{"id":4069,"date":"2017-06-08T14:48:22","date_gmt":"2017-06-08T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4069"},"modified":"2025-01-10T14:50:08","modified_gmt":"2025-01-10T12:50:08","slug":"si-te-zgjedhim-kryeministrin-me-11-qershor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/si-te-zgjedhim-kryeministrin-me-11-qershor\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb zgjedhim kryeministrin me 11 qershor"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>I dashur votues, m\u00eb 11 qershor do t\u00eb shkosh n\u00eb kutin\u00eb e votimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryeministrin q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me qeverin\u00eb e ardhshme.<\/p>\n<p>Ja cili \u00ebsht\u00eb lajmi i mir\u00eb. Emri i Hashim Tha\u00e7it nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e votimit, emri i shefit t\u00eb shefave, kryeprotagonistit t\u00eb afer\u00ebs \u201cpronto\u201d, Adem Grabovci nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e votimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, emrat e atyre q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb afer\u00ebn pronto do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj liste. Emrat e atyre q\u00eb premtuan pun\u00ebsim, pensione, shkolla, spitale e liberalizim t\u00eb vizave do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj liste. Emrat e atyre q\u00eb u pasuruan shpejt\u00eb dhe shum\u00eb p\u00ebrderisa ti e ke v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paguash fatur\u00ebn e rrym\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb muajit, jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj liste.<\/p>\n<p>I dashur votues, k\u00ebto zgjedhje vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr vendin. Ato vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur priten jo vet\u00ebm vendime t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb guximshme por edhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb momenti i fundit p\u00ebr t\u00eb vendosur se \u00e7far\u00eb shoq\u00ebrie dhe shteti duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Zhvillimet e muajve t\u00eb fundit kan\u00eb ardh\u00eb si nj\u00eb dush i ftoft\u00eb p\u00ebr ty q\u00eb ende ke besuar dhe ke shpresuar se n\u00eb politik\u00eb ka moral dhe parime.<\/p>\n<p>Tani me siguri je duke pyetur veten se kujt duhet t\u2019i besohet; cili \u00ebsht\u00eb kandidati dhe partia q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb; cili \u00ebsht\u00eb kandidati i cili nuk do t\u00eb zhg\u00ebnjej\u00eb p\u00ebrs\u00ebri? Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dyshim un\u00eb nuk t\u00eb faj\u00ebsoj. Kur politika nuk funksionon, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha premtimet duken t\u00eb thata; kur shpresat t\u00eb jan\u00eb thyer vit pas viti ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shpresosh m\u00eb sepse t\u00eb gjith\u00eb duken t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ti do t\u00eb d\u00ebshiroje t\u00eb kishe m\u00eb shum\u00eb zgjedhje, ngase asnj\u00eb kandidat dhe asnj\u00eb parti nuk p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb q\u00eb ti k\u00ebrkon, por ja q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb realiteti, ti duhet t\u00eb zgjedh\u00ebsh n\u00eb mesin e atyre q\u00eb ke n\u00eb list\u00eb t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se vendimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, po p\u00ebrpiqem t\u00eb leht\u00ebsoj zgjedhjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, mos u huto t\u00eb shikosh kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr si t\u00eb shk\u00ebputur nga partia apo koalicioni q\u00eb vijn\u00eb dhe nga e kaluara e tyre, sepse kandidati \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe mish\u00ebrim i s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij dhe partis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb kuptimin e vlerave dhe parimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, para se t\u00eb votosh, kujto ato parti dhe kandidat\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb zhg\u00ebnjyer vit pas viti, aq her\u00eb sa ti s\u2019mund t\u00eb num\u00ebrosh. Ata nuk lodhen p\u00ebr brengat e tua, problemet dhe mundimet e tua dhe nuk ndjejn\u00eb pesh\u00ebn n\u00eb supet tua sa her\u00eb q\u00eb zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politk\u00eb, kan\u00eb qeverisur e kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, duhet t\u00eb shikosh n\u00ebse ata i kan\u00eb mbajt\u00eb premtimet q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, kujtoje se politikan\u00ebt nuk kan\u00eb asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa fjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb. Politikani i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i cili nuk b\u00ebn premtime t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i mbaj\u00eb.<\/p>\n<p>E kuptoj, tani je duke qesh\u00eb: Ku t\u00eb gjindet nj\u00eb politikan i till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>B\u00ebj durim. Si thua q\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur partin\u00eb dhe kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb ardhsh\u00ebm. Le t\u2019i vler\u00ebsojm\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr me nj\u00eb not\u00eb nga 1-10, me 1 duke qen\u00eb nota m\u00eb e dob\u00ebt dhe 10 duke qen\u00eb nota m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Formula p\u00ebrfshin kat\u00ebr kualitetet t\u00eb cilat un\u00eb mendoj se duhet t\u2019i ket\u00eb nj\u00eb politikan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeminist\u00ebr i vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr secilin nga kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr vendos emrin e tyre dhe nj\u00eb not\u00eb nga 1 deri n\u00eb 10. N\u00eb fund, t\u00eb premtoj se zgjedhjen do ta kesh shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>1. INTEGRITETI<\/strong>\u00a0\u2013 sa i sinqert\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr, a ka parime t\u00eb forta morale, pra a ka kandidati parime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb ndjehet i turp\u00ebrur n\u00ebse me vet\u00ebdije e thot\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. K\u00ebtu po flasim p\u00ebr at\u00eb kandidat\/parti i cili nuk e ka problem pse t\u00eb mashtron vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar vot\u00ebn. Kryeministri i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb person me integritet t\u00eb lart\u00eb, pra nj\u00eb person i cili nuk g\u00ebnjen dhe mashtron, q\u00eb nuk i ndryshon q\u00ebndrimet dhe besimet e tij leht\u00eb dhe q\u00eb \u00e7doher\u00eb vendos p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetarit dhe jo p\u00ebr interesat e tij personale dhe t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>2. KAPACITETI<\/strong>\u00a0\u2013 aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e tua si qytetar si dhe k\u00ebrkesat ndaj vendit. K\u00ebtu hyn p\u00ebrgatitja profesionale, p\u00ebrvoja dhe edukimi si dhe karakteri dhe personaliteti i kandidatit. Ky \u00ebsht\u00eb kriter i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi nj\u00eb politikan nuk mjafton t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb, pra t\u00eb jet\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb si\u00e7 do t\u00eb thoje ti, por ai duhet t\u00eb ket\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb guximshme t\u00eb cilat nganj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb popullore por q\u00eb ai e di se \u00ebsht\u00eb vendimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Pra me kapacitet t\u00eb nj\u00eb politikani kuptojm\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb zbatuar premtimet dhe p\u00ebr t\u00eb kryer me sukses pun\u00ebn e vendimmarr\u00ebsit. P\u00ebr ta leht\u00ebsuar not\u00ebn q\u00eb do t\u00eb jap\u00ebsh kt\u00ebu mendo p\u00ebr vendime sikurse lufta dhe paqja, siguria dhe mir\u00ebqenia, zhvillimi dhe integrimet. Politikani duhet t\u00eb ket\u00eb kapacitet p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen, p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb dhe mir\u00ebqenien dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe integruar vendin.<\/p>\n<p><strong>3. E KALUARA<\/strong>\u00a0\u2013 dallimi mes jet\u00ebs s\u00eb jetuar dhe premtimeve q\u00eb jep. Ky kriter \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. N\u00ebse nj\u00eb politikan premton se do t\u00eb luftoj\u00eb pasurimin e paligjsh\u00ebm dhe do t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin por nuk dihet se si ka krijuar pasurin\u00eb e tij, pra vet\u00eb ka krijuar pasurin\u00eb me vepra korruptive, atij nuk duhet besuar. Nj\u00eb politikani i cili ka t\u00eb kaluar kriminale apo \u00ebsht\u00eb i lidhur me grupe kriminale q\u00eb vjedhin taksat e qytetar\u00ebve, nuk duhet besuar. Ky kriter \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse nj\u00eb politikan n\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb ai politikan i cili ishte n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00ebse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ai ka thyer ligjin, ka nd\u00ebrruar fjal\u00ebt, ka vjedhur taksat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u pasuruar, i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>4. DASHURIA PER VENDIN<\/strong>\u00a0\u2013 cil\u00ebsia e t\u00eb sh\u00ebrbyerit p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr vendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fundit, ti duhet t\u00eb vendos\u00ebsh nj\u00eb not\u00eb p\u00ebr politikanin i cili shfaq dashuri pakushte p\u00ebr vendin. Zakonisht, ata q\u00eb e duan vendin e tyre duan t\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb atij p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb dashur. K\u00ebta politikan\u00eb ndjejn\u00eb knaq\u00ebsi duke i sh\u00ebrbyer t\u00eb tjer\u00ebve. Edhe pse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mat\u00ebsh dashurin\u00eb, ti mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh t\u00eb kaluar\u00ebn e tij\/saj p\u00ebr t\u00eb kuptuar. Kupto se nj\u00eb politikan i cili e don vendin e tij nuk lufton p\u00ebr pushtet dhe nuk e ka problem q\u00eb t\u00eb jep dor\u00ebheqje dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet kur gabon, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai mundohet q\u00eb t\u00eb jap kontributin e tij kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe nga cilado pozit\u00eb pa k\u00ebrkuar shp\u00ebrblim. Politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vjedhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb tyre ata nuk ndjejn\u00eb dashuri por e shohin shtetin si mund\u00ebsi pasurimi dhe p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Kur t\u2019i mbledh\u00ebsh notat nga kat\u00ebr kriteret, do t\u00eb p\u00ebrfitosh not\u00ebn e p\u00ebrgjithshme. Me gjas\u00eb nuk do t\u00eb gjesh kurr\u00eb numrin e p\u00ebrkryer, por ideja \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndalesh dhe mendosh p\u00ebrtej premtimeve t\u00eb fushat\u00ebs, t\u00eb cilat e dim\u00eb se jan\u00eb kalimtare, dhe t\u00eb vler\u00ebsosh kritere t\u00eb cilat jan\u00eb afatgjate, p\u00ebr secilin kandidat. Mos harro se ndryshimi nuk vjen pa e k\u00ebrkuar. Ne nuk mund t\u00eb presim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr dhe dikush tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj ndryshimin.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I dashur votues, m\u00eb 11 qershor do t\u00eb shkosh n\u00eb kutin\u00eb e votimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryeministrin q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me qeverin\u00eb e ardhshme. Ja cili \u00ebsht\u00eb lajmi i mir\u00eb. Emri i Hashim Tha\u00e7it nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e votimit, emri i shefit t\u00eb shefave, kryeprotagonistit t\u00eb afer\u00ebs \u201cpronto\u201d, Adem Grabovci nuk [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":122,"featured_media":11894,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1608,1261],"ppma_author":[147],"class_list":["post-4069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-kryeministri","tag-zgjedhjet"],"authors":[{"term_id":147,"user_id":122,"is_guest":0,"slug":"jeton-zulfaj","display_name":"Jeton Zulfaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Zulfaj","first_name":"Jeton","description":"Autori \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar politik dhe p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane i ish-kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/122"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4069"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11895,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4069\/revisions\/11895"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4069"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}