{"id":4101,"date":"2017-09-02T15:26:47","date_gmt":"2017-09-02T13:26:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4101"},"modified":"2024-12-17T15:35:24","modified_gmt":"2024-12-17T13:35:24","slug":"pushteti-si-cmendine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/pushteti-si-cmendine\/","title":{"rendered":"Pushteti si \u00e7mendin\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<div class=\"zox-post-bot-wrap\">\n<div class=\"zox-post-bot-wrap\">\n<div class=\"zox-post-bot-wrap\">\n<p class=\"zox-post-img-wrap\"><span class=\"zox-post-img-cap\">Foto nga Mar Delgado.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<p class=\"zox-post-img-wrap\">Nuk ka asnj\u00eb jet\u00eb q\u00eb ngjason n\u00eb petalet e luleve p\u00ebrderisa flatrojn\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb deyruar, t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vetes son\u00eb. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb bizare m\u00ebsimet elementare shkruhen n\u00eb syt\u00eb e ushtar\u00ebve, q\u00eb nuk na hiqen nga pragu i secil\u00ebs sht\u00ebpi. Ata ushtar\u00eb. Disa prej tyre t\u00eb buz\u00ebqeshur. Disa t\u00eb heshtur, disa t\u00eb lumtur e disa tjer\u00eb t\u00eb mjer\u00eb. Poeti nigerian, Chinua Achebe, e paska th\u00ebn\u00eb tro\u00e7; Ati im, mua m\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb. Pra kjo \u00ebsht\u00eb shenja e pjekuris\u00eb, e vet\u00ebdij\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, e zhytjes s\u00eb domosdoshme n\u00eb bot\u00ebn reale dhe futja e k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb pellgun e gjakut t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Pra kjo \u00ebsht\u00eb deklarata e vetme dhe baza e njeriut t\u00eb koh\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua. Armiqt\u00eb tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Ata vin\u00eb t\u00eb marr\u00eb pas er\u00ebs q\u00eb l\u00ebshojm\u00eb. \u00c7do sistem prodhon pak\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe rrjedhimisht prodhon viktima. \u00c7do realitet \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrfillur. E gjith\u00eb kjo gar\u00eb e kombeve, krijon spektaktor\u00eb t\u00eb habitur. Sa m\u00eb moderne t\u00eb jet\u00eb bota, pema e primitivizmit do t\u00eb rritet brenda nesh. Asnj\u00eb qytet\u00ebrim nuk ka trimfuar mbi budallall\u00ebkun njer\u00ebzor. Q\u00eb ushqehet nga ideologji t\u00eb ndryshme. \u00c7do virtyt njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr ta njohur shtr\u00ebmb\u00ebrimin dhe deluzionin. Anarkia \u00ebsht\u00eb n\u00eb shtratin e secil\u00ebs teori. Filozofia i sh\u00ebndrron dijet n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb neveritshme. Politika e kultivon inatin, f\u00ebrkon k\u00ebmb\u00ebt e vras\u00ebsit dhe shp\u00ebrfytyron njeriun normal. Dhe t\u00eb gjitha besimet jan\u00eb pamflete t\u00eb djegura. Ka vet\u00ebm nj\u00eb sundues q\u00eb \u00ebsht\u00eb kudo. Koha q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do ide dhe \u00e7do shpres\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb n\u00ebnshtruarit e kan\u00eb lexuar postulatin e shkrimtarit problematik, Jurij Hudolin, e v\u00ebrteta adhuron parat\u00eb dhe dor\u00ebn e hekurt.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>Meq\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm Hudolinin, shkrimtarin i cili p\u00ebr\u00e7monte paran\u00eb e pinte net\u00ebve t\u00eb ngrohta n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb dhe mendonte se t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebtaret tona t\u00eb bukura jan\u00eb dashnoret e p\u00ebrbetuara t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb heroik, ka nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb trent\u00eb mbi dhun\u00ebn. Libri quhet Thjeshtri. Libri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00ebrheq v\u00ebmendjen mbi natyr\u00ebn e ashp\u00ebr brutale t\u00eb pushtetit. \u00c7do pushtet q\u00eb ka njeriu \u00e7far\u00ebdoqoft\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar t\u00eb lig\u00ebn, t\u00eb keqen dhe sh\u00ebmtin\u00eb. Pushteti \u00ebsht\u00eb fara e vetme e tronditjes. E traum\u00ebs dhe e mizoris\u00eb. Pushteti ashp\u00ebrson fjal\u00ebt q\u00eb dalin nga goja e njeriut. T\u00eb gith\u00eb e dim\u00eb se ka lloje t\u00eb ndryshme pushtetesh p\u00ebrshembull ky tek libri i Hudolinit t\u00eb pafat, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb pushteti i buk\u00ebs. Nj\u00ebfar\u00eb pushteti i njeriut q\u00eb vjen nga forca fizike e nga rrahja. Loris \u00c7ivitiko, pronar kafenesh e hotelesh n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl Panula, sakt\u00ebsisht n\u00eb bregdetin e Istrias s\u00eb Kroacis\u00eb, merr Ingridin e cila nga martesa e m\u00ebparshme me burrin e dh\u00ebn\u00eb pas alkoolit dhe jet\u00ebs s\u00eb shfrenuar, ka Benjaminin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pronari hyjnor Loris \u00c7ivitiko, mbi ta ushtron nj\u00ebfar\u00eb terrori t\u00eb pashoq duke i shtr\u00ebnguar t\u00eb jen\u00eb pengje t\u00eb pushtetit t\u00eb tij makab\u00ebr. Dhe i jet\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb ka esenc\u00ebn n\u00eb hedhjen e qyrrave t\u00eb thara, n\u00eb drejtim t\u00eb tjetrit. Jeta e Lorisit, njerkut t\u00eb Benjaminit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gisht kthyer nga trash\u00ebgimtari i tij, t\u00eb cilin m\u00eb n\u00eb fund ja sjell\u00eb Ingridi mjerane. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Lorisi, pronari i fjal\u00ebve, t\u00ebrbohet nga pushteti dhe shp\u00ebrndan far\u00ebn e sherrit kudo rreth tij. Pa asnj\u00eb element njer\u00ebzor. P\u00ebr mua esenciale mbetet kjo gj\u00eb. Karakteristika e njeriut p\u00ebr t\u00eb ndryshuar form\u00eb dhe natyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit. P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm, lakmitar dhe nj\u00eb dor\u00eb q\u00eb shtyn hipokrizin\u00eb drejt rregullit. Natyrisht Benjamini pas nj\u00eb periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ja del t\u00eb largohet, duke e l\u00ebn\u00eb Lorisin e zbythur pas banakut, shkaku i trash\u00ebgimtarit t\u00eb tij me t\u00eb nj\u00ebjtat tipare. Pushteti \u00ebsht\u00eb gj\u00eb q\u00eb trash\u00ebgohet dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu do t\u00eb na nevojitet nj\u00eb pasardh\u00ebs i ri, i cili nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb egoizmit t\u00eb tij por edhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb katandisur. Sidoqoft\u00eb libri i Hudolinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e mir\u00eb e komunikimit t\u00eb natyrsh\u00ebm me lexuesin. Ja un\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre. Do t\u00eb doja t\u00eb grushtoja disa fytyra personazhesh, q\u00eb Hudolinit ja kishin ngr\u00ebn\u00eb shpirtin. Kjo sa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme t\u00eb drejt\u00ebn.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Po \u00e7ka me pushtetin politik? K\u00ebtu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hi\u00e7it dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo vlere njer\u00ebzore. Bash asgj\u00eb. I hidhur. Dhe i nd\u00ebshkuar t\u00eb punoj vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit e saj q\u00eb japin jet\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb goj\u00ebve t\u00eb shumta. Pushteti politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha zemrat e thyera qytetare. Pushteti politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha shpresat e vdekura dhe besimet e shkreta p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. Nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb qytetarie ashtu si\u00e7 nuk ka pasur kurr\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e dukshme. E qart\u00eb dhe e kuptueshme. Mund t\u2019i shihni se si politikan\u00ebt p\u00ebrp\u00ebliten n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pazareve. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shp\u00ebtimtarit t\u00eb tyre dhe kushtimisht p\u00ebrfituesit t\u00eb radh\u00ebs. Nuk mund ta kuptoj se si nuk kan\u00eb turp nga vetja. Nga l\u00ebvizja e tyre n\u00eb terrenin e ashp\u00ebr t\u00eb nderit. Nuk mund ta kuptoj se deri n\u00eb cil\u00ebn pik\u00eb shkon mashtrimi dhe dyfytyr\u00ebsia njer\u00ebzore. Thua ne t\u00eb r\u00ebndomtit, ne, k\u00ebta qyqe t\u00eb humbura, nuk kemi asnj\u00eb hall tjet\u00ebr, nuk kemi asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr pos t\u00eb merremi me teket e tyre f\u00ebmij\u00ebrore, t\u00eb g\u00ebrditshme dhe aspak t\u00eb dobishme. Thuajse vet\u00ebm ata jan\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb faqe t\u00eb dheut. Thuajse jan\u00eb baballar\u00ebt tan\u00eb. Thuajse ne rrojm\u00eb n\u00eb saje t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre. Thuajse i gjith\u00eb ky vend \u00ebsht\u00eb livadhi i tyre i madh. Pra p\u00ebrfundimisht nuk ka asgj\u00eb m\u00eb bizare se koha e tashme. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb neverit\u00ebse se e gjith\u00eb loja e ndyr\u00eb politike n\u00eb kurrizin e popullit t\u00eb m\u00ebnjanuar gjithmon\u00eb, n\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb zgjedhjeve. Natyrisht ne do t\u2019ja b\u00ebjm\u00eb disi. Nuk e kemi nd\u00ebrmend t\u00eb vet\u00ebvritemi. Nuk e kemi nd\u00ebrmend t\u00eb shporremi. Sepse askush nuk mund t\u00eb ket\u00eb autoritet mbi qenien tone dhe d\u00ebshirat tona dhe vullnetin si esenc\u00eb. Sado q\u00eb hamendem se ky vend \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar p\u00ebr dy arsye. P\u00ebr krijimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb armiq\u00ebsive dhe p\u00ebr pron\u00ebsimin e \u00e7do gj\u00ebje. Ja, dy postulatet madh\u00ebshtore t\u00eb dijes vras\u00ebse.<\/p>\n<p>Dhe e gjitha kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rrethin veprues ku na ka r\u00ebn\u00eb hise t\u00eb jemi. Jasht\u00eb saj ndryshojm\u00eb si kafsh\u00eb debile, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shtigjeve t\u00eb reja t\u00eb qytetaris\u00eb. Por jo. E gjith\u00eb situata jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo se \u00e7far\u00eb jemi ne. Pra situata politike \u00ebsht\u00eb e ndyr\u00eb sepse politikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe situata tjet\u00ebr, ajo e popullit \u00ebsht\u00eb e err\u00ebt sepse ne jemi shnd\u00ebrruar n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Nuk ka pasur dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr tek drita p\u00ebrderisa terri \u00ebsht\u00eb brenda nesh. T\u00eb gjith\u00eb liris\u00eb son\u00eb i \u00ebsht\u00eb shk\u00ebrdhyer n\u00ebna ashtu sikurse Benjaminit t\u00eb mjer\u00eb, q\u00eb shpresonte se n\u00eb jet\u00eb dashurin\u00eb nuk do t\u2019ia jepnin vet\u00ebm librat. Pra, ati im, duket se neve na kan\u00eb vrar\u00eb. P\u00ebrderisa qyrrat e thara t\u00eb pushtetit, hidhen n\u00eb drejtimin e fytyr\u00ebs son\u00eb. \u00c7do her\u00eb q\u00eb ata rregullojn\u00eb karriget e tyre n\u00eb kafene, si metafor\u00eb e shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto nga Mar Delgado. Nuk ka asnj\u00eb jet\u00eb q\u00eb ngjason n\u00eb petalet e luleve p\u00ebrderisa flatrojn\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb deyruar, t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vetes son\u00eb. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb bizare m\u00ebsimet elementare shkruhen n\u00eb syt\u00eb e ushtar\u00ebve, q\u00eb nuk na hiqen nga pragu i secil\u00ebs sht\u00ebpi. Ata ushtar\u00eb. Disa prej tyre t\u00eb buz\u00ebqeshur. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":11269,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[998,1355],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-4101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-politike","tag-pushteti"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4101"}],"version-history":[{"count":10,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4101\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11278,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4101\/revisions\/11278"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4101"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}