimi i eskalimit dhe rishfaqjes s\u00eb konflikteve t\u00eb dhunshme e cila \u00ebsht\u00eb arritur me sukses deri m\u00eb tani. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb intervistuarve, kur flasim p\u00ebr treguesin e dyt\u00eb, objektivat operacionale, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe puna e policis\u00eb dhe autoriteteve doganore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Duhet t\u00eb theksohet se nj\u00eb polici funksionale \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit. Misioni i EULEX-it z\u00ebvend\u00ebsoi me sukses funksionet e misionit t\u00eb UNMIK-ut. Qasja e EULEX-it n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithashtu, p\u00ebr shkak t\u00eb arritjeve pozitive p\u00ebrmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrmes ndihm\u00ebs s\u00eb misionit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb jo t\u00eb gjitha q\u00ebllimet politiko-strategjike dhe objektivat operacionale jan\u00eb arritur. Ndryshimet n\u00eb mandat, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrshtateshin m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse do t\u00eb konsideronin q\u00eb t\u00eb dyja; q\u00ebllimet politiko-strategjike si dhe objektivat operacionale p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb ambienti t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet nj\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje konfliktesh, nuk kan\u00eb fleksibilitet. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb ndryshe, Mandati i EULEX-it duhet t\u00eb jet\u00eb po aq fleksibil n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u p\u00ebrshtatet sfidave t\u00eb reja t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb mos ken\u00eb ekzistuar ne koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb formuar misioni \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rreziku nga luft\u00ebtar\u00ebt e huaj dhe terrorist\u00ebt vendas. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dega gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb ende e paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me raste serioze t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, e cila \u00ebsht\u00eb vonuar m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb personelit kompetent n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb si dhe vendosjeve t\u00eb trupave afatshkurtra \u2013 e cila n\u00eb kombinim me munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb influencimi trash\u00ebgues t\u00eb institucioneve drejt aft\u00ebsive operacionale \u2013 parandalon krijimin e nj\u00eb objektivi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm operacional, nj\u00eb sundim operacional dhe funksional, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj misioni konsiderohet si pjes\u00ebrisht i suksessh\u00ebm n\u00ebse marrim parasysh vet\u00ebm policin\u00eb dhe autoritetet doganore, t\u00eb cilat ishin institucione parimisht t\u00eb hulumtuara. N\u00ebse marrim konsiderat\u00eb gjyq\u00ebsorin po ashtu, at\u00ebhere analiza tregon nj\u00eb pamje m\u00eb ndryshe, misioni do t\u00eb p\u00ebrshkruhej si pjes\u00ebrisht i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Kriteri i dyt\u00eb,\u00a0<em>p\u00ebrshtatshm\u00ebria e brendshme<\/em>\u00a0e EULEX-it analizon deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase \u00ebsht\u00eb kryer operacioni n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e BE-s\u00eb? Ky kriter studion m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn operacioni \u00ebsht\u00eb filluar, sa ka qen\u00eb i volitsh\u00ebm, dhe shqyrton n\u00ebse plani p\u00ebr misionin \u00ebsht\u00eb zbatuar mir\u00eb dhe n\u00ebse ka pasur efektin e d\u00ebshiruar si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb BE. Ekzistojn\u00eb tre tregues t\u00eb k\u00ebtij kriteri: koha, efikasiteti dhe efektiviteti i kostos. Sa i p\u00ebrket treguesit t\u00eb par\u00eb, koh\u00ebs, misioni ka filluar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb duhur. N\u00eb vitin 2008 Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj dhe BE-ja ishte e p\u00ebrgatitur t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga misioni i UNMIK-ut, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar autoritetet lokale n\u00eb vendosjen e sundimit t\u00eb ligjit. Ekipi Planifikues i Bashkimit Evropian (EUPT) ishte vendosur tashm\u00eb n\u00eb vitin 2006, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb niste p\u00ebrgatitjet p\u00ebr krijimin e misionit t\u00eb ardhsh\u00ebm, i cili ishte vler\u00ebsuar si nj\u00eb praktik\u00eb pozitive. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se p\u00ebr nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i procesit t\u00eb planifikimit, gati \u00e7do aspekt varej shum\u00eb nga pozicioni i shteteve an\u00ebtare ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7do vones\u00eb n\u00eb procesin e planifikimit mund t\u2019i atribuohet nj\u00eb mjedisi kompleks nd\u00ebrkomb\u00ebtar. S\u00eb fundmi, misioni nuk ishte planifikuar t\u00eb jet\u00eb operacion afatgjat\u00eb, dhe atij ende i mungon nj\u00eb strategji p\u00ebrmbylljeje. P\u00ebrderisa duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb grup treguesish t\u00eb suksesit, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhej \u201dmatja\u201d n\u00ebse misioni \u00ebsht\u00eb i suksessh\u00ebm apo jo, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme q\u00eb fundi i misionit do t\u00eb vendoset m\u00eb shum\u00eb n\u00eb saje kompromisi e politike se sa n\u00eb saj\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve teknike.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb efikasitetit, intervistat nxjerrin n\u00eb pah se EULEX-i, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shpesh \u00ebsht\u00eb joefikas. Si\u00e7 ishte cekur nga nj\u00eb zyrtar Slloven MFA, deri m\u00eb tani BE-ja ka qen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti efikase n\u00eb planifikimin e misioneve t\u00eb vogla dhe afatshkurta \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i EUMM-s\u00eb n\u00eb Gjeorgji \u2013 gj\u00eb q\u00eb EULEX-i nuk \u00ebsht\u00eb. Intervistat po ashtu nxjerrin n\u00eb pah vler\u00ebsim t\u00eb ngjash\u00ebm edhe nga zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb EULEX-it. BE-ja duket se konsiderohet si organizat\u00eb tep\u00ebr burokratike, me shtete an\u00ebtare q\u00eb ndjekin interesat e tyre, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb t\u00eb pa afta p\u00ebr t\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive misione komplekse dhe afatgjate sikurse EULEX-i. Si\u00e7 ishte shprehur nj\u00ebri nga t\u00eb intervistuarit: \u201cNe shkojm\u00eb n\u00eb vende ku misioni do t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb, por pastaj d\u00ebshtojm\u00eb sepse shkojm\u00eb me mjete t\u00eb destinuara p\u00ebr stabilizim afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh efektshm\u00ebrin\u00eb e kostos, EULEX-i \u00ebsht\u00eb misioni m\u00eb i gjer\u00eb dhe m\u00eb i shtrenjt\u00eb i BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa rezultatet mbeten t\u00eb kufizuara. Sipas disa prej t\u00eb intervistuarve tan\u00eb, ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr bashkim me aktivitetet dhe burimet e disa institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb do te ishte e dobishme edhe p\u00ebr EULEX-in. Megjithat\u00eb zgjatja e mandatit t\u00eb misionit nuk do t\u00eb sillte ndryshime thelb\u00ebsore organizative apo operacionale. Efektiviteti i kostos pra \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt dhe i duhet nj\u00eb rikonsiderim strategjik dhe nj\u00eb rikonfigurim i mundsh\u00ebm. Vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm nga projekti i IECEU-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb EULEX ekziston nj\u00eb nivel i ul\u00ebt i efektivitetit t\u00eb kostos, dhe se BE-ja dhe pal\u00ebt e tjera nuk bashk\u00ebrendohen sa duhet, gj\u00eb e cila si rrjedhoj\u00eb sjell\u00eb shpenzime t\u00eb tep\u00ebrta dhe joadekuate t\u00eb resurseve financiare. EULEX-i pra \u00ebsht\u00eb misioni m\u00eb i gjer\u00eb dhe m\u00eb i shtrenjt\u00eb i BE-s\u00eb, megjithat\u00eb, rezultatet mbeten t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur, kur vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e brendshme, misioni mund t\u00eb konsiderohet si\u00a0<em>pjes\u00ebrisht i d\u00ebshtuar\u00a0<\/em>sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me v\u00ebnien n\u00eb pyetje t\u00eb efikasitetit t\u00eb EULEX-it nga komuniteti lokal, personeli i EULEX-it, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk ka edhe shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se parat\u00eb e taksapaguesve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb shpenzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate n\u00eb Kosov\u00eb. Meqen\u00ebse misioni i EULEX-it ka qen\u00eb tep\u00ebr i kushtuesh\u00ebm, (me t\u00eb drejt\u00eb) mund t\u00eb pritej q\u00eb kjo shum\u00eb e parave do ta b\u00ebnte Kosov\u00ebn shtet stabil dhe t\u00eb suksessh\u00ebm, duke pasur norm\u00eb sundimin e ligjit. Mir\u00ebpo ky nuk \u00ebsht\u00eb realiteti. Megjithat\u00eb duhet t\u00eb theksohet se q\u00eb nga viti 2008 kur misioni u inaugurua e deri n\u00eb vitin 2016, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb ndryshime pozitive, krahasuar me d\u00ebshtimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Kriteri i tret\u00eb vler\u00ebson\u00a0<em>arritjet e q\u00ebllimeve t\u00eb jashtme\u00a0<\/em>t\u00eb misionit t\u00eb EULEX-it \u2013 n\u00ebse ka apo nuk ka fillim, vazhdim, difuzion, eskalim apo intensifikim t\u00eb konfliktit t\u00eb dhunsh\u00ebm \u2013 nga intervistat mund t\u00eb p\u00ebrmbledhim se gjendja e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit dhe se konfliktet nuk jan\u00eb paraqitur n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr EULEX-i ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb lidhje mes autoriteteve serbe dhe atyre t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb shembull i madh i ndikimit pozitiv t\u00eb BE-s\u00eb. EULEX-i ka kontribuar n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duke marr\u00eb hapa n\u00eb drejtim t\u00eb sjelljes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga t\u00eb dyja an\u00ebt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tryez\u00eb, krijimin e shk\u00ebmbimit te informacioneve, si dhe gjithashtu nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb koordinimit dhe bashk\u00ebpunimit; e cila ndikon n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e fillimit apo p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit. Megjithat\u00eb, misioni duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb reja, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb pjes\u00eb e mandatit zyrtar, por t\u00eb cilat ende paraqesin nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rritje q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb suksesin e misionit, kur kemi fjal\u00ebn tek arritja e q\u00ebllimeve t\u00eb jashtme dhe treguesit e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb konfliktit (si rritja e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm). Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb argumentojm\u00eb se misioni ishte\u00a0<em>pjes\u00ebrisht i suksessh\u00ebm\u00a0<\/em>nga aspekti i arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb jashtme, ngase nuk ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb ndonj\u00eb konflikti t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ende ekzistojn\u00eb tensione nd\u00ebretnike dhe sfida t\u00eb m\u00ebtutjeshme sigurie.<\/p>\n<p>Kriteri i fundit i analiz\u00ebs s\u00eb efektivitetit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me\u00a0<em>p\u00ebrshtatjen e jashtme\u00a0<\/em>t\u00eb misionit, i cili konsideron proporcionalitetin e masave preventive t\u00eb marra (t\u00eb mirat kundrejt d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara). Duhet t\u00eb themi se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra pozitive nga EULEX-i, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr trajnimin e forcave ligjore, por gjithashtu edhe krijimin e dialogut n\u00eb mes t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb konflikt. Megjithat\u00eb, misioni padyshim nuk ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e ngritjes s\u00eb besimit n\u00eb mes t\u00eb BE-s\u00eb dhe autoriteteve lokale, si dhe BE-s\u00eb dhe popullat\u00ebs lokale.<\/p>\n<p>E para vjen posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb informacioneve n\u00eb mes t\u00eb EULEX-it dhe serb\u00ebve, kurse e dyta rrjedh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb skandaleve t\u00eb korrupsionit, bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb misionit dhe elit\u00ebs lokale, nj\u00eb perceptim i nj\u00ebansh\u00ebm (nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i serb\u00ebve), mos njohja e Kosov\u00ebs nga disa shtete an\u00ebtare t\u00eb cilat prap\u00ebseprap\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mision (nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Kosovar\u00ebve) dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb strategjie p\u00ebrmbyll\u00ebse. Ky mosbesim nuk e sjell\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb af\u00ebr pik\u00ebsynimit t\u00eb integrimit Evropian. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur flasim p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara, institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs iu p\u00ebrshtatet q\u00eb EULEX-i t\u00eb mos e kryej pun\u00ebn e tij \u2013 ngase aktivitetet e EULEX-it merren shpesh si arsye nga institucionet lokale p\u00ebr t\u00eb justifikuar mosveprimin dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, posa\u00e7\u00ebrisht kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me krimin e organizuar. Dhe s\u00eb fundmi mungesat n\u00eb transferimin e praktikave t\u00eb mira do t\u00eb thot\u00eb se misioni mund t\u00eb mos ket\u00eb efektin afatgjat\u00eb me t\u00ebrheqjen nga Kosova, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb institucionalizimit. E gjith\u00eb kjo ndikon negativisht n\u00eb efektivitetin e EULEX-it; prandaj ky kriter mund te vler\u00ebsohet ose si<em>\u00a0pjes\u00ebrisht i d\u00ebshtuar<\/em>\u00a0ose<em>\u00a0pjes\u00ebrisht i suksessh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian (BE) p\u00ebrballet vazhdimisht me sfida t\u00eb reja dhe k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb mjedisin e saj. Ndryshimet gjeopolitike, konfliktet, pasiguria dhe jo stabiliteti n\u00eb rajonet q\u00eb e rrethojn\u00eb, kan\u00eb nxitur BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa adekuate p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre nevojave. Nj\u00ebra prej metodave ishte edhe zhvillimi i aft\u00ebsive p\u00ebr parandalimin e konflikteve si pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":602,"featured_media":11902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1043,655],"ppma_author":[2283,2281,2282],"class_list":["post-4045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be","tag-eulex"],"authors":[{"term_id":2283,"user_id":602,"is_guest":0,"slug":"artmir-galica","display_name":"Artmir Galica","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5019b3c7575afb5d2f72bd0b20efdf21bffcb6092f79901f7bfdd18c6e7f71ac?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Galica","first_name":"Artmir","description":""},{"term_id":2281,"user_id":600,"is_guest":0,"slug":"rok-zupancic","display_name":"Rok Zupancic","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/rok-zupancic.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/rok-zupancic.jpg"},"user_url":"","last_name":"Zupancic","first_name":"Rok","description":"Dr. Rok Zupan\u010di\u010d, Professor. Chair of Defence Studies."},{"term_id":2282,"user_id":601,"is_guest":0,"slug":"nina-pejic","display_name":"Nina Pejic","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cropped-Nina.Pejic_-192x192-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cropped-Nina.Pejic_-192x192-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pejic","first_name":"Nina","description":"Nina Peji\u010d is a Young Researcher at the Centre of International Relations, Faculty of Social Sciences, University of Ljubljana."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/602"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4045"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11903,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4045\/revisions\/11903"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4045"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}